Blog

  • El-Sayed ironizon Vance-in: JD, habibi, të kryesh betimin për mua

    El-Sayed ironizon Vance-in: JD, habibi, të kryesh betimin për mua

    Abdul El-Sayed është bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, pas një fushate të tensionuar, gjatë së cilës feja e tij u vu vazhdimisht në qendër të sulmeve nga kritikët.

    Presidenti Donald Trump ka përdorur shpesh retorikë anti-myslimane kur ka folur për El-Sayed, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance e sulmoi ashpër atë në një tubim të fundit elektoral, duke e quajtur “një vogëlush dinak që duhet ta mbyllë gojën dhe të tregojë pak mirënjohje”, transmeton Telegrafi.

    Por, pasi u shpall fitues në Michigan, El-Sayed iu përgjigj me ironi Vance-it, duke iu drejtuar me fjalën arabe “habibi”, që përdoret si shprehje përkëdhelëse.

    “JD, habibi… Ka një ironi të këndshme në faktin se Kushtetuta të detyron të më bësh betimin në janar”, deklaroi El-Sayed.

    Me këtë deklaratë, ai iu referua rolit të Vance-it në ceremoninë e betimit të senatorëve të rinj, duke ironizuar sulmet që kishte marrë gjatë fushatës. /Telegrafi/

  • On Thursday, 6th anniversary of the arrest of former KLA leaders, OVL holds operations ahead of the EU office

    The deputy head of the KLA War Veterans’ Organisation, Gazmend Syla, during the press conference said that Thursday at 12:00 p.m., an activity will be held in front of the European Union office.

    Tomorrow is six years from the arrest of former KLA leaders. In this case, we will organise a symbolic activity to express our solidarity with former KLA leaders. The event will be held tomorrow, at 12:00, in front of the European Union office in Pristina, he said.

    We’ve asked the Association of Communists for mayors to appear before municipal objects to solidify with us. The event will be peaceful and institutional. Through him we want to show that we are not indifferent to this injustice, he added.

    Syla, has again expressed his disappointment after the return of the Specialised Chambers Law, naming this development unacceptable.

    It was unacceptable. A cause has been built to vote that law and all that cause, with its return, has been dropped. We are very disappointed and are still waiting for the reflection of MPs. We are convinced that any law that comes after him will be weaker than this one, so this issue remains responsible for the Kosovo Assembly, potentially Syla.

    Source Layer: Insander

  • Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

    Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

    Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla gjatë në koference për media tha se të entjen në orën 12:00 do të mbahet një aktivitet para zyrës së Bashkimit Evropian.

    “Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër, në orën 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha ai.

    “Kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave që kryetarët e komunave të dalin para objekteve të komunave për t’u solidarizuar me ne. Aktiviteti do të jetë paqësor dhe institucional. Përmes tij duam të tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj kësaj padrejtësie”, shtoi.

    Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

    “Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, potencoi Syla.

    Burimi: Insajderi

  • Spanish giant targets Leon Avdullah, Kosovar can take a major career step

    Spanish giant targets Leon Avdullah, Kosovar can take a major career step

    Leon Avdullahu may be one of the most popular names in the upcoming summer’s transitional term, as Kosovo midfielder interest is growing. According to the German medium FusballtransfersAtlético Madrid put it on the list for next season.

    Diego Simeon’s team is in search of a defensive midfielder, which is eventually smart and strong in the defence phase. In this profile is Avdullahu, who is developing good presentations with Hoffmannheim in Bundesliga.

    The madrile club’s interest is not new. Atletico had attempted to transfer Kosovo football player even during the past summer, but Hoffenheim had refused to release him, since he considered him an important part of the team’s project.

    Spanish giant targets Leon Avdullah, Kosovar can take a major career step Two European giants after Avdu God, Hoffmanm, valued 50m euros The telegraph. com

    Hoffmannheim had paid 8m euros in 2025 to transfer Avdullah from Basel, a club where he had developed as a football player. Since then, midfielder has become an important element of the German team and one of the players that has helped improve its results.

    So far, Avdullahu has recorded 48 official presentations with Hoffenheim, achieving a goal and providing an assistation. He has contracts with the German club until 2031, what can make it difficult to reach an agreement on his transfer.

    Basel also hopes for the sale, as it would greatly benefit from another transfer of their local talent thanks to the compensation of training and a resuscitation clause put in contract.

    According to the report, besides Avdu God, Atlético Madrid is also examining other names for the midfield, including Stefan Dzodic of Almeria and Michael Merinnon of Arsenal.

    Leon Avdullah and Albian Hajdari The telegraph. com

    A possible transfer to Madrid would represent a major step in Kosovo’s 22-year career, which could pass from Bundesliga to one of the most popular European football clubs. /Telegraphy/

  • Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

    Gjiganti spanjoll synon Leon Avdullahun, kosovari mund të bëjë hapin e madh në karrierë

    Leon Avdullahu mund të jetë njëri prej emrave më të kërkuar në afatin kalimtar të verës së ardhshme, pasi interesimi për mesfushorin kosovar po rritet. Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atlético Madridi e ka futur në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm.

    Skuadra e Diego Simeones është në kërkim të një mesfushori defensiv, i cili është taktikisht i zgjuar dhe i fortë në fazën mbrojtëse. Në këtë profil përshtatet Avdullahu, i cili po zhvillon paraqitje të mira me Hoffenheimin në Bundesligë.

    Interesimi i klubit madrilen nuk është i ri. Atletico kishte tentuar ta transferonte futbollistin kosovar edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi kishte refuzuar ta lironte, pasi e konsideronte atë një pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës.

    Spanish giant targets Leon Avdullah, Kosovar can take a major career step Dy gjigantët evropianë pas Avdullahut, Hoffenheim e vlerëson 50 milionë euro telegrafi.com

    Hoffenheimi kishte paguar 8 milionë euro në vitin 2025 për ta transferuar Avdullahun nga Baseli, klubi ku ai ishte zhvilluar si futbollist. Që nga atëherë, mesfushori është shndërruar në një element të rëndësishëm të skuadrës gjermane dhe një prej lojtarëve që ka ndihmuar në përmirësimin e rezultateve të saj.

    Deri më tani, Avdullahu ka regjistruar 48 paraqitje zyrtare me Hoffenheimin, duke realizuar një gol dhe duke dhënë një asistim. Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2031, çka mund ta bëjë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e tij.

    Basel po ashtu shpreson në shitje, pasi do të përfitonte jashtëzakonisht shumë nga një tjetër transferim i talentit të tyre vendas falë kompensimit të stërvitjes dhe një klauzole të rishitjes e vënë në kontratë.

    Sipas raportimit, përveç Avdullahut, Atlético Madridi po shqyrton edhe emra të tjerë për mesfushën, përfshirë Stefan Dzodicin e Almerias dhe Mikel Merinon e Arsenalit.

    Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari telegrafi.com

    Një transferim i mundshëm në Madrid do të përfaqësonte një hap të madh në karrierën e 22-vjeçarit kosovar, i cili mund të kalojë nga Bundesliga në njërin prej klubeve më të njohura të futbollit evropian. /Telegrafi/

  • Tragedy in Italy, 61-year-old of Albanian origin dies after door caught

    A 61-year-old of Albanian origin lost his life Wednesday morning as a result of a job accident in Cassarano, in the province of Lecce, Italy.

    The victim has been identified as the Rushan Union, the owner of a construction company, which allegedly remained trapped under a slippery gate that collapsed on it.

    According to the Italian media report “Tgcom24,” emergency teams have arrived at the scene, but have not been able to save 61-year-olds. They have only ascertained his death.

    Carabinieri and SPESAL inspectors, a body that handles surveillance and safety at workplaces have also emerged.

    Full circumstances of the accident and the way the slippery gate fell upon the victim are expected to be clarified by investigations.

    Source Layer: Signal

  • Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Tragjedi në Itali, 61-vjeçari me origjinë shqiptare vdes pasi e zuri dera

    Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën të mërkurën në mëngjes, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Lecces, në Itali.

    Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili dyshohet se mbeti i bllokuar nën një portë rrëshqitëse që u rrëzua mbi të.

    Sipas raportimit të mediumit italian “Tgcom24”, ekipet e emergjencës kanë arritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë 61-vjeçarin. Ata vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe karabinierët dhe inspektorët e SPESAL-it, organ që merret me mbikëqyrjen dhe sigurinë në vendet e punës.

    Rrethanat e plota të aksidentit dhe mënyra se si porta rrëshqitëse ra mbi viktimën pritet të sqarohen nga hetimet.

    Burimi: Sinjali

  • Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Mbi gjysmë milioni euro prona të trashëguara më 2019, të deklaruara vetëm më 2024 – A e fshehu për pesë vjet këtë pasuri prokurorja Vuçetaj?

    Nëntë prona të paluajtshme, të trashëguara sipas deklarimit në vitin 2019, me vlerë të përbashkët të deklaruar rreth 517 mijë euro, shfaqen për herë të parë në formularin e pasurisë së prokurores Lumturije Vuçetaj në vitin 2024. Ato përfshijnë ara, truall, kullosa, livadh dhe pyll. Në formularët e viteve 2019–2023 këto prona nuk figurojnë, ndërsa në deklarimin e vitit 2026 familja paraqet gjithsej 12 pasuri të paluajtshme, me vlerë të listuar rreth 712 mijë euro. Mospërputhja pesëvjeçare ngre pikëpyetje mbi kohën dhe mënyrën e deklarimit të kësaj pasurie. Insajderi sjell detajet dhe konfirmin e marrë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit

    Gazeta Insajderi

    Një krahasim i deklarimeve të pasurisë së prokurores Lumturije Vuçetaj, nga viti 2013 deri në vitin 2026, nxjerr në pah disa ndryshime që kërkojnë sqarim. Gjetja kryesore lidhet me nëntë prona të paluajtshme, të cilat në deklarimin e vitit 2024 paraqiten si të trashëguara nga gjyshja e bashkëshortit, me vitin e përfitimit të shënuar 2019.

    Këto prona nuk figurojnë në formularët e kontrolluar për vitet 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Ato shfaqen për herë të parë në deklarimin e vitit 2024 dhe vazhdojnë të paraqiten edhe në deklarimet e viteve 2025 dhe 2026.

    Lumturije Vuçetaj u emërua kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë në dhjetor 2024, me shtatë vota të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe me mandat katërvjeçar. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, formulari e paraqet atë si kryeprokurore, ndërsa deklarimi është dorëzuar më 16 mars 2026.

    Në fund të tetorit 2026, disa ditë para publikimit të këtij raporti, Këshilli Prokurorial e suspendoi nga detyra. Vendimi u miratua me shtatë vota dhe u themelua një panel hetimor, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe fillimit të procedurës disiplinore lidhur me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt. Zekaj u vra më 25 tetor 2026, pasi më herët kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet.

    Ky zhvillim është relevant për kontekstin e raportit, por nuk lidhet automatikisht me analizën e deklarimeve të pasurisë

    Sipas deklarimit të vitit 2026, familja e Vuçetajt paraqet gjithsej 12 pasuri të paluajtshme. Përveç nëntë pronave të trashëguara nga gjyshja e bashkëshortit, në formular figurojnë toka, shtëpia prej 240 metrash katrorë dhe pishina prej 50 metrash katrorë. Pasuria me vlerën më të lartë të shënuar është ara prej 4,001 metrash katrorë, e deklaruar me vlerë 160 mijë euro dhe me pjesë takuese të bashkëshortit prej një të tretës.

    Në pasurinë e luajtshme figurojnë një Mercedes-Benz, i blerë në vitin 2011 nga kursimet, me vlerë të deklaruar 12,500 euro dhe në pronësi të deklarueses, si dhe një BMW, i blerë në vitin 2019 me kredi, me vlerë 8,000 euro, në pronësi të fëmijëve me të cilët familja jeton në bashkësi. Në rubrikat për aksione në shoqëri tregtare, letra me vlerë dhe kriptovaluta nuk janë paraqitur të dhëna.

    Në formularin e vitit 2026 janë deklaruar edhe kredi dhe detyrime ndaj BKT-së, TEB-it dhe KEP Trustit. Ato përfshijnë kredi për ndërtimin e pishinës dhe kredi për nevoja personale. Kredia prej 30 mijë eurosh nga BKT-ja për pishinën figuron me vlerë të mbetur zero, ndërsa kreditë e tjera kanë vlera të mbetura të ndryshme.

    Sa u përket të ardhurave, formulari paraqet të ardhura personale nga paga, përvoja e punës dhe meditjet për udhëtime zyrtare, të cilat, sipas përmbledhjes së deklarimit, arrijnë rreth 30,885 euro. Për familjen deklarohen gjithashtu të ardhura nga paga, pension invalidor dhe pagesa për mirëmbajtje administrative. Prania e këtyre pasurive, kredive ose të ardhurave nuk përbën vetvetiu provë për shkelje.

    Kur u shfaq prona mbi gjysmë milioni euro?

    Në deklarimet e viteve 2013–2023 figurojnë kryesisht dy pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortit: një parcelë prej 625 metrash katrorë dhe një shtëpi prej 240 metrash katrorë.

    Në formularët e viteve të mëparshme, parcela paraqitet si e blerë në vitin 2009 nga kursimet e bashkëshortit. Vlera e saj shënohet me ndryshime ndër vite: 30 mijë euro në deklarimet e mëparshme, 70 mijë euro në vitin 2022 dhe 15 mijë euro nga viti 2023 e tutje.

    Në vitin 2021, për të njëjtën parcelë shfaqet edhe një paqartësi në sipërfaqe. Në formular hasen shënime që mund të lexohen si 625 metra katrorë, 0.0625 hektarë ose 6.25 hektarë. Kjo mund të jetë gabim teknik i njësisë së matjes, por mund të sqarohet vetëm përmes fletës poseduese dhe të dhënave të Agjencisë Kadastrale.

    Shtëpia prej 240 metrash katrorë është deklaruar fillimisht me vlerë 100 mijë euro, më pas me 120 mijë euro dhe në vitet e fundit me 140 mijë euro. Formularët e publikuar nuk japin shpjegim të detajuar nëse ndryshimi lidhet me renovime, investime apo rivlerësim.

    Në vitin 2022 shfaqet edhe një pishinë prej 50 metrash katrorë, e deklaruar me vlerë 40 mijë euro dhe e financuar përmes kredive bankare.

    Në deklarimin e vitit 2024 paraqiten nëntë prona të trashëguara. Ato përfshijnë një arë, truall, kullosa, livadh dhe pyll. Në formular deklarohen pjesë takuese prej një të tretës dhe një të njëzeteshtatës.

    Vlera e mbledhur e shënuar në kolonën “Vlera/Çmimi” për këto prona është rreth 517 mijë euro. Së bashku me parcelën, shtëpinë dhe pishinën, vlera e listuar e pasurive të paluajtshme në deklarimin e vitit 2024 arrin rreth 712 mijë euro.

    Formulari shënon pjesë takuese të ndryshme për pronat e trashëguara dhe nuk është e qartë nga dokumenti i publikuar nëse vlerat paraqesin vlerën e plotë të parcelave apo vetëm vlerën e pjesës së bashkëshortit.

    Pikërisht këtu qëndron pyetja kryesore: nëse pronat janë përfituar në vitin 2019, pse ato nuk figurojnë në deklarimet e viteve 2019–2023, por shfaqen për herë të parë në vitin 2024?

    Pas pyetjeve të dërguara lidhur me këto mospërputhje, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar pranimin e kërkesës.

    Në përgjigjen e saj, APK-ja i ka thënë Insajderit se pyetjet “janë përcjellë për trajtim në njësinë kompetente të Agjencisë”. Sipas përgjigjes, pas shqyrtimit të pyetjeve dhe vlerësimit të tyre në raport me kompetencat e APK-së, përgjigjja do të dërgohet “në përputhje me procedurat dhe brenda afatit të mundshëm”.

    Deri në publikimin e këtij raporti, APK-ja nuk ka dhënë ende përgjigje për thelbin e pyetjeve: datën juridike të përfitimit të pronave, kohën e regjistrimit të tyre në kadastër dhe arsyen pse ato nuk figurojnë në formularët e viteve 2019–2023.

    Pyetje të veçanta i janë dërguar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si institucion që mbikëqyr sistemin prokurorial dhe standardet profesionale të prokurorëve. Këshillit i është kërkuar të sqarojë nëse mospërputhjet e deklarimeve mund të kenë rëndësi për integritetin profesional dhe nëse do të kërkojë verifikim nga APK-ja.

    Deri në momentin e publikimit, Këshilli Prokurorial nuk ka dërguar përgjigje.

    Përgjigje nuk është dërguar as nga vet prokurorja Lumturije Vuçetaj. Ajo është kontaktuar me pyetje të drejtpërdrejta për nëntë pronat e trashëguara më 2019, datën e aktvendimit të trashëgimisë, regjistrimin në kadastër, vlerat e pasurive dhe ndryshimet në parcelën e blerë në vitin 2009.

    Dokumentet publike tregojnë një ndryshim të madh mes deklarimit të vitit 2023 dhe atij të vitit 2024: në deklarimin e vitit 2024 shfaqen nëntë prona të trashëguara, të cilave u është shënuar viti i përfitimit 2019. Kjo është një mospërputhje prej mbi gjysmë milioni eurosh./ Gazeta Insajderi

    Burimi: Insajderi

  • Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir …

    Një diskutim mes Bejtës dhe Nichit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka marrë një kthesë emocionale, pasi reperi ka reaguar ndaj mënyrës se si iu drejtua banori tjetër.

    Gjatë bisedës, Bejta iu referua Nichit me fjalën ‘bir’, një shprehje që nuk u prit mirë nga ky i fundit.

    Nichi reagoi duke i treguar se babanë e kishte humbur para dy vitesh dhe se nuk dëshironte që kjo çështje të përdorej në diskutimet brenda shtëpisë.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Një baba e kam pasur o Bejtë. Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet. Nuk kam ardhur këtu për t’u viktimizuar. T’i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai.

    Reagimi i reperit solli në vëmendje një pjesë të dhimbshme të jetës së tij, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të viktimizohet për humbjen që ka përjetuar, por as të pranojë shprehje që i konsideron nënçmuese.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Bejta gjithashtu i kërkoi falje me arsyetimin se nuk e dinte një gjë të tillë.

    Tashmë kanë filluar të identifikohen konkurrentët, të njihën më mirë e të kenë edhe debate.

    Burimi: Insajderi

  • Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

    Nis faza e dytë e rehabilitimit të rrugës Kijevë–Malishevë, investim prej 1.1 milion eurosh

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119).

    Përmes një postimi në Facebook, Basha ka njoftuar se kjo fazë përfshin një segment prej 3.1 kilometrash, për të cilin Qeveria Kurti ka ndarë 1.1 milion euro.

    Sipas tij, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore për më shumë se 11 mijë banorë të kësaj zone.

    “Për vite me radhë, kjo rrugë është trajtuar vetëm me mirëmbajtje. Tani po bëjmë rikonstruktimin e plotë të saj, që përfshin asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor”, ka shkruar Basha.

    Ai ka bërë të ditur se, së bashku me fazën e parë, projekti përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke mbuluar të gjithë segmentin Kijevë–Malishevë.

    “Po vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për infrastrukturë më të mirë, qarkullim më të lehtë dhe rrugë më të sigurta për qytetarët”, ka theksuar ministri. /Telegrafi/