Blog

  • RYCO u ndan tre të rinjve çmimet "Harmony Hero 2026"

    RYCO u ndan tre të rinjve çmimet “Harmony Hero 2026”

    Tre të rinj nga fusha të ndryshme, të cilët bëjnë diferencën përmes punës së tyre, janë nderuar me çmimin “Harmony Hero Awards 2026”, nga Zyra Lokale e RYCO-s në Kosovë.

    Në një ceremoni të organizuar në Rezidencën Gjermane në Kosovë, Edona Bllaca, Ilir Kicmari dhe Butrint Avdyli u nderuan si dëshmi se nuk ekziston vetëm një mënyrë për të ndërtuar paqen, por një gatishmëri e përbashkët për të bërë përpjekje.

    Edona prej vitesh është e angazhuar në vullnetarizëm dhe në promovimin e hapësirave më gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

    Ajo bën punën e heshtur dhe këmbëngulëse për t’u siguruar që askush të mos mbetet jashtë. Iliri i shndërron teknologjinë dhe edukimin në ura lidhëse, duke i përdorur për të afruar të rinjtë përtej ndasive dhe për të përcjellë mesazhe të paqes edhe më larg.

    Ndërsa Butrinti përdor gazetarinë dhe bisedat e sinqerta rreth së kaluarës për t’u dhënë të rinjve hapësirë të shtrojnë pyetje, të kuptojnë dhe të angazhohen me rrëfimet që vazhdojnë të ndikojnë në atë se kush jemi sot.

    Krenare Gashi-Krasniqi, udhëheqëse e Zyrës së RYCO-s për Kosovë, reflektoi mbi atë se çfarë do të thotë të jesh hero sot: të jesh një person që, përmes veprimeve të tij, përpiqet t’i bashkojë të tjerët.

    “Harmonia nuk do të thotë të pajtohemi gjithmonë”, tha ajo. “Do të thotë të mbetemi të gatshëm të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, edhe kur nuk pajtohemi” .

    Çfarë thanë fituesit dhe ambasadori gjerman? Shikojeni videon në vazhdim.

    roar-assets-auto.rbl.ms

  • Arsenali i prish planet e Barcelonës, refuzon kategorikisht shitjen e lojtarit

    Arsenali i prish planet e Barcelonës, refuzon kategorikisht shitjen e lojtarit

    Arsenali ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për të shitur Piero Hincapie në afatin kalimtar të dimrit. Kjo është një goditje e madhe për objektivat e transferimeve të Barcelonës, pasi ata e kishin atë në sy për të forcuar mbrojtjen e tyre në janar.

    Sipas Fabrizio Romano, klubi londinez nuk ka ndërmend të negociojë largimin e mbrojtësit nga Amerika e Jugut, pavarësisht thashethemeve të forta që e lidhin atë me Barcelonën.

    Ndërkohë, eksperti italian shtoi se vëmendja në krahun e majtë në Camp Nou tani është zhvendosur te Alejandro Balde, i cili do të ishte i gatshëm të largohej nga klubi katalunas në janar 2027 nëse situata e tij sportive nuk përmirësohet menjëherë.

    Në zyrat në Concha Espina dhe Camp Nou, situata e qendërmbrojtësit ekuadorian po monitorohej si një mundësi e artë, duke pasur parasysh kohën e tij të reduktuar të lojës në “Emirates”.

    Deri më tani në sezonin 2026-2027, Hincapie ka grumbulluar vetëm 346 minuta në fushë, pasi është lënë në rolin e zëvendësuesit të rregullt të italianit Riccardo Calafiori në krahun e majtë të mbrojtjes së Gunners. Pavarësisht kësaj kohe të kufizuar loje, trajneri Arteta ka informuar komitetin sportiv se nuk parashikon ta humbasë mbrojtësin në asnjë rrethanë.

    Trajneri i lindur në San Sebastian e konsideron Hincapien një lojtar të pazëvendësueshëm për shkak të besueshmërisë së tij në situatat një-me-një, performancës së tij sa herë që hyn në fushë dhe aftësisë së tij për të alternuar pa probleme midis qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë.

    Me një vlerësim prej 50 milionë eurosh nga Transfermarkt dhe një kontratë afatgjatë dhe të sigurt deri më 30 qershor 2031, klubi anglez ka përjashtuar çdo ofertë për Decon gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/

  • Person found without life signs in Pristina, Austrian citizen

    Person found without life signs in Pristina, Austrian citizen

    Kosovo police have indicated that a person has been found without life signs in Pristina, while he is a citizen of Austria.

    The case has occurred on the street — Isa Boletini — in Pristina.

    No. Information has been accepted that a life-free male citizen of Austria has been found, said the police report.

    At the scene in addition to police units, there has been a medical team that has ascertained the victim’s death.

    By order of the prosecutor, the case has been initiated and the body has been sent to the IML for production. /Telegraphy/

  • Personi i gjetur pa shenja jete në Prishtinë, shtetas i Austrisë

    Personi i gjetur pa shenja jete në Prishtinë, shtetas i Austrisë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, ndërsa është shtetas i Austrisë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë.

    “06.11.2026 – 19:06. Është pranuar informata se në një banesë është gjetur pa shenja jete një mashkull shtetas i Austrisë”, thuhet në raport policor.

    Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

  • KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 07.11.2026, do të kryhen punime përsiguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërpritet:

    Dalja 20 kV J10, Dalja nr. 5 PR2-PR7 (kodi: 11000076), nga ora 09:00 deri në 09:15 dhe nga ora 15:45 deri në 16:00.

    Vendet: Një pjesë e rrugëve Ndue Përlleshi, Shaqir Ingrishta, Enver Maloku, Ukshin Kovaçica, Theodor Muzaka, Muharrem Fejza dhe Ahmet Korenica, si dhe një pjesë e rrugës Muharrem Fejza.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve për punë pa tension dhe manipulimi me ndarësit e TM-së.

    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

    Dalja 20 kV J11, Dalja nr. 5 PR7-PR2 (kodi: 19000076), nga ora 09:00 deri në 09:15 dhe nga ora 15:45 deri në 16:00.

    Vendet: Një pjesë e rrugës Muharrem Fejza, në afërsi të shkollës.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve për punë pa tension dhe manipulimi me ndarësit e TM-së.

    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 7, përmes daljes 20 kV J11 PR7, Dalja nr. 5, do të ndërpriten nga ora 09:00 deri në orën 16:00:

    NS 20/0.4 kV ADK-NTSH (kodi: 19000076177)

    NS 20/0.4 kV Bujar Hasani BTP (kodi: 19000076174)

    NS 20/0.4 kV Bujar Hasani BTP (kodi: 19000076352)

    NS 20/0.4 kV Sami Rexha Keni SH.P.K. (kodi: 19000076268)

    Vendet: Një pjesë e rrugës Muharrem Fejza, një pjesë e rrugës Beqir Kastrati, një pjesë e rrugës Konstantin Kristoforidhi dhe një pjesë e rrugës Lot Vaku.

    Arsyeja: Ndërrimi i kthinave 20 kV në TS 20/0.4 kV Bujar Hasani “BTP HOLDING” SH.P.K.

    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 7, përmes daljes 20 kV J17 PR7, Dalja nr. 3, do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në orën 15:00:

    – NS 20/0.4 kV TS Hendikos (kodi: 19000074194).

    Vendet: Hendikos dhe rruga Nekibe Kelmendi.

    Arsyeja: Ndërrimi i kthinave 20 kV në TS 20/0.4 kV Hendikos.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga  NS 110/35/10kV Peja 1 (H09) do të ndërprehet:

    NS 35/10[kV] Peja II (H06) me kod: 500510  dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10[kV]

    prej orës 10:30  deri në ora 15:30

    Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr.Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej,  Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija, Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), e Çamërisë, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Bajram Kelmendi, De Rada, Elena Gjika (një pjesë), Enver Hadri, Esat Berlajolli, Gjenerali Wesly Clarc (një pjesë), Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Mbreti Bardhyl (një pjesë), Nëna Terezë (një pjesë), Onufri, Ramiz Xhema (një pjesë), Shaban Spahija (një pjesë), Shaqir Qavolli, Veslli Kllark, Viljem Voker dhe Xhevat Begolli, Burma, Eliot Engel, Faik Konica (një pjesë), Gazmend Zajmi (një pjesë), Gjemajl Shkololli, Kongresi, Lirisë, Mbretëresha Teutë (një pjesë), Qarshia e Gjatë, Shaban Basha, Sheshi Haxhi Zekës, Zejtarëve (një pjesë) dhe Zekirja Rexha (një pjesë), 12 Qershori, Lekë Dukagjini (një pjesë), Maria Shllaku, Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës, Ujësjellësi, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), e Tesllës (një pjesë), Flori e Lauri, Koço Floku, Lekë Dukagjini, Mbreti Zog (një pjesë), Mulla Agani (një pjesë), Nëna Terezë, Pal Engjëlli, Perandori Justinian, Rashit Gorani, Rifat Begolli (një pjesë), Xheladin Hana dhe Gjimnazi.

    Fshatrat: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, Levoshë dhe Maja e Zezë,

    Arsyeja: Energjizimi i kthinave te reja.

     Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga NS 110/10 kV Skenderaj do të ndërpritet:

    Dalja 10 kV Turiqevci (kodi: 74000006), nga ora 10:30 deri në orën 15:30.

    Vendet: Fshatrat Açarevë, Burojë (lagjet: Beqani, Duraku, Haliti, Hoti, Kastrati, Man Hajdini, Shala, Thaqi dhe te Xhamia), Izbicë (një pjesë), Klladernicë (një pjesë), Klinë e Ulët (një pjesë), Kopiliç (lagjet: Marinëve, Hatalaku, Kadrija, Kuqani, Smaka dhe Veseli), Kopiliç i Epërm, Kopiliç i Poshtëm, Turiçevc (lagjet: Abazi, Ali Obrija, Halimi, Hoti dhe Lutani), Llaushë, Rakinicë (një pjesë), Resnik (një pjesë) dhe Vojnik.

    Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri në segmentin Rakinicë–Dajaku, pjesë e linjës së re të projektit Turiqevci.

    Burimi: Insajderi

  • Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

    Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

    Ambasada Gjermane në Kosovë ka rikujtuar shfaqjen e dokumentarit “Eni’s Rescue”, i cili rrëfen historinë e një familjeje hebreje të shpëtuar gjatë Holokaustit, me ndihmën e shqiptarit nga Kosova, Veli Meliqi.

    Dokumentari është shfaqur në Reporting House, ndërsa pas projeksionit është zhvilluar një bashkëbisedim me producentin e filmit dhe ish-ambasadorin Bernd Borchardt, shkruan Telegrafi.

    Filmi tregon historinë e familjes hebreje Frances, e cila në vitin 1943 u largua nga Shkupi drejt Tiranës, me ndihmën e Veli Meliqit, i cili i ndihmoi të shpëtonin nga përndjekja naziste.

    Në dokumentar përfshihet edhe dëshmia e Eni Altaratz, e lindur Frances, e cila sot jeton në Jerusalem. Përmes rrëfimit të saj, filmi sjell historinë e familjes dhe guximin e njerëzve që ndihmuan hebrenjtë gjatë asaj periudhe.

    Ambasada Gjermane thekson se dokumentari trajton edhe rolin e veçantë të Shqipërisë gjatë Holokaustit, kur mijëra hebrenj gjetën mbrojtje falë solidaritetit dhe guximit të shqiptarëve dhe ndihmësve shqiptarë nga Kosova.

    “Dokumentari hedh dritë mbi guximin dhe humanizmin e atyre që ndihmuan hebrenjtë të shpëtonin nga përndjekja naziste”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Në njoftimin e saj, Ambasada Gjermane ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, duke e cilësuar mbrëmjen si një mundësi përkujtimi dhe shkëmbimi të rëndësishëm rreth historisë së Holokaustit./Telegrafi/


  • This is the prisoner involved in the case of two other cases.

    A postcard, a V filler ALA and an envelope that ended up in the hands of a drug investigator.

    What seemed to be common correspondence between a prisoner in Dubrava and a prisoner in Lipjan has raised doubts about an unusual way of carrying narcotic substances.

    After the first instance, authorities have even recorded two other similar cases. The signal paper reveals the identity of prisoners involved in the investigation.

    It’s about Win Spahiu, imprisoned at the Dubrava Correcting Center in Istog. According to information provided by the Signal newspaper, the case is recorded on July 31, 2026, during the inspection of correspondence among inmates.

    Correcting officials had decided to open an envelope related to Spahiu’s communication with a prisoner at the Women’s Correcting Center in Lipjan. Only letters were found inside the envelope. A written card and a VALA filler folder raised doubts that the material could have been sprayed with narcotics.

    Zarfi was seized for further examinations, while doubts remained limited in this case.

    Signal sources suggest that corrective officials have recorded two more cases, which are set to be addressed through relevant investigative actions. This has raised questions about whether correspondence among prisoners may have been used to transport forbidden substances.

    However, it has not yet been confirmed through examination that the envelope contained narcotics, while the individual responsibility of the involved has not been determined.

    The State Prosecutor has been announced in the case, which has directed the initiative of the procedure for unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogs. Investigations are continuing from the Pja drug unit.

    The content of the envelope, the screening results and the eventual connection to the other two cases are expected to be crucial to clarifying doubts.

    The suspect enjoys the promise of innocence.

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Kartolina, letra dhe një dyshim për drogë mes dy burgjeve – ky është i burgosuri, i përfshirë në rastin që zbuloi edhe dy raste të tjera

    Ekskluzive | Kartolina, letra dhe një dyshim për drogë mes dy burgjeve – ky është i burgosuri, i përfshirë në rastin që zbuloi edhe dy raste të tjera

    Ekskluzive | Kartolina, letra dhe një dyshim për drogë mes dy burgjeve – ky është i burgosuri, i përfshirë në rastin që zbuloi edhe dy raste të tjera

    Një kartolinë, një kartelë mbushëse e VALA-s dhe një zarf që përfundoi në duart e hetuesve të antidrogës.

    Ajo që dukej si korrespondencë e zakonshme mes një të burgosuri në Dubravë dhe një të burgosure në Lipjan, ka ngritur dyshime për një mënyrë të pazakontë të bartjes së substancave narkotike.

    Madje, pas rastit të parë, autoritetet kanë evidentuar edhe dy raste të tjera të ngjashme. Gazeta Sinjali zbulon identitetin e të burgosurit të përfshirë në këtë hetim.

    Bëhet fjalë për Fiton Spahiun, i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Istog. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është evidentuar më 31 korrik 2026, gjatë kontrollit të korrespondencës ndërmjet personave të burgosur.

    Zyrtarët korrektues kishin marrë vendim të hapnin një zarf që lidhej me komunikimin e Spahiut me një të burgosur në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Brenda zarfit nuk u gjetën vetëm letra. Një kartolinë e shkruar dhe një kartelë mbushëse e VALA-s ngritën dyshime se materiali mund të ishte spërkatur me substanca narkotike.

    Zarfi u konfiskua për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa dyshimet nuk mbetën të kufizuara në këtë rast.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtarët korrektues kanë evidentuar edhe dy raste të tjera, të cilat është vendosur të trajtohen përmes veprimeve përkatëse hetimore. Kjo ka ngritur pyetje nëse korrespondenca mes të burgosurve mund të jetë shfrytëzuar për bartjen e substancave të ndaluara.

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar përmes ekzaminimit se zarfi përmbante narkotikë, ndërsa as përgjegjësia individuale e personave të përfshirë nuk është përcaktuar.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Hetimet po vazhdojnë nga njësia e antidrogës në Pejë.

    Përmbajtja e zarfit, rezultatet e ekzaminimit dhe lidhja eventuale me dy rastet e tjera pritet të jenë vendimtare për zbardhjen e dyshimeve.

    I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë.

    Burimi: Sinjali

  • Vuciq sang and celebrated in a Belgrade bar, but suddenly his face changed

    Serbia’s president, Aleksandar Vuciq, has spent Friday evening at a café called ‘%aci Bar’, where he was filmed singing, dancing and enjoying the atmosphere.

    The images published on social networks, which he also broadcast directly to TikTok, have prompted numerous ironic reactions and comments.

    At one point, his behavior changes unexpectedly. The volcano stops singing, keeps silent, and remains looking at emptiness, with a serious expression on its face.

    The contrast between the moments of entertainment and this sudden reaction has attracted attention to social networks, where images have been associated with ironic comments, linking its expression to recent election results.

    One of the comments he took note was “Mammi, come and get me, I can’t do it anymore, while other users compared Vucciki’s behavior to that of someone trying to prove that he’s having a good time, regardless of the circumstances.

    The images have been widely distributed on social networks, turning the Serbian president’s evening into one of the topics discussed in online media. /Telegraphy/

  • Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

    Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kaluar mbrëmjen e së premtes në një kafene të quajtur “Ćaci Bar”, ku është filmuar duke kënduar, kërcyer dhe shijuar atmosferën.

    Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat ai i transmetoi edhe drejtpërdrejt në TikTok, kanë nxitur reagime dhe komente të shumta ironike.

    Në një moment, sjellja e tij ndryshon papritur. Vuçiqi ndalon së kënduari, hesht dhe mbetet duke shikuar në zbrazëti, me një shprehje serioze në fytyrë.

    Kontrasti mes momenteve të argëtimit dhe këtij reagimi të papritur ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku pamjet janë shoqëruar me komente ironike, duke e lidhur shprehjen e tij me rezultatet e fundit zgjedhore.

    Një nga komentet që mori vëmendje ishte “mami, eja më merr, nuk po mundem më”, ndërsa përdorues të tjerë e krahasuan sjelljen e Vuçiqit me atë të dikujt që përpiqet të dëshmojë se po kalon mirë, pavarësisht rrethanave.

    Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer mbrëmjen e presidentit serb në një nga temat e diskutuara në mediat online. /Telegrafi/