Blog

  • RUBIKON sonte: 6 vjet nga arrestimet, a do të lirohen Thaçi dhe të tjerët?

    RUBIKON sonte: 6 vjet nga arrestimet, a do të lirohen Thaçi dhe të tjerët?

    RUBIKON sonte: 6 vjet nga arrestimet, a do të lirohen Thaçi dhe të tjerët?

    Gjashtë vjet nga arrestimet që çuan ish-krerët e UÇK-së në Hagë, çfarë shpresash ka për rikthimin e tyre në Kosovë?

    Çka mund të ndryshojë në Apel dhe sa çka po ndodh me ndryshimet në Ligjin për Specialen?

    Sonte në debat: Rrahman Paçarizi, Azdren Shala, Avni Bytyçi, Labinot Balaj, Besian Beha dhe Bekim Çollaku.

    Klan Kosova, ora 20:45.

  • Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

    Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar praktikat në Serbi për heshtjen e vendimeve gjyqësore dhe fakteve të vërtetuara përmes proceseve gjyqësore, duke thënë se ato po zëvendësohen me një të ashtuquajtur “të vërtetë të popullit”.

    Në një reagim drejtuar ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, Kandiq ka thënë se, krahas paralajmërimit të tij se glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës është në kundërshtim me vlerat evropiane, ai duhej të kishte adresuar edhe praktikën e mohimit dhe shtrembërimit të fakteve për krimet e luftës.

    Sipas saj, shtrembërimet më të mëdha kanë të bëjnë me gjenocidin në Srebrenicë dhe viktimat e luftës në Kosovë.

    “Përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave”, ka theksuar Kandiq.

    Ajo ka vënë në pah dokumentacionin e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), i cili, sipas saj, përmban bazën më gjithëpërfshirëse të të dhënave për humbjet njerëzore në Kosovë, duke dokumentuar fatin individual të viktimave të të gjitha përkatësive etnike.

    Kandiq ka theksuar se Fondi disponon edhe dokumente të shumta gjyqësore, dëshmi të familjarëve të viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe një koleksion të veçantë të incizimeve video të dëshmive të dhëna para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), lidhur me luftërat e zhvilluara që nga viti 1991, përfshirë edhe atë në Kosovë.

    Sipas saj, ky dokumentacion mund të ndihmojë Prokurorinë për Krime Lufte të Serbisë, por vetëm nëse ajo vepron në mënyrë të pavarur dhe mbështetet në fakte e prova, e jo në udhëzimet politike të pushtetit.

    “Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kandiq.

    Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ofrojë mbështetje politike dhe financiare për përfshirjen e brezave të rinj, veçanërisht studentëve dhe të diplomuarve universitarë, në hulumtimin e luftërave të viteve 1990.

    Sipas Kandiqit, të rinjtë duhet të kenë mundësinë t’i shqyrtojnë provat, të nxjerrin përfundimet e tyre dhe të rivlerësojnë në mënyrë kritike narrativat mbizotëruese për të kaluarën.

    Në fund, ajo ka paralajmëruar se politika e kujtesës është shndërruar në një armë të re lufte, përmes së cilës thellohen ndarjet kombëtare, mohohen krimet dhe glorifikohen autorët e tyre.

    Kandiq ka theksuar se njohuritë dhe faktet e dokumentuara nga organizatat e pavarura hulumtuese mund të ndihmojnë në krijimin e një kulture tjetër të kujtesës dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, të bazuar në përgjegjësinë për krimet e luftës dhe respektimin e të gjitha viktimave./Telegrafi.

  • Dëshironi një Ferrari Luce? Do të duhet të prisni deri në vitin 2028

    Dëshironi një Ferrari Luce? Do të duhet të prisni deri në vitin 2028

    Duke gjykuar nga reagimet në internet pas prezantimit të modelit Luce, mund të krijohej përshtypja se Ferrari do ta kishte të vështirë të shiste veturën e parë plotësisht elektrike. Por, në realitet, situata është krejt ndryshe.

    Kompania nga Maranello po përballet me problemin e kundërt: kërkesa është më e madhe sesa kapaciteti i planifikuar i prodhimit. Edhe pse dërgesat ende nuk kanë nisur, të gjitha veturat që Ferrari planifikon të prodhojë deri në fund të vitit 2027 tashmë janë rezervuar.

    Gjatë një konference me analistët për rezultatet financiare të tremujorit të tretë, drejtori ekzekutiv i Ferrarit, Benedetto Vigna, deklaroi se zhvillimi i modelit Luce po ecën sipas planit, transmeton Telegrafi.

    Disa nga veturat e para pritet të dalin në rrugë para fundit të këtij viti, ndërsa shpërndarja te klientët do të intensifikohet gjatë vitit 2027. Megjithatë, të gjitha veturat që kompania planifikon të prodhojë vitin e ardhshëm tashmë kanë blerës.

    “Të gjitha modelet Luce që planifikojmë t’i shesim vitin e ardhshëm janë pothuajse të gjitha të rezervuara. Nëse dikush paraqitet tani për të blerë një të tillë, do të duhet të presë një vit”, u tha Vigna analistëve, duke bërë të qartë se kërkesa aktualisht tejkalon ofertën e planifikuar të kompanisë.

    Ferrari nuk ka bërë të ditur se sa njësi të modelit Luce synon të prodhojë dhe të shesë gjatë vitit 2027, ndërsa drejtori ekzekutiv nuk pranoi të japë një objektiv konkret shitjesh.

    Një faktor tjetër që ndikon në prodhim është kapaciteti industrial. Ndryshe nga modelet e tjera të Ferrarit, Luce po montohet në një objekt të ri, të ndërtuar posaçërisht për prodhimin e motorëve elektrikë, baterive dhe komponentëve të tjerë kryesorë, krahas montimit të veturës.

    Vënia në funksion e një fabrike tërësisht të re kërkon kohë. Për këtë arsye, Ferrari synon ta rrisë gradualisht prodhimin, në vend që të arrijë menjëherë kapacitetin e plotë. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse të gjitha njësitë e planifikuara për vitin 2027 janë rezervuar kaq shpejt.

    Kompania nuk po mbështetet vetëm te vëmendja që mori modeli pas prezantimit. Deri më tani, Ferrari ka organizuar më shumë se 50 prezantime private, lokale dhe premierë në Amerikën e Veriut, Evropë, Lindjen e Mesme dhe rajonin Azi-Paqësor, krahas pesë aktiviteteve publike.

    Sipas Vignas, këto mundësi për ta parë veturën nga afër u kanë ndihmuar klientëve potencialë të kuptojnë më mirë veçoritë dhe dallimet e saj.

    Hapi i ardhshëm i rëndësishëm pritet në tremujorin e parë të vitit 2027, kur Ferrari planifikon të organizojë testime ndërkombëtare për mediat. Më pas do të pasojnë edhe përvojat e drejtimit për klientët e interesuar.

    Vigna beson se mundësia për ta provuar veturën në rrugë mund të përmirësojë më tej perceptimin për modelin elektrik, veçanërisht në tregjet ku përfaqësuesit e kompanisë kanë ende hapësirë për të rritur interesimin.

    Ferrari thotë se modeli Luce ka tërhequr klientë nga kategori dhe rajone të ndryshme, pa ndonjë grupmoshë apo treg të caktuar që dominon kërkesën. Kompania nuk ka bërë të ditur as sa prej blerësve janë pronarë ekzistues të Ferrarit dhe sa janë klientë të rinj të markës.

    Sa i përket çmimit, së fundmi është bërë e ditur se në Shtetet e Bashkuara modeli nis nga 560.800 dollarë. Kjo e bën atë 122.190 dollarë më të shtrenjtë se SUV-i Purosangue, i pajisur me motor V12.

    Luce nuk është modeli i vetëm i Ferrarit për të cilin kërkesa është e lartë. E gjithë sasia e prodhimit që kompania ka planifikuar për vitin 2027 tashmë është rezervuar, ndërsa disa klientë do të duhet të presin deri në vitin 2028 për të marrë veturat e tyre.

    Ndërkohë, kompania synon të prezantojë edhe dy modele të reja para përfundimit të këtij viti. Njëri prej tyre mund të jetë 296 Challenge Stradale ose një model i ngjashëm.

    Në përgjithësi, Ferrari po kalon një periudhë me kërkesë të lartë për modelet e saj. Pavarësisht polemikave që shoqëruan prezantimin e Luce, interesimi i hershëm i blerësve tregon se kompania ka arritur të tërheqë një numër të konsiderueshëm klientësh drejt së ardhmes së saj elektrike.

    Nga këndvështrimi i biznesit, vendimtare nuk është nëse dizajni i veturës pëlqehet nga të gjithë përdoruesit e internetit, por nëse klientët janë të gatshëm ta blejnë atë. Kritikat në rrjetet sociale mund të krijojnë shumë tituj lajmesh, por kanë ndikim të kufizuar nëse porositë vazhdojnë të regjistrohen.

    Ferrari duket se ka gjetur mjaftueshëm blerës të gatshëm për ta përqafuar kalimin e markës drejt energjisë elektrike. Megjithatë, mbetet e hapur pyetja nëse një dizajn më tradicional, më pranë identitetit të modeleve klasike të Ferrarit, do të kishte tërhequr edhe më shumë klientë. /Telegrafi/

  • Harry Kane i kalon të gjithë gjermanët: Bëhet lojtari më i paguar te Bayern Munichu

    Harry Kane i kalon të gjithë gjermanët: Bëhet lojtari më i paguar te Bayern Munichu

    Harry Kane ka vazhduar kontratën me Bayern Munichun deri në vitin 2029, ndërsa marrëveshja e re e ka bërë atë futbollistin më të paguar në klubin bavarez.

    Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, sulmuesi anglez 33-vjeçar do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.

    Me këtë marrëveshje, Kane e ka kaluar në listën e pagave edhe Jamal Musialan, i cili deri më tani ishte futbollisti më i paguar i Bayernit.

    Madje, sipas Plettenberg, kontrata e re e anglezit renditet në mesin e tri marrëveshjeve më fitimprurëse në futbollin evropian.

    Përveç pagës bazë, Kane do të ketë mundësi të përfitojë bonuse të konsiderueshme në varësi të suksesit individual dhe ekipor.

    Ai mund të shpërblehet financiarisht për fitimin e trofeve vendorë, triumfin në Ligën e Kampionëve dhe fitimin e mundshëm të Topit të Artë.

    Gjithashtu, në llogaritjen e bonuseve do të përfshihen edhe statistikat personale, veçanërisht numri i golave dhe asistimeve.

    Ndërkohë, janë zbuluar edhe dy detaje të tjera të rëndësishme të kontratës së re: ajo nuk përmban klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdim të mëtejshëm përtej vitit 2029.

    Kështu, Bayern Munich ka siguruar vazhdimësinë me njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke e shpërblyer me një kontratë që e vendos në majën e hierarkisë financiare të klubit./Telegrafi/

  • A few players have touched so many hearts, Infantino with special words for Ronaldon

    FIFA President Gianni Infantino has reacted with a thrilling message following the announcement of the end of Cristiano Ronaldo’s international career, praising his extraordinary contribution to world football.

    Infantino has stressed that few footballers have been able to reach the hearts of fans worldwide in the same way as the Portuguese star, who has been distinguished in his career for talent, dedication, and a constant desire to break records.

    According to FIFA leader, Ronaldos’ legacy goes beyond goals, trophies and records, after he inspired generations, brought together millions of fans and proudly represented Portugal on the international stage.

    Thank you, Cristiano, for your passion, memorable moments and the extraordinary contribution you have made to our magnificent sport, wrote Infantino.

    In the end, FIFA president has estimated that Cristiano Ronaldo’s international career will remain part of football history forever.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Pak lojtarë kanë prekur kaq shumë zemra”, Infantino me fjalë të veçanta për Ronaldon

    “Pak lojtarë kanë prekur kaq shumë zemra”, Infantino me fjalë të veçanta për Ronaldon

    “Pak lojtarë kanë prekur kaq shumë zemra”, Infantino me fjalë të veçanta për Ronaldon

    Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar me një mesazh emocionues pas njoftimit për përfundimin e karrierës ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin botëror.

    Infantino ka theksuar se pak futbollistë kanë arritur të prekin zemrat e tifozëve në mbarë botën në të njëjtën mënyrë si ylli portugez, i cili gjatë karrierës së tij është dalluar për talentin, përkushtimin dhe dëshirën e vazhdueshme për të thyer rekorde.

    Sipas kreut të FIFA-s, trashëgimia e Ronaldos shkon përtej golave, trofeve dhe rekordeve, pasi ai ka frymëzuar gjenerata të tëra, ka bashkuar miliona tifozë dhe ka përfaqësuar me krenari Portugalinë në skenën ndërkombëtare.

    “Faleminderit, Cristiano, për pasionin, momentet e paharrueshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm që i ke dhënë sportit tonë madhështor”, ka shkruar Infantino.

    Në fund, presidenti i FIFA-s ka vlerësuar se karriera ndërkombëtare e Cristiano Ronaldos do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The trial continued against nine police officers for the fire at the discotheque “Puls𔄭 on November 14th, evidence will be presented

    With the statement by Judge Lenka Davitkova concerning the proposals of a part of the defence in the trial procedure, today at the Criminal Court in Skopje continued the trial against nine policemen accused of misusing official positions and authorisations in connection with the fire at the discotheque eyPuls) in Kocan.

    According to the prosecution’s proposal, the defendants have not carried out the official post and have not realised full and detailed control over granting positive consent for issuing a license for the exercise of hotel activity for discotheque unjustlyPuls) in Kocan.

    Witnesses accepted by the Court should be called to testify on November 17th. On November 14th, the presentation of material evidence on the part of defence has been warned.

    In the fire at the club club… DNK, which occurred in the early hours of March 16th 2025, lost 63 lives, while more than 200 others were injured and sent to health institutions throughout the country and abroad. This is one of the worst tragedies in the country’s history.

  • Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls", më 14 nëntor do të paraqiten provat

    Vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve për zjarrin në diskotekën “Puls”, më 14 nëntor do të paraqiten provat

    Me deklaratën e gjyqtares Lenka Davitkova lidhur me propozimet e një pjese të mbrojtjes në procedurën e provave, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi ndaj nëntë policëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan.

    Sipas propozimit të prokurorisë, të pandehurit nuk e kanë kryer detyrën zyrtare dhe nuk kanë realizuar kontroll të plotë dhe të hollësishëm lidhur me dhënien e pëlqimit pozitiv për lëshimin e licencës për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike për diskotekën “Puls” në Koçan.

    Dëshmitarët e pranuar nga ana e Gjykatës duhet të thirren për të dëshmuar më 17 nëntor. Më 14 nëntor është paralajmëruar paraqitja e provave materiale nga ana e mbrojtjes.

    Në zjarrin në diskotekën “Puls”, gjatë performancës së grupit DNK, që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit 2025, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në institucione shëndetësore në mbarë vendin dhe jashtë tij. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit.

  • T’i ndalojë apo t’i ndërtojë? Evropa shqyrton mënyrat për të rregulluar rrjetet sociale

    T’i ndalojë apo t’i ndërtojë? Evropa shqyrton mënyrat për të rregulluar rrjetet sociale

    Nisma e Francës për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare është rrëzuar në gjykatë, ndërsa ndalimi i ngjashëm në Australi po sfidohet para Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, një koalicion i ri evropian po propozon një zgjidhje tjetër: krijimin e platformave alternative, të ndërtuara në Evropë.

    Më shumë se 150 organizata kanë njoftuar planet për të zhvilluar alternativa evropiane ndaj rrjeteve sociale të kompanive të mëdha teknologjike. Kjo nismë, e mbështetur nga Brukseli, po shfaqet si një alternativë ndaj përpjekjeve të disa qeverive për t’ua ndaluar fëmijëve përdorimin e platformave ekzistuese, një qasje që po përballet me pengesa ligjore.

    Këtë javë, Australia mbrojti para Gjykatës së Lartë ndalimin e saj, të cilin e ka cilësuar si të parin në botë, për hapjen dhe mbajtjen e llogarive në rrjetet sociale nga personat nën moshën 16-vjeçare, transmeton Telegrafi.

    Platforma Reddit dhe organizata për të drejtat digjitale Digital Freedom Project argumentojnë se ndalimi shkel një liri kushtetuese të nënkuptuar të komunikimit politik. Që nga dhjetori, masa ka çuar në mbylljen e pesë milionë llogarive, por ministrat pranojnë se zbatimi i saj nuk ka qenë aq efektiv sa pritej, pasi shumë fëmijë kanë arritur t’i anashkalojnë kontrollet e moshës.

    Franca tashmë ka pësuar një humbje të ngjashme ligjore. Në gusht, Këshilli Kushtetues francez rrëzoi pjesën kryesore të ndalimit për personat nën 15 vjeç, duke vlerësuar se masa ishte tepër e gjerë dhe nuk përmbante garanci të mjaftueshme për verifikimin e moshës, të cilit do t’i nënshtroheshin të gjithë përdoruesit, përfshirë të rriturit.

    Presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar qeverisë të hartojë një version më të kufizuar të ligjit.

    Megjithatë, disa qeveri evropiane po vazhdojnë me planet e tyre. Greqia synon të vendosë ndalimin për personat nën 15 vjeç nga janari i vitit 2027, ndërsa Danimarka nga korriku i po atij viti. Spanja po shqyrton një kufizim për personat nën 16 vjeç, kurse Mbretëria e Bashkuar pritet ta prezantojë një ndalim të tillë vitin e ardhshëm.

    Në shtator, Komisioni Evropian propozoi ligjin e njohur si “Kids Act”, i cili do t’ua ndalonte fëmijëve nën 13 vjeç hapjen e llogarive në rrjetet sociale dhe do të kufizonte qasjen për moshat 13 dhe 14 vjeç.

    Nisma për krijimin e platformave evropiane mbështetet nga Brukseli

    Të mërkurën, në Berlin mori formë një qasje tjetër. Shoqata Evropiane për Rrjetet Sociale, me mbështetjen e më shumë se 150 organizatave, përfshirë Mastodon, u themelua për të bashkërenduar zhvillimin e rrjeteve sociale të hapura dhe të decentralizuara, të cilat do të kontrollohen nga vetë komunitetet evropiane.

    “Evropës i nevojitet një infrastrukturë sociale e hapur, ndërvepruese dhe e drejtuar nga komunitetet, e cila pasqyron vlerat e saj demokratike dhe i shërben interesit publik”, deklaruan bashkorganizatorët e nismës, Michael Foster dhe Björn Staschen.

    Kjo ide gëzon njëfarë mbështetjeje edhe në Bruksel. Strategjia e Komisionit Evropian për burimet e hapura, e publikuar në qershor, i përfshin rrjetet sociale të decentralizuara në mesin e katër fushave ku do të mbështeten alternativat evropiane. Tri fushat e tjera janë shërbimet cloud, mjetet për punë dhe posta elektronike e sigurt.

    “Natyrisht, ne e mirëpresim zhvillimin e platformave evropiane të rrjeteve sociale”, deklaroi për Euronews Next zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier.

    Ai shtoi se strategjia synon zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike sovrane, zvogëlimin e varësisë nga teknologjitë e huaja dhe zgjerimin e alternativave me burim të hapur në fusha si shërbimet cloud, inteligjenca artificiale, teknologjitë e internetit, siguria kibernetike dhe gjysmëpërçuesit.

    Regnier tha gjithashtu se Komisioni synon të mbështesë ndërmarrjet e reja dhe programet për përshpejtimin e zhvillimit të bizneseve, por nuk bëri të ditur ndonjë financim apo projekt konkret për rrjetet sociale.

    Megjithatë, dy qasjet mund të përplasen. Ndalimi në Australi përfshin dhjetë platforma të mëdha komerciale, nga TikTok deri te YouTube. Ndërsa ligji francez, i cili u rrëzua, kishte një shtrirje shumë më të gjerë, duke përfshirë çdo shërbim ku përdoruesit mund të lidhen me njëri-tjetrin ose të ndajnë përmbajtje. Një përkufizim i tillë mund të përfshinte edhe rrjete të administruara nga komunitetet, si Mastodon.

    Komisioni Evropian thotë se propozimi i tij “Kids Act” shmang shtrirjen e gjerë të ligjit francez. Në të parashikohen përjashtime për enciklopeditë, platformat edukative dhe mediat digjitale, ndërsa përmbajtja që mund të shikohet pa hapur një llogari do të mbetet e qasshme.

    “Të gjitha shërbimet online do të duhet të dëshmojnë se janë të sigurta për të miturit”, tha Regnier, duke shtuar se propozimi synon ta përmbysë barrën e provës.

    Sipas projektligjit, fëmijët nën 13 vjeç nuk do të mund të kenë llogari në rrjetet sociale. Prindërit do të mund të krijojnë llogari të kufizuara për fëmijët 13 dhe 14 vjeç, ndërsa llogaritë e plota do të lejohen nga mosha 15-vjeçare.

    Komisioni nuk ka sqaruar nëse këto rregulla do të zbatohen në të njëjtën mënyrë për rrjetet e decentralizuara dhe platformat e mëdha komerciale.

    Një tjetër sfidë është verifikimi i moshës. Gjigantët e teknologjisë kanë mundësi të financojnë sisteme të tilla, por shërbimet e administruara nga vullnetarët mund të kenë vështirësi për t’i përballuar kostot. Për këtë arsye, BE-ja po zhvillon një aplikacion falas për verifikimin e moshës, i cili synon të mbrojë privatësinë e përdoruesve. Komisioni pret që aplikacioni të publikohet deri në fund të vitit.

    Të dyja palët po pajtohen gjithnjë e më shumë se problemi nuk lidhet vetëm me moshën e përdoruesve, por edhe me mënyrën se si janë projektuar vetë platformat.

    Përveç kufizimeve të moshës, “Kids Act” synon të kufizojë veçoritë që nxisin përdorimin e varësisë, si lëvizja pa fund nëpër përmbajtje, mekanizmat e shpërblimit dhe njoftimet gjatë natës. Platformat që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në gjashtë për qind të qarkullimit të tyre vjetor global.

    Ndërkohë, këtë javë një deputet holandez propozoi gjithashtu ndalimin e veçorive të projektimit që nxisin përdorimin e tepruar dhe krijojnë varësi.

    Pavarësisht nëse Evropa zgjedh ndalimin, krijimin e alternativave apo të dyja qasjet njëkohësisht, duket se mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale do të pësojë ndryshime të rëndësishme. /Telegrafi/

  • Trump comes next to Hegseth after reports of his dismissal: I’m not gonna take it away.

    US President Donald Trump has expressed support for Defence Secretary Pete Hegseth, claiming he has no intention of getting rid of him, despite reports that he was considering the possibility of his replacement.

    Through a post on the X platform, Trump said he wants Hegseth to continue in this position.

    I have every intention of keeping it, the American president has declared, adding that he is surprised by the pressure he is receiving on it.

    I’m getting these calls for him. I don’t understand why Trump was quoted as saying.

    His statements came after the CBS News report, which, calling to several sources, suggested Trump had started consulting his advisers if Hegseth should continue to hold the post of Secretary of Defence.

    Meanwhile, US vice president JD Vance attributed the republican losses to Iran in the Muslim elections, linking the party’s poor outcome to the consequences of US military involvement.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal