Blog

  • He caused an accident and left the scene. Police in Ferizaj stop the BMWA driver.

    Kosovo police have banned a BMW-type car in Ferizaj, after allegedly involved in a traffic accident with material damage and had left the scene.

    The case occurred on November 7th, around 21:40, when police units have stopped the car with local license plates.

    During the driver’s search, 40-year-old A.J., police have found a firearm for which he had permission for possession.

    However, after his association to the police station, the investigation unit has seized a pistol with a clip and ten bullets.

    With the author’s author’s permission, cases of criminal activity have been initiated against 40-year-olds, possession, control or unauthorized possession of weapons.

    The suspect has been released and the case will be handled in regular investigative procedure. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia në Ferizaj ndalon ngasësin e BMW’së- i gjen edhe armë

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të tipit BMW në Ferizaj, pasi dyshohej se ishte përfshirë në një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 21:40, kur njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore.

    Gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40-vjeçar, policia ka gjetur një armë zjarri për të cilën ai kishte leje për posedim.

    Megjithatë, pas shoqërimit të tij në stacion policor, njësiti i hetimeve ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.

    Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj 40-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    I dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë (VIDEO)

    Profesori Valon Murtezaj ka deklaruar se situata e sigurisë në botë po ndryshon me një shpejtësi të theksuar dhe se sipas tij, kjo po ndodh për të keq.

    Duke komentuar zhvillimet e ndryshme në botë, veçmas paralajmërimet e fundit, Murtezaj ka thënë se gjërat nuk janë siç kanë qenë më herët.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se gjithçka ka ndryshuar pas agresionit rus në Ukrainë.

    “Sot një gjë duhet ta kemi parasysh të gjithë ne në Evropë dhe më gjerë, fjala kyçe është siguria, ose më mirë të themi pasiguria. Dhe, kjo vjen për shkak të agresioni rus në Ukrainë…Ne e kemi pasur para disa javësh edhe rastin e Leipzigut. Ai rast ishte një nisje e një forme të re të luftës, e asaj që është sot, që zhvillohet sot. Dëmet sot mund të shkaktohen edhe përmes akteve të tjera të ndërhyrjes në fushën e sigurisë…Ne i pamë edhe ditëve të fundit, përmes atakimit përmes formave të teknologjisë, siç ishte rasti ai i frigoriferëve.”, ka thënë Murtezaj.

    Sa i përket çështjes së sigurisë në Kosovë, profesori Murtezaj ka shtuar se vendi qëndron më mirë, krahasuar me shtetet e rajonit.

    “Padyshim, Kosovan ë disa aspekte është mirë, edhe për shkak të prezencës së KFOR-it apo NATO-s. Jemi në një linjë të plotë me politikën e jashtme evropiane, jemi përpara edhe me vendet e rajonit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Man Utd in deep crisis, accepts two goals in the first five minutes of the match

    Manchester United is suffering the crisis of poor performance matches at Premier League.

    In confronting Aston Willa, the Red Days received a goal in the first minute, writes Insander.

    The goal was marked by Allysson in the first minute, where the ball penetrated the feet of Senne Lamens.

    Currently, Aston Villa as guest is triumphing with a score of 0-2, with the second goal scored Nicolas Jackson. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Man Utd në krizë të thellë, pranon dy gola në pesë minutat e parë të ndeshjes

    Manchester United po e vuan krizën e ndeshjeve me përformancë të dobët në Premier Ligë.

    Në përballjen kundër Aston Villës, ‘Djajtë e Kuq’ morën gol që në minutën e parë, shkruan Insajderi.

    Goli u shënua nga Alysson që në minutën e parë, ku topi depërtoi ndërmjet këmbëve të Senne Lammens.

    Aktualisht, Aston Villa si mysafir po triumfon me rezultat 0-2, ku golin e dytë e ka shënuar Nicolas Jackson. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Bassuener për Telegrafin: Beogradi është qendra kryesore e operacioneve ruse të informacionit në Ballkan

    Bassuener për Telegrafin: Beogradi është qendra kryesore e operacioneve ruse të informacionit në Ballkan

    Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në një intervistë për Telegrafin ka folur për ndikimin rus në Ballkan, raportet e Moskës me Beogradin dhe rolin e Milorad Dodikut në strategjinë ruse në rajon.

    Ai e cilëson Rusinë si një faktor të qëllimshëm destabilizues në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vlerëson se Beogradi është shndërruar në qendrën kryesore të operacioneve ruse të informacionit.

    Bassuener thotë se marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, kanë ndikuar negativisht në stabilitetin rajonal, veçanërisht për shkak të politikave të Beogradit ndaj Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

    Duke folur për zhvillimet politike në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore, ai vlerëson se ekziston një mundësi reale për ndryshim, por thekson se një nga sfidat kryesore do të jetë vendosja e shërbimeve të sigurisë nën kontrollin dhe mbikëqyrjen demokratike.

    Në intervistë, Bassuener flet edhe për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Bosnjë-Hercegovinë, nevojën për forcimin e pranisë së EUFOR-it, situatën e sigurisë në Kosovë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë.

    Ai gjithashtu vlerëson se largimi i Vuçiqit nga pushteti nuk do të nënkuptojë domosdoshmërisht ndryshim të menjëhershëm të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës, pasi problemet janë shumë më të thella dhe lidhen edhe me diskursin nacionalist që është ndërtuar ndër vite.

    Telegrafi: Si e vlerësoni situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rrezikun e rikthimit të tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ditur rastet e fundit të incidenteve, përfshirë sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë?

    Kurt W. Bassuener: Situata vazhdon të jetë një shqetësim serioz.

    Do të ishte mirë të shihnim një angazhim të dukshëm të BE-së dhe “Europe+”, sikurse në rastin e Bosnjë-Hercegovinës, për përforcimin e KFOR-it, si dhe një qasje më pak të orientuar automatikisht në favor të Beogradit në procesin e dialogut.

    Megjithatë, pavarësisht paqartësive dhe mesazheve të përziera që vijnë nga Lista Studentore lidhur me Kosovën, është e vështirë të imagjinohet një aventurizëm i ngjashëm me atë të Banjskës, me miratimin zyrtar të qeverisë.

    Për shembull, do të ishte e dobishme që qeveria e re të kërkonte ndihmën evropiane për hetimin e përfshirjes së strukturave shtetërore të sigurisë në atë ngjarje, si pjesë e përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Nuk do të ketë përgjegjësi të mirëfilltë pa u zbardhur plotësisht ngjarje të tilla.

    Për të nxjerrë një mësim paralajmërues, mungesa e vullnetit, si dhe dekurajimi nga qeveritë perëndimore për të hetuar më thellë ngjarjet e Kumanovës në vitin 2015, nuk i ndihmuan aspak përpjekjet e atij vendi për të pastruar politikën dhe për ta çliruar atë nga oligarkët.

    Telegrafi: Si e shihni Serbinë në epokën pas Vuçiqit? A besoni se largimi i tij nga pushteti mund të çojë në një ndryshim thelbësor të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës dhe Bashkimit Evropian, apo problemet themelore në këto marrëdhënie janë shumë më të thella dhe nuk varen vetëm nga një udhëheqës politik?

    Kurt W. Bassuener: Shoh shumë mundësi, pa e anashkaluar faktin se Vuçiqi nuk ishte një përjashtim i plotë nga normat e qeverisjes në Serbi.

    Besoj se çështja e Kosovës do të jetë ndoshta pjesa më e vështirë, duke pasur parasysh se sa shumë është përqendruar diskursi publik në Serbi te Kosova që nga shpallja e pavarësisë.

    Ideja e ndarjes së Kosovës, e promovuar në vitin 2018, ndonëse ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabuar, nuk lindi nga hiçi.

    Në këtë drejtim, qëndrimi i shteteve kryesore anëtare të BE-së mund të jetë potencialisht i dobishëm ose i dëmshëm për ndërtimin e një marrëdhënieje të re dhe të shëndoshë.

