Blog

  • Kurti’s lack of uniforms for new cadets blames the Ministry

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has avoided giving a direct response to reports of lack of uniforms and equipment for Kosovo Police officials, which reportedly influenced the graduation of the 63rd generation of police cadets.

    Asked by journalists about the scandal, Kurti has thrown the ball at the dictatorship led by Jalal Svecla, claiming that the Ministry of Internal Affairs is responsible for details.

    Instead of clarifying logistical shortages, the prime minister chose to reason with the budget increase.

    I will now go there and of course it is a new achievement that the Republic of Kosovo is adding to more than 300 new screws, of which about 30% are women. As for the equipment supply, in uniforms, is the Ministry of Internal Affairs that can give them the right answer on how the processes go, but the budget for the Kosovo Police has grown steadily and there has never been more government and state care for police, army, officer and uniform as it now said, Kurti.

    Despite reported delays and frustrations, the graduation ceremony of the 63rd generation of Kosovo Police is held today by 16:30, where the ranks of the main security institution are expected to join over 300 new police officials.

    Source Layer: Signal

  • Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

    Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

    Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shmangur dhënien e një përgjigjeje direkte lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës – problem ky që raportohet se ndikoi edhe në shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë.

    I pyetur nga gazetarët për këtë skandal, Kurti ia ka hedhur topin te dikasteri që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, duke deklaruar se për detaje përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme.

    Në vend të sqarimit për mungesat logjistike, kryeministri zgjodhi të arsyetohet me rritjen e buxhetit.

    “Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, deklaroi Kurti.

    Pavarësisht vonesave dhe pakënaqësive të raportuara, ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës mbahet sot nga ora 16:30, ku radhëve të institucionit kryesor të sigurisë pritet t’i bashkohen mbi 300 zyrtarë të rinj policorë.

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

    Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

    Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, dhe “Detyrimi“, nga neni 328, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KPRK-së. Po ashtu, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro.

    Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

    Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit.

    Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Burimi: Insajderi

  • UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS

    UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS

    Si të ndërtohet një urë më e fortë ndërmjet universitetit dhe tregut të punës? Kjo ishte në fokus të Konferencës mbi Vlerën e Shtuar të Arsimit Dual në Kosovë, të organizuar nga UNI – Universum International College, në kuadër të projektit evropian DUALKO, të bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

    Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore, institucioneve publike dhe sektorit të industrisë për të diskutuar rëndësinë e një modeli modern të arsimit, që ndërthur njohuritë akademike me përvojën praktike në kompani.

    Gjatë diskutimeve u theksua se arsimi dual është një mundësi konkrete për të përgatitur të rinjtë me aftësitë që kërkon tregu i punës, duke rritur punësueshmërinë dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe bizneseve.

    Si institucion i arsimit të lartë, UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), vazhdon të promovojë inovacionin, standardet ndërkombëtare dhe qasjet bashkëkohore të të nxënit, duke kontribuar në zhvillimin e një arsimi më të orientuar drejt praktikës dhe karrierës.

    Përmes konferencës DUALKO, UNI riafirmoi rëndësinë e partneriteteve ndërmjet akademisë dhe industrisë për të krijuar më shumë mundësi për gjeneratat e reja.

    Arsim më praktik, aftësi më të forta dhe mundësi më të mëdha për punësim – kjo është e ardhmja drejt së cilës duhet të ecë arsimi në Kosovë.

     Apliko tani: UNI – Universum International College
     Email: aplikimet@universum-ks.org
     Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

    Burimi: Dukagjini

  • “Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

    “Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

    Ish-modelja e “Playboy”-t, Karissa Shannon, sqaron të vërtetën lidhur me pretendimet se Hugh Hefner kërkonte që ajo të kryente marrëdhënie seksuale incestuoze me motrën e saj binjake, Kristina Shannon.

    Në një intervistë ekskluzive për “Page Six”, 37-vjeçarja Karissa konfirmoi se pretendimi i fundit i Crystal Harris – e veja e Hefnerit – është “i vërtetë”. Ajo u shpreh e habitur nga fakti që njerëzit u tronditën kur dëgjuan fjalën “incest”.

    “Mendoja se njerëzve u shkonte ndërmend diçka e tillë,” tha Karissa. Ajo theksoi se më parë e kishte përshkruar përvojën seksuale me themeluesin e ndjerë të “Playboy”-t si një “sulm” dhe “përdhunim” – përfshirë këtu edhe rastin kur, siç pretendohet, ato u detyruan të përfshiheshin në një marrëdhënie treshe në ditëlindjen e 19-të të saj dhe të Kristinës.

    “Ai përpiqej të na detyronte mua dhe motrën time të kryenim marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën,” pohoi Karissa, e cila jetoi në rezidencën e famshme të Hefnerit në Los Anxhelos së bashku me Kristinën, nga mosha 18 deri në 20 vjeç.

    “Unë dhe motra ime nuk e kemi bërë kurrë vërtet diçka të tillë. Këtë dua ta theksoj qartë: nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie seksuale incestuoze. Thjesht nuk e kemi bërë. E simuluam. E simuluam çdo herë. Ishte e tmerrshme… e simuluam plotësisht.”

    Karissa tregoi se Harris – e cila ishte e martuar me Hefnerin nga dhjetori i vitit 2012 deri në vdekjen e tij në shtator 2017, në moshën 91-vjeçare – ishte shpesh e pranishme dhe e vetëdijshme se ajo dhe Kristina “po e simulonin”.

    Megjithatë, sipas Karissës, Hefneri “nuk e kishte idenë” dhe “mendonte se ishte e vërtetë”. Ajo shton se kjo intimitet i sikletshëm “e bënte atë shumë të lumtur”, pasi ai e konsideronte diçka “të bukur”.

    “Ai donte ta shihte, donte që ne të luanim seksualisht me njëra-tjetrën dhe thoshte se, nëse vërtet e donim njëra-tjetrën, do ta bënim bashkë,” pretendon ajo. Ajo shton se, ndonëse ajo dhe Kristina ishin të reja dhe lehtësisht të ndikueshme, të dyja ishin plotësisht në një mendje për këtë çështje.

    “Unë dhe motra ime folëm për këtë… dhe thamë: ‘Le ta simulojmë thjesht,’” kujton ajo.

  • Fiat planifikon rikthimin e Puntos

    Fiat planifikon rikthimin e Puntos

    Fiat po planifikon rikthimin e modelit të njohur Punto, me synimin për të rimarrë një pjesë të tregut ku aktualisht dominon Renault Clio.

    Drejtori ekzekutiv i Fiatit, Arnaud Belloni, ka deklaruar se marka duhet ta ketë sërish në ofertën e saj një model të tillë, duke theksuar se ndërprerja e prodhimit të Punto-s i krijoi Renault-it mundësinë për ta forcuar pozitën e Clio-s.

    Sipas tij, largimi nga tregu i modeleve Fiat Punto dhe Ford Fiesta, si dhe mungesa e një gjenerate të re të Volkswagen Polo-s, i dhanë Renault Clio-s hapësirë të madhe për të dominuar segmentin, duke arritur sukses të konsiderueshëm në shitje.

    Fiat dëshiron ta rikthejë Punto-n me motorë tradicionalë me djegie të brendshme dhe versione hibride, në vend që modeli të jetë vetëm elektrik.

    Për këtë qëllim, kompania mund të përdorë platformën CMP/eCMP të grupit Stellantis, e cila tashmë shfrytëzohet nga disa modele kompakte dhe SUV të markave të këtij grupi. Kjo do t’i mundësonte Fiatit zhvillimin e një modeli të ri pa pasur nevojë për investime të mëdha.

    Punto i parë u prezantua në vitin 1993 si pasardhës i modelit Uno. Gjenerata e dytë doli në vitin 1999, ndërsa në vitin 2005 u prezantua Grande Punto. Ky i fundit, me disa përditësime, qëndroi në treg deri në vitin 2018.

    Belloni ka bërë të ditur se rikthimi nuk do të ndodhë menjëherë, por modeli i ri Fiat Punto pritet të prezantohet brenda dy deri në tri vjetësh. /Telegrafi/

  • "I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro", Prokuroria me aktakuzë për fajde ndaj një personi në Prizren

    “I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro”, Prokuroria me aktakuzë për fajde ndaj një personi në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, dhe “Detyrimi“.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    “Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

    “Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit”.

    Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

  • Tuchel shpall listën e Anglisë për Ligën e Kombeve, i bën thirrjen e parë një lojtari 'të pabesueshëm' dhe përjashton dy yje

    Tuchel shpall listën e Anglisë për Ligën e Kombeve, i bën thirrjen e parë një lojtari ‘të pabesueshëm’ dhe përjashton dy yje

    Përzgjedhësi Thomas Tuchel ka emëruar skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve të Anglisë, duke u dhënë dy talenteve thirrjen e tyre të parë.

    Përpara ndeshjeve të tyre të fundit në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Spanjës në pushimin ndërkombëtar të nëntorit, Tuchel ka zyrtarizuar skuadrën e Anglisë.

    Në prag të pushimit, shumë tifozë të Anglisë shpresonin për disa thirrje të mëdha nga trajneri i Tre Luanëve, dhe duket se ai i ka dëgjuar me dy lojtarë të rëndësishëm të lënë jashtë, ndërsa disa lojtarë të rinj emocionues janë thirrur për herë të parë në ekipin e parë.

    Siç pritej, lojtarë si Jordan Pickford, Declan Rice dhe fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, janë përfshirë të gjithë në skuadrën e Ligës së Kombeve për ndeshjet e ardhshme.

    Megjithatë, ajo që shumë nuk do ta kishin pritur është se ylli i Fulhamit, Josh King, është thirrur nga Tuchel.

    19-vjeçari ishte një nga katër lojtarët që udhëtuan me Anglinë në Kupën e Botës gjatë verës për një kamp përgatitor, me Tuchelin që madje pranoi se ishte afër përfshirjes në skuadrën e parë.

    Dhe tani ai më në fund do të ketë shansin e tij pasi ka bërë përshtypje me kombëtaren, pas dy golave dhe një asistimi në nëntë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.

    Jobe Bellingham, vëllai i vogël i Jude Bellingham, është thirrur gjithashtu për herë të parë në skuadrën kombëtare të Anglisë, pasi bëri përshtypje për Borussia Dortmund këtë sezon.

    Ylli i Dortmundit zëvendëson Kobbie Mainnon, i cili është lënë jashtë për shkak të mungesës së minutave dhe formës së fundit të Manchester United.

    Ndërkohë, si Cole Palmer ashtu edhe Phil Foden mbeten jashtë skuadrës së Anglisë nga Tuchel.

    Skuadra e plotë e Anglisë për Ligën e Kombeve

    Portierë: Jordan Pickford, Jason Steele, James Trafford;

    Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Djed Spence, Ben White, Ezri Konsa, Jarell Quansah, Jarrad Branthwaite, Marc Guehi, Lewis Hall;

    Mesfushorë: Elliot Anderson, Jude Bellingham, Myles Lewis-Skelly, James Garner, Declan Rice, Josh King, Jobe Bellingham, Morgan Gibbs-White;

    Sulmues: Rio Ngumoha, Dominic Calvert-Lewin, Harry Kane, Eberechi Eze, Anthony Gordon, Morgan Rogers;

    /Telegrafi/

  • Rubio nuk do ta braktis administratën Trump

    Rubio nuk do ta braktis administratën Trump

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë raportimet se po planifikon të largohet nga administrata e presidentit Donald Trump, duke theksuar se synon të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit aktual presidencial.

    Rubio i ka mohuar pretendimet për një largim të mundshëm nga administrata, duke bërë të ditur se vazhdimi i punës në ekipin e 80-vjeçarit ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të tij.

    “Ka qenë gjithmonë plani im që të qëndroj deri në fund të mandatit të Trumpit. Më pëlqen puna që po bëj”, deklaroi Rubio, duke hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij në administratën amerikane, raporton nyt.

    Ndërkohë, ai ka refuzuar të komentojë mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, një çështje që ka nxitur diskutime rreth së ardhmes politike të disa figurave brenda Partisë Republikane.

    I pyetur drejtpërdrejt nëse po e shqyrton mundësinë për të garuar për Shtëpinë e Bardhë, Rubio u tregua i prerë dhe tha se nuk dëshiron të diskutojë më për këtë temë.

    “Fjalë për fjalë, nuk do të flas më për vitin 2028”, u përgjigj ai.

    Deklaratat e kryediplomatit amerikan vijnë në një kohë kur vëmendja politike në SHBA po zhvendoset gradualisht edhe drejt garës së ardhshme presidenciale, ndonëse zgjedhjet e vitit 2028 janë ende larg.

    Rubio, i cili më parë ka qenë kandidat për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, vazhdon të jetë një nga figurat e rëndësishme të administratës Trump. /Telegrafi/

  • Rënie e nivelit të ujit në 40 Burimet, Prizreni përballet me reduktime në furnizim

    Rënie e nivelit të ujit në 40 Burimet, Prizreni përballet me reduktime në furnizim

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në 40 Burimet, një nga burimet kryesore për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Prizrenit.

    Për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve ujore, kompania ka bërë të ditur se është detyruar të aplikojë reduktime në furnizimin me ujë, me qëllim të menaxhimit të rezervave ekzistuese dhe sigurimit të një shpërndarjeje sa më të qëndrueshme për konsumatorët.

    Në këtë situatë, KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë apel qytetarëve që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të shmangin përdorimin e tij për qëllime joesenciale.

    Kompania ka njoftuar se ekipet e saj po e përcjellin vazhdimisht gjendjen e burimeve dhe situatën e furnizimit, ndërsa konsumatorët do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

    KRU “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se situata lidhet drejtpërdrejt me kapacitetet e kufizuara të burimeve ujore. /Telegrafi/