Blog

  • Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

    Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

    Prapaskenat e 5 nëntorit: Bekim Çollaku tregon orët e fundit me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë

    Ish-shefi i Stafit të Presidencës, Bekim Çollaku, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një intervistë ai tregoi për përjetimin e vetë Thaçit dhe ekipit të tij, duke konfirmuar se informacioni mbi aktakuzën kishte arritur te ata përpara se shefi i EULEX-it ta dorëzonte njoftimin zyrtar.

    “Ne kemi pasur informacion që aktakuza ishte konfirmuar. E kemi pasur edhe unë edhe presidenti. Para se të vinte shef i EULEX-it. Kemi qenë të përgatitur që mund të ndodhte. Nga mënyra se si ishte bërë publike, nënkuptonte që tashmë gjithçka ishte përgatitur“, ka thënë Çollaku.

    Ai ka rrëfyer edhe për ditën e 4 nëntorit kur i ishte konfrimuar aktakuza dhe për përgatitjet që po bëheshin për udhëtimin e Thaçit drejt Hagës me datën 5 nëntor 2020.

    Ai ka thënë se kishin qëndruar deri në orët e para të mëngjesit bashkë me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

    “Kam qenë në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës  5. Ishte e habitshme qetësia. Një përmbajtje absolute. Gjakftohtësi  e ruajtje e racionalitetit në mendime për atë se si duhet ecur tutje”, ka thënë Çollaku në FRONTAL.

    Burimi: Insajderi

  • Ndalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

    Ndalohet një person për mashtrim me të dhënat bankare

    Sipas komunikatës së përbashkët të këtyre institucioneve, i dyshuari po hetohet për një rast që dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, ku përmes paraqitjes së fakteve të rreme, dyshohet se ka mashtruar shtetas të Norvegjisë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se fillimisht ka siguruar të dhënat bankare të personave të dëmtuar, të cilat më pas i ka përdorur për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike.

    Si pasojë e këtyre veprimeve, viktimave u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

    Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër të prokurorit, janë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

    Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës.

    Ndaj të dyshuarit rëndon dyshimi për veprën penale të mashtrimit, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Institucionet e drejtësisë kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca pas takimit me Cassis: Thekson kontributin e diasporës shqiptare në forcimin e miqësisë Kosovë–Zvicër

    Konjufca pas takimit me Cassis: Thekson kontributin e diasporës shqiptare në forcimin e miqësisë Kosovë–Zvicër

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vënë në pah kontributin e diasporës shqiptare në ndërtimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, përmes një postimi në Facebook pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis.

    Konjufca ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe për mundësitë që ky shtet u ka ofruar bashkatdhetarëve shqiptarë në periudhat më të vështira për vendin, shkruan Telegrafi.

    “Mundësitë që diaspora jonë gjeti në Zvicër u kthyen në kontribut për të dyja vendet: me punën e tyre ndihmuan në zhvillimin e shoqërisë zvicerane, ndërsa me përkushtimin ndaj atdheut u bënë një prej shtyllave të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të Kosovës. Forma e këtij ndërveprimi mes popujve tanë, ka bërë që përparimi i njërit vend të krijoj mundësi zhvillimi edhe për tjetrin.”, ka shkruar Konjufca.

    Në postimin e tij, Konjufca ka rikujtuar edhe historinë e emigrimit të shqiptarëve drejt Zvicrës, duke përmendur punëtorët që u larguan gjatë viteve të shtypjes në Jugosllavi, të përndjekurit politikë që gjetën strehim atje dhe mijëra shqiptarët që Zvicra i priti gjatë viteve ’90, përballë regjimit të Slobodan Millosheviqit.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me Cassis është diskutuar edhe për integrimin evropian të Kosovës, mbështetjen zvicerane në këtë proces, si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësitë për rritjen e investimeve zvicerane në Kosovë.

    Pas takimit, të dy kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, të cilin Konjufca e ka cilësuar si dëshmi të përkushtimit afatgjatë të Zvicrës ndaj vendit tonë./Telegrafi/

  • 9th Day of Protest for Arlinda Zekaj, protesters block the road in front of police station

    For the ninth day, protests are continuing to seek justice for the murder of Arlinda Zekaj, while protesters have blocked the road in front of the police station in Pristina.

    Arlinda Zekaj was killed on October 25th in Vitomirica in Pec by her former pact. She was killed a few days after sending a letter to institutions, warning them that her life was in danger.

    The murder occurred after she had returned from the police, where she had denounced her ex-husband for the bombing.

    Its murder has sparked numerous reactions, protests and measures within institutions.

    Among the following developments are the resignation of Kosovo Police Director General Gazmend Hoxha, as well as the suspension of prosecutors and police officials.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dita e nëntë e protestës për Arlinda Zekajn, protestuesit bllokojnë rrugën para stacionit policor

    Dita e nëntë e protestës për Arlinda Zekajn, protestuesit bllokojnë rrugën para stacionit policor

    Dita e nëntë e protestës për Arlinda Zekajn, protestuesit bllokojnë rrugën para stacionit policor

    Për të nëntën ditë po vazhdon protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, derisa protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

    Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

    Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Suspected to deceive Norwegians through online acquisitions, a person banned in Pristina

    A person with initials B.M. It has been banned for 48 hours in Pristina, under suspicion of fraud by Norwegian citizens, using their banking data to conduct online purchases.

    According to a joint communiqué of the Kosovo Police and the Constitutional Prosecutor in Pristina, the case allegedly occurred during 2026, when the suspect, by presenting false facts, allegedly exposed injured persons with the intention of illegal property gains.

    After allegedly providing their bank records, he has used them to carry out online messages at various stores, mainly in those that sell electronic devices.

    As a result of these actions, Norwegian citizens have suffered considerable material damage.

    During the implementation of the search warrant, seven mobile phones — two computers, two USBs, a car and various documents — are expected to serve as material evidence in criminal procedure.

    The investigation was conducted by the Constitutional Prosecutor in Pristina, in co-operation with the Kosovo Police, the Directorate for Investigation of Cyber Crimes, respectively.

    The prosecution has announced that the person has been detained at the order of the State Attorney for 48 hours, under suspicion of committing criminal acts.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dyshohet se mashtroi norvegjezët përmes blerjeve online, ndalohet një person në Prishtinë

    Dyshohet se mashtroi norvegjezët përmes blerjeve online, ndalohet një person në Prishtinë

    Një person me inicialet B.M. është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për mashtrim të shtetasve norvegjezë, duke përdorur të dhënat e tyre bankare për të kryer blerje online.

    Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, kur i dyshuari, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, dyshohet se i ka vënë në lajthitje personat e dëmtuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Pasi dyshohet se ka siguruar të dhënat e tyre bankare, ai i ka përdorur ato për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht në ato që shesin pajisje elektronike.

    Si pasojë e këtyre veprimeve, shtetasve norvegjezë u është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

    Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, janë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

    Hetimi është zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    Prokuroria ka bërë të ditur se personi është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

    Burimi: Dukagjini

  • Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

    Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

    Raporti i Auditorit, borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti në 1,8 miliardë euro

    Auditorja e Përgjithshme e Kosovës Vlora Spanca ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës raportin e auditimit vjetor për vitin 2025 mbi menaxhimin e fondeve publike.

    Spanca tha se raporti përmban dy shtylla kryesore –auditimi vjetor financiar i qeverisë për buxhetin 2025, i cili përfshin opinionin e auditimit, gjetjet kryesore dhe rekomandimet, ndërsa shtylla e dytë përfshin rezultatet e auditimeve individuale të institucioneve publike.

    “Së pari, është evidentuar, klasifikimi adekuat i shpenzimeve në vlerë prej 77,4 milionë euro, prej kësaj 58,5 milionë euro lidhen me pagesat e realizuara në bazë të vendimeve gjyqësore nga kategori jo adekuate buxhetore, kryesisht për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata kolektive në nivel komunal… Pjesa tjetër përfshin buxhetimin jo adekuat në vlerë 4,5 milionë eurove dhe keq-klasifikimet e shkaktuara nga vetë organizatat buxhetore në vlerë prej 14,4 milionë eurove. Së dyti, është evidentuar mbivlerësimi i pasurive në vlerë prej 33,5 milionë eurove, së treti janë identifikuar mangësi në raportimin e zërave të tjerë financiarë, përfshirë nënvlerësimin e llogarive të arkëtuara në vlerë prej 4,4 milionë eurove, mbivlerësimin e detyrimeve të papaguara në vlerë prej 2,8 milionë euro dhe mbivlerësimin e detyrimeve dhe kontingjenteve në vlerë afro 30 milionë euro”, tha Spanca, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    Spanca tha se në raporti ofron një pasqyrë të rëndësishme të realizimit të buxhetit dhe gjendjes së financave publike gjatë vitit 2025.

    Ajo tha se të hyrat buxhetore kanë arritur mbi tre miliardë e 512 milionë eurosh krahasuar me 2024, ato janë rritur për rreth 9 për qind, ndërkohë shpenzimet buxhetore po ashtu janë rritur për 9 për qind krahasuar nga buxheti final, prej 3 miliardë e 848 milionë euro janë realizuar 91 për qind.

    Sa i përket deficitit buxhetor, auditorja Spanca tha se kufiri i përcaktuar me ligj është respektuar dhe deficiti i planifikuar ishte 224 milionë euro ose rreth 2 për qind e Bruto Produktit Vendor, ndërsa deficiti sipas realizimit përfundimtar të buxhetit ishte rreth 7,8 milionë euro ose 0,07 për qind të Bruto Produktit Vendor.

    “Borxhi shtetëror në fund të vitit 2025 arriti 1,8 miliardë euro duke shënuar rritje prej 80,4 milionë euro apo 4,6 për qind krahasuar me vitin paraprak (2024). Në raport për BPV, borxhi shtetëror ishte 16,5 për qind – pra brenda kufirit ligjor prej 40 për qind”, tha Spanca.

  • “Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

    “Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

    “Liria ka emër” i drejtohet Parlamentit Evropian – Ismail Tasholli ndan detaje (VIDEO)

    Platforma “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me një letër, përmes së cilës ka kërkuar veprime urgjente lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale në Hagë.

    Për këtë iniciativë ka folur Ismail Tasholli nga kjo platformë ku ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së letrës dhe institucioneve të cilave u është adresuar ajo.

    Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tasholli bëri të ditur se letra u është dërguar 720 deputetëve të Parlamentit Evropian, si dhe komisioneve përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë.

    “E kemi bo një letër nga ‘Liria ka emër’, e kemi dërgu te 720 deputetët e Parlamentit Evropian dhe Komisioneve Përkatëse që merren me çështjet e drejtësisë. Në atë letër e kemi rikujtu rrjedhën e krejt sagës së drejtësisë të atyre që gjenden në Hagë dhe jo vetëm… I kemi bo edhe shpjegimet e besimit tonë  në vlerat universale duke u mbështetur edhe në premisat e Bashkimit Evropian dhe kulturës evropiane perëndimore…”– tha mes tjerash ai, derisa theksoi se është një letër e gjatë.

    Gjatë intervistës u diskutua edhe për kërkesat konkrete që “Liria ka emër” ua ka adresuar institucioneve evropiane.

    Për më shumë detaje ndiqeni videon e bashkëngjitur:

  • ​Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur

    ​Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur

    Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, sa ishte dënuar më 30 qershor 2025 nga Gjykata Themelore në Prizren, për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së saj të mitur në Prizren.

    Gjykata e Apelit vlerësoi se masa e mëparshme nuk ishte në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale dhe pasojat e shkaktuara.

    Vendimi është marrë pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me lartësinë e dënimit ndaj të akuzuarit.

    “Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës, më 26.10.2026 dhe pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, si dhe sipas detyrës zyrtare, ka konstatuar se i njëjti nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e as shkelje të tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e tij. Po ashtu, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe të plotë e ka vërtetuar gjendjen e fakteve dhe rrethanat e rastit, në bazë të të cilave është akuzuar dhe shpallur fajtor B.G,”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.