Blog

  • Të paktën katër të vdekur dhe 88 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Egjipt

    Të paktën katër të vdekur dhe 88 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Egjipt

    Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 88 të tjerë janë plagosur të dielën, pas përplasjes së dy trenave në jug të Kajros, kryeqytetit të Egjiptit, njoftuan autoritetet lokale.

    Aksidenti ndodhi në distriktin Al Ayyat, në provincën Giza, rreth 52 kilometra në jug të Kajros. Sipas Ministrisë së Transportit, një tren që udhëtonte drejt provincës Fayum, në jugperëndim të vendit, goditi pjesën e pasme të një treni tjetër që ishte nisur drejt provincës Aswan, në jug të Egjiptit.

    Si pasojë e përplasjes, njëri nga trenat doli nga shinat, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur se për cilin prej tyre bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

    Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se katër persona kanë vdekur, ndërsa 88 të tjerë kanë pësuar lëndime. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta për të marrë trajtimin e nevojshëm.

    Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të një hetimi për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

    Ndërkohë, Autoriteti Egjiptian i Hekurudhave njoftoi se ekipet e emergjencës dhe vinçat janë dërguar në vendin e ngjarjes për të larguar rrënojat dhe për të mundësuar rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit hekurudhor.

    Në shtatorin e vitit të kaluar, në të njëjtin distrikt, dy trena mallrash ishin përplasur, me ç’rast ishin lënduar drejtuesi i njërit tren dhe ndihmësi i tij. /Telegrafi/

  • Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri

    Ndryshojnë rregullat për punësimet në administratë në Shqipëri

    Pirdeni: Të gjithë drejtorët në vlerësim 360 gradë.

    Për të merituar postin e një drejtuesi agjencie apo drejtorie në administratën publike, më parë do të duhet të kalosh vlerësimin e tre hallkave të ndryshme hierarkike brenda institucionit të varësisë.

    Ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, në një intervistë për TV Klan, shpjegon nevojën për të unifikuar vlerësimin sipas shkallës së meritës, që do të nisë nga janari i vitit 2027.

    “Çdo nëpunës publik në nivel drejtues do të vlerësohet jo vetëm nga eprori, por edhe nga vartësit dhe kolegët në nivel paralel, për të pasur një pamje më të plotë të cilësisë së drejtimit të zyrtarëve tanë publikë. Fokus të veçantë do të kenë ato institucione të cilat ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve.”

    Por përse lindi nevoja për të bërë vlerësimin e drejtuesve që janë në këtë detyrë aktualisht, një pjesë e të cilëve në muajin tetor, me urdhër të kryeministrit, dhanë dorëheqjen, por qëndrojnë në detyrë derisa të bëhet ky vlerësim i unifikuar për çdonjërin prej tyre?

    “Cilësia e drejtimit nuk lidhet vetëm me mënyrën se si një institucion arrin të përmbushë objektivat që janë vendosur, por mbi të gjitha me mënyrën se si i trajton problematikat e qytetarëve.”

    Një tjetër risi që është pjesë e reformës për matjen e shkallës së meritës është edhe mundësia që u jepet atyre që duan të japin kontributin e tyre në postet drejtuese në administratë dhe që aktualisht punojnë në sektorin privat.

    “Aktualisht, ligji parashikon që vetëm 20% të të gjitha pozicioneve në nivel drejtues, administrata publike mund t’i hapë për kandidatë që vijnë nga jashtë. Ligji i ri parashikon që 50% e pozicioneve në nivel drejtues do të hapen për kandidatë edhe nga jashtë.”

    Edhe për rekrutimin e nëpunësve të rinj në administratën publike ndryshojnë “rregullat e lojës”. Ata nuk do të futen në konkurs kur ka një vakancë për një pozicion të caktuar, por do të futesh në konkurs për t’u pajisur me një certifikatë dhe më pas është vetë institucioni që ka vakancën që të teston dhe jo DAP.

    “Pajisja me certifikatë, e cila është e vlefshme për një periudhë 4-vjeçare, DAP-i garanton një standard minimal njohurish dhe aftësish për çdo kandidat që të jetë pjesë e shërbimit civil. Më pas do të jenë institucionet që do të vlerësojnë nëse kandidati përputhet me kërkesat e pozicionit të punës.”

    Punonjësit që janë aktualisht pjesë e administratës nuk do të kenë nevojë për një vlerësim të ri, por performanca e tyre do të matet në mënyrë periodike, 6-mujore, nga drejtuesit e institucioneve. Për më të mirët janë parashikuar edhe bonuse financiare në fundvit./Tv Klan

  • Sunderland rocks Chelsea and takes on significant victories

    Sunderland has won an important 1-0 victory over the Chelseas, in the 10th week Premier League match, providing three points to take off the end of the table.

    The meeting began with a minute of silence, while Sunderland was forced to make an early change after Granit Jaka suffered injuries and was replaced by Yules Ahoka in the fourth minute.

    Locals had their first good chance in the 15th minute, when Brian Brobbyy hit outside the gate. Sunderland continued to exert pressure, and in the 35th minute it won the penalty after the VAR intervention.

    Two minutes later, Enzo Le Fee was accurate, sending the ball to the lower left corner of 1-0.

    Chelsea tried to react in the second half, making some changes in formation, but failed to find her way to the goal. Sunderland was well protected and maintained supremacy until the end of the meeting.

    In the extra minutes, there were some yellow cards, but the result did not change.

    With this victory, Sunderland takes three important points and leaves at the end of the table, while Chelsea suffers a loss that holds her in a 16 – point spot. /Telegraphy/

    Standings provided by Sofascore
  • Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

    Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

    Sunderland ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelseat, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës Premier, duke siguruar tri pikë që e largojnë nga fundi i tabelës.

    Takimi nisi me një minutë heshtje, ndërsa Sunderland u detyrua të bëjë një ndryshim të hershëm, pasi Granit Xhaka pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Jules Ahoka në minutën e katërt.

    Vendasit patën rastin e parë të mirë në minutën e 15-të, kur Brian Brobbey goditi jashtë portës. Sunderland vazhdoi të ushtronte presion dhe në minutën e 35-të fitoi penallti pas ndërhyrjes së VAR-it.

    Dy minuta më vonë, Enzo Le Fee u tregua i saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.

    Chelsea tentoi të reagojë në pjesën e dytë, duke bërë disa ndryshime në formacion, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit. Sunderland u mbrojt mirë dhe ruajti epërsinë deri në fund të takimit.

    Në minutat shtesë pati disa kartonë të verdhë, por rezultati nuk ndryshoi.

    Me këtë fitore, Sunderland merr tri pikë të rëndësishme dhe largohet nga fundi i tabelës, ndërsa Chelsea pëson një humbje që e mban në vendin e pstë me 16 pikë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore

  • Gun injury during KSF practice, was the case kept secret? Signal provides inside information

    Claims of a shooting gun incident during Kosovo Security Force exercises ( The KSF, where allegedly wounded a soldier, has raised questions about an event reportedly occurred several days ago.

    Signal Journal sources within the KSF have provided information concerning the allegations of this incident, which allegedly occurred during a military exercise.

    According to the claims raised, an KSF member allegedly suffered wounds from the firearm, while allegedly hiding the event.

    In this case, the Signal newspaper has contacted representatives of the KSF, where it has become known they have no knowledge of any such incident.

    In response to the signal, it is stressed that there is no reason for an event of this nature to be kept secret.

    It has also been explained that various injuries, including injuries on hands or feet, may occur during exercise, but there is no information about any gunshot injuries.

    Despite claims filed, so far there is no official confirmation of the wounding of any KSF member during exercises.

    The signal paper will continue to follow this issue to clarify the circumstances and authenticity of the claims.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Plagosje me armë gjatë ushtrimeve të FSK-së, rasti u mbajt i fshehtë? Sinjali siguron informacione nga brenda

    Plagosje me armë gjatë ushtrimeve të FSK-së, rasti u mbajt i fshehtë? Sinjali siguron informacione nga brenda

    Plagosje me armë gjatë ushtrimeve të FSK-së, rasti u mbajt i fshehtë? Sinjali siguron informacione nga brenda

    Pretendime për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është plagosur një ushtar, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me një ngjarje që thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë.

    Burime të Gazetës Sinjali brenda FSK-së kanë dhënë informacione lidhur me pretendimet për këtë incident, i cili dyshohet se ka ndodhur gjatë një ushtrimi ushtarak.

    Sipas pretendimeve të ngritura, një pjesëtar i FSK-së dyshohet se ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, ndërsa është pretenduar se ngjarja është mbajtur e fshehtë.

    Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar përfaqësues të FSK-së, nga ku është bërë e ditur se nuk kanë njohuri për ndonjë incident të tillë.

    Në përgjigjen e dhënë për Sinjalin është theksuar se nuk ka arsye që një ngjarje e kësaj natyre të mbahet e fshehtë.

    Po ashtu, është sqaruar se gjatë ushtrimeve mund të ndodhin lëndime të ndryshme, përfshirë lëndime në duar apo këmbë, por nuk ka informacione për ndonjë plagosje me armë zjarri.

    Pavarësisht pretendimeve të ngritura, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për plagosjen e ndonjë pjesëtari të FSK-së gjatë ushtrimeve.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje për të sqaruar rrethanat dhe vërtetësinë e pretendimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Liverpool returns to victory, takes Crystal Palace to the bottom of the table

    Lthe iverpool has returned to victory at Premier League after Sunday he defeated Crystal Pacale on the trip.

    The team led by Spanish coach Andon Iraola has scored victory 1:3, with goals scored by Mac Allistar, Wirtz and Isaac.

    For Palace, however, it marked Nketiah completely at the end of the meeting by the white dot.

    With this victory, The Reds climbed to 4th position with 18 points, nine less than the Arsenal Leader, against whom they were defeated a week ago.

    On the other hand, Crystal Palace with this loss goes to the bottom of the table, with 7 points, as well as Manchester United. /I did. tv

  • Liverpooli u kthehet fitoreve, e çon Crystal Palace në fund të tabelës

    Liverpooli u kthehet fitoreve, e çon Crystal Palace në fund të tabelës

    Liverpooli u kthehet fitoreve, e çon Crystal Palace në fund të tabelës

    Liverpooli është rikthyer te fitoret në Premier Ligë, pasi të dielën ka mposhtur Crystal Pacale në udhëtim.

    Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Andoni Iraola ka shënuar fitore 1:3, me golat e shënuar nga Mac Allistar, Wirtz dhe Isak.

    Kurse, për Palace shënoi Nketiah krejt në fund të takimit nga pika e bardhë.

    Me këtë fitore, The Reds ngjiten në pozitën e 4 me 18 pikë, nëntë më pak se lideri Arsenal, ndaj së cilës u mposhtën një javë më parë.

    Kurse, Crystal Palace me këtë humbje, shkon në vendin e fundit të tabelës, me 7 pikë, aq sa ka edhe Manchester United. /Klankosova.tv

  • 1. Mac Allister, Wirtz dhe Isak vendosin për Liverpoolin ndaj Crystal Palace

    1. Mac Allister, Wirtz dhe Isak vendosin për Liverpoolin ndaj Crystal Palace

    Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës Premier.

    “Reds” e nisën takimin në mënyrë perfekte dhe kaluan në epërsi në minutën e 40-të. Dominik Szoboszlai harkoi nga goditja e lirë, ndërsa Alexis Mac Allister kërceu lart dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

    Crystal Palace pati mundësi të mira për të shënuar. Yeremy Pino goditi traversën në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 33-të Jorgen Larsen realizoi, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.

    Liverpooli e nisi pjesën e dytë me synimin për të siguruar fitoren dhe këtë e arriti në minutën e 54-të. Bradley Barcola asistoi për Florian Wirtz, i cili nga brenda zonës shënoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë për 0-2.

    Crystal Palace tentoi të rikthehej në lojë, por Alisson ishte në nivel të lartë, duke ndalur goditjen e Yeremy Pinos në minutën e 77-të.

    Fitoren e Liverpoolit e vulosi Alexander Isak në minutën e 89-të, kur goditja e tij nga brenda zonës u devijua dhe përfundoi në rrjetë për 0-3.

    Megjithatë, Crystal Palace arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 90+5-të. Milos Kerkez shkaktoi penallti, ndërsa Eddie Nketiah u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-3.

    Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet në fund të tabelës me vetëm shtatë pikë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • “Taken: Natalee Holloway” renditet i pari në Netflix, me historinë tronditëse të adoleshentes që u zhduk gjatë një ekskursioni

    “Taken: Natalee Holloway” renditet i pari në Netflix, me historinë tronditëse të adoleshentes që u zhduk gjatë një ekskursioni

    Mini-seriali dokumentar “Taken: Natalee Holloway”, i publikuar më 4 nëntor në Netflix, ka arritur të renditet në vendin e parë në nivel global mes serialeve më të shikuara në platformë.

    Ai trajton zhdukjen misterioze të 18-vjeçares Natalee Holloway, e cila u zhduk në vitin 2005 gjatë një udhëtimi shkollor në ishullin Aruba.

    Kjo përbëhet nga tri episode, secili me kohëzgjatje prej 30 deri në 45 minutash, teksa rrëfimi zhvillohet kryesisht nga këndvështrimi i nënës së saj, Beth Holloway.

    – YouTube www.youtube.com

    Ajo tregon për herë të parë të gjithë historinë, duke sjellë edhe dëshmi të shoqeve që ishin me Nataleen gjatë udhëtimit.

    Në serial përfshihen gjithashtu pamje të papublikuara më parë nga bisedat me hetuesit si dhe regjistrime audio nga familjarët, miqtë dhe FBI-ja.

    Natalee u pa për herë të fundit më 30 maj 2005, duke dalë nga një lokal në shoqërinë e shtetasit holandez Joran van der Sloot.

    Zhdukja e saj u shndërrua në një rast që tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare.Kritikët e kanë vlerësuar mënyrën se si dokumentari përcjell dhimbjen dhe këmbënguljen e nënës së saj, si dhe përvojën e familjes gjatë gati dy dekadave.

    Megjithatë, disa prej tyre kanë vënë në dukje se seriali nuk sjell zbulime të reja për rastin dhe se tri episodet e shkurtra nuk arrijnë ta thellojnë mjaftueshëm historinë.

    Pavarësisht kritikave të përziera, “Taken: Natalee Holloway” ka arritur të bëhet seriali më i shikuar në Netflix në nivel global, duke rikthyer në vëmendje një nga rastet më të njohura të zhdukjeve që vazhdon të ngjallë interes edhe sot. /Telegrafi/