Blog

  • Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën (VIDEO)

    Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën (VIDEO)

    Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën (VIDEO)

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

    Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova të shtunën, pas vizitës së fundit në Gjermani dhe takimeve të zhvilluara atje, ajo tha se kërkesat e këtij shteti ndaj Kosovës janë të njëjta me kriteret e Bashkimit Evropian.

    Lushaku Sadriu theksoi se Gjermania e mbështet Kosovën me të gjitha kapacitetet e saj, por pret që vendi të shënojë përparim dhe të shmangë krizat politike që mund ta bllokojnë atë, njofton Klankosova.tv.

    “Ata janë me të gjitha kapacitetet e veta në mbështetje të Kosovës. Normalisht që kërkesat i kanë që ne të ecim përpara, të mos prodhojmë ikje të përgjegjësisë edhe kriza politike të tjera që e bllokojnë vendin”.

    “Për me pas Kosovën një shtet demokratik, një shtet i cili ec përpara në procesin e integrimit është vullneti i Gjermanisë”, u shpreh ajo.

    Deputetja e LDK-së shtoi se përgjegjësia për përmbushjen e kritereve dhe avancimin e vendit i takon Qeverisë, pasi është ajo që përcakton mënyrën se si Kosova ecën përpara.

  • Bjeshkët e Deçanit mbulohen nga bora

    Bjeshkët e Deçanit mbulohen nga bora

    Bjeshkët e Deçanit janë mbuluar nga bora, duke sjellë pamje të bukura dimërore në këtë pjesë të Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, faqja “Deçani” ka bërë të ditur se bjeshkët e kësaj zone tashmë janë zbardhur nga reshjet e borës.

    Pamjet dimërore rikthejnë bukurinë karakteristike të maleve të Deçanit, të cilat edhe gjatë stinës së dimrit tërheqin vëmendjen për peizazhet e tyre natyrore. /Telegrafi/

  • Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

    Itali: Dy shqiptarë dhunojnë një burrë me shufër metalike, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët

    Dy shtetas shqiptarë janë identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia italiane, nën dyshimin se kanë sulmuar brutalisht një burrë pranë stacionit të trenit në qytetin Faenza të Italisë.

    Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 26 tetorit, ndërsa identifikimi i të dyshuarve është bërë i mundur pas hetimeve të Policisë së Shtetit në Ravenna dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

    Sipas mediave italiane, viktima është sulmuar me një shufër metalike, duke pësuar lëndime që kërkuan ndërhyrjen e ekipit mjekësor të urgjencës 118, shkruan Teleromagna, transmeton Telegrafi.

    Pas trajtimit, atij iu përcaktua një periudhë shërimi prej pesë ditësh.

    Fillimisht, policia nuk arriti t’i gjente autorët në vendin e ngjarjes. Megjithatë, hetimet vazhduan përmes mbledhjes së provave dhe shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, të vendosura brenda dhe përreth stacionit hekurudhor.

    Ishin pikërisht këto pamje që ndihmuan hetuesit të rindërtonin dinamikën e sulmit dhe të identifikonin dy personat e dyshuar, të cilët rezultuan të jenë shtetas shqiptarë.

    Në përfundim të hetimeve, të dy janë referuar në gjendje të lirë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Ravenna-s, nën dyshimin për plagosje të rënduar në bashkëpunim./Telegrafi/

  • Çfarë ka mësuar diçka Gjermania nga pandemia korona?

    Çfarë ka mësuar diçka Gjermania nga pandemia korona?

    Komisioni ka ftuar ekspertë nga fusha e shkencës dhe medias gjermane, ndërsa secili grup parlamentar kishte të drejtën të propozonte ekspertët e vet.

    Lidhja (e pa)shëndetshme mes shkencës dhe politikës

    Folësi i parë ishte Tilman Betsch, profesor i psikologjisë sociale, organizative dhe ekonomike në Universitetin e Erfurtit në landin gjerman të Turingisë. Ai e nisi vlerësimin e tij me një koment kritik ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se është i lumtur që jeton në një vend ku presidenti nuk rekomandon dezinfektuesin si ilaç, por në një vend ku dëgjohen shkencëtarët.

    “Kur makina ime prishet, unë konsultohem me një automekanik. Kur jam i sëmurë, konsultohem me mjekun tim”, tha ai. Megjithatë, sipas Betsch, në Gjermani situata shkoi shumë larg, sepse në një moment nuk ishte më e qartë se kush po merrte vendimet përfundimtare: shkencëtarët apo politikanët. Kjo, sipas tij, u shërbeu politikanëve si justifikim për t’ia deleguar përgjegjësinë shkencës.

    Ai vlerësoi se menaxhimi i pandemisë iu afrua kaosit, pasi u neglizhuan çështje të rëndësishme si socializimi i fëmijëve, arsimi dhe ndikimi në ekonomi.

    Këshilla e tij për krizat e ardhshme është e qartë: të përcaktohen objektiva të qarta, të komunikohen ato, të përshtaten kur është e nevojshme dhe të shpjegohen vendimet. Ndërkohë, shkenca duhet t’u përmbahet fakteve dhe jo të japë rekomandime të bazuara në hamendësime. “Shkenca nuk duhet të ushtrojë ndikim moral apo normativ”, tha ai.

    Propagandë apo informacion?

    Gazetari dhe studiuesi i medias, Michael Meyen, e përqendroi kritikën te roli i mediave gjatë pandemisë. Sipas tij, ato u shndërruan në një makineri propaganduese në favor të vaksinimit kundër koronavirusit. Ai i akuzoi mediat se “përhapën frikë dhe vunë në pikëpyetje legjitimitetin e dyshimeve dhe protestave”.

    Qëndrimet e tij të ashpra e bënë Meyen figurë të debatueshme gjatë pandemisë, dhe polemikat vazhdojnë edhe sot. Universiteti Ludwig Maximilian i Mynihut, ku ai ligjëroi për 24 vjet, e akuzoi për mbështetje të lëvizjeve antivaksinë dhe e pensionoi para kohe në mars të vitit 2026.

    Në deklaratën e tij me shkrim, Meyen ngriti kritika konkrete ndaj redaksive që, sipas tij, transmetonin informacion pa e analizuar në mënyrë kritike. Ai përmendi si shembuj raportimet mbi kapacitetet e reparteve të kujdesit intensiv, mënyrën e përhapjes së informacioneve dhe bazën shkencore për distancën e rekomanduar mes njerëzve.

    “Lajme” të nxjerra jashtë kontekstit

    Eksperti i komunikimit Marcus Maurer nga Universiteti i Mainzit argumentoi se raportimet për pandeminë shpeshherë ishin të shkëputura nga konteksti.

    “Çdo ditë dëgjonim sa njerëz kishin vdekur nga koronavirusi, por rrallëherë jepeshin shifra krahasuese. Sa njerëz vdesin nga gripi? Sa nga kanceri i mushkërive? Vetëm atëherë mund ta vendosnim situatën në një kontekst realist”, tha ai.

    Maurer vuri në dukje edhe problemet strukturore të redaksive gjermane, të cilat papritur u përballën me nevojën për të mbuluar një temë shumë komplekse si pandemia. Sipas tij, mungesa e kohës dhe e ekspertizës bëri që mediat të vareshin më shumë se zakonisht nga informacionet që vinin nga politika dhe komuniteti shkencor.

    Përfundimi i tij ishte se gjatë pandemisë mediat, në përgjithësi, treguan më shumë kujdes sesa ndoshta ishte e nevojshme dhe shpesh mbështetën masat më të rrepta kufizuese.

    A ishte media mjaftueshëm kritike?

    Megjithatë, Maurer nuk ndan mendimin se mediat kanë kursyer qeverinë e ish-kancelares Angela Merkel. “Përkundrazi, të gjithë aktorët përgjegjës u kritikuan ashpër. Sa më gjatë zgjaste pandemia, aq më intensive bëheshin kritikat, sepse krijohej përshtypja se nuk po arrinin të ofronin zgjidhje”, tha ai.

    Ai e përshkruan këtë si një situatë paradoksale: mediat mbështetnin masat, por njëkohësisht kritikonin qeverinë.

    Edhe sociologu Peter Weingart, ish-profesor në Universitetin e Bielefeldit, mendon se izolimi dhe masat e rrepta ishin të justifikuara. Megjithatë, ai e konsideron gabim faktin që ekspertë nga fusha të tjera, jashtë mjekësisë, nuk u përfshinë në kohë në procesin e vendimmarrjes.

    Sipas tij, shqetësimet për mbylljen e shkollave mund të ishin trajtuar më mirë nëse do të ishte dëgjuar më herët opinioni i specialistëve të arsimit dhe shkencave sociale.

    “Jo çdo virolog është ekspert për koronavirusin”

    Gazetarja Korinna Henning nga radiotelevizioni publik NDR pranoi se edhe mediat kanë bërë gabime.

    Në kërkim të temave të reja, shumë media sollën para kamerave ekspertë dhe “ekspertë”, përfshirë edhe mjekë që nuk kishin domosdoshmërisht kompetencë për COVID-19. “E thënë thjesht: jo çdo virolog është ekspert për koronavirusin”, tha ajo.

    Megjithatë, Henning theksoi se pandemia solli edhe mësime të vlefshme për bashkëpunimin mes shkencës dhe mediave. Sipas saj, në një situatë me masa kaq drastike, nuk mjaftonte vetëm prezantimi i ekspertëve para publikut. “Duhej të shpjegonim vazhdimisht se si krijohet njohuria shkencore”, tha ajo.

    Po aq e rëndësishme ishte edhe shpjegimi i dallimit ndërmjet fakteve të vërtetuara dhe hipotezave që mund të rezultonin të sakta ose jo.

    Hendeku shoqëror mund të ishte shmangur

    Henning tha se nuk është e befasuar nga frika dhe pasiguria që u përhap në rrjetet sociale.

    “Ne, gazetarët dhe të gjithë ata që merren me komunikimin publik, kemi përgjegjësi t’i bazojmë debatet në njohuri profesionale, të korrigjojmë dezinformatat dhe t’u ofrojmë qytetarëve informacion të mjaftueshëm për të marrë vendime të informuara”, u shpreh ajo.

    Për një çështje, të gjithë ekspertët e ftuar para komisionit parlamentar ranë dakord: komunikimi ndërmjet politikës, shkencës dhe medias duhej të kishte qenë shumë më i mirë. Në vend të krijimit të kampeve të ndara mes “besimtarëve” dhe “mosbesimtarëve”, nevojitej më shumë dialog dhe transparencë.

    Edhe Marcus Maurer theksoi se ekzistojnë arsye legjitime pse disa njerëz nuk dëshironin të vaksinoheshin. “Ata nuk duhet të ofendohen për këtë”, tha ai.

    Por ai mbron edhe politikanët, të cilët, sipas tij, u përpoqën me qëllimet më të mira të udhëhiqnin shoqërinë gjatë një krize të vështirë. “As ata nuk duhet të etiketohen si diktatorë të koronavirusit”, tha Maurer. Megjithatë, përfundimi i tij mbetet optimist: “Nëse kemi mësuar diçka nga kjo përvojë, atëherë herën tjetër do ta bëjmë shumë më mirë.”

    Burimi: RTKLive

  • Mot me shi në Shqipëri

    Mot me shi në Shqipëri

    Dita e sotme parashikohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Reshje të dobëta pritet të jenë të pranishme në të gjithë territorin.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë 13-18 °C në zonat bregdetare, 10-19°C në zonat e ulëta dhe 3-12°C në ato malore.

    Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /tch/

  • Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë

    Krakov, shtetas të huaj mes viktimave dhe të plagosurve nga sulmi me armë

    Disa shtetas të huaj janë në mesin e personave të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e së shtunës në Krakov, qytetin e dytë më të madh të Polonisë, kanë bërë të ditur autoritetet.

    Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwiński, deklaroi se një shtetas i huaj është në mesin e gjashtë viktimave, ndërsa pesë shtetas të tjerë të huaj janë në mesin e 16 personave të plagosur.

    Më herët, zyrtarët konfirmuan se nga sulmi humbën jetën katër gra dhe dy burra.

    Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Marek Boron, bëri të ditur se në mesin e viktimave është edhe një shtetas britanik.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë konfirmoi se edhe se një shtetas portugez është në mesin e të plagosurve.

    Sipas policisë rajonale, rreth orës 15:00, një person hyri me automjet në Sheshin Kryesor të qytetit dhe hapi zjarr në drejtim të personave që ndodheshin aty, duke qëlluar në mënyrë të rastësishme.

    Krakovi, i vendosur në jug të Polonisë, është një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend, ku çdo vit mbërrijnë miliona turistë.

    Sheshi historik kryesor i qytetit, i njohur për kafenetë dhe lokalet përgjatë tij, është një nga atraksionet më të mëdha turistike dhe hapësirat më të frekuentuara të qytetit. /Telegrafi/

  • Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se ka “kapur” pesë raketa që synonin Riadin dhe rajone të tjera saudite

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tha të dielën se ka “kapur dhe shkatërruar” dy raketa mbi Riadin dhe rajonet jugore, pas njoftimeve të ndara më herët gjatë ditës se tri raketa balistike Huthi ishin “kapur” ndërsa synonin Riadin dhe Rajonin Lindor të Mbretërisë.

    Zëdhënësi i koalicionit, Gjeneral Major, Turki al-Malki njoftoi përgjimet e fundit në një deklaratë të postuar në X, pa specifikuar se kush i lëshoi raketat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Më herët të dielën, al-Malki tha se mbrojtja ajrore kishte kapur dhe shkatërruar dy raketa balistike të lëshuara nga milicia Houthi e Jemenit drejt Riadit.

    Ky njoftim erdhi afërsisht tri orë pasi ai raportoi përgjimin e një rakete tjetër balistike Huthi që synonte Rajonin Lindor.

    Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite aktivizoi gjithashtu një alarm paralajmërues të hershëm në Riad të dielën përpara se të lëshonte më pas një alarm të qartë.

    Autoritetet lëshuan paralajmërime të ngjashme në pjesë të Rajonit Lindor, duke përfshirë Dammam, Dhahran, Abqaiq dhe al-Ahsa, përpara se të njoftonin se rreziku kishte kaluar.

    Përgjimet pasuan disa ditë sulmesh të raportuara me raketa dhe dronë në të gjithë Arabinë Saudite.

    Të shtunën, koalicioni tha se ka kapur dhe shkatërruar një raketë lundrimi të Houthëve të lëshuar drejt Rajonit të Riadit.

    Të premten, koalicioni raportoi se ka kapur dy raketa balistike të Houthëve që synonin Najranin në Arabinë Saudite jugore.

    Koalicioni raportoi gjithashtu shkatërrimin e dy dronëve në incidente të ndara në rajonet e Riadit dhe Mekës atë ditë.

    Sulmet e ripërtërira vijnë mes përshkallëzimit të armiqësive midis Houthëve të mbështetur nga Irani dhe forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

    Arabia Saudite udhëheq një koalicion ushtarak që ka mbështetur qeverinë jemenase kundër Houthëve që nga viti 2015.

    Milicia ka lëshuar vazhdimisht raketa dhe dronë drejt territorit saudit, duke synuar zona civile, aeroporte, infrastrukturë energjetike dhe objekte të tjera.

    Luftërat në Jemen janë intensifikuar mes konfrontimit më të gjerë rajonal që përfshin Iranin dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

  • Cold morning and fog in some areas, temperatures up to 12 degrees during the day

    Today it will hold weather with scattered clouds and solar intervals.

    In some low areas, the phenomenon of fog appears.

    According to the Kosovo Hydrotechnology Institute, minimal temperatures will drop from -4 to -1 degrees Celsius, while maximums will mark values from 8 to 12 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northeast at speeds of 10 feet per second.

    The morning will be cold and milder temperatures during the day. /Telegraphy/

  • Scandals for the title of the world, fans invade the ring, and beat up the opposing boxer

    An incident occurred after the end of the mechi for title W BC Silver in the heavy category, between Turkish boxer Umut Camkiran and Azerbaijanis Mourad Aliev, held in Istanbul.

    The confrontation, which took place in Fenerbahce Arena, ended with great tensions, as Aliev’s actions towards fans in the Tribuna prompted harsh reactions.

    Camkiran, who prior to this duel had a perfect record of 25 victories in the same mess, with 23 of them reached by knockouts, faced Aliev in a 12-round war.

    Immediately after the gong’s fall for the end of the last round, the boxer from Azerbaijan began celebrating, but his inappropriate gestures in the direction of fans in the Tribuna tenseed the situation.

    In those moments, a fan entered the ring and punched Aliev. After him, several others joined the ring, causing a massive clash.

    Tensions continued for a few moments, while Aliev left the ring after the incident. Because of chaos, the direct broadcast of the mechi was interrupted.

    Meanwhile, there is still no official announcement of the final outcome of the duel for title W BC Silver. /Telegrafi/

  • Skandal në meçin për titullin e botës, tifozët pushtojnë ringun dhe rrahin boksierin kundërshtar

    Skandal në meçin për titullin e botës, tifozët pushtojnë ringun dhe rrahin boksierin kundërshtar

    Një incident ka ndodhur pas përfundimit të meçit për titullin WBC Silver në kategorinë e rëndë, mes boksierit turk Umut Camkiran dhe azerbajxhanasit Mourad Aliev, të zhvilluar në Stamboll.

    Përballja, e cila u zhvillua në Fenerbahçe Arena, përfundoi me tensione të mëdha, pasi veprimet e Alievit ndaj tifozëve në tribuna shkaktuan reagime të ashpra.

    Camkiran, i cili para këtij dueli kishte një rekord të përsosur prej 25 fitoresh në po aq meçe, me 23 prej tyre të arritura me nokaut, u përball me Alievin në një luftë prej 12 raundesh.

    Menjëherë pas rënies së gongut për përfundimin e raundit të fundit, boksieri nga Azerbajxhani nisi të festonte, por gjestet e tij të papërshtatshme në drejtim të tifozëve në tribuna e tensionuan situatën.

    Në ato momente, një tifoz hyri në ring dhe e goditi me grusht Alievin. Pas tij, edhe disa persona të tjerë u futën në ring, duke shkaktuar një përleshje masive.

    Tensionet vazhduan për disa çaste, ndërsa Alievi u largua nga ringu pas incidentit. Për shkak të kaosit, transmetimi i drejtpërdrejtë i meçit u ndërpre.

    Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar për rezultatin përfundimtar të duelit për titullin WBC Silver./Telegrafi/