Blog

  • LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, punime në disa rrugë

    LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, punime në disa rrugë

    Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

    Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat kufitare në anën e RMV-së.

    Në rrugën Kërçovë-Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa seksione, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjale të përshtatshme trafiku dhe për këtë arsye rekomandohet respektim të rreptë të tyre dhe shpejtësi të rregulluar.

    LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjaleve të instaluara të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

  • Shasime Osmani me mesazh për të rinjtë shqiptarë në diasporë: Mësoni shqip, mos harroni rrënjët, ia vlen të vazhdoni përpara

    Shasime Osmani me mesazh për të rinjtë shqiptarë në diasporë: Mësoni shqip, mos harroni rrënjët, ia vlen të vazhdoni përpara

    Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani, u ka përcjellë një mesazh të rinjve shqiptarë që po rriten në diasporë, duke i inkurajuar të ruajnë gjuhën shqipe, të mos harrojnë prejardhjen e tyre dhe të vazhdojnë përpara pavarësisht sfidave.

    Në një intervistë për Telegrafin, Osmani ka folur drejtpërdrejt për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë në diasporë, përfshirë racizmin dhe diskriminimin, duke theksuar se shpesh atyre u duhet të punojnë shumë më tepër për të pasur mundësi të barabarta, shkruan Telegrafi.

    Ajo ka porositur brezin e ri që të mos e harrojë identitetin dhe gjuhën shqipe.

    “Mësoni shqip, mos harroni nga keni prindërit. Unë e di se edhe ju përjetoni racizëm dhe e di se ju duhet dhjetë herë më shumë të bëni sesa të tjerët për t’i pasur të njëjtat shanse, por ia vlen! Ia vlen!”, ka deklaruar Osmani.

    Deputetja shqiptare ka inkurajuar të rinjtë që të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të ndjekin synimet e tyre, duke u shprehur optimiste se përpjekjet e tyre do të shpërblehen.

    “Vazhdoni! Vazhdoni përpara, sepse nuk do të pendoheni që keni vazhduar përpara. Shpresoj që t’ia dilni edhe ju”, është shprehur ajo.

    Në fund të intervistës, Osmani ka vënë theksin edhe te rëndësia e solidaritetit dhe mbështetjes mes shqiptarëve, duke rikujtuar se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në sfidat me të cilat përballet.

    “Mos harroni, s’jemi vetëm. E kemi njëri-tjetrin. Mbajeni përherë në mend se jemi me njëri-tjetrin, nuk jeni vetëm”, ka theksuar Osmani.

    Ajo ka përfunduar mesazhin e saj me thirrjen që të rinjtë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë të luftojnë së bashku për një të ardhme me më shumë mundësi dhe barazi./Telegrafi/


  • UN elects five new judges at International Court of Justice

    AThe General Assembly and the UN Security Council have elected five new judges to the International Court of Justice at a time when the institution faces record numbers of court cases.

    The elected judges are Dapo Akande from Great Britain, Francois Alabrune from France, Mahmoud Daifallah Hmoud from Jordan, Rene Lee from Singapore and Phoebe Oowa from Kenya. Their nine – year – old mandates begin on February 6, 2027.

    The fifth member’s election called for several rounds of voting, as the two UN bodies initially failed to reach agreement on the final candidate.

    According to Court President Yuji Iwasawa, 24 cases are currently under consideration, including the South Africa indictment against Israel for violating the Gaza Genocide Convention.

    The International Court of Justice, headquartered at The Hague, is the UN’s main judicial body and examines judicial disputes between states. /Klankosova. tv

  • Bomb threat on several flights to Europe alarm airports

    TAt least seven flights and a tourist ship with a destination Israel have been threatened with bombs in several European countries, causing emergency checks and temporary disruptions of operations at airports.

    Incidents included flights of Ryanair companies, Wizz Air, Scandinavian Airlines and LOT. In Poland an airport near Warsaw was provisionally closed, while in Italy fighter planes accompanied a Ryanair flight to Rome.

    All the planes landed safely, and the controls did not reveal explosive devices. Even the tourist ship Crown Iris, evacuated near the Greek island of Syros after a threat, did not result in explosive equipment.

    So far, no person or organisation has claimed responsibility for the threats. Authorities have not determined whether the incidents are co-ordinated as investigations continue.

    aviation security experts estimate that the unusual number of threats within a day could be aimed at creating chaos and preventing air transport to Europe. /Klankosova. tv

  • Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

    Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

    Kërcënime për bomba në disa fluturime në Evropë, alarmohen aeroportet

    Të paktën shtatë fluturime dhe një anije turistike me destinacion Izraelin janë kërcënuar me bomba në disa vende evropiane, duke shkaktuar kontrolle emergjente dhe ndërprerje të përkohshme të operacioneve në aeroporte.

    Incidentet përfshinë fluturime të kompanive Ryanair, Wizz Air, Scandinavian Airlines dhe LOT. Në Poloni, një aeroport pranë Varshavës u mbyll përkohësisht, ndërsa në Itali avionë luftarakë shoqëruan një fluturim të Ryanair drejt Romës.

    Të gjitha avionët u ulën në mënyrë të sigurt dhe kontrollet nuk zbuluan mjete shpërthyese. Edhe anija turistike Crown Iris, e evakuuar pranë ishullit grek Syros pas një kërcënimi, nuk rezultoi të kishte pajisje shpërthyese.

    Deri më tani, asnjë person apo organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për kërcënimet. Autoritetet nuk kanë përcaktuar nëse incidentet janë të koordinuara, ndërsa hetimet vazhdojnë.

    Ekspertët e sigurisë së aviacionit vlerësojnë se numri i pazakontë i kërcënimeve brenda një dite mund të synojë krijimin e kaosit dhe pengimin e transportit ajror në Evropë./Klankosova.tv

  • OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kanë zgjedhur pesë gjyqtarë të rinj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në një kohë kur institucioni përballet me numër rekord të çështjeve gjyqësore.

    Gjyqtarët e zgjedhur janë Dapo Akande nga Britania e Madhe, Francois Alabrune nga Franca, Mahmoud Daifallah Hmoud nga Jordania, Rena Lee nga Singapori dhe Phoebe Okowa nga Kenia. Mandatet e tyre nëntëvjeçare fillojnë më 6 shkurt 2027.

    Zgjedhja e anëtarit të pestë kërkoi disa raunde votimi, pasi dy organet e OKB-së fillimisht nuk arritën marrëveshje për kandidatin përfundimtar.

    Sipas presidentit të Gjykatës, Yuji Iwasawa, aktualisht janë në shqyrtim 24 çështje, përfshirë padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për shkelje të Konventës për Gjenocidin në Gaza.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë, është organi kryesor gjyqësor i OKB-së dhe shqyrton mosmarrëveshjet juridike ndërmjet shteteve./Klankosova.tv

  • Sulmet kibernetike godasin supermarketet në 11 shtete evropiane, BE-ja kërkon reagim të përbashkët

    Sulmet kibernetike godasin supermarketet në 11 shtete evropiane, BE-ja kërkon reagim të përbashkët

    Sulmet kibernetike godasin supermarketet në 11 shtete evropiane, BE-ja kërkon reagim të përbashkët

    Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes në supermarkete janë përhapur në të paktën 11 shtete evropiane, duke shkaktuar prishjen e sasive të mëdha të ushqimit.

    Rastet e fundit janë raportuar në Gjermani, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa më herët probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në Belgjikë, Itali, Suedi dhe disa vende të tjera evropiane.

    Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për reagim të koordinuar, duke paralajmëruar se incidentet nuk janë raste të izoluara.

    Sulmet kanë shkaktuar rritje të temperaturave në frigoriferë dhe ngrirës, duke detyruar supermarketet të hedhin produkte ushqimore të dëmtuara.

    Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe motivi i tyre mbetet i paqartë. Megjithatë, drejtuesi i autoritetit rumun për sigurinë kibernetike ka deklaruar se nuk dyshohet për përfshirjen e ndonjë aktori shtetëror.

    Autoritetet evropiane dhe institucionet e sigurisë kibernetike po bashkëpunojnë për hetimin e rasteve dhe forcimin e mbrojtjes së sistemeve digjitale të sektorit ushqimor.

  • Abdul El-Sayed: U përballa me një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime

    Abdul El-Sayed: U përballa me një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime

    Kandidati demokrat për Senatin amerikan në Michigan, Abdul El-Sayed, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore është përballur me sulme dhe akuza të ashpra, të cilat i cilësoi si pjesë të një prej fushatave më të shëmtuara që ka përjetuar ndonjëherë.

    El-Sayed mund të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara, nëse arrin të mposhtë kandidatin republikan Mike Rogers, i cili ka mbështetjen e presidentit Donald Trump.

    Sipas projeksioneve fillestare, gara anon në favor të demokratëve, por rezultati ende nuk është përcaktuar dhe gara konsiderohet tepër e ngushtë për t’u shpallur fituesi, transmeton Telegrafi.

    Duke folur në Detroit, El-Sayed tregoi për sulmet me të cilat u përball gjatë gjithë fushatës. Ai përmendi edhe deklaratat e Trumpit, i cili e kishte quajtur “xhihad” dhe kishte pretenduar se nëse ai zgjidhej senator, në ndërtesën e Senatit do të nevojiteshin detektorë metali.

    Sipas El-Sayed, kundërshtarët fillimisht u përpoqën ta paraqisnin atë si të ndryshëm për shkak të emrit dhe besimit të tij fetar. Kur kjo strategji nuk pati efektin e synuar, sulmet vazhduan përmes lidhjeve të supozuara me persona apo grupe të tjera.

    “Në fillim iu referuan emrit dhe besimit tim, sikur të donin të thoshin se ai është paksa ndryshe. Kur kjo nuk funksionoi, u përpoqën të më fajësonin përmes lidhjeve me të tjerët. Dhe kur as kjo nuk pati sukses, kaluan në një nga fushatat më të shëmtuara që kemi parë gjatë jetës sonë”, deklaroi El-Sayed. /Telegrafi/

    Rasti i tij ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të mundësisë që Senati amerikan të ketë për herë të parë një anëtar mysliman, në një garë që është shoqëruar me debate të forta politike dhe sulme personale.

  • Kujdes gjatë mbledhjes së gështenjave në Deçan, raportohet për shfaqjen e një ariu në Pobërgjë

    Kujdes gjatë mbledhjes së gështenjave në Deçan, raportohet për shfaqjen e një ariu në Pobërgjë

    Një qytetar nga rajoni i Deçanit, Sejdë Tolaj, ka treguar se është përballur me një ari gjatë mbledhjes së gështenjave në afërsi të fshatit Pobërgjë.

    Në një postim në Facebook, Tolaj ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, kur ishte së bashku me një familjar në një zonë malore, rreth 10 metra larg një ariu të madh.

    Sipas tij, familjari që ndodhej disa metra larg e kishte vërejtur kafshën dhe e kishte njoftuar për praninë e saj.

    “Familjari im, i cili ndodhej rreth 7–8 metra larg meje, i shqetësuar dhe i shtangur nga ajo që kishte parë, erdhi dhe më njoftoi se pas nesh ishte ariu”, ka shkruar Tolaj.

    Ai ka treguar se në atë moment vendosi të largohej me vrap përmes një përrocke, ndërsa bashkë me familjarin vrapuan për rreth 20 minuta.

    “Në atë moment, pa menduar gjatë, vendosa të largohem me vrap përmes një përrocke. Vrapuam për afërsisht 20 minuta dhe, fatmirësisht, ariu nuk na ndoqi. Shpëtuam pa pasoja!”, ka thënë ai.

    Tolaj ka paralajmëruar qytetarët që dalin për të mbledhur gështenja në këtë rajon që të tregojnë kujdes dhe të mos shkojnë vetëm në zonat malore.

    Ai ka theksuar se terreni ku ka ndodhur ngjarja është kryesisht i mbuluar me pyje bungje, me pak gështenja dhe me pamje të kufizuar në disa pjesë, gjë që, sipas tij, mund ta vështirësojë edhe gjetjen e personave në rast të ndonjë incidenti.

    “Dua t’i paralajmëroj të gjithë ata që dalin për të mbledhur gështenja në këtë rajon që të kenë shumë kujdes dhe të mos dalin vetëm”, ka shkruar Tolaj.

    Në fund të postimit, ai ka pyetur ndjekësit se si do të vepronin në një situatë të tillë dhe ka kërkuar këshilla, veçanërisht nga personat që kanë njohuri për sjelljen e arinjve.

    “Kujdes, sepse në mal nuk jemi gjithmonë vetëm!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

  • Alarm te Barcelona: Ylli i skuadrës në dyshim për derbin ndaj Atletico Madridit

    Alarm te Barcelona: Ylli i skuadrës në dyshim për derbin ndaj Atletico Madridit

    Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar me një lajm shqetësues për trajnerin Hansi Flick.

    Mesfushori spanjoll Rodri, u detyrua të largohej nga loja në pushimin e pjesës së parë për shkak të një problemi muskulor, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në derbin e së dielës ndaj Atletico Madridit.

    Rodri ndjeu shqetësime fizike drejt fundit të pjesës së parë, por vendosi të qëndronte në fushë deri në përfundimin e saj.

    Pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe trajnerin Flick, u vendos që mesfushori të mos e vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij u aktivizua Marc Bernal.

    Sipas mediave spanjolle AS dhe Mundo Deportivo, ekzaminimet e mëtejshme mjekësore do të përcaktojnë natyrën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit të lojtarit.

    “Rodri ka ndjerë disa shqetësime muskulore. Duhet të presim deri nesër”, deklaroi Flick pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se ende nuk ka një vlerësim përfundimtar të gjendjes së mesfushorit.

    Trajneri gjerman theksoi se Barcelona ka katër ditë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për t’u përgatitur për sfidën e radhës, e cila mund të ketë rëndësi të madhe në garën për titullin e La Ligës.

    Katalanasit kryesojnë aktualisht renditjen me 30 pikë pas 11 xhirove, ndërsa Atletico Madridi ka 28 pikë dhe Real Madridi 27.

    Për derbin e së dielës, Flick mund të përfitojë edhe nga rikthimi i disa lojtarëve në repartin defensiv. Jules Kounde, Eric Garcia dhe Andreas Christensen pritet të jenë sërish në dispozicion./Telegrafi/