Blog

  • Babai thërret Policinë për ta mbrojtur nga djali, ai dyshohet se e godet me kokë në fytyrë – kërcënohet edhe nëna, 38-vjeçari ndalohet në Ferizaj

    Babai thërret Policinë për ta mbrojtur nga djali, ai dyshohet se e godet me kokë në fytyrë – kërcënohet edhe nëna, 38-vjeçari ndalohet në Ferizaj

    Babai thërret Policinë për ta mbrojtur nga djali, ai dyshohet se e godet me kokë në fytyrë – kërcënohet edhe nëna, 38-vjeçari ndalohet në Ferizaj

    Një 69-vjeçar nga Ferizaj ka përjetuar momente të rënda në shtëpinë e tij, pasi djali, i cili dyshohet se ishte kthyer në gjendje të dehur, fillimisht e kishte ofenduar e më pas e kishte sulmuar fizikisht. Goditja dyshohet se ndodhi pikërisht kur babai kishte vendosur të kërkonte ndihmën e Policisë, ndërsa kërcënimeve, sipas denoncimit, nuk u kishte shpëtuar as nëna e të dyshuarit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të martën, më 3 nëntor, rreth orës 05:30, në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari Sh.A. 38 vjeçar ishte kthyer në shtëpi në orët e hershme të mëngjesit, në gjendje të dehur, dhe kishte nisur ta ofendonte babanë e tij, H.A. 69 vjeçar.

    Situata është përshkallëzuar kur 69-vjeçari ka vendosur të njoftojë Policinë për sjelljen e të birit.

    Në atë moment, sipas denoncimit, djali e ka goditur babanë me kokë në fytyrë, duke e lënduar në pjesën e vetullës së majtë.

    Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq. I dyshuari pretendohet se ka drejtuar edhe fjalë kërcënuese ndaj të dy prindërve, duke shtuar frikën dhe shqetësimin brenda familjes.

    Pas sulmit të raportuar, babai ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka marrë trajtim për lëndimet e pësuara.

    Rasti është denoncuar rreth orës 06:00, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

    Me vendim të Prokurorisë, 38-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësia që trajton rastet e dhunës në familje.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Abdul El-Sayed wins the race in Michigan, becomes the first Muslim senator in US history

    Democrat candidate Abdul El-Said has won the American Senate race in Michigan state, becoming the first Muslim senator in the history of the United States, according to NBC News projections.

    The Democrats’ victory in Michigan adds to republican losses in several other Senate races, including those in Iowa, Kansas, Ohio, Maine, North Carolina, South Carolina, and Texas, broadcast Telegrafi.

    El-Said, who represents the Democratic Party’s progressive wing, faced several obstacles during the campaign. One of them was the support that moderate Democrat Haley Stevens, whom he had defeated in the preliminary elections, gave his rival Republican Mike Rogers, backed by President Donald Trump, just one day before the vote.

    His victory also constitutes a political blow to Trump, who during the campaign had repeatedly attacked the democratic candidate, using Islamic language and calling it égihadı.

    In his speech after his victory, El-Said referred to the attacks he had experienced during the campaign, saying he faced one of the most hideous campaigns I have seen during my lifetime.

    Meanwhile, his Republican rival, Mike Rogers, urged supporters to leave and go home just before 0600 British times, although he insisted that there was still a chance for victory.

    The result in Michigan marks another defeat for the Republicans and an important political signal for the Trump administration, in a set of elections of the Mesmandat that have brought significant changes to the composition of the American Senate. /Telegraphy/

  • Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    Kandidati demokrat Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke u bërë senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara, sipas projeksioneve të NBC News.

    Fitorja e demokratëve në Michigan i shtohet humbjeve të republikanëve në disa gara të tjera për Senat, përfshirë ato në Iowa, Kansas, Ohio, Maine, Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut dhe Teksas, transmeton Telegrafi.

    El-Sayed, i cili përfaqëson krahun progresist të Partisë Demokratike, u përball me disa pengesa gjatë fushatës. Një prej tyre ishte mbështetja që demokratja e moderuar Haley Stevens, të cilën ai e kishte mposhtur në zgjedhjet paraprake, i dha rivalit të tij republikan Mike Rogers, të mbështetur nga presidenti Donald Trump, vetëm një ditë para votimit.

    Fitorja e tij përbën gjithashtu një goditje politike për Trumpin, i cili gjatë fushatës e kishte sulmuar vazhdimisht kandidatin demokrat, duke përdorur edhe gjuhë islamofobike dhe duke e quajtur “xhihad”.

    Në fjalimin e tij pas fitores, El-Sayed iu referua sulmeve që kishte përjetuar gjatë fushatës, duke thënë se ishte përballur me “një nga fushatat më të shëmtuara që kam parë gjatë jetës sime”.

    Ndërkohë, rivali i tij republikan, Mike Rogers, u kërkoi mbështetësve të largoheshin dhe të shkonin në shtëpi pak para orës 06:00 sipas kohës britanike, megjithëse këmbënguli se ende ekzistonte një mundësi për fitore.

    Rezultati në Michigan shënon një tjetër humbje për republikanët dhe një sinjal të rëndësishëm politik për administratën Trump, në një palë zgjedhje të mesmandatit që kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Senatit amerikan. /Telegrafi/

  • "A e di çka do të thotë me u shit", Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother

    “A e di çka do të thotë me u shit”, Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother

    Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Kosova 5.

    Së fundmi në një debat është përfshirë Zoja Nushi me Adrian Kalanderin, ku pjesë e tij ka qenë edhe Fatlum Dreshaj.

    Duket se Zojës i ka ngelur hatri për një fjalë që konkurrenti nga Prizreni i kishte thënë, nga i cili kërkoi llogari.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ata po qëndronin në oborr, teksa vazhdonin diskutimet me njëri-tjetrin, duke dashur që të marrë një mendim nga ta.

    “A e di çka do të thotë me u shit, a e di çfarë po thua, a di çka do të thotë me i thënë njeriut je duke u shitur ti”, iu drejtua Zoja – Adrianit.

    Ky i fundit u mundua të injorojë, gjersa ia ktheu: “Manipuluese, me mua jo”.

    Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë në shtëpinë e famshme, ata po kërkojnë të jenë në vëmendje e të kenë përplasje të shumta. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Drita dhe Prishtina përballen për kreun e Superligës - statistikat në favor të gjilanasve, historia i përket kryeqytetasve

    Drita dhe Prishtina përballen për kreun e Superligës – statistikat në favor të gjilanasve, historia i përket kryeqytetasve

    Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, ku tri pikët kanë peshë të madhe në garën për kreun e Albi Mall Superligës.

    Albi Mall Superliga sjell sot një nga përballjet më interesante të kampionatit, pasi Drita dhe Prishtina takohen në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, e cila zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan.

    Përballë do të jenë dy prej skuadrave më të mëdha të futbollit kosovar, që ndonëse nuk kanë një rivalitet historik, vitet e fundit kanë zhvilluar përballje të forta dhe me shumë rëndësi në garën për trofe.

    Për Dritën, kjo është një mundësi për të vazhduar serinë pozitive dhe për t’u barazuar me Prishtinën në pozitën e dytë, ndërsa kryeqytetasit synojnë fitoren që do t’i rikthente në krye të tabelës.

    Drita në formë të shkëlqyer, Prishtina kërkon kreun

    Skuadra e Ardian Nuhiut vjen në këtë përballje pas katër fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa njëra prej tyre është pikërisht ndaj Prishtinës, të cilën e mposhti me rezultat bindës 0-3 në kryeqytet.

    Në anën tjetër, Prishtina ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, duke kërkuar një rezultat pozitiv në një nga udhëtimet më të vështira të kampionatit, pasi nisi sezonin me 7 fitore radhazi.

    Rëndësia e tri pikëve është e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat. Një fitore e Dritës do ta barazonte atë me Prishtinën në kuotën e 26 pikëve, ndërsa triumfi i bardhekaltërve do t’i çonte ata në 29 pikë, dy më shumë se liderja aktuale, Malisheva, që ka 27 pikë.

    Drita dominon përballjet e fundit, Prishtina mban rekordin e trofeve

    Edhe statistikat e dhjetë përballjeve të fundit flasin në favor të gjilanasve, të cilët kanë regjistruar pesë fitore, kundrejt dy triumfeve të Prishtinës, ndërsa tri ndeshje të tjera janë mbyllur baras.

    Megjithatë, historia e trofeve tregon një tjetër dimension të kësaj përballjeje. Prishtina mbetet klubi më i trofeshëm në futbollin e Kosovës, me 11 tituj kampioni, nëntë Kupa dhe 11 Superkupa të fituara pas pavarësimit të futbollit kosovar nga ish-Jugosllavia në fillim të viteve të 90-ta.

    Drita, ndërkohë, ka ndërtuar një histori të rëndësishme në futbollin e pasluftës, me pesë tituj kampioni, një Kupë dhe dy Superkupa të Kosovës.

    Gjilanasit kanë fituar titullin e kampionit dy herë radhazi së fundmi, ndërsa Prishtina për herë të fundit ishte shpallur kampione në edicionin 2020/21.

    Nuhiu, Limaj dhe Kryeziu paralajmërojnë një përballje të fortë

    Në prag të ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka kërkuar nga skuadra e tij një paraqitje edhe më të mirë se në takimin e kaluar, duke shprehur besimin se seria e fitoreve mund të vazhdojë.

