Blog

  • Mëngjes i ftohtë dhe mjegull në disa zona, gjatë ditës temperatura deri në 12 gradë

    Mëngjes i ftohtë dhe mjegull në disa zona, gjatë ditës temperatura deri në 12 gradë

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale diellore.

    Në disa zona të ulëta parashihet të paraqitet dukuria e mjegullës.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë vlera nga 8 deri në 12 gradë celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–3 metra për sekondë.

    Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe temperatura më të buta gjatë ditës. /Telegrafi/

  • Komuna e Obiliqit furnizon shkollat me dru për ngrohje

    Komuna e Obiliqit furnizon shkollat me dru për ngrohje

    Komuna e Obiliqit ka njoftuar se shkollat në këtë komunë janë furnizuar me dru për ngrohje, në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.

    Sipas njoftimit të komunës, ky furnizim synon të sigurojë vazhdimësinë e procesit mësimor dhe kushte më të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë muajve të ftohtë.

    Ky proces është realizuar falë angazhimit të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

    Nga Komuna kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe në krijimin e një ambienti të sigurt e të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. /Telegrafi/

  • Weather weather today

    According to the Kosovo Hydrometeorology Institute, minimal temperatures will range from -4 to -1 degrees Celsius, while maximum temperatures will range from 8 to 12 degrees Celsius.

    Source Layer: RTKLive

  • Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

    Sot mot me vranësira të shpërndara e me intervale me diell

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

    Burimi: RTKLive

  • Strategy for Appeals: Group achieves several deals, remains confidential ( V IDEO)

    PThe Una for the State Strategy concerning Appeal’s procedures at The Hague for the four former UCK leaders began, and the group that will draft it was reserved in question until it entered today’s meeting.

    For about three hours, members from institutions and parties discussed within the executive object.

    But what they were talking about wasn’t known, with the excuse that they’ve found out that the content is still between them because of their sensitivity.

    It was seen, however, that this Saturday gathering was not missed, and members agreed to more than a deal.

    That this group’s work will be closed has also warned its leader, Glauk Konjufca, who the previous day said all this is being done in order for the appeal case to be won.

  • Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

    Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

    Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale (VIDEO)

    Puna për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UCK-së filloi, e grupi që do ta hartojnë atë ishte i rezervuar në fjalë derisa hyri për takimin e sotëm.

    Për rreth tri orë, anëtarët nga institucionet e partitë diskutuan brenda objektit të ekzekutivit.

    Por se çka u fol aty nuk u bë e ditur, me arsyetimin se janë marrë vesh që puna e përmbajtja tash për tash të mbetet mes tyre, për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

    Megjithatë u kuptua se kjo mbledhi e së shtunës nuk shkoi huq, e pjesëtarët patën pajtueshmëri per më shumë se një ujdi.

    Se puna e këtij grupi do të jetë e mbyllur pati paralajmeruar edhe kreu i tij, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë tha se krejt kjo po bëhet me qëllim që rasti në apel të fitohet.

  • Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

    Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

    Raporti i Progresit, pozitë e opozitë me qëndrime të kundërta

    Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka vënë në pah ngecjet në disa sektorë të Kosovës. Përderisa ministrja Mimoza Kusari-Lila u ndal te mungesa e Kuvendit funksional dhe reformat e vonuara, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kritikoi gjendjen në shëndetësi, veçanërisht mungesën e barnave.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se funksionimi jo i plotë i Kuvendit gjatë dy viteve të fundit ka qenë një prej pengesave kryesore për avancimin e reformave. Ajo thotë se, pavarësisht sfidave, Kosova ka shënuar progres në demokraci, sundim të ligjit dhe procesin e reformave.

    “Unë jam e bindur se përcaktuesi më i mirë për raportin e progresit janë mendimet e qytetarëve në atë se si jetojnë në Kosovë. Kemi sfida të ndryshme, por sfida kryesore që e ka përcjellë vendin tonë për këto dy vite ka qenë mungesa e një Kuvendi funksional. Në një republikë parlamentare të kesh Kuvend jo funksional me të vërtetë që është ngarkesë, por gjithashtu edhe i lë mangët shumë reforma e shumë projektligje e vendime që do të mund të ishin në të mirë të qytetarëve”, tha Kusari-Lila.

    Ajo shtoi se moskonstituimi i Kuvendit ka ndikuar drejtpërdrejt në raportin e këtij viti.

    “Jam e bindur se sikur të kishim pasur Kuvendin me funksionalitet të plotë dhe Qeverinë me kompetencë të plotë do të kishim një raport tjetër. Megjithatë, do të kemi mundësi që bashkë me opozitën të diskutojmë në një pikë të veçantë rreth kësaj dite, e jo vetëm për këtë raport. Besoj se është shumë e rëndësishme që të lexohen dhe të shihen faktet ashtu si janë, edhe në krahasimet me vitet e tjera, edhe në krahasimet me vende të tjera. Ka progres Kosova në aspektin e demokracisë, në aspektin e sundimit të ligjit, në aspektin e procesit të reformave, por natyrisht se tash duhet rritur shpejtësinë e veprimeve të gjithë ne, në mënyrë që të kompensojmë për kohën e humbur sa nuk kishim Kuvend të konstituar”, deklaroi ajo.

    Kusari-Lila u shpreh optimiste për raportin që do të bëhet për vitin 2027, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe zhvillimeve ndërkombëtare.

    “Dua të besoj se vazhdimi i konstruktivitetit edhe me opozitën në Kuvend, por gjithashtu edhe i punës së mirë dhe dinamike të Qeverisë do të vazhdojë. Sa i përket vitit 2027, janë edhe disa sfida në aspektin gjeopolitik, të cilat uroj të jenë ndryshe, sidomos në konfliktin në Lindjen e Mesme, pastaj luftërat në Evropë që janë mes Rusisë dhe Ukrainës. Sikur të kishim një përmbyllje të suksesshme, unë besoj se efektet pozitive do të ndiheshin në aspektin ekonomik, në aspektin e sigurisë dhe në pjesët e tjera të kontinentit tonë edhe në Ballkanin Perëndimor. Por, jam më optimiste për vitin 2027 në përgjithësi”, tha Kusari-Lila.

    Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj për Ekonomia Online pati një qasje dukshëm më kritike ndaj raportit, duke u ndalur veçanërisht te gjendja në sistemin shëndetësor. Ai tha se, përkundër rritjes së buxhetit, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave dhe të detyrohen t’i sigurojnë ato me shpenzimet e tyre.

    Zemaj e cilësoi këtë si një nga dështimet më të mëdha të qeverisjes, duke përmendur edhe keqmenaxhimin, aferat korruptive dhe monopolin në sektorin farmaceutik.

    “Ka shumë pika që janë evidentuar në raportin e progresit si mangësi të funksionimit institucional dhe si përgjithësi nga shumica ose nga qeveria, nga Lëvizja Vetëvendosje. Por ajo çka është për mua, mendoj, më e rëndësishmja, është mosfunksionimi i sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës, ku fillojmë nga parandalimi, por edhe ajo çka është më kritike, që qytetarët duhet vetë t’i blejnë barnat përkundër buxhetit të shtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga Kuvendi i Kosovës. Kjo tregon që ka paaftësi të qeverisë, ka keqmenaxhim, afere korruptive dhe monopol mbi barnat e caktuara, që tash është më i njohur se ka dhe mafi farmaceutike edhe në nivel global, rajonal, por sidomos edhe në Kosovë, ku unë e kam ngritur në vazhdimësi këtë çështje dhe, fatkeqësisht, është evidentuar tash edhe në raportin e progresit për vitin 2025”, u shpreh Zemaj.

    Përveç shëndetësisë, deputeti i LDK-së ngriti shqetësime edhe për sistemin e drejtësisë, politikat ekonomike, investimet dhe projektet kapitale. Sipas tij, raporti evidenton probleme serioze që lidhen me ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura, veçanërisht në prokurori dhe gjykata.

    “Nuk ka përgjegjësi shtetërore që në këtë fazë, ose në këtë vjet, raporti i progresit nuk i ka evidentuar si shkelje ose si ndërhyrje, qoftë në sistemin e drejtësisë, qoftë në politikat e investimeve, qoftë në mungesën e projekteve kapitale, qoftë në shpërndarjen buxhetore. Domethënë, ka shumë pika dhe ajo çka është më skandaloze është ajo që e kemi thënë dhe po thuhet në vazhdimësi: ndërhyrja në pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe sidomos në sistemin e drejtësisë, në prokurori dhe në gjykata. Tendenca e qeverisë, siç e dini, ka qenë që të kapë Këshillin Prokurorial, të kapë Këshillin Gjyqësor dhe t’i kthejë si instrument. Është diçka e cila ka ndodhur, por ne duhet ta luftojmë bashkërisht me qytetarët dhe ta ruajmë nivelin e demokracisë në vend”, deklaroi ai.

    I pyetur për dallimet mes vlerësimit të Qeverisë dhe kritikave të opozitës, pasi raporti ishte cilësuar si më i mirë krahasuar me vitet e kaluara, Zemaj tha se dokumenti duhet parë si vlerësim për shtetin dhe jo si rezultat politik i një partie.

    “Ne e kishim thënë, sepse ky është raport për Kosovën, nuk është raport që i takon një subjekti politik. Kishim dëshiruar që të jetë më i mirë, por, fatkeqësisht, është më i keq, me shumë kritika, me shumë vërejtje, të cilat mund të përkthehen edhe si përgjegjësi edhe si kërkesë e bërjes ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Domethënë, kritikat duhet të pranohen sa më lehtë dhe sa më shpejt që pranohen ato, mund të përmirësohen. Dhe ky do të ishte shembulli më i mirë i një qeverie e cila gëzon kredibilitet, por ka edhe vullnet politik që ta avancojë demokracinë, zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe sundimin e rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

    Ndryshe, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, në pjesën që i kushtohet Kosovës, evidenton ngecje në disa prej reformave kryesore që lidhen me procesin e integrimit evropian.

    Në dokument theksohet se sistemi gjyqësor nuk ka shënuar përparim, ndërsa rezultatet në luftën kundër korrupsionit mbeten të kufizuara. Po ashtu, përmenden krizat e njëpasnjëshme politike, të cilat kanë ndikuar në funksionimin e institucioneve të vendit.

    Komisioni Evropian vë në pah edhe rënien e numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, raporti evidenton zhvillime pozitive në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.
    Sa i përket funksionimit të institucioneve, në raport thuhet se Kuvendi i Kosovës i ka ushtruar kompetencat me mangësi të konsiderueshme, ndërsa mbikëqyrja parlamentare ndaj Qeverisë ka qenë shumë e kufizuar, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, në procesin e dialogut me Serbinë, Komisioni Evropian konstaton pak përparim dhe thekson se një numër i madh i detyrimeve të dakorduara ende nuk janë zbatuar.

    Në tërësi, raporti paraqet një pasqyrë të përzier të progresit të Kosovës: me disa zhvillime pozitive, por edhe me sfida të theksuara institucionale, politike dhe në sundimin e ligjit, që vazhdojnë të mbeten pengesë në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

  • Skandal i rëndë: Imami shqiptar në Zürich mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje

    Skandal i rëndë: Imami shqiptar në Zürich mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit – detyrohet të japë dorëheqje

    Një nga figurat e njuhura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. ulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, ndërkohë i vrarë në Teheran nga Izraeli.

    Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane.

    Mirëpo, pas botimit të gjetjeve, FIDS e ka shkarkuar menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu është detyruar të japë dorëheqjen nga të gjitha postet brenda VIOZ-it.

    Gazeta zvicerane zbuloi një seri qëndrimesh kontroverse të imamit, mes të cilave një postim të vitit 2017 ku ai e cilësonte paradën “Pride” në Prishtinë si një “paradë të turpit”. Organizatat zvicerane VIOZ dhe FIDS u distancuan prerazi, duke theksuar se qëndrimet homofobe ose që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet e tyre dhe me ligjin zviceran.

