Blog

  • Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

    Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

    Partia Demokratike ka shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet afatmesme të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

    Sipas projeksioneve të Fox News Decision Desk, demokratët kanë arritur të përmbysin disa gara të rëndësishme elektorale, duke fituar edhe në shtete që tradicionalisht konsideroheshin bastione republikane.

    Rezultati përbën një goditje të rëndë politike për presidentin Donald Trump dhe Partinë Republikane, e cila deri më tani kontrollonte Kongresin.

    Një prej rezultateve më të bujshme u shënua në Teksas, ku demokrati James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton në garën për Senatin amerikan. Kjo është hera e parë në gati katër dekada që një demokrat fiton një ulëse në Senat në këtë shtet.

    Demokratët fituan edhe garën për guvernator në Teksas, ku Gina Hinojosa mposhti guvernatorin republikan Greg Abbott, duke i dhënë fund dominimit republikan në këtë post që zgjaste prej 32 vjetësh.

    Një tjetër fitore e rëndësishme për demokratët erdhi në Miçigan, ku Abdul El-Sayed mposhti republikanin Mike Rogers në garën për Senat. Sipas projeksioneve, demokratët do të kenë të paktën 54 ulëse në Senat.

    Në anën tjetër, republikanët arritën të ruajnë disa pozita të rëndësishme. Julia Letlow fitoi garën për Senat në Luiziana, ndërsa senatori Tommy Tuberville u zgjodh guvernator i Alabamës. Në Florida, republikani Byron Donalds fitoi garën për guvernator, duke u bërë guvernatori i parë me ngjyrë në historinë e këtij shteti.

    Pas rezultateve, Trump deklaroi se do ta përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar ligjet që nuk i mbështet, por la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët.

    “Është njëra prej fuqive më të forta që ka një president”, deklaroi Trump për Fox News, duke paralajmëruar se do të përdorë veton për projektligjet që, sipas tij, janë të papranueshme.

    Ndërkohë, udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e cilësoi rezultatin si fitore të rëndësishme politike, duke premtuar se partia e tij do të punojë për t’i dhënë fund asaj që e quajti “makth kombëtar”.

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama gjithashtu përshëndeti fitoren e demokratëve, duke thënë se qytetarët amerikanë kanë dërguar një mesazh të qartë për nevojën e një politike që bashkon njerëzit dhe ofron zgjidhje konkrete.

    Humbjet republikane janë shoqëruar edhe me kritika brenda vetë partisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Makina përplaset me bordurën në Durrës - vdes pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

    Makina përplaset me bordurën në Durrës – vdes pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

    Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 48-vjeçar. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

    Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

    Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

    Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit. (A2 Televizion)

  • Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

    Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur një person.

    Rasti ka ndodhur në Drenas, të martën në ora 20:20.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

    Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/

  • Rama reiterates invitation to dialogue

    Even this morning, Prime Minister Edi Rama has started the day with an invitation for dialogue with student protesters.

    In a post on social networks, the head of the government has published the daily video with the hexagonal stone table and above with the inscription “dialog” on it.  

    For more than 20 days, students have turned down the prime minister’s invitation and demanded his resignation.

    Source Layer: Insander

  • Rama përsërit ftesën e dialogut

    Rama përsërit ftesën e dialogut

    Rama përsërit ftesën e dialogut

    Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog me studentët protestues.

    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar videon e përditshme me tryezën e gurtë gjashtëkëndore dhe sipër saj letrën me mbishkrimin ‘dialog’.  

    Prej më shumë se 20 ditësh studentët e kanë refuzuar ftesën e kryeministrit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Ramush Haradinaj does not break tradition, day runs to Germi

    SIt happens often, former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj, has started the day with physical activity at the Germ Park in Pristina.

    Running in the wild is one of his favorite routines to start the day with energy and commitment to physical activity.

    Good morning, wrote the former head of the Alliance on Facebook, where there’s a nadar and a photograph, broadcast Klankosova.tv.

  • Ramush Haradinaj nuk e prish traditën, ditën e nis me vrap në Gërmi

    Ramush Haradinaj nuk e prish traditën, ditën e nis me vrap në Gërmi

    Ramush Haradinaj nuk e prish traditën, ditën e nis me vrap në Gërmi

    Siç ndodh shpesh, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën me aktivitet fizik në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

    Vrapimi në natyrë është një nga rutinat e tij të preferuara për ta nisur ditën me energji dhe përkushtim ndaj aktivitetit fizik.

    “Mirëmëngjesi”, ka shkruar ish-kreu i Aleancës në Facebook, ku ka nadarë edhe një fotografi, transmeton Klankosova.tv.

  • Dërgohet në mbajtje një person në Drenas, dyshohet se me veturë goditi një person tjetër

    Dërgohet në mbajtje një person në Drenas, dyshohet se me veturë goditi një person tjetër

    Dërgohet në mbajtje një person në Drenas, dyshohet se me veturë goditi një person tjetër

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një përson është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.

    Sipas raportit 24-orësh, ai dyshohet se ka goditur me veturë një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Gllogoc 03.11.2026-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.”, thuhet në raport.

    Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

  • Diaspora shqiptare në Suedi ndihmon shkollat e Malishevës me donacion të pajisjeve shkollore

    Diaspora shqiptare në Suedi ndihmon shkollat e Malishevës me donacion të pajisjeve shkollore

    Përmes shoqatës KIF Liria dhe angazhimit të Xhafer Balajt, nga Suedia është nisur një donacion me pajisje shkollore për Komunën e Malishevës, me qëllim të përmirësimit të kushteve në institucionet arsimore dhe mbështetjes së nxënësve.

    Diaspora shqiptare në Suedi po vazhdon të dëshmojë përkushtimin dhe solidaritetin ndaj vendlindjes. Kësaj radhe, përfituese e një donacioni me pajisje shkollore është Komuna e Malishevës.

    Ky donacion është organizuar nga shoqata KIF Liria, përmes veprimtarit humanitar Xhafer Balaj, në bashkëpunim me Komunën e Växjö-së në Suedi, shkruan Telegrafi.

    Ndihma synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe pajisjen e institucioneve arsimore me materiale të nevojshme për procesin mësimor.

    Xhafer Balaj, përmes angazhimit të tij shumëvjeçar, ka ndërtuar një mision të rëndësishëm humanitar, duke bërë të mundur dërgimin e dhjetëra donacioneve nga Suedia drejt Kosovës dhe trevave shqiptare.

    Deri më tani, përmes KIF Lirisë janë organizuar 59 kamionë me ndihma, duke dëshmuar se solidariteti i diasporës nuk njeh kufij.

    Një kontribut i tillë është shembull i mirë i lidhjes së fortë që bashkatdhetarët ruajnë me vendlindjen dhe i rolit të tyre në mbështetjen e arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve në Kosovë./Telegrafi/

  • Father calls the police to protect him from the boy, he’s suspected to hit him head in the face, and his mother, 38-year-old, is also being threatened at Ferizaj.

    A 69-year-old from Ferizaj has experienced serious moments in his house, as the boy, who allegedly had returned to a drunken state, had initially offended him and then physically attacked him. The strike allegedly occurred just as Father had decided to seek police assistance, while threats, according to the indictment, had not even escaped the suspect’s mother.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Tuesday, November 3rd, around 05:30, on the Matosiʹ street in Ferizaj.

    According to information provided by the signal, suspect U.S.A. 38 years old had returned home in the early hours of the morning, in a drunken state, and had begun to offend his father, the 69-year-old H.A.

    The situation has escalated when 69-year-old decided to inform the police of his son’s behaviour.

    At that point, according to the indictment, the boy had hit the father head in the face, hurting him in the left eyebrow.

    But the incident is not over. The suspect is also alleged to have directed threatening words to both parents, increasing fear and concern within the family.

    After the reported attack, the father sought medical help and received treatment for injuries suffered.

    The case was reported around 0600, while after the initial action company, the State Prosecutor has been announced.

    At the Prosecution’s decision, 38-year-old has been detained for 48 hours.

    The case has been initiated for the criminal act, a slight body invasion, while investigations are continuing by the unit dealing with domestic violence cases.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal