Blog

  • Strategjia për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së, grupi punues pajtohet për hapat e parë

    Strategjia për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së, grupi punues pajtohet për hapat e parë

    Strategjia për Apelin e ish-krerëve të UÇK-së, grupi punues pajtohet për hapat e parë

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se diskutimet dhe puna e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbeten konfidenciale.

    Pas takimit të mbajtur të shtunën në objektin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, Çitaku deklaroi se anëtarët e grupit janë pajtuar që përmbajtja e diskutimeve dhe marrëveshjet e arritura të mos bëhen publike.

    “Jemi dakorduar për konfidencialitet. Këtij grupi duhet t’i flasë puna e jo deklaratat”, u shpreh ajo para gazetarëve.

    E pyetur nëse gjatë takimit janë marrë vendime konkrete, Çitaku nuk dha detaje, por konfirmoi se ka pasur “disa” vendime.

    Në krye të këtij mekanizmi është caktuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Në grup bëjnë pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Presidentes, Kryesia e Kuvendit dhe të gjitha grupet parlamentare, përfshirë ato të komuniteteve joshumicë.

    Grupi ka mandat gjashtëmujor, me mundësi vazhdimi, ndërsa brenda 30 ditëve të para duhet të hartojë propozimin e Strategjisë Shtetërore dhe Planin e Veprimit.

    Ndryshe, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

    injali/

    Burimi: Sinjali

  • There’s a number of casualties at the Krakov site when police intimidation enters the attacker’s house where three people were found dead.

    The death toll in Krakov has reached 9 after the attack that took place there today, until 3 of them were found in the attacker’s house.

    Social networking has divided images from the moment police intimidation enters the author’s home to film.

    The Polish prime minister, Donald Tusk, has also been declared.

    As reported by the world media, the victims, two women, and one man found at home are suspected to be members of the attackers.  

    Source Layer: Insander

  • Arrin në 9 numri i viktimave në Krakov – Pamje kur droni i policisë hyn në shtëpinë e sulmuesit ku u gjetën të vdekur 3 persona

    Arrin në 9 numri i viktimave në Krakov – Pamje kur droni i policisë hyn në shtëpinë e sulmuesit ku u gjetën të vdekur 3 persona

    Arrin në 9 numri i viktimave në Krakov – Pamje kur droni i policisë hyn në shtëpinë e sulmuesit ku u gjetën të vdekur 3 persona

    Numri i të vrarëve në Krakov ka arritur në 9 pas sulmit që ndodhi sot atje, derisa 3 prej tyre janë gjetur në shtëpinë e sulmuesit.

    Në rrjetet sociale janë ndarë pamje nga momenti kur droni i policisë futet brenda shtëpisë së autorit për të filmuar.

    Për këtë është deklaruar edhe kryeministri polak, Donald Tusk.

    Siç u raportua nga mediat botërore, dyshohet se viktimat, dy gra dhe një burrë, që u gjetën në shtëpi, dyshohet se janë familjarë të sulmuesit.  

    Burimi: Insajderi

  • Reali arrin fitoren e tetë radhazi, thyen Valencian

    Reali arrin fitoren e tetë radhazi, thyen Valencian

    Skuadra madrilene regjistroi fitoren e tetë radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të pestën njëra pas tjetrës në kampionatin spanjoll.

    Pas një fillimi me dominim në posedim të topit, mysafirët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 30-të. Federico Valverde përfitoi nga topi i kthyer pas një goditjeje të Kylian Mbappes dhe me një goditje të saktë shënoi për 0-1.

    Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Real Madridi e dyfishoi epërsinë. Jude Bellingham asistoi në aksion, ndërsa Arda Güler realizoi me volej për rezultatin 0-2.

    Në pjesën e dytë, madrilenët vazhduan të krijonin raste, por portieri Stole Dimitrievski me disa pritje të mira shmangu golat e tjerë për një kohë.

    Megjithatë, në minutat e fundit, Kylian Mbappe vulosi fitoren e Real Madridit. Pas një topi të gjatë nga portieri Thibaut Courtois, Arda Güler asistoi bukur për francezin, i cili shënoi golin e tretë të skuadrës dhe të 13-in personal në këtë edicion të La Ligës.

    Problemet për Valencial u shtuan edhe më shumë në fund të ndeshjes, kur Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Mbappes.

    Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës, ndërsa Valencia humbet mundësinë për të regjistruar dy fitore radhazi për herë të parë këtë sezon.

    Madrilenët vazhdojnë kështu ecurinë mbresëlënëse, duke konfirmuar formën e lartë në këtë fazë të sezonit.

    Burimi: RTKLive

  • Brigitte Bardot, ikona e bukurisë që e krahasoi djalin e palindur me tumor: Fjalët e saj përfunduan në gjykatë

    Brigitte Bardot, ikona e bukurisë që e krahasoi djalin e palindur me tumor: Fjalët e saj përfunduan në gjykatë

    E adhuruar nga miliona njerëz, ajo jetoi mes famës, dashurive dhe polemikave. Por një nga rrëfimet më të dhimbshme të jetës së saj zbuloi një marrëdhënie familjare që nuk u zhvillua kurrë siç pritej

    Brigitte Bardot ishte një nga gratë më të famshme dhe më të fotografuara të shekullit XX. Me flokët biondë, bukurinë karakteristike dhe personalitetin që sfidonte normat e kohës, ajo u bë simbol i kinematografisë franceze dhe i lirisë femërore. Megjithatë, pas shkëlqimit të ekranit fshihej një jetë e trazuar, e mbushur me marrëdhënie të ndërlikuara, divorce dhe rrëfime që shpesh shkaktonin polemika.

    Aktorja franceze ndërroi jetë më 28 dhjetor 2025, në moshën 91-vjeçare, në shtëpinë e saj në Saint-Tropez. Bashkëshorti i saj, Bernard d’Ormale, konfirmoi më vonë se ajo kishte vuajtur nga kanceri dhe i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

    Por historia e Bardot nuk lidhet vetëm me famën dhe bukurinë. Një nga kapitujt më të diskutuar të jetës së saj ishte marrëdhënia me djalin e vetëm, Nicolas-Jacques Charrier, për të cilin kishte bërë deklarata jashtëzakonisht të ashpra.

    Nga balerina e re në simbol ndërkombëtar të bukurisë

    E lindur më 28 shtator 1934 në Paris, Brigitte Bardot fillimisht studioi balet, përpara se të hynte në botën e modelingut dhe kinematografisë.

    Karrierën filmike e nisi në vitin 1952, por famën ndërkombëtare e fitoi me filmin And God Created Woman (1956), me regji të Roger Vadim, bashkëshortit të saj të parë.

    Filmi shkaktoi polemika për mënyrën e paraqitjes së seksualitetit femëror, por njëkohësisht e shndërroi Bardot në një figurë që ndikoi fuqishëm në kulturën dhe modën e kohës.

    Gjatë karrierës interpretoi në dhjetëra filma, ndërsa roli në Viva Maria! (1965) i solli një nominim për çmimin BAFTA.

    Pavarësisht suksesit, ajo vendosi të tërhiqej nga kinematografia në vitin 1973, vetëm 39 vjeçe, duke hequr dorë nga një karrierë që shumë aktore do ta kishin ëndërruar.

    Katër martesa dhe një jetë e trazuar sentimentale

    Jeta private e Bardot ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave.

    Në moshën 18-vjeçare u martua me regjisorin Roger Vadim, por martesa përfundoi pas disa vjetësh. Gjatë kësaj periudhe, aktorja pati një lidhje me Jean-Louis Trintignant, partnerin e saj në film.

    Më pas u përfshi në marrëdhënie të tjera sentimentale, ndërsa në vitin 1959 u martua me aktorin Jacques Charrier.

    Nga kjo martesë, në janar të vitit 1960, lindi djali i saj i vetëm, Nicolas-Jacques.

    Pas ndarjes nga Charrier, Bardot u martua me milionerin gjerman Gunter Sachs. Edhe kjo martesë përfundoi me divorc.

    Në vitin 1992 ajo u martua për herë të katërt, me Bernard d’Ormale, me të cilin qëndroi deri në fund të jetës.

    Mëmësia që nuk e dëshironte dhe deklarata që tronditi opinionin

    Megjithëse ishte një nga gratë më të admiruara në botë, Bardot e përjetoi shtatzëninë në një mënyrë krejtësisht tjetër nga ajo që pritej prej saj.

    Në autobiografinë Initiales B.B., të botuar në vitin 1996, aktorja përshkroi me fjalë të rënda përjetimet e saj gjatë shtatzënisë.

    Ajo e krahasoi fëmijën që mbante në bark me një tumor që ushqehej prej saj, duke treguar se shtatzënia kishte qenë një përvojë jashtëzakonisht e vështirë.

    Sipas rrëfimeve të saj, nuk kishte dëshiruar të bëhej nënë dhe nuk kishte dashur as ta ushqente foshnjën me gji.

    Këto deklarata shkaktuan reagime të forta, veçanërisht për shkak të ndikimit që mund të kishin te djali i saj.

    Në vitin 1997, një gjykatë franceze vendosi që Bardot dhe botuesi i autobiografisë të paguanin dëmshpërblim për deklaratat që cenonin jetën private dhe dinjitetin e djalit dhe të ish-bashkëshortit të saj, Jacques Charrier.

    Marrëdhënia e vështirë me djalin e vetëm

    Pas ndarjes së prindërve, Nicolas u rrit kryesisht nën kujdesin e babait të tij.

    Marrëdhënia me nënën mbeti e ndërlikuar për shumë vite. Rrëfimet publike të Bardot për shtatzëninë dhe mëmësinë e vështirësuan edhe më shumë këtë raport.

    Nicolas zgjodhi një jetë larg vëmendjes së mediave dhe u vendos në Norvegji, ku krijoi familjen e tij.

    Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk mbeti domosdoshmërisht e pandryshuar deri në fund.

    Më 7 janar 2026, Nicolas mori pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij në Saint-Tropez, së bashku me bashkëshorten dhe familjarët. Prania e tij dhe kurora e luleve kushtuar nënës u interpretuan nga mediat franceze si shenja të një afrimi pas shumë vitesh marrëdhëniesh të vështira.

    Nga ikona e bukurisë në mbrojtëse të kafshëve

    Pas tërheqjes nga kinematografia, Bardot ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës mbrojtjes së kafshëve.

    Në vitin 1986 themeloi fondacionin që mban emrin e saj, përmes të cilit zhvilloi fushata kundër keqtrajtimit të kafshëve, gjuetisë së fokave dhe praktikave të tjera që ajo i konsideronte mizore.

    Angazhimi i saj u bë pjesë e pandashme e identitetit publik, por vitet e mëvonshme u shoqëruan edhe me polemika politike.

    Bardot mbështeti figura të së djathtës ekstreme franceze dhe u dënua disa herë nga gjykatat për deklarata që nxisnin urrejtje racore, veçanërisht ndaj myslimanëve.

    Këto qëndrime krijuan një kontrast të fortë ndërmjet trashëgimisë së saj artistike, aktivizmit për kafshët dhe deklaratave diskriminuese që shënuan pjesën e fundit të jetës.

    Një trashëgimi që vazhdon të ngjallë debat

    Brigitte Bardot mbetet një figurë e rëndësishme e historisë së kinemasë dhe modës. Stili i saj ndikoi breza të tërë, ndërsa filmat dhe fotografitë vazhdojnë të përfaqësojnë një periudhë të veçantë të kulturës evropiane.

    Por jeta e saj personale dëshmon se fama, admirimi dhe bukuria nuk garantojnë marrëdhënie të harmonishme familjare.

    Rrëfimet për djalin e saj, martesat e shumta, angazhimi për mbrojtjen e kafshëve dhe polemikat politike formojnë portretin e një gruaje që la gjurmë të thella, por edhe kundërthënie të mëdha.

    Historia e Bardot mbetet kështu shumë më komplekse sesa imazhi i një biondeje të bukur që dikur magjepsi botën. /Telegrafi/

  • E shtuna e katërt e protestave në Francë, përplasje dhe masa të rrepta sigurie në Paris

    E shtuna e katërt e protestave në Francë, përplasje dhe masa të rrepta sigurie në Paris

    Mijëra protestues dolën në rrugët e Francës për të shtunën e katërt radhazi, duke shprehur zemërimin e tyre kundër qeverisë.

    Forca të shumta policie penguan një tubim të “Jelekëverdhëve” pranë pallatit presidencial, ndërsa në Lion u përdor gaz lotsjellës.

    Autoritetet kishin pritur deri në 170,000 protestues në të gjithë vendin, përfshirë 60,000 në Paris.

    Megjithatë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, deri në orët e para të pasdites të së shtunës ishin regjistruar rreth 7,000 pjesëmarrës në të gjithë vendin , një numër më i vogël se në të njëjtën kohë javën e kaluar.

    Përafërsisht 70,000 anëtarë të forcave të sigurisë u vendosën për të parandaluar incidentet , ndërsa kujtimet mbeten të freskëta nga trazirat e dhunshme të 17 tetorit, më të rëndat që vendi ka parë vitet e fundit.

    Në Paris, sindikatat organizuan një marshim nga Sheshi i Republikës në Sheshin e Kombit, ndërsa ” Jelekët e Verdhët” bënë thirrje për një tubim të veçantë në Sheshin Concorde, një distancë të shkurtër nga Elizeja dhe Asambleja Kombëtare Franceze.

    Tubimi ishte ndaluar nga autoritetet, me prani të madhe policie që bllokonte hyrjen në zonë.

    Rreth 100 persona që u përpoqën të mblidheshin u rrethuan nga policia, ndërsa dy përfaqësues të lëvizjes u arrestuan.

    Tensionet u rritën edhe në Lion, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që kishin bllokuar një rrugë në qendër të qytetit, duke marrë pjesë në një tubim të paautorizuar.

    Qëndrimi i policisë ka shkaktuar reagime, me dhjetëra hetime të nisura mbi akuzat për dhunë të tepruar kundër protestuesve.

    Protestat po ndikojnë gjithashtu në aktivitetin tregtar, pasi shumë dyqane mbeten të mbyllura ose i mbrojnë dritaret e tyre me mbulesa, nga frika e incidenteve dhe plaçkitjeve.

    Raportohet se qeveria po përpiqet të qetësojë tensionin.

    Kryeministri Sebastien Lecorni pritet të takohet të hënën me përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, me pagat dhe fuqinë blerëse si çështje kryesore.

    Megjithatë, organizatat e studentëve dhe mësuesve kanë njoftuar tashmë një protestë të re për të martën.

    Protestat vijnë në një kohë pasigurie të madhe politike , ndërsa Franca i afrohet zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. /Telegrafi/

  • Real Madrid doesn’t forgive Valencia, wins with convincing results

    Real Madrid doesn’t forgive Valencia, wins with convincing results

    Real Madrid has won a convincing victory in the trip to Vallencia, triumphing with a score of 3-0 under the Spanish Championship.

    The team led by Jose Mourinho solved the winner’s case with a secure performance of Federico Valverde, Arda Güler and Kyian Muppe.

    Real went through the edge of the area in the 28th minute, when Valverde took advantage of a ball turning to the edge of the area and with an exact shot sent the ball to the net for 1-0.

    In the 36th minute, the Madrillians doubled their supremacy. Arda Guler took advantage of a beautiful arching and with an exact shot sent the ball to the net for 2-0.

    Valencia tried to react, but in the first part, she failed to find the goal, while she also faced a real Madrid that controlled the game.

    Real Madrid doesn’t forgive Valencia, wins with convincing results

    Julian Mbppe had a good opportunity in the 58th minute, but goalkeeper Stole Dimitrievski reacted perfectly. The Frenchman did not err in the next case, as in the 75th minute, after a follow-up of Arda Guler, he stood alone in front of the doorman and calmly warned him of the final score 0-3.

    The situation was even harder for locals in the 79th minute, when Jose Gaya was punished with red card after a severe intervention.

    With this victory, Real Madrid amounts to 30 points and currently ranks second, with points equal to the leading Barcelona. Two points less have Atletico Madrid in third place, with 28 points.

    Barcelona and Atletico will face Sunday in a duel that could directly affect the table’s leadership ranking. /Telegraph/

    Standings provided by Sofascore
  • Johnny Depp gave up the role in “ Titanic” because he couldn’t read 15 pages of the scenario: I had difficulty

    Jack Dawson’s role in the Titanic was initially offered to Johnny Depp, but he gave up after having trouble reading about 15 pages of the scenario. However, as he said, he knew the film would be a big success.

    The titanic is one of the most successful movies in cinema history and marked a turning point in Leonardo DiCaprio’s career and Kate Winslet. Today it’s hard to imagine someone else in the role of Jack Dawson and it’s just known that the role was first offered to Johnny Depp.

    According to the magazine Far Out, the year before the premiere, Depp was given the opportunity to get acquainted with James Cameron’s scenario and consider the lead role.

    I had difficulty reading about 15 pages of the Titanic script. It was horrible. I mean, I couldn’t stand it, he once said.

    The actor quickly left the project. Surprisingly, despite the bad impression of the scenario, he was aware of the movie’s potential.

    I knew the Titanic would be a great success, Depp said.

    However, he was not the only actor mentioned in the role. Among the names related to the project were Matthew McConaughey, Ethan Hawke, Chris O’Donell, Christian Bale and Paul Rudd. /Telegraphy/

    YouTube youtu.be

  • Johnny Depp hoqi dorë nga roli në "Titanic" sepse nuk mundi të lexonte 15 faqe të skenarit: Pata vështirësi

    Johnny Depp hoqi dorë nga roli në “Titanic” sepse nuk mundi të lexonte 15 faqe të skenarit: Pata vështirësi

    Roli i Jack Dawson në “Titanik” iu ofrua fillimisht Johnny Depp-it, por ai hoqi dorë pasi pati vështirësi të lexonte rreth 15 faqe të skenarit. Megjithatë, siç tha ai, e dinte që filmi do të ishte një sukses i madh.

    “Titanik” është një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë dhe shënoi një pikë kthese në karrierën e Leonardo DiCaprio-s dhe Kate Winslet. Sot është e vështirë të imagjinohet dikush tjetër në rolin e Jack Dawson dhe dihet pak se roli iu ofrua për herë të parë Johnny Depp-it.

    Sipas revistës Far Out, një vit para premierës, Deppit iu dha mundësia të njihej me skenarin e James Cameron dhe të merrte në konsideratë rolin kryesor.

    “E pata të vështirë të lexoja rreth 15 faqe të skenarit për Titanikun. Ishte e tmerrshme. Dua të them, nuk mund ta duroja,” tha ai dikur.

    Aktori u largua shpejt nga projekti. Çuditërisht, pavarësisht përshtypjes së keqe që i la skenari, ai ishte i vetëdijshëm për potencialin e filmit.

    “E dija që Titaniku do të ishte një sukses i madh”, tha Depp.

    Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi aktor i përmendur për këtë rol. Ndër emrat e lidhur me projektin ishin Matthew McConaughey, Ethan Hawke, Chris O’Donnell, Christian Bale dhe Paul Rudd. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Real Madridi nuk fal ndaj Valencias, merr fitore me rezultat bindës

    Real Madridi nuk fal ndaj Valencias, merr fitore me rezultat bindës

    Real Madridi ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Valencias, duke triumfuar me rezultat 3-0 në kuadër të kampionatit spanjoll.

    Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e zgjidhi çështjen e fituesit me një paraqitje të sigurt, ku shkëlqyen Federico Valverde, Arda Güler dhe Kylian Mbappe.

    Reali kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Valverde përfitoi nga një top i kthyer në skaj të zonës dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

    Në minutën e 36-të, madrilenët e dyfishuan epërsinë. Arda Guler përfitoi nga një harkim i bukur dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

    Valencia tentoi të reagonte, por në pjesën e parë nuk arriti ta gjente golin, ndërsa edhe në vazhdim u përball me një Real Madrid që kontrollonte lojën.

    Real Madrid doesn’t forgive Valencia, wins with convincing results

    Kylian Mbappe pati një mundësi të mirë në minutën e 58-të, por portieri Stole Dimitrievski reagoi shkëlqyeshëm. Francezi nuk gaboi në rastin e radhës, pasi në minutën e 75-të, pas një pasimi të Arda Gulerit, doli i vetëm përballë portierit dhe me qetësi e paraboloi atë për rezultatin përfundimtar 0-3.

    Situata u vështirësua edhe më shumë për vendasit në minutën e 79-të, kur Jose Gaya u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 30 pikëve dhe aktualisht renditet në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me Barcelonën kryesuese. Dy pikë më pak ka Atletico Madridi në vendin e tretë, me 28 pikë.

    Barcelona dhe Atletico do të përballen të dielën, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen e kreut të tabelës./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore