Blog

  • Pse Torreense po luan në Ligën e Evropës, ndonëse është klub i kategorisë së dytë portugeze?

    Pse Torreense po luan në Ligën e Evropës, ndonëse është klub i kategorisë së dytë portugeze?

    Duhet të flasim për Torreensen, klubin portugez të kategorisë së dytë që po sfidon pritshmëritë dhe po bën histori në këtë edicion të Ligës së Evropës.

    Skuadra e drejtuar nga Joao Nuno pritej ta përfundonte fazën e ligës në pozitën e fundit, por pas dy fitoreve në katër ndeshjet e para, aktualisht renditet mbi klube të njohura si Milan, Real Sociedad, Crystal Palace dhe Marseille.

    Njëra prej këtyre fitoreve erdhi të enjten mbrëma, kur dy golat e shënuar në kohën shtesë nga Javi Vazquez dhe Musa Drammeh i siguruan Torreenses një triumf dramatik 3-2 ndaj skuadrës armene Ararat-Armenia, në stadiumin “Estadio Municipal de Leiria”.

    Por si ka arritur një klub i kategorisë së dytë të jetë pjesë e Ligës së Evropës dhe të lërë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit kontinental?

    Torreense siguroi pjesëmarrjen në këtë edicion të Ligës së Evropës pasi në muajin maj fitoi Kupën e Portugalisë, një sukses që ishte po ashtu i jashtëzakonshëm.

    Klubi nga Torres Vedras realizoi atë që konsiderohet si një prej surprizave më të mëdha në historinë e këtij kompeticioni, duke mposhtur Sporting Lisbonën në finale. Golat e Kevin Zohi dhe Stopira i dhanë Torreenses fitoren 2-1 dhe trofeun e madh.

    Me këtë sukses, Torreense u bë klubi i parë nga kategoria e dytë që fiton Kupën e Portugalisë. Për më tepër, triumfi i siguroi kualifikimin direkt në fazën e ligës së Ligës së Evropës, pavarësisht pozitës që do të zinte në kampionat.

    Kjo është veçanërisht interesante, pasi Torreense nuk arriti të sigurojë promovimin në elitën e futbollit portugez në fund të sezonit të kaluar. Ata humbën ndeshjet e ‘play-off’-it për ngjitje ndaj Casa Pia.

    Madje, situata në kampionat nuk është aspak e jashtëzakonshme. Pas nëntë ndeshjeve, Torreense renditet në vendin e 12-të në Liga Pro, duke e bërë edhe më mbresëlënës startin e tyre në garën evropiane.

    Përballjen e fundit ndaj Ararat-Armenia, Torreense e zhvilloi në stadiumin “Estadio Municipal de Leiria”, i cili ka kapacitet prej 23,888 ulësesh.

    Megjithatë, ky nuk është stadiumi ku klubi i zhvillon zakonisht ndeshjet si vendas. Në kampionatin portugez, Torreense luan në “Estadio Manuel Marques”, një stadium me kapacitet prej vetëm 2,500 tifozësh.

    Për shkak se stadiumi i tyre nuk i plotëson kriteret e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve evropiane, klubi është i detyruar t’i luajë takimet e Ligës së Evropës rreth 60 milje larg shtëpisë.

    Kështu, Torreense po shkruan një histori të veçantë në futbollin portugez dhe evropian: një klub i kategorisë së dytë, që fitoi kupën vendore dhe tani po sfidon gjigantët e kontinentit në Ligën e Evropës./Telegrafi/

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj gjykatëses në Viti

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj gjykatëses në Viti

    Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tëpandehurit H. Y. i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar.

    Sipas kërkesës së prokurorisë me datë 04.11.2026 rreth orës 14:00 në fshatin Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë, gjatë realizmit të ekzaminimit të terrenit në kuadër të lëndës civile, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega Viti, veprim procedural që ndërmerrej nga gjyqtarja e rastit, me qëllim të shqyrtimit dhe konstatimit të rrethanave faktike relevante për çështjen civile, i pandehuri H. Y. i pranishëm në vendin e ngjarjes, me dashje, vetëdije dhe në mënyrë agresive, ndërhyn në zhvillimin e veprimit zyrtar të gjykatës, duke ndërmarr veprime të drejtpërdrejta kundër gjyqtares dhe duke cenuar integritetin e saj fizik, si dhe autoritetin dhe ushtrimin e pavarur të funksionit gjyqësor.

    Më këto veprime i pandehuri H. Y. dyshohet të ketë kryer veprën penale sulmi ndaj personit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

  • Inshallah we have some of your blood, good man. – Ministry office is executed by Kurti’s action

    Vetevendosje Movement Chairman Albin Kurti donated blood yesterday, marking the 10th anniversary of the death of activist of this political subject, Astrit Dehari.

    A militant member of this party, Janet Sadiku, who is part of the Agriculture Minister’s cabinet, Armend Muja, also participated in the event.

    In the post yesterday with Kurt, she wrote: Inshallah, we have some of your blood, good man, that you have given so much to the Republic of Kosovo.

    Source Layer: Insander

  • “Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë”-Zyrtarja e ministrisë egzaltohet nga veprimi i Kurtit

    “Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë”-Zyrtarja e ministrisë egzaltohet nga veprimi i Kurtit

    “Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë”-Zyrtarja e ministrisë egzaltohet nga veprimi i Kurtit

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhuruar gjak dje, në shënim të 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të këtij subjekti politik, Astrit Dehari.

    Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një militante e kësaj partie, Xheneta Sadiku, e cila është pjesë e kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.

    Në postimin e djeshëm bashkë me Kurtin, ajo ka shkruar: Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikes së Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Rolando Maran publishes Albania’s list, a debut among 27 football players

    Albanian National coach Rolando Maran has made public the list of 27 football players gathered for the last two C1 Group matches at UEFA Nation League, towards Finland and Belarus.

    The only innovation on the Red List is the defender of Dinamo City, Ysni Ismaili, who first receives the invitation to be part of the Albanian National.

    An important opportunity for football player, who will now have the opportunity to show his values in the red representative.

    Albania will launch this November match edition with its confronting of Finland, which will take place on November 12th at the Air Albania Stadium, starting at 20:45.

    Meanwhile, the second challenge will be played on November 15th in Budapest, Hungary, where the reds will face Belarus at the NHIlovovsky Rudolf Stadium, starting at 6:00. These two confrontations will be crucial for Albania to close phase of U groups EFA Nations League, while attention will be on possible debut, Ysni Ismaili.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rolando Maran publikon listën e Shqipërisë, një debutues në mesin e 27 futbollistëve

    Rolando Maran publikon listën e Shqipërisë, një debutues në mesin e 27 futbollistëve

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka bërë publike listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

    Risia e vetme në listën e kuqezinjve është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

    Një mundësi e rëndësishme për futbollistin, i cili tashmë do të ketë rastin të tregojë vlerat e tij në përfaqësuesen kuqezi.

    Shqipëria do ta nisë këtë edicion të ndeshjeve të nëntorit me përballjen ndaj Finlandës, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.

    Ndërkohë, sfida e dytë do të luhet më 15 nëntor në Budapest të Hungarisë, ku kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në stadiumin “Illovszky Rudolf”, me fillim nga ora 18:00. Këto dy përballje do të jenë vendimtare për Shqipërinë në mbyllje të fazës së grupeve të UEFA Nations League, ndërsa vëmendja do të jetë edhe te debutuesi i mundshëm, Ysni Ismaili.

    Burimi: Dukagjini

  • Franco Foda publishes Kosovo’s list of last two matches in the League of Nations, three team innovations

    Kosovo National Selector Franco Foda has published the list of football players invited for the last two games of the group phase in the League of Nations, which take place during November.

    The Daardians will first face Israel on November 14, at the B3 Group’s latest match against Ireland, and three days later, on November 17th, they will travel to Dublin.

    For these two important confrontations, the German technician has decided to collect a total of 27 football players, trusting the team’s known names, but also several new players.

    The innovations on the Foda list are defenders Lindri Kamberi and Blaon Kurtulus, as well as assailant Enis Rexhepi, who will have the opportunity to prove themselves in Kosovo’s fanele. Kosovo aims to close with positive results these two matches, which could be crucial to its goals in the current edition of the League of Nations.

    Source Layer: Dukeagini

  • Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

    Franco Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, tri risi në skuadër

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, të cilat zhvillohen gjatë muajit nëntor.

    “Dardanët” fillimisht do të përballen me Izraelin, më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të Grupit B3 kundër Irlandës.

    Për këto dy përballje të rëndësishme, tekniku gjerman ka vendosur të grumbullojë gjithsej 27 futbollistë, duke u besuar emrave të njohur të ekipit, por edhe disa lojtarëve të rinj.

    Risitë në listën e Fodës janë mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë veten në fanellën e Kosovës. Kosova synon t’i mbyllë me rezultate pozitive këto dy ndeshje, të cilat mund të jenë vendimtare për objektivat e saj në edicionin aktual të Ligës së Kombeve.

    Burimi: Dukagjini

  • A journalist allegedly jumped in, detention required

    DThe Pristina Constitutional Prosecutor’s General Department has suggested that, at the order of the guardian prosecutor, a person with the A.I. initials has been detained for 48 hours, under suspicion that a journalist has filed.

    According to initial suspicions, suspect A.I. has detained journalist D.I., due to her duty and profession, reports I did. tv.

    Under investigative actions, the prosecution said they were interviewed and damaged D.I. and suspect A.I., with the aim of collecting and collecting relevant information about the case.

    The State Prosecutor has submitted to the competent court the request for the appointment of the detention measure against the defendants, the report said.

    The Constitutional Prosecutor in Pristina said she remains committed to protecting journalists and ensuring their security, as well as in full respect for freedom of expression. /I did. tv

  • Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

    Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

    Dyshohet se kanosi një gazetare, kërkohet paraburgimi i tij

    Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person me inicialet A.I., nën dyshimin e bazuar se ka kanosur një gazetare.

    Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari A.I. ka kanosur gazetaren D.I., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të saj, raporton Klankosova.tv.

    Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokuroria tha se janë intervistuar e dëmtuara D.I. dhe i dyshuari A.I., me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin.

    “Prokurori i Shtetit ka paraqitur pranë gjykatës kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, u tha në njoftim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë deklaroi se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes. /Klankosova.tv