    Duhet kujtuar se Kushtetuta e Serbisë e vitit 2006, e njohur si Kushtetuta e Koshtunicës, ishte qartazi e hartuar për ta delegjitimuar paraprakisht pavarësinë e Kosovës, në kohën kur po hartohej Plani i Ahtisaarit, i cili synonte të trajtonte mënyrat e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë.

    Perëndimi e lejoi këtë të kalonte pa reagim, në vend që të shprehte qartë se një qasje e tillë do të ishte pengesë për aspiratat e Serbisë për anëtarësim në BE.

    Fatkeqësisht, nuk mund të mohohet se në Serbi kishte më shumë hapësirë dhe mundësi për realizëm politik në vitin 2001, madje edhe në vitet 2006–2008, sesa sot, për shkak të diskursit nacionalist gjithnjë e më të tensionuar lidhur me Kosovën.

    Edhe mjedisi gjeopolitik ishte shumë më i favorshëm në atë kohë.

    Do të ndihmonte që të gjitha palët të tregoheshin të sinqerta dhe të drejtpërdrejta, në vend që të toleronin vazhdimisht qasje të tilla.

    Prandaj, parandalimi i përshkallëzimit dhe qartësia në çështjet e sigurisë personale janë thelbësore.

    Telegrafi: Në një rajon ku Rusia synon të ruajë ndikimin e saj politik dhe të shfrytëzojë tensionet ekzistuese, si pasqyrohen interesat strategjike të Moskës në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor?

    Kurt W. Bassuener: Që nga viti 2014, Rusia ka vepruar qëllimisht si faktor destabilizues në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Hapësira e saj e veprimit u ngushtua pas vitit 2022, por, si rezultat i pushtimit të plotë të Ukrainës, rëndësia e destabilizimit u rrit edhe më shumë për Moskën.

    E kemi parë se sa të dobishme janë për Rusinë regjimet mike, përmes të cilave ajo mund të ushtrojë ndikim destabilizues. Kjo u dëshmua edhe nga trajnimet për ndërhyrje në zgjedhjet e Moldavisë, të cilat u zhvilluan në Serbi dhe në Republikën Sërpska.

    Fatkeqësisht, politika amerikane nën administratën e dytë të Trumpit ka qenë, në masë të madhe, në përputhje me interesat ruse.

    Telegrafi: Serbia ruan lidhje të ngushta politike dhe strategjike me Rusinë, ndërkohë që synon integrimin në BE. Si ndikon ky raport në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në vendet e tjera të rajonit?

    Kurt W. Bassuener: Natyrisht, ndikon negativisht. Qasja e Serbisë ndaj rajonit nën udhëheqjen e Vuçiqit, veçanërisht sa u përket projektit të të ashtuquajturës “Bota Serbe” (Srpski Svet), Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, ka qenë thellësisht problematike. Fatkeqësisht, me sa më kujtohet, kjo nuk ka marrë asnjëherë një qortim të qartë publik nga asnjëra anë e Atlantikut.

    Megjithatë, me qeverinë e ardhshme të Listës Studentore ekziston një mundësi reale për ndryshim, ndonëse shumë gjëra ende nuk janë zgjidhur dhe brenda saj vërehen qëndrime të ndryshme.

    Për mua, pyetja kryesore është se deri në çfarë mase shërbimet e sigurisë mund të vendosen nën kontrollin dhe mbikëqyrjen demokratike. Kjo është një nga rrugët kryesore përmes të cilave Rusia ushtron ndikimin e saj, krahas një ekosistemi mediatik të përshtatur për të amplifikuar narrativat ruse.

    Të dyja këto fusha mund të vihen nën presion të konsiderueshëm, nëse ekziston vullneti politik. Kjo do të ishte në përputhje me objektivat kryesore të lëvizjes studentore gjatë dy viteve të fundit, të cilat janë përqendruar në përgjegjësinë politike dhe ligjore, luftimin e korrupsionit dhe të përfitimeve të paligjshme personale.

    Telegrafi: Çfarë roli luajnë Millorad Dodiku dhe Republika Srpska në strategjinë më të gjerë të Rusisë në rajon?

    Kurt W. Bassuener: Nga këndvështrimi im dhe i Qendrës për Politikë të Demokratizimit (DPC), Dodiku ka qenë prej kohësh partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkanin Perëndimor.

    Ndërsa Vuçiqi ka ndjekur një politikë të arbitrazhit gjeopolitik, duke dëshmuar një orientim shpirtëror dhe moral drejt Lindjes, Dodiku ka qenë për gati dy dekada plotësisht i rreshtuar me Rusinë.

    Që nga viti 2025, ai e ka diversifikuar këtë qasje duke u afruar me Trumpin. Ndërsa Moska përfiton nga politika e Trumpit, ekziston gjithashtu një shqetësim i dukshëm për mundësinë e zvogëlimit të ndikimit të saj mbi një aset të dëshmuar dhe shumë efikas nga pikëpamja e kostos.

    Dua të jem i qartë: mendoj se Dodiku është partner i Moskës, jo një kukull e saj, megjithëse qartazi është partneri më i vogël në këtë marrëdhënie.

    Përpjekjet e tij për t’u afruar me lëvizjen MAGA dhe Trumpin, si përmes lobimit, ashtu edhe duke vënë në pah bindjet e tij reaksionare, nacionaliste dhe islamofobe, të cilat përputhen me idenë e “aleancës qytetëruese” të promovuar nga politikat e administratës së dytë të Trumpit, dëshmojnë oportunizmin e tij të zhvilluar gjeopolitik dhe instinktin për mbijetesë politike.

    Telegrafi: Cilat janë pasojat e mundshme të sigurisë nga zhvillimet aktuale politike në Bosnjë dhe Hercegovinë?

    Kurt W. Bassuener: Ato janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka ekzistuar prej kohësh një dështim i mekanizmit parandalues të sigurisë. Kjo nënkupton se forca e EUFOR-it në terren nuk ka qenë e mjaftueshme për të përmbushur misionin e ruajtjes së një „mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm”, siç përcaktohet në Aneksin 1A të Marrëveshjes së Dejtonit dhe siç u riautorizua së fundmi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në bazë të Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

    Paqartësia rreth garancive të vazhdueshme të SHBA-së për EUFOR-in, përmes marrëveshjeve të njohura si Berlin Plus me NATO-n, të cilat i mundësuan BE-së ta merrte përsipër këtë rol në vitin 2004, e bën edhe më të domosdoshme praninë në terren të BE-së dhe të botës më të gjerë demokratike, të cilën ne në DPC e quajmë „Europe+”.

    Kjo forcë duhet të ketë madhësinë e një brigade, ndërsa aktualisht është afërsisht në një të tretën e këtij kapaciteti.

    Ballkani Perëndimor është një hapësirë ku BE-ja mund të jetë një aktor vendimtar gjeopolitik, veçanërisht nëse mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar.

    Deri më tani, BE-ja ka zgjedhur që rajonit t’i qaset kryesisht përmes procesit të zgjerimit dhe një politike transaksionale. Kjo i dëmton interesat e vetë BE-së, por edhe interesat e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë më shumë demokraci dhe sundim të ligjit.

    Telegrafi: Sa serioz është sot kërcënimi nga ndërhyrjet ruse, dezinformimi dhe operacionet hibride në gjithë Ballkanin Perëndimor?

    Kurt W. Bassuener: Është vërtet serioz.

    Ky ndikim është shumë oportunist dhe, fatkeqësisht, pengesat e brendshme të vetë BE-së dhe mungesa e gatishmërisë së saj për të rishikuar dhe përshtatur qasjen politike, së bashku me qasjen amerikane të përmendur më herët, e cila është amorale dhe transaksionale, kanë shërbyer si shumëfishues të ndikimit dhe narrativave ruse.