    “Pres nga skuadra ime një performancë edhe më të lartë se në ndeshjen e kaluar dhe shpresoj që të vazhdojmë me fitore, sepse lojtarët e kanë për obligim të kenë paraqitje edhe më të mira në këtë takim”, ka deklaruar Nuhiu.

    Edhe mesfushori Vesel Limaj ka theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje, duke shprehur optimizmin për arritjen e objektivit.

    “Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të arrijmë objektivin”, ka thënë Limaj.

    Në kampin tjetër, kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, e ka cilësuar këtë sfidë si një derbi të vërtetë, duke paralajmëruar se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

    “Sigurisht që na pret një ndeshje e fortë dhe një derbi i vërtetë. Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj kohe që kemi pasur në dispozicion dhe shpresoj ta japim maksimumin për këtë ndeshje”, ka deklaruar Kryeziu.

    Gjithçka është gati për një përballje me peshë të madhe në garën për titull, ku Drita kërkon të vazhdojë dominimin e javëve të fundit, ndërsa Prishtina synon ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’u rikthyer në fronin e Superligës. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Shocking at Prince Mall.

    A serious incident has occurred at the playground at the Pristina Mall, where a man allegedly physically attacked a seven-year-old child. The event occurred in front of other children, while images of security cameras, later controlled by the playground manager, have helped clarify the circumstances of the attack.

    Signal Gazette sources suggest the suspect is 35-year-old Korab Feka, who allegedly attacked the child by hand and leg, following a momentary clash among several children playing.

    The event took place on November 1st, about 7:45 p.m., at the playground inside the shopping mall in Livanda, Gracanica.

    According to information provided by the signal, some children were involved in a fight during the game when an adult next door ran toward one of the children.

    From images of security cameras, according to the report, the man allegedly physically attacked the 7-year-old, striking him with his hands and feet even after the child ended up on the floor.

    After the incident, the suspected person had left the location.

    The manager controls the cameras and reports the police

    The case has emerged a day later, November 2nd, when the playground manager, G.L. 31 years old, the police reported the incident after examining the footage of the security cameras.

    Investigators have started collecting information and identifying people involved.

    Even the father of the minor, who has declared that he had not been aware of the attack on his son until then, has been interviewed.

    The victim is a 7-year-old child, while because of the age and sensitivity of the case, the Signal newspaper does not publish other data that could lead to his identification.

    The Centre for Social Work has also been announced in the case, while police have initiated investigations into criminal acts.

    Suspect appeared in the police station, detained for 48 hours.

    On 3 November, suspect Korab Feka appeared at the Police Station in Gracanica, where he was interviewed in connection with the incident.

    After the interview, with the State Prosecutor’s decision, the ban has been imposed on him for up to 48 hours.

    Investigations continue to clarify the suspect’s circumstances and eventual criminal responsibility.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tronditëse në “Prishtina Mall” – burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, kamerat zbulojnë sulmin ndaj fëmijës

    Tronditëse në “Prishtina Mall” – burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, kamerat zbulojnë sulmin ndaj fëmijës

    Tronditëse në “Prishtina Mall” – burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, kamerat zbulojnë sulmin ndaj fëmijës

    Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të tjerë, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë, të kontrolluara më pas nga menaxheri i këndit të lojërave, kanë ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të sulmit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është Korab Feka 35 vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar fëmijën me duar dhe këmbë, pas një përleshjeje të çastit mes disa fëmijëve që po luanin.

    Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 19:45, në këndin e lojërave brenda qendrës tregtare në Livagjë të Graçanicës.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, disa fëmijë ishin përfshirë në një kacafytje gjatë lojës, kur një person i rritur, që ndodhej pranë tyre, kishte vrapuar drejt njërit prej fëmijëve.

    Nga pamjet e kamerave të sigurisë, sipas denoncimit, dyshohet se burri e sulmoi fizikisht 7-vjeçarin, duke e goditur me duar dhe këmbë edhe pasi fëmija kishte përfunduar në dysheme.

    Pas incidentit, personi i dyshuar ishte larguar nga lokacioni.

    Menaxheri kontrollon kamerat dhe njofton Policinë

    Rasti ka dalë në pah një ditë më vonë, më 2 nëntor, kur menaxheri i këndit të lojërave, G.L. 31 vjeçar , ka njoftuar Policinë për incidentin, pasi kishte shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë.

    Hetuesit kanë nisur mbledhjen e informatave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

    Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe babai i të miturit, i cili ka deklaruar se deri në atë moment nuk kishte qenë në dijeni për sulmin ndaj djalit të tij.

    Viktima është një fëmijë 7-vjeçar, ndërsa, për shkak të moshës dhe ndjeshmërisë së rastit, Gazeta Sinjali nuk publikon të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e tij.

    Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa Policia ka iniciuar hetimet për veprën penale “Sulmi”.

    I dyshuari paraqitet në Polici, ndalohet për 48 orë

    Më 3 nëntor, i dyshuari Korab Feka është paraqitur në Stacionin Policor në Graçanicë, ku është intervistuar lidhur me incidentin.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi deri në 48 orë.

    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësisë eventuale penale të të dyshuarit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shun responsibility, Trump admits defeat

    In an interview for Fox News television, Trump acknowledged that the results were not what his political camp had expected, but tried to lift responsibility from the administration, leading criticism of the republican candidates.

    The voters disobeyed our candidates, it was Trump’s message, which hinted that the election results should not be interpreted as a direct assessment of his presidency.

    The American president also acknowledged that fighting Iran and its effects on energy markets may have influenced the attitude of voters.

    I believe that time will prove that my decisions were right, but we must admit that this was a difficult evening for us, Trump said.

    However, he showed no signs of an immediate change in management management and indicated that he does not plan changes to his governing team.

    In another moment of the interview, Trump said the Democrats deserve congratulations on the outcome.

    They have been working on this moment for a long time and have now achieved what they intended. I wish you success, but I do not see this result as a failure of our presidency, he said.

    Trump recalled the achievements he attributed to his administration, particularly citing the border policies and results of recent years.

    Meanwhile, the election result could significantly change power reports in Washington. If the Democrats ensure control of the House of Representatives and Senate, the president will face a Congress where his political opponents will have more opportunities to prevent White House initiatives.

    A democratic majority would also enable greater parliamentary supervision of the Trump administration, opening a new chapter in relations between the president and Congress.

    For Trump, the challenge already is not only to accept the election result, but also to manage a new political reality in Washington.

    Source Layer: RTKLive

  • Shmang përgjegjësinë, Trump pranon humbjen

    Shmang përgjegjësinë, Trump pranon humbjen

    Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump pranoi se rezultatet nuk ishin ato që kishte pritur kampi i tij politik, por u përpoq të largonte përgjegjësinë nga administrata, duke drejtuar kritikat ndaj kandidatëve republikanë.

    “Votuesit nuk u bindën nga kandidatët tanë”, ishte mesazhi i Trumpit, i cili la të kuptohej se rezultatet zgjedhore nuk duhet të interpretohen si një vlerësim i drejtpërdrejtë i presidencës së tij.

    Presidenti amerikan pranoi gjithashtu se lufta me Iranin dhe pasojat e saj në tregjet e energjisë mund të kenë ndikuar në qëndrimin e votuesve.

    “Besoj se koha do të tregojë se vendimet e mia ishin të drejta, por duhet ta pranojmë se kjo ishte një mbrëmje e vështirë për ne”, deklaroi Trump.

    Megjithatë, ai nuk shfaqi shenja të një ndryshimi të menjëhershëm në drejtimin e administratës dhe bëri të ditur se nuk planifikon ndryshime në ekipin e tij qeverisës.

    Në një moment tjetër të intervistës, Trump u shpreh se demokratët meritojnë urimet për rezultatin e arritur.

    “Ata kanë punuar për këtë moment për një kohë të gjatë dhe tani kanë arritur atë që synonin. U uroj sukses, por nuk e konsideroj këtë rezultat si dështim të presidencës sonë”, tha ai.

    Trump rikujtoi arritjet që ia atribuon administratës së tij, duke përmendur veçanërisht politikat kufitare dhe rezultatet e viteve të fundit.

    Ndërkohë, rezultati zgjedhor mund të ndryshojë ndjeshëm raportet e pushtetit në Uashington. Nëse demokratët sigurojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti do të përballet me një Kongres ku kundërshtarët e tij politikë do të kenë më shumë mundësi për të penguar nismat e Shtëpisë së Bardhë.

    Një shumicë demokrate do të mundësonte gjithashtu mbikëqyrje më të madhe parlamentare ndaj administratës Trump, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes presidentit dhe Kongresit.

    Për Trumpin, sfida tashmë nuk është vetëm pranimi i rezultatit zgjedhor, por edhe menaxhimi i një realiteti të ri politik në Uashington.

    Burimi: RTKLive

  • Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur mesditen e së martës në Prishtinë.

    Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”, me ç’rast sipas raportimit, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur para nga një grua.

    Pas rastit, sipas policisë, personi ka ikur në drejtim të panjohur.

    “Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë 03.11.2026-12:46. Është raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga viktima femër kosovare dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raportin 24-orësh.  

    Policia ka njoftuar se për këtë rast ka nisur hetimet. /Klankosova.tv