Rubio nuk do ta braktis administratën Trump

Rubio nuk do ta braktis administratën Trump

Written by

in

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë raportimet se po planifikon të largohet nga administrata e presidentit Donald Trump, duke theksuar se synon të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit aktual presidencial.

Rubio i ka mohuar pretendimet për një largim të mundshëm nga administrata, duke bërë të ditur se vazhdimi i punës në ekipin e 80-vjeçarit ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të tij.

“Ka qenë gjithmonë plani im që të qëndroj deri në fund të mandatit të Trumpit. Më pëlqen puna që po bëj”, deklaroi Rubio, duke hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij në administratën amerikane, raporton nyt.

Ndërkohë, ai ka refuzuar të komentojë mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, një çështje që ka nxitur diskutime rreth së ardhmes politike të disa figurave brenda Partisë Republikane.

I pyetur drejtpërdrejt nëse po e shqyrton mundësinë për të garuar për Shtëpinë e Bardhë, Rubio u tregua i prerë dhe tha se nuk dëshiron të diskutojë më për këtë temë.

“Fjalë për fjalë, nuk do të flas më për vitin 2028”, u përgjigj ai.

Deklaratat e kryediplomatit amerikan vijnë në një kohë kur vëmendja politike në SHBA po zhvendoset gradualisht edhe drejt garës së ardhshme presidenciale, ndonëse zgjedhjet e vitit 2028 janë ende larg.

Rubio, i cili më parë ka qenë kandidat për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, vazhdon të jetë një nga figurat e rëndësishme të administratës Trump. /Telegrafi/