Blog

  • "Isha te fizioterapisti kur më telefonoi" - talenti shqiptar zbulon prapaskenën me Kloppin

    “Isha te fizioterapisti kur më telefonoi” – talenti shqiptar zbulon prapaskenën me Kloppin

    Brajan Gruda, talenti shqiptar i Leipzigut, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga kontakti i tij me përzgjedhësin e Gjermanisë, Jurgen Klopp.

    Futbollisti ofensiv, i huazuar nga Brighton, tregoi se e kishte humbur telefonatën e Kloppit një ditë para ndeshjes ndaj Manchester Cityt, pasi në atë moment ndodhej te fizioterapisti.

    Gruda nuk hezitoi dhe e telefonoi vetë përzgjedhësin e Gjermanisë, me të cilin zhvilloi një bisedë të shkurtër, por mjaft të këndshme.

    “Isha te fizioterapisti në atë moment dhe për këtë arsye e thirra trajnerin e përfaqësueses më pas. Ishte një bisedë e shkurtër, por e ftohtë, gjatë së cilës të dy qeshëm shumë”, ka treguar Gruda në faqen zyrtare të Leipzigut.

    Kjo nuk është hera e parë që futbollisti shqiptar humbet një telefonatë apo njoftim të rëndësishëm nga Klopp. Në shtator, ai kishte përjetuar emocione të mëdha kur mësoi për përfshirjen në listën e Gjermanisë.

    “Kur e pashë lajmin, nuk munda ta besoja në fillim, ose më saktë, më duhej ta lija të mësohesha”, kishte deklaruar ai.

    Klopp me fjalë të mëdha për talentin shqiptar

    Gruda ishte ftuar për herë të parë në përfaqësuesen gjermane, por debutimi i tij ishte shtyrë për shkak të një lëndimi. Ai kishte pësuar një tërheqje të muskulit të barkut në ndeshjen ndaj Leverkusenit, pak para pushimit ndërkombëtar.

    Tashmë, dy muaj më vonë, talenti shqiptar është rikthyer në formë dhe ka një mundësi të re për të debutuar me Gjermaninë.

    Klopp ka folur me entuziazëm për potencialin e tij, duke e konsideruar Grudën një futbollist të veçantë.

    “Brajan është një lojtar shumë emocionues. Ai ishte tashmë në krye të listës për këtë pozicion kur e nominuam për herë të parë. Ai thjesht është një lojtar fantastik që ende nuk e ka arritur potencialin e tij të plotë. Ai u lëndua herën e fundit, kështu që ishte e qartë se do të përfshihej, veçanërisht pasi aktualisht është në formë të mirë”, deklaroi Klopp.

    telegrafi.com

    Gruda kishte qenë pjesë e stërvitjeve me ekipin e parë të Gjermanisë që në verën e vitit 2024 dhe ishte përfshirë në skuadër për miqësoren ndaj Ukrainës, por atëherë nuk arriti të debutonte.

    Tani, futbollisti shqiptar shpreson që më në fund të bëjë paraqitjen e tij të parë me Gjermaninë, e cila në Ligën e Kombeve do të përballet me Serbinë më 13 nëntor dhe Holandën më 16 nëntor.

    “Do të ishte një sukses jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen time, dhe do të na bënte të gjithëve shumë krenarë nëse do të debutoja me ekipin kombëtar gjerman”, përfundoi Gruda. /Telegrafi/

  • Mess’s gone, but no one gets his fan Argentina leaves 10

    The iconic fanella with the number 10 of the Argentina National will remain without a owner in two friendly matches of November, following a decision by selector Lionel Scalon.

    According to the silver medium The TyC Sports, Scalon has decided not to wear this number, which for years was a symbol of Lionel Messes.

    This decision comes after the withdrawal of Mess from international football in September, while it has not yet been determined who will inherit the fanella by the number 10 in the future.

    For Argentina, this number has special meaning, for apart from the Mess, it has been carried by world football legend Diego Maradona.

    Thus, for the two November matches, number 10 will remain unused, as a symbol of the importance this fanele has had in the history of the Argentinan football.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10

    Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10

    Messi largohet, por askush nuk guxon ta marrë fanellën e tij – Argjentina lë bosh numrin 10

    Fanella ikonike me numrin 10 e Kombëtares së Argjentinës do të mbetet pa pronar në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, pas një vendimi të përzgjedhësit Lionel Scaloni.

    Sipas mediumit argjentinas “TyC Sports”, Scaloni ka vendosur që asnjë futbollist të mos e bartë këtë numër, i cili për vite me radhë ishte simbol i Lionel Messit.

    Ky vendim vjen pas tërheqjes së Messit nga futbolli ndërkombëtar në shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kush do ta trashëgojë fanellën me numrin 10 në të ardhmen.

    Për Argjentinën, ky numër ka një domethënie të veçantë, pasi përveç Messit, atë e kanë bartur edhe legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona.

    Kështu, për dy ndeshjet e nëntorit, numri 10 do të mbetet i papërdorur, si një simbol i rëndësisë që ka pasur kjo fanellë në historinë e futbollit argjentinas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Three wanted on international warrant

    According to the announcement, two citizens of Northern Macedonia — E.A. and F.B. — have been extradited from Kosovo to northern Macedonia, after being requested by international warrants issued by the state’s justice institutions.

    Both persons are allegedly involved in various criminal acts, one for narcotics trafficking, and the other for murder.

    Meanwhile, Kosovo citizen R.S., from France to Kosovo, who was extradited by international arrest warrant issued by the Republic of Kosovo’s justice institutions, under suspicion of involvement in criminal acts of rape, sexual harassment and false submission as official.

    The report stresses that these extraditions have been realised thanks to co-operation between the institutions of the Republic of Kosovo and partner states.

    Source Layer: RTKLive

  • Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

    Ekstradohen tre të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

    Sipas njoftimit, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, pasi kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së këtij shteti.

    Të dy personat dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale, njëri për trafikim me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

    Ndërkaq, nga Franca drejt Kosovës është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

    Në njoftim theksohet se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.

    Burimi: RTKLive

  • Hajdutët godasin dyqanin në Zvicër, vjedhin 30 biçikleta elektrike me vlerë mbi 100 mijë franga

    Hajdutët godasin dyqanin në Zvicër, vjedhin 30 biçikleta elektrike me vlerë mbi 100 mijë franga

    Një dyqan i biçikletave elektrike në Oftringen, kantoni Aargau, është bërë cak i një grabitjeje gjatë natës. Autorët kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë vjedhur rreth 30 biçikleta elektrike, vlera e të cilave tejkalon 100 mijë franga zvicerane.

    Ngjarja është zbuluar të mërkurën në mëngjes nga drejtuesi i filialit të kompanisë “m-way”, Roland Kurth, 64 vjeç, i cili ka mbetur i tronditur kur ka parë se një pjesë e madhe e ekspozitës ishte boshatisur.

    “Rreth 30 biçikleta elektrike ishin zhdukur. Në fillim nuk mund ta besoja”, ka deklaruar Kurth për gazetën zvicerane Blick.

    Sipas tij, vetëm pasi ka vërejtur mjetet e përdorura për thyerje pranë hyrjes kryesore, ka kuptuar se dyqani ishte grabitur.

    Policia kantonale e Aargaut ka konfirmuar se autorët kanë hyrë në sallën e ekspozitës duke thyer derën. Vlera e biçikletave të vjedhura vlerësohet të jetë dukshëm mbi 100 mijë franga.

    Autorët morën vetëm biçikletat më të shtrenjta

    Sipas drejtuesit të dyqanit, autorët duket se e kanë ditur saktësisht se cilat modele kishin vlerën më të lartë. Ata kanë marrë pothuajse vetëm biçikletat elektrike që kushtonin nga 7 mijë deri në 10 mijë franga, ndërsa modelet e tjera i kanë lënë në dyqan.

    “Me sa duket, ata e dinin saktësisht se cilat biçikleta ishin më të shtrenjta. Morën vetëm modelet më të mira”, ka thënë Kurth.

    Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat i janë dorëzuar policisë, shihen tre persona të veshur me rroba të errëta dhe me kapuçë. Megjithatë, fytyrat e tyre nuk mund të identifikohen.

    Sipas vlerësimit të policisë, vjedhja ka zgjatur rreth dhjetë minuta. Dyshohet se autorët kanë përdorur disa automjete për transportimin e biçikletave.

    Dyqani nuk kishte përjetuar një grabitje të tillë në 11 vjet

    Drejtuesi i filialit thotë se në të kaluarën kishte pasur raste të vjedhjes së biçikletave elektrike nga hapësirat e ekspozimit, por jo një grabitje të përmasave të tilla, transmeton Telegrafi.

    “Në njëmbëdhjetë vitet tona këtu nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë”, ka deklaruar ai.

    Pas ngjarjes, policia ka mbledhur provat dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë, kompania po shqyrton mundësinë e instalimit të një sistemi të ri sigurie, i cili do të lidhej drejtpërdrejt me policinë dhe do të aktivizonte alarmin në rast të hyrjes me forcë.

    Kurth thotë se biznesi është i siguruar, por ende nuk i di të gjitha detajet lidhur me mbulimin e dëmit. Përveç humbjes financiare, vjedhja ka shkaktuar edhe probleme në furnizim, pasi disa prej modeleve të vjedhura nuk janë më në dispozicion.

    Drejtori: Ndonjëherë të bën të dyshosh te njerëzimi

    Pavarësisht se biçikletat kanë çipa dhe numra identifikues në kornizë, mundësitë për t’i gjetur mbeten të kufizuara, veçanërisht nëse ato janë dërguar jashtë Zvicrës.

    Kurth nuk pret që biçikletat të gjenden lehtë. Ai shpreson që hetimet e policisë të çojnë në identifikimin e autorëve.

    I pyetur se çfarë do t’u thoshte personave që qëndrojnë pas kësaj vjedhjeje, drejtori i biznesit u përgjigj: “Nuk më lejohet të them se çfarë mendoj për njerëz të tillë”.

    Ai shtoi se është vazhdimisht i habitur që ka njerëz të cilët merren me veprime të tilla për të siguruar jetesën.

    “ Ndonjëherë të bën të vësh në dyshim njerëzimin”, përfundoi Kurth./Telegrafi/

  • Nichi tells Clady: You fix the house, I get the positive energy from you.

    Big Brother resident V IP Kosova 5, Nichi, has held a conversation with Clady, during which neither compliments have been missed.

    During the discussion, Nichi has addressed Clady with specific words, showing her presence conveying positive energy.

    You know, by Allah, the positive energy I take… even with the Vjol…

    Both have discussed other residents of the house, sharing their thoughts about situations and reports within the most famous house in Kosovo.

    Cled also said that Sėchi may be very active, since she believes that it takes time to settle down.

    For more, follow the full video:

    Source Layer: Insander

  • Nichi i thotë Kledjës: Ti na e ndreq shtëpinë, te ti e marr energjinë pozitive

    Nichi i thotë Kledjës: Ti na e ndreq shtëpinë, te ti e marr energjinë pozitive

    Nichi i thotë Kledjës: Ti na e ndreq shtëpinë, te ti e marr energjinë pozitive

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Nichi, ka zhvilluar një bisedë me Kledjën, gjatë së cilës nuk kanë munguar as komplimentet.

    Gjatë diskutimit, Nichi i është drejtuar Kledjës me fjalë të veçanta, duke i treguar se prania e saj i përcjell energji pozitive.

    “Ti na ndreq shpinë, a e din që, pasha Allahun, energjinë pozitive qitu e marr… edhe me Vjollcën…”, është shprehur ai.

    Të dy kanë diskutuar edhe për banorët e tjerë të shtëpisë, duke ndarë mendimet e tyre rreth situatave dhe raporteve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Gjithashtu, Kledja u shpreh te Nichi se s’po mund të jetë shumë aktive, pasi sipas saj, i duhet kohë që të ambientohet.

    Për më shumë, ndiqeni videon e plotë:

    Burimi: Insajderi

  • The VV’s wave has come, Gashi for the attack on the Parliament and the death of Astri.

    The Dehar family lawyer, Tome Gashi, has stated that, according to him, the case of the attack on Kosovo’s Parliament in 2016 and the release of Vetevendosje Movement activists on charges of this attack testifies no one has been identified as its author.

    He has claimed the case was deliberately organised at the time when Vetevendosje was growing politically, while he said the entire system had worked to conceal the case of Astrit Dehar’s death.

    Speaking on the Debat Plus show, on the 10th anniversary of Astrit Dehar’s death, Gashi has recalled that several Vetevendosje activists, including Astrit Deharin, had been arrested and charged with grenade launching attacks on the Kosovo Parliament building in August 2016.

    Rest is finished with the release of all innocents. At first, a ruthless judge sentenced them to 50 years in prison. But other instances have turned it into retrial and all are acquitted. Now it’s going to be that we haven’t identified anyone who has shot the Kosovo Parliament with grenade launchers, Gashi has said.

    He has also questioned the circumstances of the attack, claiming it may have been organised and deliberate, at the time when the Vetevendosje Movement was gaining political support.

    Someone who’s getting organized to shoot on purpose, because they saw the LVV wave coming, he said.

    Gashi has linked this development to the death of Astrit Dehar at the Prizren detention centre, saying that, according to his belief, the growth of Vetevendosje in 2016 had been a reason for his murder.

    The 2016 VVal, seeing that LV is actually coming, but the VV is growing, was the reason for the murder of Astrit Dehar. The entire system has been working to conceal the case of Astrit Deharit’s murder, Gashi said.

    The attack on the Kosovo Parliament building took place on the evening of August 4th 2016, after the Government had sent the draft bill for ratification of the demarcation agreement with Montenegro to the Parliament.

    In this case, several activists of the Vetevendosje Movement, including Astrit Deharin, had been arrested. Frasher Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti and Atfi were accused of attacking the Parliament, named by the prosecution organs as a criminal act of terrorism.

    In the first trial, the Constitutional Court in Pristina had sentenced the four accused to a total of 21 years and six months in prison: Frasher Krasniqi for eight years, Father and Arifin for six years, Egzon Haliti with five years and six months, and Adea Batusha to two years in prison.

    After the defense complaints, the Court of Appeals had annulled the case and turned it into retrial. On December 27, 2022, the Constitutional Court in Pristina had acquitted the four accused, arguing that they had not been proven to have committed the criminal act they were charged with.

    Astrit Dehari, who was arrested under investigation for the case, had died on November 5, 2016, while being held at the detention centre in Prizren.

    Source Layer: Dukeagini

  • “E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit

    “E kanë parë që po vjen vala e VV-së”, Gashi për sulmin ndaj Kuvendit dhe vdekjen e Astritit

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se, sipas tij, rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016 dhe lirimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga akuzat për këtë sulm dëshmojnë se askush nuk është identifikuar si autor i tij.

    Ai ka pretenduar se rasti ishte i organizuar qëllimisht, në kohën kur Vetëvendosje po rritej politikisht, ndërsa ka thënë se i gjithë sistemi kishte punuar për ta fshehur rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

    Duke folur në emisionin Debat Plus, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Gashi ka rikujtuar se disa aktivistë të Vetëvendosjes, përfshirë Astrit Deharin, ishin arrestuar dhe akuzuar për sulmin me granatahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2016.

    “Rasti ka përfunduar me lirimin e të gjithëve të pafajshëm. Fillimisht një gjyqtar pa shpirt i dënoi me 50 e disa vjet me burg. Mirëpo instancat tjera e kanë kthyer në rigjykim dhe të gjithë janë të liruar të pafajshëm. Tash po i bjen që ne nuk e kemi të identifikuar askënd që e ka gjuajtur me granatahedhës Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

    Ai ka vënë në pikëpyetje edhe rrethanat e sulmit, duke pretenduar se ai mund të ketë qenë i organizuar dhe i qëllimshëm, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po fitonte mbështetje politike.

    “Që po i bjen dikush e organizuar me gjuajtë qëllimisht, se e kanë parë që po vjen vala e LVV-së”, ka deklaruar ai.

    Gashi e ka ndërlidhur këtë zhvillim me vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke thënë se, sipas bindjes së tij, rritja e Vetëvendosjes në vitin 2016 kishte qenë arsye për vrasjen e tij.

    “Vala e vitit 2016, duke e parë që LVV-ja po vjen faktikisht, por rritet VV-ja, ka qenë arsye e vrasjes së Astrit Deharit. I gjithë sistemi ka punuar për ta fshehur rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

    Sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ndodhi në mbrëmjen e 4 gushtit 2016, pasi Qeveria kishte dërguar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

    Në lidhje me këtë rast, disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Astrit Deharin, ishin arrestuar. Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit, të cilësuar nga organet e ndjekjes si vepër penale e terrorizmit.

    Në gjykimin e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte dënuar katër të akuzuarit me gjithsej 21 vjet e gjashtë muaj burgim: Frashër Krasniqin me tetë vjet, Atdhe Arifin me gjashtë vjet, Egzon Halitin me pesë vjet e gjashtë muaj dhe Adea Batushën me dy vjet burgim.

    Pas ankesave të mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim. Më 27 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm katër të akuzuarit, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar se ata e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin.

    Astrit Dehari, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për këtë rast, kishte vdekur më 5 nëntor 2016, derisa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

    Burimi: Dukagjini