    Pjesa më e rëndë e skandalit ndërlidhet me një udhëtim të Aliut në Doha të Katarit në janar të vitit 2024. Atje ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë, një organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezëritänë Muäyslimane.

    Në të njëjtën veprimtari mbajti fjalim edhe shefi i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije.

    Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë, ndërsa VIOZ-i njoftoi se ai nuk kishte udhëtuar në emër të tyre dhe se kjo çështje po i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Rasti ka marrë përmasa politike edhe për shkak të financimit publik.

    Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantonit i Zürich-ut i ka kaluar VIOZ-it rreth 2,5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike, përveç një mbështetjeje vjetore prej 50 mijë frangash nga vetë qyteti i Zürich-ut.

  • All known so far for the attack on Krakov with six dead, details of the suspect

    At least six people were killed and several others injured when an armed person allegedly linked to the extreme right was opening fire in downtown Krakov, the second largest city in Poland.

    Police found three troops in his house during the search there. Here’s what we know so far.

    How did the attack happen?

    The attack began shortly before 1500 p.m. local (1400 GMT) at Krakov Market Main Square, a very frequent central point of the city, which is popular for tourists.

    Police announced that a man drove into the square and then started shooting random people from his car.

    Images from the site display panic scenes as people fled as gun shootings are clearly heard.

    During this incident, which seems to be random, a passing tram was also shot; the glass broke, but none of the passengers were injured.

    Images, THESE

    Armed officers rushed to the scene and were involved in a shootout with the suspect, who was shot in three minutes from the start of the attack, preventing a further massacre, officials said.

    A 25-year-old man arrested remains in hospital after undergoing surgery for a gunshot wound.

    Images Concern from BBC Verifu shows the moment when a police officer faces the suspect on the ground before shooting several times with his gun.

    The officer then falls to the ground, evidently after he has been injured himself.

    City officials have called on residents and tourists to stay away from the area as investigations continue.

    Police reported that the suspect’s vehicle, located at the crossroads of Dietla and Stradomska roads, was searched for the possible presence of explosive devices, but nothing was found. Residents of nearby buildings were evacuated during the operation.

    How many people are dead and wounded?

    The death of six people has been confirmed by four women and two men, including a British citizen. Three victims are Polish, while two have not yet been identified.

    Sixteen people, including five foreigners, two police officers and the attacker himself, have been sent to the hospital. The Interior Ministry later announced that they were from Austria, Britain, Germany, Portugal and Russia.

    Poland’s prime minister, Donald Tusk, later announced that the injured officers are police officer Jacob Kukick and police officer Arthur Morański.

    One of the police officers is in very critical condition, according to a Polish government minister, having been shot three times during the attacker’s arrest. He added that the officer is undergoing surgery.

    Polish authorities have not confirmed the names and ages of other victims.

    Tusk said that in the attacker’s house, during the search conducted after the event, the bodies of three persons were found, two women and one man.

    What do we know about the suspect and motive?

    Police have identified the attacker as a 25-year-old Polish citizen, but have not confirmed his name.

    According to a police spokesman, the suspect was wearing military-style uniform and possessed a military calibration weapon. However, authorities claimed he was not a soldier.

    Various weapons and ammunition were found in his vehicle, the spokesman added.

    Polish media have reported that the suspect had access to firearms and that the weapons may have taken from his family’s house.

    A minister has stated that initial investigations show he was inspired by extreme right-right ciideology. The minister also described it as a ultranationalist, without providing further details.

    His home in Ostrowiec dealt with a town about 200km from Krakov has been controlled with the support of police against terrorism.

    Source Layer: Insander

  • Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vdekur, detaje për të dyshuarin

    Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vdekur, detaje për të dyshuarin

    Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vdekur, detaje për të dyshuarin

    Të paktën gjashtë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, kur një person i armatosur – për të cilin dyshohet se ka lidhje me të djathtën ekstreme – hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni.

    Policia gjeti tre trupa në shtëpinë e tij gjatë kontrollit të ushtruar aty. Ja çfarë dimë deri më tani.

    Si ndodhi sulmi?

    Sulmi filloi pak para orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov, një pikë qendrore shumë e frekuentuar e qytetit, e cila është mjaft popullore për turistët.

    Policia bëri të ditur se një burrë hyri me automjet në shesh dhe më pas filloi të qëllonte “njerëz të rastësishëm nga makina e tij”.

    Pamjet nga vendngjarja shfaqin skena paniku ndërsa njerëzit largoheshin me vrap, ndërsa dëgjohen qartë të shtënat e armëve.

    Gjatë këtij sulmi, që duket se ishte i rastësishëm, u qëllua edhe një tramvaj që po kalonte aty pranë; xhamat u thyen, por asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.

    Pamje, KËTU

    Oficerët e armatosur nxituan në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin, i cili u qëllua brenda tre minutave nga fillimi i sulmit, duke parandaluar një masakër të mëtejshme, thanë zyrtarët.

    Një 25-vjeçar i arrestuar mbetet në spital pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një plagë me armë zjarri.

    Pamjet shqetësuese nga BBC Verify tregojnë momentin kur një oficer policie përballet me të dyshuarin në tokë përpara se të qëllojë disa herë me armën e tij.

    Oficeri më pas bie në tokë, me sa duket pasi është plagosur vetë.

    Zyrtarët e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve që të qëndrojnë larg zonës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

    Policia njoftoi se makina e të dyshuarit, e gjetur në kryqëzimin e rrugëve Dietla dhe Stradomska, u kontrollua për praninë e mundshme të mjeteve shpërthyese, por nuk u gjet asgjë. Banorët e ndërtesave përreth ishin evakuuar gjatë kohës që po zhvillohej operacioni.

    Sa njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur?

    Është konfirmuar vdekja e gjashtë personave – katër gra dhe dy burra – mes të cilëve edhe një shtetas britanik. Tri viktima janë polake, ndërsa dy të tjera nuk janë identifikuar ende.

    Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë pesë të huaj, dy oficerë policie dhe vetë sulmuesin, janë dërguar në spital. Ministria e Brendshme njoftoi më vonë se ata ishin nga Austria, Britania, Gjermania, Portugalia dhe Rusia.

    Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, bëri të ditur më vonë se oficerët e plagosur janë polici Jakub Kulik dhe polici Artur Morański.

    Njëri prej oficerëve të policisë ndodhet në “gjendje shumë kritike”, sipas një ministri të qeverisë polake, pasi u qëllua tri herë gjatë arrestimit të sulmuesit. Ai shtoi se oficeri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Autoritetet polake nuk i kanë konfirmuar emrat dhe moshat e viktimave të tjera.

    Tusk tha se në shtëpinë e sulmuesit, gjatë kontrollit të kryer pas ngjarjes, u gjetën trupat e tre personave – dy gra dhe një burrë.

    Çfarë dimë për të dyshuarin dhe motivin?

    Policia e ka identifikuar sulmuesin si një shtetas polak 25-vjeçar, por nuk e ka konfirmuar emrin e tij.

    Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari kishte veshur “uniformë të stilit ushtarak” dhe posedonte një armë të kalibrit ushtarak. Megjithatë, autoritetet deklaruan se ai nuk ishte ushtar.

    “Në automjetin e tij u gjetën armë dhe municione të ndryshme”, shtoi zëdhënësi.

    Mediat polake kanë raportuar se i dyshuari kishte leje për armë zjarri dhe se armët mund t’i ketë marrë nga shtëpia e familjes së tij.

    Një ministër ka deklaruar se hetimet fillestare tregojnë se ai është frymëzuar nga “ideologji të së djathtës ekstreme”. Ministri e përshkroi atë gjithashtu si një “ultranacionalist”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Shtëpia e tij në Ostrowiec Świętokrzyski, një qytet rreth 200 km larg Krakovit, është kontrolluar me mbështetjen e policisë kundër terrorizmit.

    Burimi: Insajderi