Blog

  • Bashkëjetesa, divorci dhe trashëgimia – çfarë ndryshimesh propozon Kodi i ri Civil?

    Bashkëjetesa, divorci dhe trashëgimia – çfarë ndryshimesh propozon Kodi i ri Civil?

    Bashkëjetesa, divorci dhe trashëgimia – çfarë ndryshimesh propozon Kodi i ri Civil?

    Njohja ligjore e bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini, përdorimi i shtëpisë gjatë divorcit dhe rregullat për pasurinë e bashkëshortëve janë disa nga çështjet që trajton Projektkodi i ri Civil, të cilin Ministria e Drejtësisë e ka nxjerrë në konsultim publik.

    Dokumenti synon të bashkojë dhe harmonizojë ligjet që aktualisht rregullojnë marrëdhëniet familjare, pronësinë, kontratat dhe trashëgiminë.

    Megjithatë, shqyrtimi i projektkodit dhe krahasimi me legjislacionin në fuqi tregojnë se jo të gjitha dispozitat e tij janë risi.

    Disa të drejta ekzistojnë prej vitesh, ndërsa propozimi sjell edhe rregullime më të hollësishme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

    Bashkësitë civile të personave të së njëjtës gjini

    Ndryshimi më i dukshëm ndaj legjislacionit aktual gjendet në nenin 1138, i cili parashikon njohjen e bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

    “Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara.”

    Kushtet dhe procedurat për regjistrimin e bashkësive civile parashihen të përcaktohen me ligj të veçantë.

    Kjo dispozitë nuk është propozim i ri i vitit 2026. Ajo ishte përfshirë edhe në projektkodin që dështoi të miratohej në Kuvend në mars të vitit 2022.

    Ministria e Drejtësisë e ka ruajtur formulimin, pavarësisht kundërshtimeve që kishte shkaktuar.

    Kush mund ta përdorë shtëpinë gjatë divorcit?

    Një rregullim më i hollësishëm propozohet për përdorimin e banesës familjare gjatë procedurave të divorcit.

    Neni 1198 parashikon që njëri bashkëshort mund t’i kërkojë gjykatës përdorimin e vetëm të shtëpisë ose një pjese të saj, derisa vazhdon kontesti martesor.

    Gjykata duhet të shqyrtojë interesat e fëmijëve, dhunën eventuale në familje dhe gjendjen financiare të bashkëshortëve.

    Ligji aktual për Familjen, në nenin 71, tashmë lejon masa të përkohshme për mbajtjen financiare dhe vendosjen e bashkëshortit.

    Por projektkodi e përcakton më shprehimisht mundësinë e përdorimit ekskluziv të shtëpisë gjatë procesit gjyqësor.

    Kjo nuk nënkupton ndryshimin e pronarit të banesës, por rregullimin e përkohshëm të përdorimit të saj.

    Prona e përbashkët: Shtesë për regjistrimin e bashkëshortit

    Neni 1174 parashikon se bashkëshorti, emri i të cilit nuk figuron në pronën e përbashkët, mund të kërkojë në çdo kohë regjistrimin e tij si bashkëpronar.

    Edhe aktualisht, Ligji për Familjen e njeh pronësinë e përbashkët, pavarësisht nëse në dokumente figuron vetëm njëri bashkëshort.

    Po ashtu, prona e përbashkët nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e të dyve.

    Prandaj, ndryshimi nuk qëndron te krijimi i një të drejte të re pronësore, por te parashikimi më i shprehur i mundësisë për regjistrim.

    Një tjetër dispozitë, neni 1171, trajton investimin e pasurisë së veçantë në pasurinë e përbashkët.

    Sipas projektkodit, vlera e pasurisë së veçantë të investuar mbetet e pandryshuar, pavarësisht rritjes ose zvogëlimit të pasurisë së përbashkët.

    Ky formulim ngre pyetje për mënyrën e llogaritjes së kontributit individual gjatë ndarjes së pasurisë.

    Trashëgimia me gojë: Ndryshimi lidhet me noterin

    Projektkodi përmban edhe dispozita për testamentin gojor, por kjo mundësi ekziston tashmë në Ligjin për Trashëgiminë.

    Risi në formulimin e nenit 1549 është përfshirja e shprehur e noterit si institucion ku dëshmitarët mund ta paraqesin testamentin gojor.

    Ligji aktual, në nenin 83, përmend paraqitjen e tij në gjykatë.

    Kushti thelbësor mbetet i njëjtë: testamenti gojor lejohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, para dy dëshmitarëve.

    Projektkodi ende nuk është ligj

    Ministria e Drejtësisë e ka publikuar projektkodin për konsultim më 27 tetor 2026.

    Afati për paraqitjen e komenteve është 16 nëntori 2026.

    Pas kësaj faze, dokumenti duhet të kalojë procedurat e mëtejshme qeveritare dhe parlamentare.

    Deri në miratimin dhe hyrjen e tij në fuqi, marrëdhëniet civile vazhdojnë të rregullohen nga ligjet aktuale.

    Seyitgazi të provincës Eskisehir.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar (VIDEO)

    Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar (VIDEO)

    Shala: Specialja s’është gjykatë, është konstrukt politik antishqiptar (VIDEO)

    Opinionisti Azdren Shala ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një konstrukt politik antishqiptar.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala ka deklaruar se kjo gjykatë vetëm formalisht është institucion gjyqësor, ndërsa proceset e saj ai i ka cilësuar si të motivuara politikisht.

    “…Ky është një konstrukt politik antishqiptar, pa frikë. Në momentin kur dënohen dy njerëz pa kurrfarë fakti që lidhet i dënuari me krimin dhe kur abstrahohet një fakt i rëndësishëm që periudha kur gjykohet ka ndodhë një luftë në Kosovë, këto dy elemente neve atë kohë ish dashtë me na ndezë alarmin që këtu kemi të bëjmë me një konstrukt të poshtër, i cili gjykimin e ka farsë, dënimin e ka synim”, ka potencuar Shala.

  • Paçarizi: Kosova mund të mos arrijë ta shuajë Gjykatën Speciale as për 50 vjet (VIDEO)

    Paçarizi: Kosova mund të mos arrijë ta shuajë Gjykatën Speciale as për 50 vjet (VIDEO)

    Paçarizi: Kosova mund të mos arrijë ta shuajë Gjykatën Speciale as për 50 vjet (VIDEO)

    Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një institucion politik.

    Paçarizi tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se Kosova është detyruar të formojë këtë gjykatë përmes një ligji të miratuar nga vetë institucionet e saj, por se tashmë nuk ka mundësi ta shuajë atë, pasi nuk është më në duart e Kosovës.

    “Prej kujt po kanë frikë? Po kanë frikë nga një institucion të cilin na kanë detyruar ta formojmë vetë. Kanë mundur t’i dërgojnë në Tribunalin e Hagës, ta riaktivizojnë atë apo të bëjnë çfarëdo tjetër. E kanë detyruar Kosovën ta miratojë një ligj të tillë, për të ndërtuar një monstrum juridik, të cilin Kosova mund të mos arrijë ta shuajë as për 50 vjet, sepse tashmë nuk është më në dorën e saj”, ka deklaruar Paçarizi, njofton Klankosova.tv.

    Ai ka vlerësuar se përballja me Gjykatën Speciale nuk mund të bëhet vetëm përmes mjeteve juridike, duke theksuar nevojën për një qasje të kombinuar.

    “Kjo është një gjykatë politike dhe gjykatën politike është zor me mujt veç me mjete juridike. Prandaj, pa një qasje të kombinuar, është krejtësisht e pamundur me bë diçka”, ka thënë ai.

  • Besfort Zeneli shpërthen në Ligën e Evropës, shënon dygolësh ndaj Celta Vigos

    Besfort Zeneli shpërthen në Ligën e Evropës, shënon dygolësh ndaj Celta Vigos

    Royale Union SG ka arritur ta përmbysë epërsinë në përballjen ndaj Celta Vigos.

    Më meritori ishte ish-ylli i Kosovës, Besfort Zeneli që i shënoi të dy golat.

    Fillimisht, pas një harkimi të mrekullueshëm së Zorgane, Zeneli e pranoi topin dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (35’).

    Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë bashkëpunoi për mrekulli me Rodriguez për të shënuar një tjetër gol të bukur (49’).

    Kësisoj, Zeneli po vazhdon me shkëlqimin te Royale Union ndërsa edhe është ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e muajit nëntor./Telegrafi/

  • Grumbuj mbeturinash në trotuaret e Prishtinës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar

    Grumbuj mbeturinash në trotuaret e Prishtinës, gjendja vazhdon të jetë e rënduar

    Grumbuj mbeturinash nëpër trotuare vazhdojnë të jenë pamje të zakonshme në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, edhe gjatë mbrëmjes së sotme.

    Pamje të tilla janë vërejtur edhe në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku mbeturinat janë grumbulluar në hapësirat e destinuara për këmbësorë.

    Gjendja me mbeturina në kryeqytet vazhdon të mbetet e rënduar, si pasojë e problemeve në grumbullimin e tyre nga Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi”, si dhe ndryshimeve në orarin e punës së deponisë në Mirash nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

    Kjo situatë ka bërë që mbeturinat të vazhdojnë të grumbullohen në hapësira publike, duke krijuar shqetësime për banorët dhe duke ndikuar në pastërtinë e kryeqytetit.

  • European Commission Report Highly praises IPK

    Kosovo’s Police Inspectorate has received positive marks from the European Commission on the quality of investigations in the field of the Ministry of Internal Affairs.

    As the document underlines the advancement of integrity and institutional accountability on the part of the IPK, it highlights the urgent need for modernisation of the case management system.

    Concerning the latter, The IPK announced it is working with the HAPE project to change this standard to a near future.

    Source Layer: Insander

  • Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

    Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

    Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

    Inspektorati Policor i Kosovës ka marrë notë pozitive nga Komisioni Evropian sa i përket cilësisë së hetimeve në fushëveprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Teksa dokumenti nënvizon avancimin e integritetit dhe llogaridhënies institucionale nga ana e IPK-së, vë në pah nevojën urgjente për modernizimin e sistemit të menaxhimit të rasteve.

    Lidhur me këtë të fundit, IPK njoftoi se po punon me projektin HAPE për ta ndryshuar këtë standard në një të ardhme të afërt.

    Burimi: Insajderi

  • After six years, Thaci: I’ll walk clean like a tear at the end of this journey

    In the message published on the official Facebook page, Thaci addressed citizens with gratitude for continued support over the years.

    I want to shake hands with each one of you, hug everyone and assure you that I will come out with every clean cell as a tear at the end of this journey, which continues with you and with you!

    Six years after moving to The Hague, the former president continues to express confidence in the outcome of the judicial process and in the possibility of returning to Kosovo citizens.

    The message comes at an anniversary marking an important chapter in the judicial process against him in Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague.

    Source Layer: RTKLive

  • Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

    Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

    Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Thaçi iu drejtua qytetarëve me një falënderim për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve.

    “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e tij.

    Gjashtë vjet pas transferimit në Hagë, ish-presidenti vazhdon të shprehë besimin në përfundimin e procesit gjyqësor dhe në mundësinë e rikthimit pranë qytetarëve të Kosovës.

    Mesazhi vjen në një përvjetor që shënon një kapitull të rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Burimi: RTKLive

  • Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

    Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

    Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ekstraduar dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, për në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas njoftimit, bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas E.A dhe F.B, të cilët ishin në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, të përfshirë në vepra të ndara penale, njëri për trafikimit me narkotik, ndërsa tjetri për vrasje.

    Derisa, po sot, është ekstraduar nga Franca për në Kosovë, shtetasi R.S, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  i përfshirë në vepra penale: dhunim, ngacmim seksual dhe paraqitje e rreme si zyrtar.

    Sipas njoftimit, ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.