Blog

  • Roma nuk fal në shtëpi, mposht Sassuolon me rezultat të pastër

    Roma nuk fal në shtëpi, mposht Sassuolon me rezultat të pastër

    Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj Sassuolos, duke triumfuar me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 27-të, kur Mario Hermoso përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe shënoi me një goditje të saktë.

    Vetëm tri minuta më vonë, Roma e dyfishoi epërsinë, këtë herë me ndihmën e një futbollisti kundërshtar. Sebastian Ëalukieëicz devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë vendasve një avantazh të dyfishtë.

    Sassuolo tentoi të reagonte, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit. Në minutën e 36-të, Arijanet Muriç u tregua vendimtar me një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes së Leonardo Balerdit, duke shmangur golin e tretë.

    Në pjesën e dytë, Roma vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 58-të vulosi praktikisht fitoren. Rodrigo Mora përfitoi nga një pasim i shkëlqyer, depërtoi në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë realizoi për 3-0.

    Donyell Malen pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 55-të, por Muriç reagoi shkëlqyeshëm, ndërsa në minutën e 71-të një tjetër goditje e tij u ndal nga mbrojtja kundërshtare.

    Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe Roma siguroi tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

    Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27 pikëve dhe ngjitet në pozitën e dytë në Serie A, të paktën deri në përfundim të xhiros së 11-të./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • The jeans with this detail look much more elegant and visually extend the legs

    A model that combines daily comfort with the refined appearance of classical pants is drawing the attention of fashionable worshipers. Smart combinations enough to match each occasion

    In the fall of 2026, attention is drawing vertical – sewing jeans to the front of the legs known in fashion as the pintuck jeans or # Seem jeans front.

    According to Fashion magazine Who What WearThis pattern combines the relaxed appearance of traditional jeans with the elegant classical, line pants, creating a more structured and refined silhouette.

    Details That Make Your Feet Look Longer

    The main characteristic of these jeans is the suture, or narrow vertical side, that extends along the front of each leg, from the waist or thigh area toward the end of the trousers.

    This line produces an optical effect that can cause the legs to look longer and the longest silhouette, especially on women with shorter stature.

    Unlike common jeans, which often create a more sporting view, models pink have a more regular and elaborate form. Hence, they can replace classics in many daily combinations.

    The elegant effect is even more pronounced in dark – colored jeans, especially blue tissue and black, which give clothing a more serious and sophisticated view.

    How did you combine for work, walks, and evenings?

    One of the major priorities of this model is adaptability with different styles and cases.

    For a working day, vertical jeans can be combined with a classic sweater with round collars, mokasines and a structured coat. The result is a comfortable yet elegant garment.

    For an evening exit, you just combine with a shirt, low heels, and a small elegant bag. Thus, the same model takes a different view without the need for major changes in the wardrobe.

    As for the more common days, a long – sleeved T – shirt, simple athletes, and a loose jacket create a modern and practical combination.

    A trend not limited to just one season

    Although the jeans pink They are drawing attention during autumn and winter 2026, they are not necessarily a transitional tendency.

    Simple cutting, sewing, and the opportunity to combine with different clothing give them a classic character, which may remain current even in the coming seasons.

    For women who prefer a practical and elegant wardrobe, these jeans can be a good choice because they associate the comfort of the jeans material with the refined appearance of carefully sewn pants.

    Sometimes an unusual cut or a bold color is not needed to completely change the appearance of a familiar garment. A line in the right place is enough. /Telegraphy/

  • Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

    Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

    Një model që bashkon rehatinë e përditshme me pamjen e rafinuar të pantallonave klasike po tërheq vëmendjen e adhuruesve të modës. Mjaftojnë disa kombinime të zgjuara për ta përshtatur me çdo rast

    Në vjeshtën e vitit 2026, vëmendjen po e tërheqin xhinset me qepje vertikale në pjesën e përparme të këmbëve, të njohura në modë si pintuck jeans ose front seam jeans.

    Sipas revistës së modës Who What Wear, ky model ndërthur pamjen e çlirët të xhinseve tradicionale me elegancën e pantallonave klasike me vijë, duke krijuar një siluetë më të strukturuar dhe të rafinuar.

    Detaji që i bën këmbët të duken më të gjata

    Karakteristika kryesore e këtyre xhinseve është qepja ose pala e ngushtë vertikale që shtrihet përgjatë pjesës së përparme të secilës këmbë, nga zona e belit ose e kofshës drejt fundit të pantallonave.

    Kjo vijë krijon një efekt optik që mund t’i bëjë këmbët të duken më të gjata dhe siluetën më të zgjatur, veçanërisht te gratë me shtat më të shkurtër.

    Ndryshe nga xhinset e zakonshme, të cilat shpesh krijojnë një pamje më sportive, modelet pintuck kanë një formë më të rregullt dhe të përpunuar. Për këtë arsye, ato mund të zëvendësojnë pantallonat klasike në shumë kombinime të përditshme.

    Efekti elegant është edhe më i theksuar te xhinset me ngjyra të errëta, sidomos blu indigo dhe të zeza, të cilat i japin veshjes një pamje më serioze dhe më të sofistikuar.

    Si t’i kombinoni për në punë, shëtitje dhe mbrëmje?

    Një nga përparësitë më të mëdha të këtij modeli është përshtatshmëria me stile dhe raste të ndryshme.

    Për një ditë pune, xhinset me qepje vertikale mund të kombinohen me një pulovër klasike me jakë të rrumbullakët, mokasina dhe një pallto të strukturuar. Rezultati është një veshje e rehatshme, por njëkohësisht elegante.

    Për një dalje në mbrëmje, mjafton t’i kombinoni me një bluzë sateni, këpucë me taka të ulëta dhe një çantë të vogël elegante. Kështu, i njëjti model merr një pamje krejt tjetër, pa pasur nevojë për ndryshime të mëdha në garderobë.

    Ndërsa për ditët më të zakonshme, një bluzë me mëngë të gjata, atlete të thjeshta dhe një xhaketë e lirshme krijojnë një kombinim modern dhe praktik.

    Një trend që nuk kufizohet vetëm në një sezon

    Megjithëse xhinset pintuck po tërheqin vëmendje gjatë vjeshtës dhe dimrit 2026, ato nuk janë domosdoshmërisht një tendencë kalimtare.

    Prerja e thjeshtë, qepja e rregullt dhe mundësia për t’i kombinuar me veshje të ndryshme u japin një karakter klasik, që mund të mbetet aktual edhe në sezonet e ardhshme.

    Për gratë që preferojnë një garderobë praktike dhe elegante, këto xhinse mund të jenë një zgjedhje e mirë, sepse bashkojnë rehatinë e materialit xhins me pamjen e rafinuar të pantallonave të qepura me kujdes.

    Ndonjëherë, për ta ndryshuar tërësisht pamjen e një veshjeje të njohur, nuk nevojitet një prerje e pazakontë apo një ngjyrë e guximshme. Mjafton një vijë e vendosur në vendin e duhur. /Telegrafi/

  • Drama in ‘%Karagachi, Sigal Pristina wins against Pec in recent seconds

    Sigal Pristina has scored a dramatic victory in travel to Peja, resulting in 80:79 in the gym HINA Karagachi.

    The match was decided in the last seconds, when the qualms realized a decisive triple, ensuring victory in an extremely combatable confrontation.

    However, the meeting was accompanied by tensions. In the fourth quarter, a explosive device was launched near the Sigal Pristina bank, which led judges to stop the match and send players to the strip store.

    Also, there were tensions between some Pejan viewers and Pristina basketball player Malcolm Arstead.

    After the break, the match continued, and finally the victory was enjoyed by guests from the capital, who triumphed by just one point.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

    Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

    Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

    Sigal Prishtina ka shënuar një fitore dramatike në udhëtim ndaj Pejës, duke triumfuar me rezultat 80:79 në palestrën “Karagaçi”.

    Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur prishtinasit realizuan një treshe vendimtare, duke siguruar fitoren në një përballje tejet të luftuar.

    Megjithatë, takimi u shoqërua edhe me tensione. Në çerekun e katërt, një mjet plasës u hodh në afërsi të bankës së Sigal Prishtinës, çka bëri që gjyqtarët ta ndërprisnin ndeshjen dhe t’i dërgonin lojtarët në zhveshtore.

    Po ashtu, pati tensione mes disa shikuesve pejanë dhe basketbollistit të Prishtinës, Malcolm Arstead.

    Pas ndërprerjes, ndeshja vazhdoi dhe në fund fitores iu gëzuan mysafirët nga kryeqyteti, të cilët triumfuan me vetëm një pikë diferencë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bananas from the sky the Drons become a rescue for chimpanzees blocked by the floods in Florida

    Stormfall has caused floods in parts of Florida, making it difficult for chimpanzees to approach the House of Save the Chimps, at Fort Pierce.

    Because vehicles could not cross flooded areas, the staff has found an alternative way to provide food and necessities for animals – the use of fears.

    Workers have sent fruit and blankets from the air, while a video that has become viral shows Caleb the chimpanzee eating a banana transported in fear.

    The shelter has announced that all chimpanzees are safe, although floods have caused damage to infrastructure, including roads, peaks, vehicles and various equipment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

    Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

    Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

    Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Floridës, duke vështirësuar qasjen e punonjësve te shimpanzetë në strehimoren “Save the Chimps”, në Fort Pierce.

    Për shkak se automjetet nuk mund të kalonin nëpër zonat e përmbytura, stafi ka gjetur një mënyrë alternative për t’u siguruar ushqim dhe gjëra të nevojshme kafshëve: përdorimin e dronëve.

    Punonjësit kanë dërguar fruta dhe batanije nga ajri, ndërsa një video që është bërë virale tregon shimpanzenë Kaleb duke ngrënë një banane të transportuar me dron.

    Strehimorja ka njoftuar se të gjitha shimpanzetë janë të sigurta, megjithëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, përfshirë rrugët, kulmet, automjetet dhe pajisjet e ndryshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

    Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

    Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

    Mjafton të konsumoni vetëm një pije me sheqer në ditë që të rritet rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

    Një studim i Harvardit ka gjetur se konsumimi i një deri në dy kanaçe lëngje të gazuara apo pije energjike rritë rrezikun për sëmundje të zemrës për 31 për qind.

    Gjithashtu u tha se një gjë e tillë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme edhe nga shkaqe të ndryshme, duke përfshirë kancerin, me më shumë se një të pestën.

    Shkëmbimi i një pije që përmban sheqer me një dietale ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, deklaruan shkencëtarët

    Burimi: Insajderi

  • Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë

    Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë

    Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si konsumatorët kërkojnë, zgjedhin dhe blejnë produkte në internet. Përmes analizimit të miliona veprimeve të përdoruesve, algoritmet përpiqen të identifikojnë jo vetëm atë që njerëzit kërkojnë, por edhe dëshirat dhe preferencat që nuk i shprehin drejtpërdrejt.

    Një shembull është platforma ndërkombëtare e modës Lyst, e cila bashkon ofertat e 27 mijë markave dhe dyqaneve dhe përdor inteligjencën artificiale për të personalizuar përvojën e blerjeve.

    Sipas një analize të gazetës italiane Il Sole 24 Ore, Lyst përpunon rreth 10 milionë veprime në ditë, përfshirë kërkimet, produktet e ruajtura në listat e dëshirave dhe blerjet.

    Këto të dhëna i mundësojnë platformës të ndjekë mënyrën se si formohen dhe ndryshojnë preferencat e konsumatorëve.

    Drejtoresha ekzekutive e Lyst, Emma McFerran, e përshkruan kompaninë si një platformë të dëshirave, ku ndërthuren teknologjia, arti dhe analiza e sjelljes njerëzore.

    Sipas saj, inteligjenca artificiale duhet të kuptojë edhe atë që kompania e quan “kritere të heshtura”: faktorët që ndikojnë në një vendim blerjeje, por që përdoruesit nuk i përmendin gjatë kërkimit.

    Për shembull, një person që kërkon një fustan të zi për një aktivitet mund të ketë kërkesa të tjera të pashprehura: të duket elegant, të ndihet rehat dhe të përshtatet me mjedisin shoqëror.

    Algoritmet përpiqen të kuptojnë këtë kontekst për të ofruar sugjerime më të përshtatshme.

    Megjithatë, McFerran pranon se teknologjia ka ende vështirësi në identifikimin e preferencave negative, si rastet kur një përdorues nuk e pëlqen një produkt, por nuk e shpreh këtë në platformë.

    Një tjetër ndryshim lidhet me ndikimin e markave të njohura. Sipas Lyst, konsumatorët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt stileve dhe kombinimeve estetike, në vend që të kërkojnë vetëm një markë të caktuar.

    Ky ndryshim është veçanërisht i dukshëm te brezi Z, ku moda dhe kultura popullore ndikojnë drejtpërdrejt në njëra-tjetrën.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2026, kapelja e ekipit amerikan të basketbollit New York Knicks u rendit si produkti më i kërkuar në indeksin Lyst, me një rritje të kërkimeve prej 4.276% krahasuar me periudhën e mëparshme.

    Sipas McFerran, kjo tregon se ngjarjet sportive dhe kulturore mund të ndikojnë fuqishëm në preferencat e konsumatorëve.

    Analiza e miliona sinjaleve digjitale po i ndihmon platformat të kuptojnë më mirë sjelljen e blerësve, megjithëse parashikimi i dëshirave individuale mbetet një proces kompleks dhe jo gjithmonë i saktë./Euronews.al

    Burimi: Dukagjini

  • Kjo është pija natyrale për imunitet më të fortë dhe tretje më të mirë

    Kjo është pija natyrale për imunitet më të fortë dhe tretje më të mirë

    Kjo është pija natyrale për imunitet më të fortë dhe tretje më të mirë

    Uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë mund të ndihmojë në hidratimin, lehtësimin e fryrjes dhe qetësimin e dhimbjes së fytit. Kjo pije është gjithashtu një burim i vitaminës C, e cila është thelbësore për funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e lëkurës, sipas Health.com.

    Hidratim i përmirësuar

    Gjatë natës, trupi humbet lëngje përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Një gotë me ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon në rimbushjen e tij, gjë që mund të rrisë nivelet e energjisë, të përmirësojë përqendrimin dhe të ndihmojë në ruajtjen e temperaturës normale të trupit. Shtimi i limonit dhe mjaltit përmirëson shijen e ujit, gjë që mund t’ju inkurajojë të pini më shpesh. Hidratimi i mirë është thelbësor për eliminimin e produkteve të mbeturinave, lubrifikimin e nyjeve dhe mbrojtjen e shtyllës kurrizore.

    Lehtësim i dhimbjes së fytit

    Shumë njerëz e gjejnë ujin e ngrohtë me limon dhe mjaltë të dobishëm për dhimbjet e fytit, alergjitë sezonale ose qëndrimin në dhoma të thata. Lëngu i ngrohtë qetëson fytin e irrituar dhe ndihmon në zbërthimin e mukusit. Mjalti vesh membranat mukoze dhe vetitë e tij antimikrobike mund të lehtësojnë kollën.

    Një përmbledhje e studimeve shkencore zbuloi se mjalti ishte më efektiv se disa metoda të zakonshme në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Në mënyrë specifike, ai ndihmoi në uljen e frekuencës dhe intensitetit të kollës. Megjithatë, autorët e studimit vërejnë se nevojiten më shumë kërkime përpara se mjalti të rekomandohet rregullisht në vend të ilaçeve standarde.

    Mbështet sistemin imunitar

    Vitamina C në limon stimulon punën e qelizave imune, gjë që forcon mbrojtjen natyrore të trupit kundër infeksioneve dhe mund të përshpejtojë shërimin. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet e shoqëruara me sëmundjet kronike. Lëngu i një limoni të shtrydhur në një gotë me ujë siguron rreth 21% të kërkesës ditore për këtë vitaminë.

    Hidratimi i mirë është gjithashtu i rëndësishëm për imunitetin. Marrja e mjaftueshme e ujit ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të baktereve të zorrëve dhe mbështet qelizat imune në traktin tretës që mbrojnë trupin nga mikroorganizmat e dëmshëm.

    Tretje më e mirë dhe më pak fryrje

    Lëngjet e ngrohta mund të relaksojnë muskujt e zorrëve dhe të lehtësojnë çrregullimet e tretjes. Hidratimi i mjaftueshëm gjithashtu parandalon kapsllëkun dhe ndihmon në ruajtjen e tretjes së rregullt. Lëngu i limonit përmban acid citrik, i cili mund të ndihmojë stomakun tuaj të zbërthejë ushqimin.

    Ai gjithashtu mund të përshpejtojë zbrazjen e stomakut, duke lejuar që ushqimi të kalojë më shpejt nëpër sistemin tuaj tretës. Për disa njerëz, kjo mund të zvogëlojë ndjenjat e rëndesës dhe fryrjes pas ngrënies.

    Efektet në shëndetin e lëkurës

    Ndërsa asnjë pije nuk mund ta ndryshojë menjëherë pamjen e lëkurës suaj, hidratimi luan një rol kyç në mbajtjen e saj të hidratuar dhe elastike. Pirja e mjaftueshme e lëngjeve mund të ndihmojë në parandalimin e tharjes dhe pa jetë të lëkurës. Vitamina C në limon gjithashtu ndihmon trupin tuaj të prodhojë kolagjen, një proteinë që i jep lëkurës suaj forcën dhe strukturën e saj.