Blog

  • E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

    E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

    E kishte urdhrin mbrojtës, por ish-kunati e telefonoi – gruaja në Malishevë e denoncon, 40-vjeçari pranon kontaktin para Policisë

    As urdhri mbrojtës i gjykatës nuk e ka penguar një 40-vjeçar nga Malisheva që ta kontaktojë ish-kunatën e tij. Gruaja, e cila kishte një urdhër mbrojtës aktiv, ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pasi kishte pranuar telefonatën. Kur u mor në pyetje nga hetuesit, i dyshuari nuk e mohoi kontaktin me të. Ai pranoi se e kishte telefonuar, ndërsa rasti tashmë po trajtohet për dyshimet lidhur me mospërfilljen e urdhrit të gjykatës.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti është raportuar të mërkurën, më 4 nëntor 2026, rreth orës 21:00, në fshatin Turjakë të Malishevës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, H.B. 38 vjeçare ka njoftuar Policinë se ish-kunati i saj, A.R. 40 vjeçar, e kishte kontaktuar përmes telefonit, ndonëse ajo posedonte një urdhër mbrojtës që ishte ende në fuqi.

    Gruaja ka denoncuar telefonatën si mospërfillje të urdhrit mbrojtës, duke kërkuar që rasti të trajtohej nga organet kompetente.

    Pas pranimit të denoncimit, zyrtarët policorë kanë intervistuar 40-vjeçarin lidhur me kontaktin e raportuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari ka pranuar para hetuesve se e kishte telefonuar ish-kunatën e tij.

    Megjithatë, pranimi i telefonatës nuk nënkupton automatikisht pranim të veprës penale. Përgjegjësia eventuale do të vlerësohet në raport me detyrimet dhe ndalimet që përmban urdhri mbrojtës.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës”.

    Me vendim të Prokurorisë, 40-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

    Ende nuk janë bërë të ditura përmbajtja e bisedës telefonike dhe rrethanat në të cilat ishte lëshuar urdhri mbrojtës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • US General Osborn decorates KSF Commander Union Yasar

    The General Adwittant of the National Guard of Ajova, Major General Stephen E. Osborn, has decorated Yasar with the Medal of High Advan National Hours and the Order of St. Maurice, a symbol of infantry.

    The allegations have been set aside in recognition of the contribution and co-operation within the partnership between the Kosovo Security Force and the National Guard of Aiva.

    Co-operation with the Parliament National Guard is one of the key pillars of defence partnership between Kosovo and the US, contributing to the establishment of capacities and professional preparation of KSF.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

    Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

    Adjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn, e ka dekoruar Jasharin me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.

    Dekoratat i janë ndarë në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

    Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës është një nga shtyllat e rëndësishme të partneritetit të mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen profesionale të FSK-së.

     

    Burimi: RTKLive

  • Vdes këmbësorja në Prishtinë, u godit nga autobusi

    Vdes këmbësorja në Prishtinë, u godit nga autobusi

    Vdes këmbësorja në Prishtinë, u godit nga autobusi

    Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, mëngjesin e djeshëm është raportuar për një aksident trafiku që ka rezultuar me fatalitet.

    Sipas Policisë së Kosovës, një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.

    “Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë policia në raportin 24-orësh.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa rasti është nën hetime. /Klankosova.tv

  • Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë

    Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosovës është informuar se në një banesë është gjetur pa shenja jete një mashkull shtetas i Austrisë.

    Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv

  • Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

    Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

    Këngëtarja kanadeze Celine Dion u shfaq në koncertin e Metallica në Sphere në Las Vegas, ku, duke gjykuar nga videoja që postoi në Instagram, ajo “luajti” me gjithë fuqinë e saj një kitarë bas imagjinare.

    Në videon që ajo ndau në story-n e saj në Instagram, Dion ndjek me pasion basistin e Metallica-s, Roberto Trujillo, duke imituar lëvizjet e tij me gishtat në qafën e kitarës.

    Sipas USA Today, pamjet e fansave tregojnë këngëtaren duke “tërhequr” fije të padukshme me një shprehje përqendrimi të plotë. Ajo e ndoqi koncertin nga një kuti ku ndodhej edhe Slash dhe anëtarët e grupit No Doubt, të cilët kishin performuar më parë në Sphere.