    Fakti është se sa më shumë që BE-ja dhe “Europe+” të duken si një tjetër aktor gjeopolitik i interesuar vetëm për përfitimet e veta, i cili i zbaton vlerat e deklaruara vetëm kur i leverdis, aq më shumë popujt e Ballkanit do t’i shohin jo vetëm si aktorë të tillë, por edhe si hipokritë.

    Nuk mund ta përcaktoj saktësisht peshën e këtij faktori në raport me prirjet afatgjata të opinionit publik kundër BE-së dhe NATO-s në Serbi, për shembull. Por ju garantoj se ai është një element thelbësor për faktin që mbështetja për anëtarësimin në BE në mesin e qytetarëve serbë është paksa më e ulët sesa kundërshtimi ndaj tij.

    Ndjenja e zhgënjimit, veçanërisht pas marshimeve të gjata drejt Strasburgut dhe Brukselit në vitin 2025, është shumë e dukshme.

    Beogradi ka qenë qendra kryesore e operacioneve ruse të informacionit në rajon. Ekziston një mundësi reale që, përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes së duhur të mediave, si dhe ndryshimit të qasjes së transmetuesit publik, nëse ndodh ndryshimi i qeverisë, të arrihet një ndikim po aq pozitiv jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë rajonin.

    Telegrafi: A po reagojnë në mënyrë të mjaftueshme Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja ndaj këtyre sfidave të sigurisë në rajon?

    Kurt W. Bassuener: Nuk besoj se ata kanë reaguar në mënyrë të mjaftueshme, veçanërisht në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Mendoj se mungesa e përgjegjësisë për ngjarjet në Banjskë, në veri të Kosovës dërgoi mesazhe krejtësisht të gabuara.

  • Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

    Karateistët e Kosovës me paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik në Turqi

    Kombëtarja e Kosovës në karate ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21, duke fituar gjithsej shtatë medalje në garat individuale dhe tri të tjera në konkurrencën ekipore.

    Ky kampionat u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku karateistët e rinj kosovarë arritën të ngjiten disa herë në podium.

    Emira Maqedonci ishte më e suksesshmja, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur kampione ballkanike. Ndërkohë, tri medalje të argjendta për Kosovën i fituan Suela Arfi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi.

    Në garat individuale, Kosova fitoi edhe tri medalje të bronzta, me Alea Kelmendin, Krenar Ismajlin dhe Amar Dakun.

    Suksesi nuk mungoi as në garat ekipore. Kosova siguroi medalje të bronzta në të dyja konkurrencat për kadetë, ndërsa ekipi i djemve në kategorinë e juniorëve gjithashtu u rendit në podium.

    Federata e Karatesë e Kosovës e vlerësoi këtë paraqitje si dëshmi të talentit dhe potencialit të sportistëve të rinj, duke përgëzuar garuesit, trajnerët dhe gjithë ekipin për rezultatet e arritura. /Telegrafi/

  • Tersane Istanbul: Aty ku sulltanët ndërtonin anije luftarake, sot ngrihet një nga komplekset më mbresëlënëse të Stambollit

    Tersane Istanbul: Aty ku sulltanët ndërtonin anije luftarake, sot ngrihet një nga komplekset më mbresëlënëse të Stambollit

    Për gati gjashtë shekuj, kjo hapësirë ishte simbol i fuqisë detare të një perandorie. Transformimi i saj ka krijuar një nga destinacionet më të veçanta të Stambollit, ku historia, arkitektura, arti dhe luksi bashkëjetojnë në brigjet e Bririt të Artë

    Stambolli është qytet ku historia shfaqet pothuajse në çdo rrugë, por pak vende e tregojnë transformimin e tij aq fuqishëm sa Tersane Istanbul. Në brigjet e Bririt të Artë, aty ku për shekuj ndërtoheshin anijet e flotës osmane, sot janë krijuar hotele luksoze, restorante, hapësira arti dhe shëtitore që i japin një jetë të re kësaj pjese të qytetit.

    Ajo që dikur ishte një zonë industriale, kryesisht e mbyllur për qytetarët, po shndërrohet në një nga destinacionet më interesante të Stambollit modern. E veçanta nuk qëndron vetëm te luksi, por te mënyra se si ndërtesat shekullore janë ndërthurur me arkitekturën bashkëkohore.

    Nga kantieri i sulltanëve te fuqia detare e Perandorisë Osmane

    Historia e Tersane Istanbul fillon në vitin 1455, vetëm dy vjet pasi sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën. I vetëdijshëm për rëndësinë strategjike të detit, sulltani urdhëroi zhvillimin e një kantieri detar në brigjet e Bririt të Artë.

    I njohur si Tersâne-i Âmire, ky kompleks u bë gradualisht një nga qendrat më të rëndësishme të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së anijeve në Perandorinë Osmane.

    Gjatë shekujve XVI dhe XVII, veçanërisht në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm, kantieri arriti një zhvillim të jashtëzakonshëm. Në hapësirat e tij punonin mijëra zejtarë, marangozë, farkëtarë dhe ndërtues anijesh, të cilët kontribuuan në fuqizimin e flotës osmane.

    Në këtë vend nuk ndërtoheshin vetëm anije. Përreth tij funksiononin punishte, magazina, objekte administrative dhe hapësira të tjera që e bënin kantierin një qytet të vogël industrial brenda Stambollit, transmeton Telegrafi.

    Një trashëgimi 600-vjeçare që po merr jetë të re

    Me kalimin e kohës dhe ndryshimet teknologjike, rëndësia e disa pjesëve të kantierit historik filloi të zbehej. Një pjesë e objekteve mbetën jashtë funksionit, ndërsa ndërtesat industriale ruajtën gjurmët e një epoke të rëndësishme.

    Transformimi i tyre në një kompleks modern është një nga projektet më ambicioze të zhvillimit urban në Stamboll.

    Sipas administratës së qytetit të Stambollit, projekti përfshin një sipërfaqe prej rreth 252 mijë metrash katrorë.

    Një nga elementet më interesante është ruajtja e 27 ndërtesave historike, të cilat janë përfshirë në konceptin e ri arkitektonik.

    Muret prej tullash, konstruksionet metalike, hapësirat e mëdha industriale dhe elementet karakteristike të kantiereve detare nuk janë zhdukur. Përkundrazi, ato janë bërë pjesë e identitetit të kompleksit.

    Pranë tyre janë vendosur struktura bashkëkohore prej xhami dhe çeliku, duke krijuar një kontrast të veçantë mes historisë dhe modernitetit.

    Hotele luksoze, restorante dhe një shëtitore buzë ujit

    Tersane Istanbul nuk është konceptuar thjesht si qendër tregtare apo kompleks hotelier. Synimi është krijimi i një lagjeje të re urbane, ku vizitorët mund të kalojnë disa orë, madje edhe një ditë të tërë.

    Një nga investimet më të njohura është hoteli pesëyjesh Rixos Tersane Istanbul, i hapur në shtator të vitit 2024, me 432 dhoma dhe pamje drejt Bririt të Artë.

    Në kompleks gjenden restorante, kafene, dyqane të markave ndërkombëtare dhe hapësira për aktivitete kulturore e argëtuese.

    Veçanërisht tërheqëse është shëtitorja bregdetare, e parashikuar të shtrihet në rreth 1,8 kilometra, nga ku hapen pamje drejt lagjeve historike dhe siluetës karakteristike të Stambollit.

    Ndryshe nga zonat tradicionale turistike, këtu vizitori përjeton një Stamboll me karakter industrial, por me atmosferë bashkëkohore.

    Aty ku ndërtoheshin anije, sot ekspozohet arti

    Një tjetër veçori e kompleksit është përfshirja e artit dhe kulturës në hapësirat e dikurshme industriale.

    Sallat e mëdha të kantierit, me konstruksione monumentale dhe tavane të larta, janë përshtatur për ekspozita, instalacione artistike dhe ngjarje ndërkombëtare.

    Tersane Istanbul është bërë edhe vend organizimi i panairit prestigjioz të artit bashkëkohor Contemporary Istanbul, i cili mbledh galeri, artistë dhe koleksionistë nga vende të ndryshme.

    Në këtë mënyrë, ndërtesat ku dikur dëgjoheshin goditjet e çekiçëve dhe zhurmat e makinerive, sot shërbejnë si hapësira krijimtarie dhe komunikimi kulturor.

    Projekti parashikon edhe zhvillimin e mëtejshëm të muzeve dhe hapësirave publike, ndërkohë që faza të tjera të ndërtimit dhe restaurimit vazhdojnë.


    Një fytyrë tjetër e Stambollit

    Për turistët që e kanë vizituar Stambollin disa herë, Tersane ofron një përvojë ndryshe nga Pallati Topkapi, Shën Sofia apo Pazari i Madh.

    Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të parë monumente historike, por për të përjetuar se si një pjesë e trashëgimisë industriale mund të përshtatet me jetën moderne.

    Megjithatë, transformimi nuk ka mbetur pa diskutime. Projekte të kësaj natyre ngrenë edhe pyetje për ruajtjen e autenticitetit historik dhe qasjen e publikut në hapësirat bregdetare.

    Një pjesë tjetër e zonës historike të kantiereve në Bririn e Artë vazhdon të ruajë funksione detare dhe kulturore nën administrimin e qytetit.

    Tersane Istanbul mbetet një shembull domethënës i ndryshimit të kryeqytetit të dikurshëm të Perandorisë Osmane: një vend ku anijet e luftës i kanë lënë hapësirë artit, turizmit dhe jetës urbane.

    Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron tërheqja e tij më e madhe: në mundësinë për të ecur mes ndërtesave që kanë qenë dëshmitare të gjashtë shekujve histori, ndërsa përballë shfaqet Stambolli i së ardhmes. /Telegrafi/

  • Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

    Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

    Marrëdhënia mes moderatoreve Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani është rikthyer në vëmendje pas një deklarate të drejtpërdrejtë në emisionin, “Goca dhe Gra”.

    Gjatë një bisede me Jonida Maliqin, ajo u pyet për personazhet publikë që, sipas saj, janë ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën e përditshme.

    Në mesin e emrave përmendi edhe Arbanën, duke pranuar se ishte zhgënjyer prej saj.

    – YouTube www.youtube.com

    “Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.

    Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh që tërhoqi vëmendjen: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”.

    Edhe pse nuk përmendi emra, koha e publikimit bëri që ndjekësit ta interpretonin shprehjen si një përgjigje të mundshme ndaj deklaratës së Nebiajt.

    Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ori flet publikisht për raportin me ish-kolegen.

    Foto: Instagram

    Në një intervistë të mëparshme, Ori ka deklaruar se nuk flet me Arbanën. /Telegrafi/

  • Police action in Pec is arrested one person, there are firearms and about 300 grams of marijuana

    A person has ended up in the Kosovo Police cuffs after a action conducted today in the village of Dubov the Great Pec, where firearms, suspected narcotics substance and equipment allegedly used for drug packing are seized.

    According to the Regional Police Directorate’s announcement in Pec, the action was conducted on November 8, 2026, about 13:05, from the Police Station in Pec, with the support of the Speed Response Unit ( NJRSH.

    During the search at the settlement of a suspected male adult, police have located and seized a modified pistol, a clip and three bullets.

    Also, during the search, the circle has been discovered 300 grams of suspected narcotic substance of marijuanaA piece of which was packed in small bags.

    A scale has also been seized in the quality of material evidence, and some bags allegedly used for packing narcotics.

    Following the discovery of these evidence, the suspect was arrested and escorted to the police station for interviewing.

    At the State Attorney’s decision, the ban has been imposed on him for 48 hours.

    Police have announced that all actions have been undertaken in co-ordination with the State Prosecution, while investigations into the full extent of the case are ongoing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal