Blog

  • Mucunski: Kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE-së, raporti nuk është kritikë por udhëzim

    Mucunski: Kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE-së, raporti nuk është kritikë por udhëzim

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë paraqitjes në edicionin e lajmeve të televizionit Sitel, foli për raportin e fundit të Komisionit Evropian, proceset reformuese dhe sfidat në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

    Mucunski vlerësoi se raporti paraqet një pasqyrë objektive dhe reale të gjendjes në vend në aspektin e integrimit evropian, duke theksuar se në disa fusha është evidentuar përparim, ndërsa në të tjera mbetet nevoja për punë shtesë.

    “Unë nuk do t’i quaja kritika, por udhëzime për atë që duhet të bëjmë për t’u përmirësuar. Përmbajtja e këtij raporti është në interesin tonë. Nuk duhet ta shohim si detyrim ndaj Bashkimit Evropian, por si detyrim ndaj qytetarëve tanë, sepse bëhet fjalë për standarde të larta, në të cilat prej vitesh investojmë kohë dhe burime serioze”, theksoi Mucunski.

    Ai nënvizoi se në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, vendi prej disa vitesh me radhë merr vlerësimet më të larta, duke theksuar se kjo lidhet jo vetëm me aktivitetet në planin ndërkombëtar, por edhe me përcaktimin strategjik të shtetit.
    Duke folur për fushat ku nevojitet përparim shtesë, Mucunski tha se reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit nuk varen ekskluzivisht nga pushteti ekzekutiv.

    “Çështja nuk është vetëm se cilat ligje do të miratojmë si Qeveri, por edhe se si do të zbatohen ato dhe çfarë rezultatesh konkrete do të japin institucionet, veçanërisht sistemi gjyqësor në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Mucunski.
    Sa u përket vlerësimeve politike për raportin, ai bëri thirrje që fokusi të vendoset te përmbajtja e tij dhe te vlerësimet e Bashkimit Evropian.

    Duke folur për politikën e zgjerimit, ministri tha se vlerësohen pozitivisht mekanizmat e rinj për integrim gradual, qasja e bazuar në merita dhe përpjekjet për uljen e bilateralizimit të procesit.

    “Në historinë tonë të integrimit evropian kemi dëgjuar shumë inkurajime dhe shumë herë kemi folur për dritare mundësish. Tani presim angazhim dhe rezultate të përbashkëta. Nuk themi se vetëm Bashkimi Evropian duhet të japë rezultate ndaj nesh. Edhe ne duhet të përfshihemi aktivisht, t’i zbatojmë reformat dhe të sigurojmë një kornizë të parashikueshme dhe të sigurt për rrugën tonë drejt integrimit evropian”, theksoi Mucunski.

    Lidhur me çështjet e hapura në procesin evropian, Mucunski theksoi se çdo zgjidhje duhet të lidhet me parime të përcaktuara qartë dhe se procesi nuk duhet të zhvillohet me afate të paracaktuara.

    “Nuk kemi premtuar se do të gjejmë zgjidhje brenda gjashtë muajve apo një viti. Po punojmë hap pas hapi, jo vetëm për përmirësimin, por edhe për rikthimin e disa pozicioneve që më parë nuk i kemi pasur. Në të njëjtën kohë, nuk heqim dorë nga integrimi evropian. Edhe deklaratat tona, edhe ajo që bëjmë në praktikë, janë dëshmi për këtë”, tha Mucunski.

    Ai shtoi se gjatë marrjes së vendimeve duhet të merren parasysh edhe pasojat e mundshme dhe pritshmëritë e ardhshme në këtë proces.

    “Nuk jemi të gatshëm që në mënyrë naive apo pa menduar për pasojat të hyjmë në një proces për të cilin kemi informacione të drejtpërdrejta se pas një hapi do të pasojnë edhe pritshmëri të tjera. Këto procese nuk janë të lehta dhe zgjasin shumë”, theksoi Mucunski.

    Sipas tij, është me rëndësi që në institucionet evropiane dhe në mesin e vendeve anëtare të njihet edhe mbështetja e gjerë shoqërore për integrimin evropian, si dhe përcaktimi i Qeverisë për vlerat evropiane.

    “Pjesë e zbatimit të vlerave evropiane është mirëkuptimi i ndërsjellë, respektimi i identiteteve të njëri-tjetrit, dallimeve gjuhësore dhe kulturës. Gjithmonë mund të gjendet një zgjidhje nëse ekziston dëshira dhe vullneti nga pala tjetër”, theksoi Mucunski.

    Ai nënvizoi se reformat e brendshme dhe zgjidhja e çështjeve të hapura politike duhet të ecin paralelisht, pasi përmbushja e kritereve evropiane mbetet pjesë thelbësore e procesit.

    “Duhet të gjejmë zgjidhje dhe do të punojmë për këtë. Por imperativi ynë nuk duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje me çdo kusht”, porositi Mucunski.

  • Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

    Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

    Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Taylor Swift u detyrua të anulonte koncertet e turneut të saj “Eras Tour” në Vjenë, pas zbulimit të një komploti terrorist që synonte të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Tashmë, kjo ngjarje do të jetë në qendër të një dokumentari të ri.

    Siç raportoi të enjten revista “Variety”, dokumentari “Taylor Swift Wien” po realizohet nën drejtimin e regjisorëve Andreas Pichler dhe Veronika Kaserer, ndërsa pritet të shfaqet premierë në tetor të vitit 2027. Pas transmetimit të parë në televizionin gjerman ZDF, dokumentari do të shpërndahet edhe në tregun ndërkombëtar.

    Lajmi vjen disa muaj pasi njëri prej të dyshuarve, i identifikuar vetëm si Beran A., u dënua me 15 vjet burg për planifikimin e një sulmi ndaj fansave të Taylor Swift, në stadiumin Ernst Happel dhe përreth tij. Pikërisht aty këngëtarja ishte planifikuar të mbante tri koncerte të turneut “Eras Tour”, në gusht të vitit 2024.

    Sipas hetimeve, i dyshuari kishte planifikuar t’i sulmonte fansat me thika ose eksplozivë të improvizuar. Me ndihmën e inteligjencës amerikane, autoritetet austriake arritën ta arrestonin atë dhe dy të dyshuar të tjerë të lidhur me komplotin, përpara se sulmet të realizoheshin. Megjithatë, koncertet u anuluan si masë parandaluese për të garantuar sigurinë publike.

    Hetuesit zbuluan se, përpara se të planifikonin sulmet, tre të dyshuarit kishin shprehur besnikëri ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS), pasi ishin radikalizuar përmes internetit.

    Kjo është njëra nga tri temat kryesore që do të trajtojë dokumentari. Sipas përshkrimit të tij, “Taylor Swift Wien” do të vërë në kontrast komunitetet ekstremiste dhe mizogjene në internet, ku bënin pjesë të dyshuarit, me “botën gjithëpërfshirëse dhe fuqizuese të fansave të Swift”, të njohur si “Swifties”.

    Pavarësisht anulimit të koncerteve, shumë prej fansave u mblodhën në rrugët e Vjenës për të kënduar këngët e artistes, për të shkëmbyer byzylykë miqësie dhe për të gjetur mbështetje te njëri-tjetri, përballë një ngjarjeje që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

    Një tjetër fokus i dokumentarit do të jenë hetimet e autoriteteve, të cilat do të paraqiten si një garë kundër kohës, si dhe mënyra se si ato arritën ta parandalonin komplotin terrorist.

    “Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, kishte shkruar Swift në një deklaratë të publikuar në Instagram, disa javë pas arrestimeve.

    “Arsyeja e anulimit më mbushi me një ndjenjë të re frike dhe me një faj të jashtëzakonshëm, sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të merrnin pjesë në ato koncerte. Por isha gjithashtu jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj autoriteteve, sepse falë tyre, po përjetonim dhimbjen e anulimit të koncerteve dhe jo humbjen e jetëve. Më dha shpresë dashuria dhe uniteti që pashë te fansat, të cilët u bashkuan me njëri-tjetrin”, ishte shprehur këngëtarja.

    Ylli i muzikës pop e ka trajtuar këtë komplot terrorist edhe në dokumentarin e saj me disa episode për platformën Disney+, “Taylor Swift: The End of an Era”.

    “Ne i shpëtuam një masakre”, ishte shprehur ajo në dokumentarin e publikuar në dhjetor të vitit 2025, xhirimet e të cilit kishin nisur ndërsa Swift po përgatitej të performonte në Londër, më pak se një javë pas ngjarjeve në Austri.

  • Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

    Real Madridi fiton garën për “diamantin” e Man Unitedit

    Real Madridi ka fituar garën për talentin e madh të Manchester Unitedit, JJ Gabriel.

    Sipas raportimeve të gazetarit së “Sky Sport”, Florian Plettenberg, marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.

    JJ Gabriel ka pranuar në parim që t’i bashkohet skuadrës spanjolle, ku kanë mbetur për t’u caktuar edhe testet mjekësore, ndërsa ka zgjedhur Realin para gjigantëve evropianë si Bayern Munich, PSG e Barcelona.

    “JJ Gabriel dhe kampi i tij po përparojnë në negociata me Real Madridin. Marrëveshja është afër”.

    “Marrëveshja në parim është arritur. 16-vjeçari ka zgjedhur Realin para Bayernit, PSG-së dhe Barcelonës”.

    “Lëvizja planifikohet më 1 janar falë pasaportës së tij evropiane. Manchester Unitedi do të fitojë kompensim vetëm për mungesën e tij në stërvitje”, shtoi ai ndër të tjera.

    Kësisoj, Real Madridi e merr një top talent, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të dytë./Telegrafi/

  • They thought I was dead, Bata confessed to the serious accident she’s had.

    The renowned singer Daors Bata, known as Artist Bata, has shared a story with residents from his past, confessing a car accident.

    The event, which the singer showed in front of the residents, said had occurred during a dangerous maneuver with his friends.

    We’ve been in the car, we’ve got a lot, and a friend is behind a BMW and he’s got it behind the door open, the windows open, and I’ve been sitting in front of him, and how many years I’ve been 19 or 20 years from now and so is the plan: he’s going down the corner, and I’m out. I’ve done it all right, but here nalt when you’re caught, it’s already knocked out, and I’m already on the ground like this, and even when I’m lying, unless they’re dead, it’s dead, it’s okay, Bata has indicated.

    Source Layer: Insander

  • “Menduan se kishta vdekur”, Bejta rrëfen aksidentin e rëndë që ka përjetuar

    “Menduan se kishta vdekur”, Bejta rrëfen aksidentin e rëndë që ka përjetuar

    “Menduan se kishta vdekur”, Bejta rrëfen aksidentin e rëndë që ka përjetuar

    Këngëtari i njohur Daors Bejta, i njohur me emrin artistik Bejta, ka ndarë me banorët një histori nga e kaluara e tij, duke rrëfyer një aksident që kishte përjetuar me veturë.

    Ngjarja, të cilën këngëtari e tregoi para banorëve, tha se kishte ndodhur gjatë një manovre të rrezikshme me shokët e tij.

    “Na jena kon në kerr, na kemi bo stunts shumë, edhe një shok e ka pas nje BMW edhe i ka pas dyert hapun, dritaret hapun, e unë kam qenë ulun perpara, s’di sa vjet i kam pas 19 a 20 edhe plani ke kshtu: ai me hy ne drift në kthesë, e unë me këmbë perjashtë. E kam bërë edhe krejt ne rregull, po këtu nalt kur kapesh, (doreza lart) u këput edhe veç më ka gjuajt anej, edhe jam kon ne tokë qeshtu, edhe qysh jam kanë shtrit, vec kur po i nij ka vdekë, ka vdekë”, ka treguar Bejta.

    Burimi: Insajderi

  • Unzero temperatures in Kosovo on Friday, day to 11 degrees Celsius

    TOn Friday in Kosovo, it is expected to hold dead weather, with sunny intervals.

    According to weather estimates, minimal temperatures will range from -1 to 2 degrees Celsius, while maximum temperatures are expected to reach between 7 and 11 degrees Celsius, broadcast I did. tv.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 3m per second.

     

  • The governor of California will be told #8217; thanks to the 548 sentenced to death in this country.

    GCalifornia governor Gavin Newsom declared on Thursday that he would ease the death penalty for all 548 prisoners currently awaiting execution in his country — the largest number of dead convicts in the Western Hemisphere, broadcast. I did. tv

    By ReutersThe US debate on the death penalty recently intensified following the failure of an execution by the state of Tennessee on September 30th. Condemned for murder, Christa Pike survived two attempts to inject deadly substances.

    Afterward, Pike was hospitalized, and on October 10, he returned to prison.

    According to the Human Rights Organization ʹAmnesty International, about 15 countries continue to carry out the death penalty. The death penalty remains in effect in 27 US states, although executions focus on a small number of them, while more than 20 states have fully abolished capital punishment.

  • Guvernatori i Kalifornisë do t'i falë të 548 të dënuarit me vdekje në këtë shtet

    Guvernatori i Kalifornisë do t’i falë të 548 të dënuarit me vdekje në këtë shtet

    Guvernatori i Kalifornisë do t'i falë të 548 të dënuarit me vdekje në këtë shtet

    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, deklaroi të enjten se do t’i zbusë dënimet me vdekje për të gjithë 548 të burgosurit që aktualisht presin ekzekutimin në shtetin e tij – numri më i madh i të dënuarve me vdekje në Hemisferën Perëndimore, transmeton klankosova.tv

    Sipas Reuters, debati në SHBA mbi dënimin me vdekje u intensifikua së fundmi pas dështimit të një ekzekutimi nga shteti i Tenesisë më 30 shtator. E dënuara për vrasje, Christa Pike, i mbijetoi dy përpjekjeve për t’i injektuar substanca vdekjeprurëse.

    Pas kësaj, Pike u shtrua në spital dhe më 10 tetor u kthye sërish në burg.

    Sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, rreth 15 vende vazhdojnë të zbatojnë dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje mbetet në fuqi në 27 shtete të SHBA-së, ndonëse ekzekutimet përqendrohen në një numër të vogël prej tyre, ndërsa më shumë se 20 shtete e kanë shfuqizuar plotësisht dënimin kapital.

  • Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell.

    Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

     

  • Balaj: Gjykata Speciale është projektuar mbi premisa të padrejta (VIDEO)

    Balaj: Gjykata Speciale është projektuar mbi premisa të padrejta (VIDEO)

    Balaj: Gjykata Speciale është projektuar mbi premisa të padrejta (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka komentuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova iniciativën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe protestat e organizuara lidhur me këtë çështje.

    Balaj ka vlerësuar se iniciativa për ligjin dhe aktivitetet protestuese kishin për qëllim dëmtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai ka pretenduar se, nëse PDK-ja do të ishte në qeverisje, nuk do të kishte protesta apo iniciativë për ndryshimin e ligjit.

    “Megjithatë, ligji është iniciuar, ndërsa protestat dhe e gjithë gama e aktiviteteve janë organizuar me qëllim të dëmtimit politik të Vetëvendosjes. Ideja ishte që Qeveria ta refuzonte një ligj të tillë dhe, rrjedhimisht, PDK-ja ta kishte një argument në zgjedhjet e ardhshme kundër pushtetit, pra ta dëmtonte atë elektoralish. Kjo do të thotë se, nëse PDK-ja do të ishte në pushtet dhe do të ndodhte një verdikt i tillë, nuk do të kishte as protesta dhe as iniciativë për ligj.

    Duke folur për Specialen, Balaj ka thënë se ajo është projektuar mbi premisa të padrejta dhe ka përsëritur vlerësimin e tij se bëhet fjalë për një gjykatë politike.

    Kjo gjykatë, në thelb, mbështetet mbi premisa të padrejta. Ajo është projektuar për të arritur një epilog të përcaktuar. E kemi përmendur disa herë se është një gjykatë politike.”