Blog

  • Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

    Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

    Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

    Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës tani që demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave – Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve?

    Ekspertë amerikanë thonë se kjo përbërje e re mund të sjellë një angazhim më të madh të Kongresit në Ballkanin Perëndimor, por insistojnë se pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta.

    Robin Brooks, ish-drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, thotë se edhe pse Kosova nuk është në fokusin e përditshëm të shumicës së ligjvënësve amerikanë, ajo mbetet aleate e rëndësishme e Uashingtonit.

    Sipas saj, Kongresi i ri, që nis punën në janar të vitit të ardhshëm, fillimisht do të përqendrohet në çështjet e brendshme, si çmimet e larta, kostoja e barnave dhe karburanteve. Por, vendimet e administratës në politikën e jashtme mund të bëhen gjithashtu objekt shqyrtimi.

    Ajo shpjegon se Kongresi do të mund ta mbajë administratën përgjegjëse nëse veprimet e saj bien ndesh me “ligjet, vlerat dhe normat amerikane”. Kjo, thotë Brooks, mund ta përfshijë edhe mënyrën se si Uashingtoni u kërkon vendeve të tjera, si Kosovës, për bashkëpunim në çështje si dëbimi i personave nga SHBA-ja.

    Edhe pse politika e jashtme mund të zërë pak vend në agjendën e Kongresit, ai mund të ndikojë më drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Si mund të ndikojë ndryshimi në Kongres në raportet Kosovë-Serbi?

    Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins, pret që Kongresi i kontrolluar nga demokratët do të ushtrojë më shumë presion për shqyrtimin e politikës së administratës Trump ndaj Serbisë.

    Sipas Josephit, zhvillimet politike në Serbi mund ta shtojnë këtë vëmendje dhe ta shtyjnë Uashingtonin të kërkojë një angazhim më të madh për stabilizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Në Serbi, fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit i dha fund 14 vjetëve të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiçit.

    Për të përfituar nga këto rrethana, Joseph i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta ndryshojë qasjen ndaj komunitetit serb në vend.

    “Kurti ka një mundësi të rrallë për të marrë iniciativën dhe për të propozuar politika të reja që do të përmirësonin marrëdhëniet si me serbët e Kosovës, ashtu edhe me Serbinë. Nga ana tjetër, nëse vazhdon me qasjen aktuale, Kosova do të përballet me presion dhe kritika më të mëdha”, thotë Joseph për REL-in.

    Ndër vite, Kurti është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-ja dhe BE-ja për “veprime të njëanshme” në veri, të marra pa koordinim me aleatët perëndimorë, të cilat, sipas tyre, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë te serbët e Kosovës.

    Edhe Daniel Fried, ish-ambasador amerikan dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sheh në njëfarë mase mundësi për “diplomaci më kreative” në rajon, pas ndryshimit të pushtetit në Serbi dhe humbjes së kontrollit republikan në Kongresin amerikan.

    “Nuk do të prisja një nismë të madhe së shpejti”, thotë ai për REL-in, duke shtuar se, megjithatë, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë të SHBA-së me Evropën për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.

    Sipas tij, Kosova mund të përpiqet të mos shihet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe të forcojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin, por për këtë kërkohet iniciativë nga vetë Kosova.

    “Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, thotë Fried.

    Brooks, ndërkaq, argumenton se Kosova nuk duhet ta lidhë politikën e saj të jashtme vetëm me administratën aktuale amerikane.

    “Përpjekja për t’i bërë qejfin administratës Trump ishte gabim që nga fillimi”, thotë ajo.

    Sipas Brooks, kjo qasje e ka futur Kosovën në iniciativa që nuk i kanë sjellë domosdoshmërisht përfitime afatgjata, si Bordi i Paqes.

    “Kosova duhet të kërkojë të ardhmen e saj evropiane dhe të angazhohet me të dyja partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat”, thotë ajo.

    Një prej çështjeve ku ligjvënësit amerikanë mund të ndihmojnë, sipas saj, është bindja e pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Rumania, Qipro, Sllovakia – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mbyllen ndeshjet e Ligës së Europës, këto janë rezultatet

    Mbyllen ndeshjet e Ligës së Europës, këto janë rezultatet

    Mbyllen ndeshjet e Ligës së Europës, këto janë rezultatet

    Nata e së enjtes në Ligën e Evropës solli rezultate interesante, befasi të mëdha dhe ndeshje me shumë emocione në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

    Vëmendjen kryesore e mori Milani, që pësoi një humbje të papritur 0:2 në shtëpi nga Ferencvaroshi. Skuadra hungareze zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, ndërsa Joseph realizoi dy herë, në minutat 52 dhe 66, duke i heshtur tifozët në San Siro.

    Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte fitorja e Bournemouthit në udhëtim te Sparta Praga me rezultat 1:3. Skuadra angleze fillimisht u gjend në disavantazh, por arriti ta përmbyste ndeshjen dhe të largohej me tri pikë të rëndësishme.

    Në Angli, Crystal Palace dhe Hoffenheim u ndanë në barazim 1:1. Gjermanët kaluan të parët në epërsi me Prass në minutën e shtatë, por vendasit arritën të shpëtonin një pikë falë golit të Daichi Kamadas në minutën 90+1.

    Një tjetër skuadër që festoi ishte Anderlechti, që mposhti Salzburgun me rezultat 2:0. Fitore arriti edhe NEC Nijmegen, që triumfoi 3:1 ndaj Omonias, ndërsa Viktoria Plzen fitoi minimalisht 1:0 në udhëtim te Lillestrøm.

    Levski Sofia e mposhti Jagiellonian 1:0, kurse Real Sociedad dhe Lyoni luajtën baras 1:1.

    Në ndeshjet e orarit të mbrëmjes, Celtic dhe Besiktas dhuruan një përballje spektakolare, të cilën skocezët e fituan 3:2. Juventusi mori fitore në udhëtim te AZ Alkmaar, ndërsa Benfica triumfoi 3:1 ndaj Lech Poznanit.

    Ndërkohë, Dinamo Zagrebi fitoi 2:0 ndaj Sunderlandit, kurse Marseille mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te Bayer Leverkuseni.

    Juventusi gjithashtu arriti një fitore të vlefshme 2:1 në transfertë ndaj AZ Alkmaarit, duke vazhduar rrugëtimin pozitiv në këtë garë. Ndërsa Celta Vigo u mposht në shtëpi 1:2 nga Union Saint-Gilloise dhe Sturm Grazi pësoi humbje 2:3 nga Celje./Express

    Burimi: Insajderi

  • 14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

    14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

    14-vjeçarja denoncon prindërit në Gjilan, thotë se u godit me rrip, aktivizohet policia

    Një 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe të policisë, pasi ka raportuar se është rrahur nga prindërit e saj.

    Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pasi e mitura ka raportuar në organet e rendit se ishte kërcënuar dhe rrahur nga prindërit.

    E mitura ndihmën urgjente e ka kërkuar përmes e-mailit të Policisë së Kosovës, e cila sipas burimeve, ka raportuar se ishte goditur me rrip nga të dy prindërit.

    Gjithashtu, 14-vjeçarja përmes fotografive ka treguar shenjat në trup, e cila më pas edhe është shoqëruar nga policia për në Emergjencë për trajtim mjekësor.  

    Kurse, të dy prindërit janë shoqëruar në stacionin policor.

    “Pas trajtimit mjekësor, e mitura është shoqëruar në stacionin policor dhe i është dorëzuar Njësisë për Dhunë në Familje, e cila po e trajton rastin.”, ka thënë burimi. /Klankosova.tv

  • Pse rekomandohet çaji i xhenxhefilit kur keni probleme me stomakun

    Pse rekomandohet çaji i xhenxhefilit kur keni probleme me stomakun

    Kur përballeni me shqetësime në stomak, qoftë pas konsumimit të një ushqimi që nuk ju ka bërë mirë apo pa ndonjë arsye të qartë, ushqimi shpesh nuk ju shijon dhe kërkoni diçka të ngrohtë që mund t’ju qetësojë.

    Shumë njerëz zgjedhin pijet e gazuara me shije xhenxhefili, të cilat shpesh janë përdorur që në fëmijëri si një mënyrë për të lehtësuar shqetësimet e stomakut.

    Megjithatë, sipas revistës “Real Simple”, çaji i xhenxhefilit mund të jetë një alternativë më e mirë.

    Foto ilustruese

    Alyssa Simpson, dietologe e regjistruar dhe specialiste e certifikuar për ushqyerjen gastrointestinale, rekomandon çajin e xhenxhefilit të kombinuar me bimë të tjera, si elmi i kuq dhe rrënja e mëllagës së bardhë.

    Sipas saj, xhenxhefili mund të ndihmojë në lehtësimin e të përzierave, ndërsa bimët e tjera përdoren tradicionalisht për qetësimin e mukozës së irrituar, përfshirë atë të traktit tretës.

    Çaji mund të përgatitet edhe me rrënjë të freskët xhenxhefili, të prerë në feta dhe të zier në ujë.

    Një detaj i rëndësishëm është temperatura e pijes.

    Rekomandohet që çaji të lihet të ftohet deri në një temperaturë të përshtatshme dhe të pihet ngadalë, veçanërisht në rastet kur keni të përziera.

    Pijet shumë të nxehta mund të irritojnë edhe më shumë indet që synohet të qetësohen.

    Kjo përzierje mund të jetë e dobishme edhe kur shqetësimet e lehta të tretjes shoqërohen me ngërçe gjatë menstruacioneve apo parehati në stomak pas konsumimit të tepërt të ushqimit.

    Ndërkohë, edhe çaji i mentes përdoret tradicionalisht për të ndihmuar tretjen.

    Megjithatë, Simpson thekson se ai mund të përkeqësojë refluksin, ndërsa dëshmitë më të forta shkencore për lehtësimin e ngërçeve të zorrëve lidhen me kapsulat që përmbajnë vaj menteje, dhe jo domosdoshmërisht me vetë çajin.

    Çaji i xhenxhefilit, me ose pa përbërësit e tjerë bimorë, përgjithësisht tolerohet mirë edhe nga personat që kanë prirje për refluks.

    Megjithatë, në rastet e shqetësimeve më të forta, si infeksionet virale të stomakut, duhet pasur më shumë kujdes.

    Nëse keni të vjella ose diarre, prioritet duhet të jetë hidratimi i organizmit.

    Sipas dietologes, uji i zakonshëm mbetet një zgjedhje e mirë, veçanërisht nëse çaji i xhenxhefilit apo përbërësit e tjerë bimorë jua përkeqësojnë gjendjen.

    Në këto raste, uji në temperaturë ambienti ose pak i freskët zakonisht tolerohet më lehtë.

    Rekomandohet të pihet në gllënjka të vogla dhe ngadalë, në mënyrë që organizmi ta përballojë më mirë. /Telegrafi/

  • First birth realised after assisted powerisation in Kosovo’s public health sector

    University Clinical Centre of Kosovo ( QKUK) has announced that today the first birth of a patient who had reached pregnancy through assistable fertilization procedures ( IVF) in Kosovo’s public health sector.

    According to QKUK’s announcement, it’s about a 31-year-old patient who was born in Obstetrics and Gynecology Clinic ( JULY).

    QKUK has named this event an important achievement for public health in the country, praising that it testifies to the dedication and professionalism of health staff in providing contemporary services.

    At the same time, this success represents a new opportunity and hope for couples who face the challenge of infertility, as it proves that assisted fertilization procedures are also producing results in public health institutions in Kosovo.

    According to QKUK, this achievement marks a step forward in advancing public health services and improving the welfare of citizens.

  • Realizohet lindja e parë pas fertilizimit të asistuar në sektorin publik shëndetësor në Kosovë

    Realizohet lindja e parë pas fertilizimit të asistuar në sektorin publik shëndetësor në Kosovë

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot është realizuar me sukses lindja e parë e një pacienteje që kishte arritur shtatzëninë përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

    Sipas njoftimit të QKUK-së, bëhet fjalë për një paciente 31-vjeçare, e cila ka lindur në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë (KOGj).

    QKUK e ka cilësuar këtë ngjarje si një arritje të rëndësishme për shëndetësinë publike në vend, duke vlerësuar se ajo dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore.

    Njëkohësisht, ky sukses përfaqëson një mundësi dhe shpresë të re për çiftet që përballen me sfidën e infertilitetit, pasi dëshmon se procedurat e fertilizimit të asistuar po japin rezultate edhe në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

    Sipas QKUK-së, kjo arritje shënon një hap përpara në avancimin e shërbimeve shëndetësore publike dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

  • Nvidia dhe SpaceX humbasin miliarda dollarë në vlerë tregu, një ditë pasi demokratët korrën një fitore të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

    Nvidia dhe SpaceX humbasin miliarda dollarë në vlerë tregu, një ditë pasi demokratët korrën një fitore të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

    Nvidia dhe SpaceX humbasin miliarda dollarë në vlerë tregu ndërsa aksionet e firmave të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale bien

    Firmat e mëdha të teknologjisë, përfshirë Nvidia, SpaceX dhe Tesla, kanë humbur qindra miliarda dollarë në vlerë tregu, një ditë pasi Demokratët fituan në zgjedhjet e mesit të mandatit.

    Aksionet në firmat në të gjithë sektorët e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ranë ndjeshëm, pjesërisht të nxitura nga shqetësimet për rregullore më të ashpra pas fitoreve të Demokratëve në shtetet kryesore të qendrave të të dhënave, duke përfshirë Teksasin, Ohajon dhe Xhorxhian.

    Këto humbje e ulën indeksin e aksioneve Nasdaq Composite, i cili është i varur nga teknologjia, me më shumë se 5.5%, rënia e tij më e thellë njëditore në 19 muaj, ndërsa indekse të tjera kryesore të aksioneve amerikane gjithashtu ranë.

    Pas zgjedhjeve, disa liderë të teknologjisë thanë se duhej të bënin më shumë përpjekje në marketingun e qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale.

    Demokratët në garat në të gjithë SHBA-në bënë fushatë kundër qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale, dhe kishte dhjetëra masa në fletëvotime në të gjithë vendin që synonin kufizimin e zhvillimit të qendrave thelbësore për fuqizimin e teknologjisë.

    Guvernatorja e zgjedhur e Teksasit, Gina Hinojosa, bëri fushatë të fortë kundër qendrave të të dhënave, duke premtuar një moratorium për ndërtimet e reja në këtë sektor.

    Aksionet në kompanitë e ekspozuara shumë ndaj qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale, duke përfshirë prodhuesit kryesorë të çipave dhe gjysmëpërçuesve, ranë ndjeshëm të enjten, duke nxjerrë në pah shqetësimet e investitorëve që tashmë ishin në rritje.

    Kështu, aksionet e Nvidia ranë më shumë se 9%, duke ulur më shumë se 400 milionë dollarë nga vlera e tregut e firmës.

    Prodhues të tjerë çipash gjithashtu pësuan rënie, me AMD dhe Micron që ranë me më shumë se 17%.

    Aksionet e Intel gjithashtu ranë, me 10.3%, ndërsa prodhuesi i kartave të memories SanDisk ra me më shumë se 22%.

    Indeksi i Gjysmëpërçuesve të Filadelfias, i cili gjurmon performancën e 30 prej kompanive më të mëdha të përfshira në prodhimin e gjysmëpërçuesve, ra me më shumë se 12%.

    Aksionet në kompanitë e Elon Musk, SpaceX dhe Tesla, gjithashtu ranë, duke rënë përkatësisht me 8% dhe gati 11% dhe duke ulur më shumë se 300 milionë dollarë nga vlera e tregut e firmave të enjten.

    Musk kishte shpenzuar gati 450 milionë dollarë duke mbështetur fushatat republikane, duke përfshirë të paktën 45 milionë dollarë në mbështetje të Ken Paxton për vendin e senatit të Teksasit, por Teksasi u bë blu në “cunamin demokrat” të martën në mbrëmje.

    Rënia e aksioneve preku gjithashtu indekse të tjera kryesore të bursës amerikane.

    Indeksi S&P 500 ra me 4,4% deri në mbyllje të sesionit tregtar, ndërsa indeksi Dow Jones Industrial Average humbi fitimet e arritura të mërkurën, duke mbyllur ditën me një rënie prej më shumë se 3,4%.

    Rënia e indeksit Nasdaq Composite ishte aq e thellë, saqë tashmë ka hyrë në atë që vëzhguesit e tregut e quajnë “zonë korrigjimi” – një situatë ku vlera e një indeksi ose e një kompanie bie të paktën 10% nën nivelin e saj më të lartë të kohëve të fundit.

    Susannah Streeter, stratege kryesore e investimeve në “Wealth Club”, u shpreh se shitjet masive në Nasdaq dhe S&P 500 kanë shkaktuar tronditje edhe në tregje të tjera.

    “Një panik i ri lidhur me investimet në Inteligjencën Artificiale (IA) ka goditur rëndë Wall Street-in”, tha ajo.

    “Shqetësimet se shumat e mëdha të investuara në infrastrukturën e IA-së mund të mos sjellin kthimet që prisnin investitorët, tani po ndërthuren me perspektivën e një ngadalësimi të ndjeshëm në ndërtimin e qendrave të të dhënave”.

    E disa drejtues të sektorit të teknologjisë pranuan se janë gjetur të papërgatitur përballë kundërshtimeve ndaj qendrave të të dhënave.

    Greg Brockman, president dhe bashkëthemelues i “OpenAI”, tha se beson se të gjithë janë befasuar nga reagimi ndaj këtyre qendrave dhe se nevojitet më shumë punë për të siguruar mbështetjen e komuniteteve lokale.

    Dina Powell McCormick, drejtuese në “Meta”, theksoi se industria duhet të përpiqet më shumë për ta prezantuar Inteligjencën Artificiale si një nismë pozitive.

    “Besoj se duhet t’i dyfishojmë e trefishojmë përpjekjet për ta shpjeguar më mirë këtë vizion”, u shpreh ajo në konferencën e WSJ-së.

    Krahas ndikimeve të menjëhershme të zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA, disa investitorë kanë shprehur shqetësimin se aksionet e lidhura me IA-në mund të jenë pjesë e një “flluske” që ka nevojë për një korrigjim. /Telegrafi/

  • Egnatia ndalet nga Craiova, pëson humbjen e parë pas dy barazimeve

    Egnatia ndalet nga Craiova, pëson humbjen e parë pas dy barazimeve

    Egnatia ka pësuar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi, duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Universitatea Craiova në Ligën e Konferencës.

    Skuadra shqiptare nuk arriti të përballojë presionin e vendasve, të cilët kaluan në epërsi me Alexandru Cicaldau në minutën e 27-të. Pas një pritjeje të gjatë dhe verifikimit të situatës nga VAR-i për pozicion jashtë loje, goli u konfirmua.

    Në minutën e 33-të, Nicușor Bancu dyfishoi epërsinë e Craiovës, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e lënë portierin Mario Dajsinani pa mundësi reagimi.

    Egnatia pati një mundësi të mirë për të reaguar në pjesën e dytë, kur Altin Kryeziu provoi me një goditje nga distanca në minutën e 53-të, por portieri i Craiovës u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.

    Situata u komplikua edhe më shumë për ekipin shqiptar në minutën e 84-t, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Pas dy barazimeve radhazi, Egnatia rikthehet te humbjet, ndërsa Craiova siguron një fitore 2-0. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • A 24-year-old Kosovo disappears in Italy, police publish his photo, seek citizens’ help

    A 24-year-old Albanian, Abdulla Canaj, has been reported missing in Montorio al Vomano, in the province of Teramo in Italy.

    There is no information about the young man since Wednesday afternoon, when he has voluntarily left his apartment about 1500 and has not returned. His disappearance in the police has denounced his brother.

    After reporting, firefighters, carabinieri, local police and Civil Protection teams have been engaged in the search, reports Italian media.

    Canay is about five inches [165 cm] long, weighs 65 kg, has blue eyes, short black hair, thin mustaches, and a tattoo on the back of his neck.

    As soon as he left the apartment, he was wearing a white shirt with a hood, red hat, military pants and sneakers.

    The municipality has called on citizens to co-operate with authorities and to report any information that can help locate 24-year-olds.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

    Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

    Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

    Një 24-vjeçar shqiptar, Abdulla Canaj, është raportuar i zhdukur në Montorio al Vomano, në provincën e Teramos në Itali.

    Për të riun nuk ka asnjë informacion që nga pasditja e së mërkurës, kur ai është larguar vullnetarisht nga banesa rreth orës 15:00 dhe nuk është kthyer më. Zhdukjen e tij në polici e ka denoncuar vëllai.

    Pas raportimit, në kërkim të tij janë angazhuar zjarrfikësit, karabinierët, Policia Lokale dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, raportojnë mediat italiane.

    Canaj është rreth 165 centimetra i gjatë, peshon 65 kilogramë, ka sy të kaltër, flokë të shkurtër të zinj, mustaqe të holla dhe një tatuazh në pjesën e pasme të qafës.

    Në momentin e largimit nga banesa, ai kishte veshur një bluzë të bardhë me kapuç, kapelë të kuqe, pantallona ushtarake dhe atlete.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e 24-vjeçarit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali