Blog

  • 142 cases of domestic violence for two weeks in Kosovo, EU criticises soft sentences against perpetrators

    Domestic violence continues to remain one of the most disturbing problems in Kosovo, while recent figures show the reported cases remain at alarming levels. In addition to the high number of cases, concern remains the way justice institutions handle these works.

    The European Commission’s report on Kosovo, published this week, records serious shortcomings in dealing with cases of domestic violence, particularly criticising judicial decisions and mild penalties against perpetrators.

    According to the report, although most cases are handled with priorities from justice institutions, in line with the guidelines of the Kosovo Prosecutorial Council and the Judiciary Council, the results remain inefficient and often end with poor bias.

    Kosovo Police data shows that between 2,000 and 509 cases of domestic violence were reported during 2025, while 2 thousand and 547 cases were recorded in 2024. The European Commission stresses that this continues to be the most reported form of gender-based violence in the country.

    Figures are also disturbing for the last period. During the past two weeks alone, 142 cases of domestic violence have been recorded in Kosovo.

    69 cases have been reported from October 23rd to October 30th, while another 73 cases have been recorded from October 30th to November 6th.

    These data come at a time when the country has been shaken by serious cases of violence against women, especially after Arlinda’s assassination, bringing victims’ safety and the responsibility of institutions to protect them.

    The European Commission also raises concerns about the system of prevention and protection of victims, which it deems insufficient. The problem remains as well as data collection, as nine institutions provide integrated bases for cases of domestic violence, but registration is not done uniformly and not all forms of gender-based violence are involved.

    The report also requires linking the criminal evidence system with the basis for domestic violence, so that institutions can exchange information more easily.

    The criticism is also about funding services to victims. The European Commission requires the creation of a multi-year financing scheme for housing so that they can have stability and ensure the continuation of services.

    The report also estimates that the National Co-ordinator against violence needs more personnel and resources, as well as concrete programmes for effective implementation of his mandate.

    The report’s findings highlight the gap between institutional commitments and the protection offered to victims in practice, while soft sentences, lack of co-ordination and sustainable housing financing remain among the main problems requiring solutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 142 raste të dhunës në familje për dy javë në Kosovë, BE kritikon dënimet e buta ndaj kryerësve

    142 raste të dhunës në familje për dy javë në Kosovë, BE kritikon dënimet e buta ndaj kryerësve

    142 raste të dhunës në familje për dy javë në Kosovë, BE kritikon dënimet e buta ndaj kryerësve

    Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga problemet më shqetësuese në Kosovë, ndërsa shifrat e fundit tregojnë se rastet e raportuara mbeten në nivele alarmante. Përveç numrit të lartë të rasteve, shqetësim mbetet edhe mënyra se si institucionet e drejtësisë i trajtojnë këto vepra.

    Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i publikuar këtë javë, evidenton mangësi serioze në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke kritikuar veçanërisht vendimet gjyqësore dhe dënimet e buta ndaj kryerësve.

    Sipas raportit, ndonëse shumica e rasteve trajtohen me prioritet nga institucionet e drejtësisë, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rezultatet mbeten joefikase dhe shpesh përfundojnë me aktgjykime të dobëta.

    Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025 janë raportuar 2 mijë e 509 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2024 ishin regjistruar 2 mijë e 547 raste. Komisioni Evropian thekson se kjo vazhdon të jetë forma më e raportuar e dhunës me bazë gjinore në vend.

    Shifrat janë shqetësuese edhe për periudhën e fundit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar 142 raste të dhunës në familje në Kosovë.

    Nga 23 deri më 30 tetor janë raportuar 69 raste, ndërsa nga 30 tetori deri më 6 nëntor janë regjistruar edhe 73 raste të tjera.

    Këto të dhëna vijnë në një kohë kur vendi është tronditur nga raste të rënda të dhunës ndaj grave, veçanërisht pas vrasjes së Arlindës, duke rikthyer në vëmendje sigurinë e viktimave dhe përgjegjësinë e institucioneve për t’i mbrojtur ato.

    Komisioni Evropian ngre shqetësime edhe për sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave, të cilin e vlerëson si të pamjaftueshëm. Problem mbetet edhe mbledhja e të dhënave, pasi nëntë institucione furnizojnë bazën e integruar për rastet e dhunës në familje, por regjistrimi nuk bëhet në mënyrë të njëtrajtshme dhe jo të gjitha format e dhunës me bazë gjinore përfshihen në të.

    Në raport kërkohet gjithashtu ndërlidhja e sistemit të evidencës penale me bazën e të dhënave për dhunën në familje, në mënyrë që institucionet të shkëmbejnë më lehtë informacionet.

    Kritika ka edhe për financimin e shërbimeve për viktimat. Komisioni Evropian kërkon krijimin e një skeme shumëvjeçare financimi për strehimoret, në mënyrë që ato të kenë qëndrueshmëri dhe të garantojnë vazhdimësinë e shërbimeve.

    Po ashtu, raporti vlerëson se Koordinatori Kombëtar kundër dhunës ka nevojë për më shumë personel dhe burime, si dhe për programe konkrete për zbatimin efektiv të mandatit të tij.

    Konstatimet e raportit nxjerrin në pah hendekun mes angazhimeve institucionale dhe mbrojtjes që u ofrohet viktimave në praktikë, ndërsa dënimet e buta, mungesa e koordinimit dhe financimi jo i qëndrueshëm i strehimoreve mbeten ndër problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

    Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

    Alarm para superduelit Fury – Joshua, dyshimet për një lëndim ngrenë shqetësime

    Presidenti i UFC-së dhe drejtuesi i Zuffa Boxing, Dana White, ka reaguar ndaj spekulimeve se Tyson Fury mund të tërhiqet nga përballja e shumëpritur me Anthony Joshuan për shkak të një lëndimi.

    Dueli mes dy boksierëve britanikë, i planifikuar të zhvillohet më 11 dhjetor në Cardiff, konsiderohet një nga përballjet më të mëdha në historinë e boksit britanik.

    Shqetësimet për gjendjen fizike të Furyt u ngritën pasi ish-kampioni i botës, Frank Bruno, deklaroi se kishte dëgjuar për një problem fizik që mund ta pengonte boksierin të ngjitej në ring.

    Megjithatë, White tha se nuk kishte dëgjuar më parë për ndonjë lëndim të mundshëm të Furyt, duke shtuar se do të duhej të ishte në dijeni nëse raportimet do të ishin të vërteta.

    “Është hera e parë që po e dëgjoj këtë. Do të doja të besoja se do ta dija nëse kjo do të ishte e vërtetë. Nuk e kam dëgjuar as thashethemin, e lëre më të di nëse është i vërtetë”, deklaroi White për Sky Sports.

    Ai shprehu shpresën që lajmi të mos jetë i vërtetë, duke shtuar se deri më tani nuk ka marrë ndonjë informacion për një problem të tillë.

    Ndërkohë, raportimet e mëvonshme kanë sugjeruar se Fury mund të ketë një mavijosje në anën e majtë të fytyrës, por ky problem nuk pritet të jetë pengesë për zhvillimin e duelit.

    Për momentin, përballja mes Furyt dhe Joshuas mbetet në plan, ndërsa deklaratat e White nuk kanë konfirmuar ekzistencën e ndonjë lëndimi që do ta rrezikonte atë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Përmbytje masive në Gaza, rreth 70 mijë tenda nën ujë – familjet rrezikohen nga i ftohti

    Përmbytje masive në Gaza, rreth 70 mijë tenda nën ujë – familjet rrezikohen nga i ftohti

    Përmbytje masive në Gaza, rreth 70 mijë tenda nën ujë – familjet rrezikohen nga i ftohti

    Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive në Rripin e Gazës, duke përmbytur rreth 70 mijë tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur nga lufta.

    Mijëra familje kanë mbetur pa strehim të sigurt, ndërsa afrimi i dimrit po shton frikën për përhapjen e sëmundjeve dhe humbjen e jetëve nga temperaturat e ulëta.

    Situata është aq e rëndë sa banorët po përpiqen ta largojnë ujin nga tendat me tenxhere e tiganë, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur edhe strehimin e fundit që kishin.

    Përfaqësuesi i UNICEF-it për Palestinën, Jonathan Veitch, e ka cilësuar gjendjen si të tmerrshme, duke paralajmëruar se mungesa e furnizimeve dhe kufizimet për hyrjen e pajisjeve të nevojshme po e thellojnë krizën humanitare.

    Sipas tij, punonjësit humanitarë përballen çdo ditë me kërkesa për ndihmë nga banorët, ndërsa pothuajse e gjithë popullsia ka nevojë për mbështetje urgjente. Veitch paralajmëroi se, pa ndërhyrje të menjëhershme, Gaza mund të përballet sërish me viktima nga hipotermia gjatë dimrit.

    Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga lufta, ndërsa qasja në ujë të pastër, kanalizime dhe strehim mbetet tejet e kufizuar. Mungesa e tendave, mushamave dhe materialeve plastike për mbrojtje nga shiu, e lidhur edhe me shkurtimet e fondeve të OKB-së, po e vështirëson edhe më shumë situatën.

    “Fëmijët e mi më pyesin se ku do të flemë sonte dhe unë nuk kam përgjigje”, rrëfeu 34-vjeçarja Maryam Odeh për agjencinë AFP, duke përshkruar kushtet në të cilat jeton me fëmijët e saj.

    Edhe banori Khaled al-Najjar tha se familjet janë të shqetësuara jo vetëm për përmbytjet, por edhe për të ftohtin dhe sëmundjet që mund të përhapen në kampet e zhvendosjes.

    Ndërkohë, autoritetet lokale kanë raportuar shembje muresh dhe dëmtime të çative, të cilat kanë shkaktuar disa të plagosur, përfshirë persona në gjendje kritike.

    Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi në tetor 2025, sulmet ajrore izraelite kanë vazhduar, ndërsa negociatat për zbatimin e planit të paqes të ndërmjetësuar nga administrata Trump kanë ngecur.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, janë vrarë 74 mijë e 594 persona.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

    Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

    Kosova solidarizohet me Poloninë pas sulmit në Krakov

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e armatosur në Krakov, qytetin e dytë më të madh të Polonisë, nga i cili mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 15 të tjerë.

    Ai ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë, duke theksuar se mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.

    “E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, dhe popullit të Polonisë. Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar kryediplomati kosovar të shtunën në platformën X.

    Ai u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të plagosurve, duke theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë periudhë të vështirë.

    Të shtënat në sheshin kryesor të Krakovit kanë marrë jetën e gjashtë personave, ndërsa kanë plagosuar 16 të tjerë për motive që nuk dihen ende. Sipas autoriteteve ligjzbatuese, një 25-vjeçar fillimisht hapi zjarr nga vetura ndaj qytetarëve përpara se të qëllohej nga policia polake. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ai u plagos dhe u arrestua.

    Ndryshe, në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Sipas raportimeve, sulmuesi kishte veshur rroba të stilit ushtarak, ndërsa në veturën e tij janë gjetur armë dhe municion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Portugal Makes Decision for Cristiano Ronaldo’s Isule

    Fanella number 7, which for more than two decades was a symbol of Cristiano Ronaldo to Portugal’s national, will not eventually withdraw after the departure of the Portuguese star.

    Despite the extraordinary history this number has created with Ronaldo, FIFA regulations do not allow men’s nationals to attract fan numbers forever, despite the legacy of football players who held them.

    In fact, number seven has already started a new chapter without CR7. During Portugal’s recent gathering, Rafael Leao was wearing this fan, and in the past, Nani, Ricardo Quaresma, Bruma, and Andre Silva have been held.

    UEFA regulations also require that fan numbers be determined for each official match, preventing Portugal from keeping number 7 out of use.

    Former Portuguese footballer Paulo Futre had even proposed that this number be attracted to Ronaldo, but that is not allowed by international rules.

    Thus, the 7-number fanella will continue to be part of the Portuguese national, although for fans and football history it will remain closely linked to Cristiano Ronaldon.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kung Fu Deadlyya, Irish film that combines comedy, horror and martial arts after 20 years of work

    The film Kung Fu Deadlyı, directed by Fergal Costello, brings an unusual combination of comedy, horror and martial arts, following the story of two cleaners in Dublin who face a supernatural evil.

    The main roles are Steven He and Michael Titus, who perform Danny and Frank, two characters involved in an unusual adventure, far from their everydayity.

    It took some 20 years for this project to be implemented. Screenwriter Paddy McDonald shows that the idea arose from passion for martial arts movies in collaboration with writer Paul Markey.

    The serious development of the project began in 2011 when McDonald lived in Australia. After returning to Ireland, he decided to rewrite the scenario thoroughly, to give the film an authentic Irish identity.

    Director Costello and Kinding-Fung Cheung describe the visual style of the film as a combination of basic colors with a crushed image. According to the director, this approach also reflects the journey of the character Danny, who must face doubts about himself.

    There has also been an important role in the realisation of the film as well as chemistry between two protagonists, which has helped preserve the coherence of confession despite the combination of various sands.

    In addition to its content, Kung Fu Deadly was noted for its ecological way of making it. It is the first film in Ireland that has been fully enabled by fuel cells with green hydrogen, replacing the use of diesel during production.

    The film has already been presented at international fairies, including the Fantastic Fest in Austin and Sitges Film Festival in Spain. Meanwhile, its broader distribution is scheduled for next spring.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Kung Fu Deadly”, filmi irlandez që ndërthur komedinë, horrorin dhe artet marciale pas 20 vitesh pune

    “Kung Fu Deadly”, filmi irlandez që ndërthur komedinë, horrorin dhe artet marciale pas 20 vitesh pune

    “Kung Fu Deadly”, filmi irlandez që ndërthur komedinë, horrorin dhe artet marciale pas 20 vitesh pune

    Filmi “Kung Fu Deadly”, me regji të Fergal Costello, sjell një kombinim të pazakontë të komedisë, horrorit dhe arteve marciale, duke ndjekur historinë e dy pastruesve në Dublin, të cilët përballen me një të keqe mbinatyrore.

    Në rolet kryesore paraqiten Steven He dhe Michael Tient, të cilët interpretojnë Danny-n dhe Frank-un, dy personazhe që përfshihen në një aventurë të pazakontë, larg përditshmërisë së tyre.

    Për realizimin e këtij projekti janë dashur rreth 20 vjet. Skenaristi Paddy McDonald tregon se ideja lindi nga pasioni për filmat e arteve marciale, në bashkëpunim me shkrimtarin Paul Markey.

    Zhvillimi serioz i projektit nisi në vitin 2011, kur McDonald jetonte në Australi. Pas kthimit në Irlandë, ai vendosi ta rishkruante tërësisht skenarin, për t’i dhënë filmit një identitet autentik irlandez.

    Regjisori Costello dhe kineasti Shing-Fung Cheung e përshkruajnë stilin vizual të filmit si një kombinim të ngjyrave bazë me një pamje të grimcuar. Sipas regjisorit, kjo qasje pasqyron edhe rrugëtimin e personazhit Danny, i cili duhet të përballet me dyshimet ndaj vetvetes.

    Një rol të rëndësishëm në realizimin e filmit ka pasur edhe kimia mes dy protagonistëve, e cila ka ndihmuar në ruajtjen e koherencës së rrëfimit, pavarësisht ndërthurjes së zhanreve të ndryshme.

    Përveç përmbajtjes, “Kung Fu Deadly” shquhet edhe për mënyrën ekologjike të realizimit. Ai është filmi i parë në Irlandë që është mundësuar tërësisht nga qelizat e karburantit me hidrogjen të gjelbër, duke zëvendësuar përdorimin e dizelit gjatë produksionit.

    Filmi tashmë është prezantuar në festivale ndërkombëtare të zhanrit, përfshirë Fantastic Fest në Austin dhe Sitges Film Festival në Spanjë. Ndërkaq, shpërndarja e tij më e gjerë është planifikuar për pranverën e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

    Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

    Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

    Fanella me numrin 7, e cila për më shumë se dy dekada ishte simbol i Cristiano Ronaldos te kombëtarja e Portugalisë, nuk do të tërhiqet përfundimisht pas largimit të yllit portugez.

    Pavarësisht historisë së jashtëzakonshme që ky numër ka krijuar me Ronaldon, rregulloret e FIFA-s nuk lejojnë që kombëtaret e meshkujve t’i tërheqin përgjithmonë numrat e fanellave, pavarësisht trashëgimisë së futbollistëve që i kanë mbajtur.

    Në fakt, numri 7 tashmë ka nisur një kapitull të ri edhe pa CR7. Gjatë grumbullimit të fundit të Portugalisë, këtë fanellë e veshi Rafael Leao, ndërsa në të kaluarën, në mungesë të Ronaldos, e kanë mbajtur edhe Nani, Ricardo Quaresma, Bruma dhe Andre Silva.

    Edhe rregulloret e UEFA-s kërkojnë që numrat e fanellave të përcaktohen për secilën ndeshje zyrtare, duke mos i lënë mundësi Portugalisë që ta mbajë numrin 7 jashtë përdorimit.

    Madje, ish-futbollisti portugez Paulo Futre kishte propozuar që ky numër të tërhiqej në shenjë respekti për Ronaldon, por një gjë e tillë nuk lejohet nga rregullat ndërkombëtare.

    Kështu, fanella me numrin 7 do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares portugeze, ndonëse për tifozët dhe historinë e futbollit ajo do të mbetet e lidhur ngushtë me Cristiano Ronaldon.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Parashikimi i motit për sot, minimalja -4 gradë

    Parashikimi i motit për sot, minimalja -4 gradë

    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

    Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik, në disa zona të ulëta parashihet të ketë mjegull, njofton Dukagjini.

    Temperaturat minimale parashihet të jenë nga -4 gradë deri në -1 gradë Celsius. Ndërkaq, ato maksimale parashihet të lëvizin mes 8 deri në 12 gradë Celsius.

    Burimi: Dukagjini