Blog

  • Bastis house of Krakov’s assailant, three bodies are inside &#82/11; image

    Polish authorities have raided the residence of the 25-year-old suspect of the bloody attack on Krakov, while three lifeless bodies have been found during the operation within the facility.

    The operation was conducted in Ostrowiec dealt with the suspect.

    Images published by Polish media show security units using a lift platform to approach the apartment from the balcony.

    Before entering the apartment physically, the authorities also used a police threat that entered through the front door of the balcony to control the interior.

    The operation was conducted with increased security measures and participation of antiterrorism units.

    The residents of the building were evacuated earlier, and the surrounding area was provided by police.

    Polish Prime Minister Donald Tusk later confirmed that three bodies of two women and one man had been found inside the apartment.

    According to published information, victims are believed to be members of the 25-year-old family.

    The troops were first located through the police station, while investigators are now working to determine the circumstances of their death.

    Authorities are also investigating whether these deaths occurred before the Krakov attack and whether they directly relate to the same criminal plan. /Telegraphy/

  • Bastiset banesa e sulmuesit të Krakovit, tre trupa gjenden brenda - pamje

    Bastiset banesa e sulmuesit të Krakovit, tre trupa gjenden brenda – pamje

    Autoritetet polake kanë bastisur banesën e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin e përgjakshëm në Krakov, ndërsa gjatë operacionit brenda objektit janë gjetur tre trupa të pajetë.

    Operacioni u zhvillua në Ostrowiec Świętokrzyski, ku jetonte i dyshuari.

    Pamjet e publikuara nga mediat polake tregojnë njësitë e sigurisë duke përdorur një platformë ngritëse për t’iu afruar banesës nga ballkoni.

    Përpara se të hynin fizikisht në apartament, autoritetet përdorën edhe një dron policor, i cili hyri përmes derës së hapur të ballkonit për të kontrolluar ambientet e brendshme.

    Operacioni u krye me masa të shtuara sigurie dhe me pjesëmarrjen e njësive antiterroriste.

    Banorët e ndërtesës ishin evakuuar më herët, ndërsa zona përreth ishte siguruar nga policia.

    Kryeministri polak Donald Tusk konfirmoi më pas se brenda banesës ishin gjetur tre trupa – dy gra dhe një burrë.

    Sipas informacioneve të publikuara, viktimat besohet se janë anëtarë të familjes së 25-vjeçarit.

    Trupat u lokalizuan fillimisht përmes dronit të policisë, ndërsa hetuesit tani po punojnë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

    Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse këto vdekje kanë ndodhur përpara sulmit në Krakov dhe nëse lidhen drejtpërdrejt me të njëjtin plan kriminal. /Telegrafi/

  • Rome marks grand victory over Sasswalos

    ROma has won an important and convincing victory over Susswall, triumphing 3-0 under the 11th lap of Serie A.

    The capital team selected the match with three goals, where it initially scored Hermoso, while the second goal came from Sebastian Walukievicz’s autogong. Rome’s victory was sealed with the third goal.

    With this victory, Rome goes to 27 points and ranks second on the board.l, -1 from the rival of the city of Lazio. Moreover, capitals have the best attack at the championship with 31 goals marked.

    Meanwhile, Susuolo remains in 17th position, with only eight points.

    On the next lap, Rome will be a guest of Parma, and Susuolo will host Genoa.

  • Roma shënon fitore të thellë ndaj Sassuolos

    Roma shënon fitore të thellë ndaj Sassuolos

    Roma shënon fitore të thellë ndaj Sassuolos

    Roma ka marrë një fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Sassuolos, duke triumfuar 3-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

    Skuadra kryeqytetase e zgjidhi ndeshjen me tre gola, ku fillimisht shënoi Hermoso, ndërsa goli i dytë erdhi nga autogoli i Sebastian Walukiewicz. Fitoren e Romës e vulosi Mora me golin e tretë.

    Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë në tabelë.l, -1 nga rivali i qytetit Lazio. Për më tepër, kryeqytetasit kanë sulmin më të mirë në kampionat me 31 gola të shënuar.

    Ndërkohë, Sassuolo mbetet në pozitën e 17-të me vetëm tetë pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Roma do të jetë mysafire e Parmës, kurse Sassuolo do të presë Genoan.

  • Three people found dead in Krakov’s massacre author’s house

    Three people, two women and one man, allegedly members of the attacker’s family responsible for killing six people in Krakov, Poland, have been found dead inside his home.

    The news has revealed the Polish prime minister, Donald Tusk, on Saturday, saying images recorded in fear appear to have discovered lifeless bodies inside the suspected person’s apartment for the attack.

    Meanwhile, authorities have not yet made public the identity of the attackers, but have confirmed that it is about a 25-year-old Polish, who, according to them, had HINAnationalist views.

    The number of those injured in the shooting has gone to 16 out of 15 reported earlier.

    Investigations into the complete whitelight of the case and circumstances of the deaths of three persons are continuing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjenden të vdekur tre persona në shtëpinë e autorit të masakrës në Krakov

    Gjenden të vdekur tre persona në shtëpinë e autorit të masakrës në Krakov

    Gjenden të vdekur tre persona në shtëpinë e autorit të masakrës në Krakov

    Tre persona, dy gra dhe një burrë, që dyshohet se janë anëtarë të familjes së sulmuesit përgjegjës për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë, janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tij.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, të shtunën, duke thënë se pamjet e regjistruara me dron duket se kanë zbuluar trupat e pajetë brenda banesës së personit të dyshuar për sulmin.

    Ndërkohë, autoritetet ende nuk e kanë bërë publik identitetin e sulmuesit, por kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një 25-vjeçar polak, i cili, sipas tyre, kishte pikëpamje “ultranacionaliste”.

    Numri i të plagosurve nga sulmi me armë zjarri ka shkuar në 16, nga 15 sa ishte raportuar më herët.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të vdekjes së tre personave po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Israel towards power change, president trusts Netanyah rival formation of new government

    Israel’s president has chosen Gadi Eisenkot, Prime Minister Benjamin Netanyahu’s strongest rival, to try to form a new government, following blocked elections that gave none of them a clear path to power.

    President Isaac Herzeg’s office announced that he had announced Eisenkotti, party leader Yashar, on Saturday evening for his goal of believing the task of forming government, reports Thegardian.

    The announcement reportedly will take place on Sunday during a ceremony at the presidential residence in Jerusalem.

    The results of the US Muslim elections could help unite the Israeli coalition to oust Netanyah from power.

    Netanyahu is struggling to remain in office, as his religious-nationalist coalition lost majority in the October 27th elections, though the largest bloc in parliament remained.

    If Eisencot manages to form a coalition, he will replace Netanyah in the prime minister’s post and become the new leader of the Israeli government.

    Eisenkot’s wide opposition bloc won 48 out of 120 seats in the Israeli parliament in the October elections, while Netanyah’s camp secured 53 seats, causing no one to have a majority.

    During consultations with political parties with President Herzeg, 66-year-old Eisencot received the support of both majority Arab lists, which can now play a crucial role in forming the government after achieving unprecedented results in the election.

    However, it is still unclear whether the Eisenkot bloc would accept support from Arab lists for forming government.

    Eisencott, who served as chief of the Israeli Army’s general staff from 2015 to 2019, aims to unite the Israelites after the divisive period of Netanyah’s rule, during which the country has moved significantly towards the right.

    He has vowed to take tough measures against extremist Israeli settlers in the West Coast, who have attacked Palestinians with impunity. Eisencos has named the recent incidents as Jewish terrorism, which, according to him, enabled the government of Netanyah.

    However, the former top military official is not a supporter of peace at all costs. He opposes the establishment of a Palestinian state and has pledged to end Hamas’ rule in Gaza, as well as destroy the military arm of this Islamist movement.

    During the time he led the Israeli army in the 2006 war against Hezbollah, Eisencot drafted the so – called Doktrine Dahiya.

    This doctrine, named after a suburb of Beirut that was severely damaged during that war, implies the threat of Israel to use massive force against civil infrastructure in areas controlled by Lebanese militant Hezbollah movement.

    Source Layer: Insander

  • Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit, presidenti i beson rivalit të Netanyahut formimin e qeverisë së re

    Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit, presidenti i beson rivalit të Netanyahut formimin e qeverisë së re

    Izraeli drejt ndryshimit të pushtetit, presidenti i beson rivalit të Netanyahut formimin e qeverisë së re

    Presidenti i Izraelit ka zgjedhur Gadi Eisenkotin, rivalin më të fortë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, që të përpiqet të formojë një qeveri të re, pas zgjedhjeve të bllokuara, të cilat nuk i dhanë asnjërit prej tyre një rrugë të qartë drejt pushtetit.

    Zyra e presidentit Isaac Herzog bëri të ditur se ai e kishte njoftuar Eisenkotin, liderin e partisë Yashar, të shtunën në mbrëmje “për synimin e tij që t’ia besojë detyrën e formimit të qeverisë”, raporton TheGuardian.

    Në njoftim thuhet se emërimi zyrtar do të bëhet të dielën, gjatë një ceremonie në rezidencën presidenciale në Jerusalem.

    Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA mund të ndihmojnë në bashkimin e koalicionit izraelit për ta larguar Netanyahun nga pushteti.

    Netanyahu po lufton për të mbetur në detyrë, pasi koalicioni i tij fetaro-nacionalist humbi shumicën në zgjedhjet e 27 tetorit, ndonëse mbeti blloku më i madh në parlament.

    Nëse Eisenkot arrin të formojë një koalicion, ai do ta zëvendësojë Netanyahun në postin e kryeministrit dhe do të bëhet udhëheqësi i ri i qeverisë izraelite.

    Blloku i gjerë opozitar i Eisenkotit fitoi 48 nga 120 ulëset në parlamentin izraelit në zgjedhjet e tetorit, ndërsa kampi i Netanyahut siguroi 53 ulëse, duke bërë që asnjëri të mos ketë shumicën.

    Gjatë konsultimeve me partitë politike me presidentin Herzog, 66-vjeçari Eisenkot mori mbështetjen e të dy listave me shumicë arabe, të cilat tani mund të luajnë rol vendimtar në formimin e qeverisë, pasi arritën rezultate të paprecedenta në zgjedhje.

    Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse blloku i Eisenkotit do ta pranonte mbështetjen e listave arabe për formimin e qeverisë.

    Eisenkot, i cili shërbeu si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite nga viti 2015 deri më 2019, synon t’i bashkojë izraelitët pas periudhës përçarëse të qeverisjes së Netanyahut, gjatë së cilës vendi është zhvendosur ndjeshëm drejt së djathtës.

    Ai është zotuar të ndërmarrë masa të ashpra ndaj kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor, të cilët kanë sulmuar palestinezët pa u ndëshkuar. Eisenkot i ka cilësuar incidentet e fundit si “terrorizëm hebre”, të cilin, sipas tij, e ka mundësuar qeveria e Netanyahut.

    Megjithatë, ish-zyrtari i lartë ushtarak nuk është mbështetës i paqes me çdo kusht. Ai kundërshton krijimin e një shteti palestinez dhe është zotuar t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, si dhe të shkatërrojë krahun ushtarak të kësaj lëvizjeje islamiste.

    Gjatë kohës kur drejtonte ushtrinë izraelite në luftën e vitit 2006 kundër Hezbollahut, Eisenkot hartoi të ashtuquajturën “Doktrina Dahiya”.

    Kjo doktrinë, e emërtuar sipas një periferie të Bejrutit, e cila u dëmtua rëndë gjatë asaj lufte, nënkupton kërcënimin e Izraelit për përdorimin e forcës masive kundër infrastrukturës civile në zonat e kontrolluara nga lëvizja militante libaneze Hezbollah.

    Burimi: Insajderi

  • Shkon në 9 numri i viktimave pas sulmit në Krakov, tre trupa zbulohen në shtëpinë e autorit

    Shkon në 9 numri i viktimave pas sulmit në Krakov, tre trupa zbulohen në shtëpinë e autorit

    Dy gra dhe një burrë janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku u vranë gjashtë persona.

    Kryeministri polak Donald Tusk tha se viktimat besohet se janë anëtarë të familjes së sulmuesit.

    Sipas Tuskut, pamjet e realizuara me dron nga shtëpia e të dyshuarit dukeshin se tregonin trupat e pajetë brenda objektit.

    Autoritetet po hetojnë tani rrethanat e vdekjes së tyre dhe nëse ato lidhen drejtpërdrejt me sulmin e mëvonshëm në qendër të Krakovit.

    Sulmuesi, një shtetas polak 25-vjeçar, hyri me automjet në zonën e Sheshit Kryesor të Krakovit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve.

    Gjashtë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet.

    Policia e qëlloi dhe e arrestoi të dyshuarin pas një shkëmbimi zjarri. Ai u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.

    Autoritetet ende nuk e kanë bërë publik identitetin e tij, por kanë thënë se i dyshuari kishte pikëpamje ultranacionaliste dhe se dyshohet se veproi i vetëm.

  • Qofte të lëngshme me djathë dhe salcë pikante domatesh: Përgatiten në tigan, piqen në furrë

    Qofte të lëngshme me djathë dhe salcë pikante domatesh: Përgatiten në tigan, piqen në furrë

    Një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur një drekë të pasur me shije, ku renditja e hapave bën ndryshimin dhe rezultati është një pjatë që vështirë t’i rezistosh

    Qoftet e përgatitura në shtëpi janë ndër gatimet më të dashura, por kur bashkohen me salcë domatesh, erëza aromatike dhe djathë të shkrirë, shndërrohen në një drekë veçanërisht të shijshme.

    Në këtë recetë, qoftet fillimisht skuqen lehtë për të krijuar një kore të artë, më pas gatuhen në salcë domatesh dhe në fund piqen në furrë nën një shtresë mocarele.

    Trumza dhe pak spec djegës i japin salcës aromë dhe shije më të theksuar, ndërsa mocarela krijon një shtresë të butë dhe kremoze.

    Përbërësit për qoftet:

    600 g mish i bluar i përzier

    1 qepë

    2 thelpinj hudhre

    1 vezë

    50 g galetë (thërrime buke të thata)

    50 ml qumësht

    1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël, pluhur

    ½ lugë çaji trumzë e tharë

    Kripë dhe piper sipas shijes

    2 lugë gjelle vaj ulliri

    Përbërësit për salcën:

    700 ml salcë domatesh

    1 qepë

    2 thelpinj hudhre

    ½ lugë çaji spec djegës i grimcuar

    ½ lugë çaji sheqer

    4 degëza trumzë të freskët

    200 g mocarela

    2 lugë gjelle vaj ulliri

    Kripë dhe piper sipas shijes

    Përgatitja

    1. Përgatitni masën e qofteve

    Hidhni qumështin mbi galetë dhe lëreni disa minuta derisa të zbutet.

    Në një enë vendosni mishin e bluar, qepën dhe hudhrën e grirë imët, vezën, galetën e njomur, specin e kuq pluhur, trumzën, kripën dhe piperin.

    Përziejini lehtë derisa përbërësit të bashkohen. Mos e punoni masën për një kohë të gjatë, në mënyrë që qoftet të mbeten të buta dhe të lëngshme.

    Me duar pak të lagura formoni qofte më të mëdha, përafërsisht me të njëjtën madhësi.

    2. Skuqini lehtë qoftet

    Në një tigan të thellë, të përshtatshëm edhe për furrë, ngrohni vajin e ullirit.

    Vendosni qoftet dhe skuqini nga të gjitha anët derisa të marrin një kore të bukur të artë. Nuk është e nevojshme të piqen plotësisht në këtë fazë.

    Hiqini nga tigani dhe vendosini përkohësisht në një pjatë.

    3. Përgatitni salcën pikante të domates

    Në të njëjtin tigan shtoni qepën e grirë imët dhe kaurdiseni derisa të zbutet.

    Shtoni hudhrën e grirë dhe specin djegës. Përziejini për rreth 30 sekonda, pastaj hidhni domatet e pasuara.

    Shtoni sheqerin, kripën, piperin dhe gjysmën e trumzës së freskët.

    Lëreni salcën të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 10 minuta, derisa të fillojë të trashet dhe aromat të bashkohen.

    4. Bashkoni qoftet me salcën

    Kthejini qoftet në tigan, duke i vendosur me kujdes në salcë.

    Vazhdoni gatimin edhe për rreth 10 minuta, në mënyrë që të përthithin aromat dhe të mbeten të lëngshme.

    Mbi secilën qofte vendosni copa mocarele dhe shpërndani trumzën e mbetur.

    5. Piqini në furrë

    Vendoseni tiganin në furrën e parangrohur në 200°C dhe piqini për rreth 10–15 minuta, derisa mocarela të shkrihet dhe të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

    Sigurohuni që qoftet të jenë pjekur plotësisht edhe në brendësi.

    Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini të pushojnë disa minuta, në mënyrë që salca të trashet pak dhe shijet të harmonizohen.

    Me çfarë t’i shërbeni?

    Këto qofte mund të shërbehen me bukë të freskët, pure patatesh ose makarona.

    Për një drekë më të lehtë, mund t’i shoqëroni edhe me sallatë të freskët.

    Salca e pasur e domates dhe mocarela e shkrirë e bëjnë këtë gatim veçanërisht të shijshëm, ndërsa përgatitja në një tigan kursen kohë dhe enë në kuzhinë. /Telegrafi/