RYCO u ndan tre të rinjve çmimet “Harmony Hero 2026”

RYCO u ndan tre të rinjve çmimet "Harmony Hero 2026"

Written by

in

Tre të rinj nga fusha të ndryshme, të cilët bëjnë diferencën përmes punës së tyre, janë nderuar me çmimin “Harmony Hero Awards 2026”, nga Zyra Lokale e RYCO-s në Kosovë.

Në një ceremoni të organizuar në Rezidencën Gjermane në Kosovë, Edona Bllaca, Ilir Kicmari dhe Butrint Avdyli u nderuan si dëshmi se nuk ekziston vetëm një mënyrë për të ndërtuar paqen, por një gatishmëri e përbashkët për të bërë përpjekje.

Edona prej vitesh është e angazhuar në vullnetarizëm dhe në promovimin e hapësirave më gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Ajo bën punën e heshtur dhe këmbëngulëse për t’u siguruar që askush të mos mbetet jashtë. Iliri i shndërron teknologjinë dhe edukimin në ura lidhëse, duke i përdorur për të afruar të rinjtë përtej ndasive dhe për të përcjellë mesazhe të paqes edhe më larg.

Ndërsa Butrinti përdor gazetarinë dhe bisedat e sinqerta rreth së kaluarës për t’u dhënë të rinjve hapësirë të shtrojnë pyetje, të kuptojnë dhe të angazhohen me rrëfimet që vazhdojnë të ndikojnë në atë se kush jemi sot.

Krenare Gashi-Krasniqi, udhëheqëse e Zyrës së RYCO-s për Kosovë, reflektoi mbi atë se çfarë do të thotë të jesh hero sot: të jesh një person që, përmes veprimeve të tij, përpiqet t’i bashkojë të tjerët.

“Harmonia nuk do të thotë të pajtohemi gjithmonë”, tha ajo. “Do të thotë të mbetemi të gatshëm të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, edhe kur nuk pajtohemi” .

Çfarë thanë fituesit dhe ambasadori gjerman? Shikojeni videon në vazhdim.

roar-assets-auto.rbl.ms