Blog

  • Trump i del në krah Hegseth-it pas raportimeve për shkarkimin e tij: Nuk kam ndërmend ta largoj

    Trump i del në krah Hegseth-it pas raportimeve për shkarkimin e tij: Nuk kam ndërmend ta largoj

    Trump i del në krah Hegseth-it pas raportimeve për shkarkimin e tij: Nuk kam ndërmend ta largoj

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen për Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke deklaruar se nuk ka ndërmend ta largojë nga detyra, pavarësisht raportimeve se po shqyrtonte mundësinë e zëvendësimit të tij.

    Përmes një postimi në platformën X, Trump u shpreh se dëshiron që Hegseth të vazhdojë në këtë pozitë.

    “Kam çdo qëllim ta mbaj atë”, ka deklaruar presidenti amerikan, duke shtuar se është i befasuar nga presioni që po merr lidhur me të.

    “Po marr këto telefonata për të. Nuk e kuptoj pse”, citohet të ketë thënë Trump.

    Deklaratat e tij vijnë pas raportimit të CBS News, i cili, duke u thirrur në disa burime, bëri të ditur se Trump kishte nisur të konsultohej me këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të vazhdonte të mbante postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

    Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ia atribuoi luftës me Iranin humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke e lidhur rezultatin e dobët të partisë me pasojat e përfshirjes ushtarake të SHBA-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I’ll come clean as a tear, Thaci’s team writes on social networks

    Former Kosovo President Hashim Thaci’s team has published an emotional message on social networks, through which a statement to supporters is conveyed.

    In the post published in Thaci’s official profiles, he reportedly wants to shake hands and hug everyone while expressing confidence that at the end of this journey, he will come clean.

    I want to shake hands with each of you, hug you all and assure you that I will come out with every clean cell of my own as a tear at the end of this journey, which continues with you and with you!

    Meanwhile, Thaci’s media team has recently restored activity in its official Facebook and X profiles, where it is publishing material and photos from its political and institutional activities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Do të dal i pastër si loti”, ekipi i Thaçit shkruan në rrjetet sociale

    “Do të dal i pastër si loti”, ekipi i Thaçit shkruan në rrjetet sociale

    “Do të dal i pastër si loti”, ekipi i Thaçit shkruan në rrjetet sociale

    Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një mesazh emocional në rrjetet sociale, përmes të cilit përcillet një deklaratë e tij drejtuar mbështetësve.

    Në postimin e publikuar në profilet zyrtare të Thaçit, thuhet se ai dëshiron t’ua shtrëngojë dorën dhe t’i përqafojë të gjithë, ndërsa shpreh bindjen se në fund të këtij rrugëtimi do të dalë i pastër.

    “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dal me çdo qelizë timen i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ekipi i tij.

    Ndërkohë, ekipi medial i Thaçit ka rikthyer së fundmi aktivitetin në profilet e tij zyrtare në Facebook dhe X, ku po publikon materiale dhe fotografi nga veprimtaria e tij politike dhe institucionale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Këto janë pesë ndeshjet më të paharrueshme të Ronaldos me Portugalinë

    Këto janë pesë ndeshjet më të paharrueshme të Ronaldos me Portugalinë

    Këto janë pesë ndeshjet më të paharrueshme të Ronaldos me Portugalinë

    Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë, duke mbyllur kështu një kapitull historik prej më shumë se dy dekadash me fanellën e vendit të tij.

    Ylli portugez e përfundon aventurën ndërkombëtare me rekorde të jashtëzakonshme: 234 paraqitje dhe 146 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për kombëtare.

    Ronaldo debutoi me Portugalinë në vitin 2003 dhe gjatë kësaj periudhe përjetoi momente të paharrueshme, ndërsa Flashscore ka përzgjedhur pesë ndeshjet më të veçanta të tij me fanellën e “Seleçaos”.

    1. Suedi – Portugali (2013)

    Një prej paraqitjeve më të mëdha individuale të Ronaldos erdhi në ndeshjen e kthimit të plejofit për Botërorin 2014. Pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë, Ronaldo realizoi het-trik në Stokholm, duke mposhtur edhe Zlatan Ibrahimovicin, i cili shënoi dy gola për Suedinë. Portugalia fitoi 3:2 dhe siguroi kualifikimin në Botëror.

    1. Portugali – Francë (2016)

    Edhe pse nuk arriti ta përfundonte ndeshjen, kjo ishte një prej netëve më emocionuese në karrierën e tij. Ronaldo u lëndua në minutën e 25-të të finales së Euro 2016 dhe u largua nga fusha mes lotësh. Megjithatë, ai vazhdoi ta mbështeste ekipin nga vija anësore, ndërsa Portugalia fitoi 1:0 pas vazhdimeve, falë golit të Ederit, duke u shpallur kampione e Evropës për herë të parë.

    1. Portugali – Spanjë (2018)

    Në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, Ronaldo dhuroi një prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij ndërkombëtare. Ai realizoi tre gola ndaj Spanjës në një ndeshje që përfundoi 3:3. Goli i tretë, nga një goditje dënimi në minutat e fundit, mbetet një prej momenteve më ikonike të tij në fanellën e Portugalisë.

    1. Portugali – Spanjë (2025)

    Në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Ronaldo shënoi golin vendimtar në fitoren ndaj Gjermanisë, ndërsa në finale kundër Spanjës realizoi golin e barazimit. Portugalia triumfoi pas ekzekutimit të penalltive, duke fituar trofeun për herë të dytë në histori.

    1. Portugali – Kroaci (2026)

    Në atë që përshkruhet si paraqitja e tij e fundit në një Kampionat Botëror, Ronaldo ishte përsëri protagonist. Ai realizoi nga pika e bardhë ndaj Kroacisë, duke ndihmuar Portugalinë të fitonte 2:1 dhe të siguronte kalimin në fazën e 1/8 së finales./Express

    Burimi: Insajderi

  • Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

    Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në qytetin e Burrelit, në lagjen “Pjetër Budi”, ku një vajzë dyshohet se i ka vënë flakën babait të saj.

    Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M.M., rreth 43 vjeçe, dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

    Si pasojë e flakëve, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Policia bën me dije se ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçares, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Burimi: Insajderi

  • "Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen", Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal (VIDEO)

    “Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal (VIDEO)

    "Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen", Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal (VIDEO)

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur gabim kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës.

    Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij procesi, duhet të vazhdohet me ndryshimet dhe përmirësimet e kërkuara dhe që ai të procedohet tutje për miratim.

    Kur kanë mbetur edhe dy javë deri te afati i parashikuar për kalimin e këtij ligji, Gjini ka thënë se do të ishte mirë të mos pritet momenti i fundit.

    Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Gjini e ka cilësuar si gabim të madh, në rast se kryeministri i vendit, Albin Kurti e kushtëzon kalimin e këtij ligji.

    “Janë disa rregulla prej të cilave ne nuk mundemi me dalë. Ekzistojnë rregullat në bazë të të cilave procedohen dhe votohen ligjet në Parlament. Prapë se prapë, besoj se Kuveni i Kosovës e kupton peshën…Mendoj se ka me e bë njërin prej gabimeve më të mëdha, e gabime ka shumë panumër në qeverisje dhe në udhëheqje të shtetit…Kam me qenë gabim prej të cilit ka me pas zor me dal”, ka thënë Gjini.

    Por, ai ka shtuar se nuk beson se do të kalohet afati i përcaktuar për Ligjin për Specialen.  

    “Ne nuk absetojmë, e vendodim prapë peshën tonë publike që në këtë temë është jashtëzakonisht e madhe dhe krejt peshën tonë e vendosim për me pas një proces të pastër që me i pa të liruar ish-krerët e UÇK-së. Fatkeqësisht është shndërruar në kulturë parlamentare kohëve të fundit, e udhëhequr nga partia më e madhe që të gjitha punët me i lënë në momentin e fundit. Unë nuk besoj se kanë me e kalu atë afat.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë përmes të dhënave bankare, ndalohet një person

    Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë përmes të dhënave bankare, ndalohet një person

    Dyshohet se mashtroi shtetas norvegjezë përmes të dhënave bankare, ndalohet një person

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet B.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

    Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    I dyshuari dyshohet se gjatë vitit 2026, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka vënë në lajthitje disa shtetas të Norvegjisë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Sipas hetimeve, pasi dyshohet se ka siguruar të dhënat bankare të personave të dëmtuar, ai i ka përdorur ato për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike.

    Si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

    Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurën penale.

  • Vlorijan Halili dhe Sara Kolami, opinionistë në BIG TALK

    Vlorijan Halili dhe Sara Kolami, opinionistë në BIG TALK

    Vlorijan Halili dhe Sara Kolami, opinionistë në BIG TALK

    Producenti i BIG TALK, Agon Rexhepi, ka zbuluar ekskluzivisht emrat e dy opinionistëve që do të jenë pjesë e këtij sezoni të emisionit.

    Gjatë intervistës në podcastin Big Cast në Klan Kosova, Rexhepi bëri të ditur se opinionistët e këtij sezoni do të jenë Vlorijan Halili dhe Sara Kolami.

    “Opinionistë në Big Talk këtë sezon kanë me qenë dyshja fantastike, Vlorijan Halili dhe Sara Kolami”, ka deklaruar Rexhepi.

    Ndërkohë, kurioziteti mbetet edhe për emrin e prezantueses së këtij sezoni, e cila pritet të zbulohet nesër në emisionin Kosova Today.

  • Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

    Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

    Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

    Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin të akuzuarit B.G., nga 7 vjet e 6 muaj në 10 vjet burgim, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Prizren.

    Apeli ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë nuk ishte në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe pasojat e shkaktuara, transmeton Klankosova.tv.

    Gjykata Themelore në Prizren, me aktgjykimin e 30 qershorit 2025, e kishte shpallur fajtor B.G. dhe e kishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim.

    Pas shqyrtimit të ankesës, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë e kishte vërtetuar drejt dhe plotësisht gjendjen faktike të rastit, por nuk u kishte dhënë peshën e duhur rrethanave gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit.

    Në vendimin e ri, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

  • Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, jep dorëheqjen pas kolapsit të një banke që lidhej me të

    Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, jep dorëheqjen pas kolapsit të një banke që lidhej me të

    Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një krize politike të shkaktuar nga falimentimi i një banke që lidhej me të.

    “Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve nëse në ndonjë moment kam dështuar”, tha ai në një mesazh video në rrjetet sociale. “Asnjëherë nuk kam pasur ndërmend të tradhtoj besimin që më keni dhënë”.

    Kriza politike në Paraguaj shpërtheu pasi institucioni financiar “Ueno Bank” hyri në procesin e falimentimit, gjë që çoi në bllokimin e të gjitha veprimtarive të tij.

    Ligjvënësit e akuzuan Peñën – i cili deri vitin e kaluar ishte aksioner në kompaninë që zotëronte bankën – për konflikt interesi dhe sjellje të pahijshme.

    Dorëheqja e tij erdhi pasi dhoma e ulët e Kongresit të Paraguajit votoi pro nisjes së procedurave për shkarkimin e tij nga detyra.

    Në një video të publikuar në platformën X, një ditë pasi ligjvënësit e opozitës kërkuan shkarkimin e tij, Peña deklaroi se dorëheqja synon të mbrojë stabilitetin, paqen sociale dhe institucionet demokratike.

    Pas falimentimit të bankës këtë javë – e cila administronte pensione dhe fonde të tjera publike – miliona njerëz mbetën pa qasje në llogaritë e tyre, çka nxiti protesta në rrugë ku kërkohej dorëheqja e tij.

    Peña fitoi zgjedhjet e vitit 2023 si përfaqësues i Partisë konservatore në pushtet, “Colorado”, duke mundur një kandidat të qendrës së majtë. /Telegrafi/