    Dion, e cila jeton në Las Vegas, nuk ka performuar në qytet që nga viti 2019. Ajo u rikthye në skenë këtë vjeshtë me 16 koncerte në La Défense Arena të Parisit, të mbajtura nga 12 shtatori deri më 17 tetor, dhe sipas një njoftimi në faqen e saj zyrtare të internetit, ajo do të performojë dhjetë koncerte të tjera atje në maj 2027.

    Në dhjetor 2022, ajo njoftoi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazma të forta muskulore, gjë që çoi në tërheqjen e saj nga skena. Dion i dha fund performancës së saj 16-vjeçare në The Colosseum në Caesars Palace në qershor 2019. USA Today vëren se performancat e saj e transformuan Las Vegasin nga një vend ku interpretuesit i dhanë fund karrierës së tyre në një nga vendet më të kërkuara në industrinë e muzikës.

    Një angazhim i ri në Resorts World u njoftua për vitin 2021, por u anulua për shkak të problemeve të saj shëndetësore. Spekulimet për një rikthim në Las Vegas vazhdojnë të qarkullojnë, por përveç koncerteve në Paris, asgjë nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

  • With axes destroyed the bed, the mother in Peja pins her son for violence and pressure for money, he is arrested

    A bed dug out in the courtyard and injured with axes, a broken window, and a security camera destroyed with wooden sticks. This was the view the police received at a house in Vitomirica, Pec, where a mother has denounced her son for psychological violence and constant pressure on money. The case has ended with the arrest of 28-year-old, while during the investigation it has been found that injuries at home were caused even a day earlier.

    Signal Journal sources suggest that the event was reported on Friday, November 6, 2026, at around 13:30 on the Street of Zukko Kandarı, in the village of Vitomirica of Pec.

    According to information provided by the signal, A.H., about 51-year-olds, it denounced her son, S.H., about 28 years old, claiming he exerted psychological violence on family members to impose money.

    When the police patrol arrived at the scene, he encountered a bed thrown out in the courtyard, a broken window, and a damaged security camera.

    The mother has told investigators that her son was behind these injuries, which she also claimed to be a user of narcotic substances.

    According to her report, the 28-year-old had exerted constant psychological pressure on the family, demanding money.

    But from the information the signal provided results that the clashes in this family had not started that day.

    Just a day earlier, on November 5th, the suspect had damaged the house’s front door window, according to random information.

    What did the suspect admit to the investigators?

    After the arrest on the scene, the 28-year-old was interviewed by investigators in the presence of a defence attorney.

    During his statement, he has provided his explanation for the bed issued in the courtyard.

    According to him, he had left his bed at his mother’s request, but after having put it outside, he had been injured with an axe.

    He has also stated that the security camera, located near the door of the house, had been damaged by a wooden stick.

    Meanwhile, the mother has been interviewed by the investigation unit in the presence of representatives of the Centre for Social Work, psychologist and neuropsychiatrist.

    Even investigators and the crime department have appeared on the scene to record injuries.

    The prosecution orders the ban for 48 hours

    Following initial actions, the State Prosecutor has been announced in the case, which has directed the initiative of the criminal procedure for domestic acts of Dhuna and the rise or damage to property.

    By the prosecution’s decision, the 28-year-old has been detained for 48 hours, while investigations are continuing to fully clarify the circumstances.

    Mother claims to use narcotic substances and continued psychological violence remain the object of verification by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Me sëpatë shkatërroi krevatin, me shkop kamerën – nëna në Pejë denoncon djalin për dhunë dhe presion për para, ai arrestohet

    Me sëpatë shkatërroi krevatin, me shkop kamerën – nëna në Pejë denoncon djalin për dhunë dhe presion për para, ai arrestohet

    Me sëpatë shkatërroi krevatin, me shkop kamerën – nëna në Pejë denoncon djalin për dhunë dhe presion për para, ai arrestohet

    Një krevat i nxjerrë në oborr dhe i dëmtuar me sëpatë, një dritare e thyer dhe një kamerë sigurie e shkatërruar me shkop druri. Kjo ishte pamja që i priti policët në një shtëpi në Vitomiricë të Pejës, ku një nënë ka denoncuar djalin e saj për dhunë psikologjike dhe presion të vazhdueshëm për para. Rasti ka përfunduar me arrestimin e 28-vjeçarit, ndërsa gjatë hetimeve është zbuluar se dëmtime në shtëpi ishin shkaktuar edhe një ditë më parë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Zuko Qungur”, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, A.H., rreth 51-vjeçare, ka denoncuar djalin e saj, S.H., rreth 28-vjeçar, duke deklaruar se ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj familjarëve për t’i detyruar t’i jepnin para.

    Kur patrulla policore mbërriti në vendngjarje, hasi një krevat të hedhur jashtë në oborr, një dritare të thyer dhe një kamerë sigurie të dëmtuar.

    Nëna u ka deklaruar hetuesve se pas këtyre dëmtimeve qëndronte djali i saj, për të cilin ka pohuar gjithashtu se është përdorues i substancave narkotike.

    Sipas denoncimit të saj, 28-vjeçari kishte ushtruar presion të vazhdueshëm psikologjik ndaj familjes, duke kërkuar të holla.

    Por nga informacionet që ka siguruar Sinjali rezulton se përplasjet në këtë familje nuk kishin nisur atë ditë.

    Vetëm një ditë më parë, më 5 nëntor, i dyshuari kishte dëmtuar edhe xhamin e derës hyrëse të shtëpisë, sipas informacioneve të rastit.

    Çfarë pranoi i dyshuari para hetuesve?

    Pas arrestimit në vendngjarje, 28-vjeçari është intervistuar nga hetuesit në praninë e avokatit mbrojtës.

    Gjatë deklarimit, ai ka dhënë shpjegimin e tij për krevatin e nxjerrë në oborr.

    Sipas tij, krevatin e kishte larguar nga shtëpia me kërkesën e nënës, por pasi e kishte vendosur jashtë, e kishte dëmtuar me sëpatë.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se kamerën e sigurisë, të vendosur pranë derës së shtëpisë, e kishte dëmtuar me një shkop druri.

    Ndërkohë, nëna është intervistuar nga njësia e hetimeve në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, psikologes dhe neuropsikiatrit.

    Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e krimteknikës për dokumentimin e dëmtimeve.

    Prokuroria urdhëron ndalimin për 48 orë

    Pas veprimeve fillestare, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprat “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Me vendim të Prokurorisë, 28-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Pretendimet e nënës për përdorimin e substancave narkotike dhe dhunën e vazhdueshme psikologjike mbeten objekt i verifikimit nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kolona, mungesë parkingjesh e tani edhe çmime më të larta – Prishtina kërkon 40% më shumë para nga qytetarët

    Kolona, mungesë parkingjesh e tani edhe çmime më të larta – Prishtina kërkon 40% më shumë para nga qytetarët

    Kolona, mungesë parkingjesh e tani edhe çmime më të larta – Prishtina kërkon 40% më shumë para nga qytetarët

    Në një kryeqytet ku qytetarët humbin kohë çdo ditë në kolona, përballen me mungesën e vendparkimeve dhe shpesh detyrohen të sillen rrugëve për të gjetur një hapësirë të lirë, parkimi po bëhet edhe më i shtrenjtë. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar rritjen e tarifave deri në 40 për qind, duke e çuar çmimin në zonën qendrore në 1.40 euro për orë. Qytetarëve u kërkohet të paguajnë më shumë, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë përmirësimi konkret në shërbime do të marrin në këmbim.

    Vendimi është marrë të premten, më 6 nëntor 2026, kur Kuvendi Komunal miratoi ndryshimet në rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në kryeqytet.

    Sipas tarifave të reja, në Zonën I çmimi i parkimit rritet nga një euro në 1.40 euro për orë, ndërsa në Zonën II nga 50 në 70 centë. Në të dyja rastet, rritja është 40 për qind.

    Por përtej përqindjeve, shifrat marrin një kuptim krejt tjetër kur përkthehen në shpenzimet e përditshme të qytetarëve.

    Pesë orë parkim me tarifën orare kushtojnë shtatë euro. Tetë orë arrijnë në 11.20 euro. Për një qytetar që detyrohet të parkojë rregullisht në qendër, këto shpenzime mund të kthehen në një barrë të konsiderueshme mujore.

    Bileta mujore për vizitorët në Zonën I kushton 140 euro, ndërsa ajo vjetore arrin në 1,400 euro. Për banorët rezidentë, bizneset dhe punonjësit parashihen tarifa të veçanta.

    Çmimet rriten, por a po përmirësohet shërbimi?

    Prishtina prej kohësh përballet me sfida të mëdha në komunikacion. Kolonat, numri i kufizuar i vendparkimeve dhe vështirësitë e lëvizjes janë pjesë e përditshmërisë së shumë qytetarëve.

    Në këtë situatë, vendimi për rritjen e çmimeve ngre një pyetje të pashmangshme:

    Çfarë ka ndryshuar për qytetarin që sot duhet të paguajë 40 për qind më shumë për të njëjtin vendparkim?

    A janë krijuar kapacitete të reja? A janë përmirësuar kushtet e parkimit? A janë ofruar alternativa të mjaftueshme të transportit publik për ata që duhet të hyjnë çdo ditë në qendër?

    Pa përgjigje konkrete për këto pyetje, rritja e tarifave rrezikon të perceptohet më shumë si një ngarkesë shtesë financiare sesa si zgjidhje për problemet e komunikacionit.

    Në qendër nuk shkohet vetëm për argëtim

    Parkimi në qendër të Prishtinës nuk është domosdoshmërisht zgjedhje luksi.

    Qytetarët shkojnë aty për punë, për të marrë shërbime administrative, për vizita mjekësore apo për të kryer obligime që nuk mund të shtyhen.

    Një person i moshuar që duhet të vizitojë mjekun, një prind që shoqëron fëmijën apo një qytetar që vjen nga një komunë tjetër nuk e ka gjithmonë mundësinë ta shmangë përdorimin e veturës.

    Për këta qytetarë, çmimi i parkingut nuk është thjesht tarifë për komoditet. Është një shpenzim i detyrueshëm që i shtohet kostos së jetesës.

    Kjo e bën të domosdoshme që çdo politikë e re tarifore të marrë parasysh jo vetëm nevojën për menaxhimin e trafikut, por edhe mundësitë reale financiare të qytetarëve.

    Kush përfiton nga rritja dhe ku do të shkojnë paratë?

    Tarifat më të larta mund të përdoren si instrument për të dekurajuar qëndrimet e gjata të automjeteve në qendër dhe për të përmirësuar qarkullimin.

    Por një politikë e tillë duhet të mbështetet në analiza të qarta dhe objektiva të matshëm.

    Sa të hyra shtesë pritet të gjenerohen? Për çfarë do të përdoren ato? Sa do të investohet në parkingje të reja, përmirësimin e infrastrukturës dhe alternativat e transportit?

    Këto janë përgjigje që Komuna e Prishtinës dhe ndërmarrja “Prishtina Parking” duhet t’ua japin qytetarëve.

    Sepse rritja e çmimit, në vetvete, nuk dëshmon përmirësim të menaxhimit.

    Prishtina duhet të jetë e jetueshme, jo vetëm më e shtrenjtë

    Askush nuk e konteston nevojën për rregullimin e parkingjeve dhe përdorimin racional të hapësirës publike.

    Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë që një vendim që ua rrit shpenzimet të shoqërohet me përmirësime konkrete dhe të arsyeshme.

    Një qytet nuk bëhet më funksional vetëm duke i rritur tarifat. Bëhet më funksional kur banorët e tij fitojnë kohë, kanë më shumë alternativa dhe marrin shërbime më cilësore.

    Prandaj, përpara se rritja prej 40 për qind të konsiderohet zgjidhje për problemet e parkingjeve, drejtuesit e kryeqytetit duhet të tregojnë se çfarë përfiton qytetari nga ky vendim.

    Në fund, pyetja është e thjeshtë: nëse Prishtina vazhdon të ketë të njëjtat kolona, të njëjtën mungesë parkingjesh dhe të njëjtat vështirësi në komunikacion, përse qytetari duhet të paguajë 40 për qind më shumë?

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Një shtetas austriak gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia jep detaje

    Një shtetas austriak gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia jep detaje

    Një shtetas austriak gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia jep detaje

    Policia ka njoftuar se një shtetas i Austrisë është gjetura pa shenja jete në një banesë në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

    Ngjarja ndodhi dje pasdite, ndërsa policia tha se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    Policia e Kosovës tha se po e heton rastin.

    Burimi: Insajderi