Blog

  • Barcelona kalon në epërsi herët, shënon Yamal

    Barcelona kalon në epërsi herët, shënon Yamal

    Barcelona kalon në epërsi herët, shënon Yamal

    Lamine Yamal ka shënuar gol që në minutat e parë të ndeshjes kundër Aston Villës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

    Yamal shënoi saktësisht në minutën e shtatë, pas një gabimi në mbrojtje të ekipit anglez.

    Ky është goli i tretë i Yamal në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

    Aston Villa është e pamposhtur në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje financimi, Seuli synon të përfshihet në projektin e centralit bërthamor

    Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje financimi, Seuli synon të përfshihet në projektin e centralit bërthamor

    Koreja e Jugut dhe Turqia kanë nënshkruar të martën një marrëveshje për të shqyrtuar mundësitë e financimit të projekteve energjetike turke, ndërsa Seuli synon të marrë pjesë në ndërtimin e centralit të dytë bërthamor të Turqisë, i planifikuar në Sinop, në bregdetin e Detit të Zi.

    Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Banka e Eksport-Importit e Koresë së Jugut dhe kompania turke Turkey Nuclear Energy Inc., pas bisedimeve mes presidentit koreano-jugor, Lee Jae Myung, dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në Seul.

    Sipas Ministrisë turke të Energjisë, të dyja institucionet do të shqyrtojnë mundësitë e financimit dhe do të krijojnë një grup të përbashkët pune për shkëmbimin e informacioneve. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk u bë e ditur shuma e mundshme e financimit.

    Turqia ende nuk ka përzgjedhur partnerin për projektin e centralit bërthamor në Sinop, transmeton Telegrafi.

    Presidenti Lee deklaroi se bashkëpunimi për këtë projekt po përparon pa probleme, ndërsa kanë nisur vlerësimet e lokacionit dhe është krijuar një grup i përbashkët pune. Sipas tij, marrëveshja e re e financimit do të mbështesë kompanitë koreano-jugore që synojnë të përfshihen në projektet bërthamore të Turqisë.

    Marrëveshja e fundit vjen pas memorandumit për bashkëpunim në fushën bërthamore, të nënshkruar në nëntor të vitit 2025 mes Turkey Nuclear Energy Inc. dhe kompanisë shtetërore koreano-jugore Korea Electric Power Corporation (KEPCO).

    Në një intervistë për agjencinë Yonhap, të publikuar të hënën, Erdoğan e përshkroi Korenë e Jugut si një partnere të mundshme për projektin e Sinopit. Ai tha se me KEPCO-n janë realizuar studime paraprake të fizibilitetit, ndërsa vlerësimet teknike dhe ekonomike janë ende në vazhdim.

    Sipas tij, para marrjes së vendimit përfundimtar, Ankaraja do të shqyrtojë mënyrat e financimit, kostot e prodhimit të energjisë elektrike dhe përfitimet që projekti mund t’i sjellë ekonomisë turke.

    “Po marrim parasysh kontaktet tona me vendet e tjera dhe po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, duke u udhëhequr nga interesat tona kombëtare”, deklaroi Erdoğan për Yonhap.

    Dy liderët ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e përbashkët dhe zhvillimin e teknologjive. Ata diskutuan edhe mundësitë që kompanitë e të dyja vendeve të bashkëpunojnë në tregjet ndërkombëtare.

    Sipas zyrës së presidentit koreano-jugor, ky bashkëpunim do të mbështetet në përvojën ekzistuese të dy vendeve në programin e tankut kryesor luftarak turk Altay.

    Ndërkohë, marrëveshje të tjera në fushën e energjisë dhe minierave përfshijnë energjinë e ripërtëritshme, hidrogjenin dhe bashkëpunimin për mineralet kritike. Ministria turke e Energjisë bëri të ditur se të dyja vendet do të krijojnë një forum për tranzicionin energjetik, i cili do të mblidhet çdo vit për të shqyrtuar projektet e përbashkëta.

    Erdoğan deklaroi se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve e ka tejkaluar shifrën prej 11 miliardë dollarësh vitin e kaluar, ndërsa liderët diskutuan mënyrat për të arritur objektivin ekzistues prej 15 miliardë dollarësh.

    Sipas zyrës së presidentit të Koresë së Jugut, në bisedime u trajtuan edhe pabarazitë tregtare, kufizimet e importit dhe vonesat në procedurat doganore. Palët ranë dakord që komiteti i përbashkët për marrëveshjen e tregtisë së lirë të ngrihet në nivel ministror, ndërsa nënshkruan edhe një memorandum të veçantë për bashkëpunimin në investime.

    Vizita e Erdoğan në Korenë e Jugut është e para që nga viti 2018. Të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1957, ndërsa në vitin 2012 u shpallën partnerë strategjikë. /Telegrafi/

  • Komisioni mban dëgjim publik për Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi

    Komisioni mban dëgjim publik për Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi, ku përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile kanë paraqitur propozime dhe sugjerime për përmirësimin e tij.

    Dëgjimi publik u drejtua nga deputeti Ilir Kërçeli, kryesues i Grupit Punues, i cili tha se janë ftuar të gjitha grupet e interesit me qëllim të zhvillimit të një diskutimi gjithëpërfshirës dhe konstruktiv.

    Sipas Kërçelit, synimi është që përmes këtij procesi të përmirësohet përmbajtja e projektligjit, të identifikohen zgjidhje konkrete dhe të avancohet kuadri ligjor që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm.

    Në emër të Qeverisë, në dëgjim mori pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

    Ajo theksoi se projektligji parasheh krijimin e një strukture të re për zhvillimin e bizneseve dhe mekanizmave mbështetës për ndërmarrësinë, inovacionin dhe investimet.

    Kusari-Lila veçoi rëndësinë e këtij projektligji për fuqizimin e kapitalit privat, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve dhe krijimin e mundësive të reja për investime, përfshirë edhe ato nga diaspora.

    Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, organizatave të shoqërisë civile, Odës Ekonomike të Kosovës, shoqatave të bizneseve dhe Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

    Pjesëmarrësit paraqitën propozime dhe sugjerime për përmirësimin e projektligjit, duke u fokusuar në avancimin e dispozitave ligjore, lehtësimin e zbatimit të tyre në praktikë dhe harmonizimin me legjislacionin përkatës.

    Po ashtu, diskutimet u përqendruan në qartësimin e çështjeve të caktuara dhe përcaktimin e prioriteteve, me synimin që kuadri i ri ligjor të jetë sa më i zbatueshëm dhe efektiv.

    Edhe deputetët e Komisionit dhanë komentet dhe qëndrimet e tyre, duke theksuar nevojën për një projektligj të qartë dhe funksional, si dhe për mekanizma lehtësisht të qasshëm që do të nxisin ndërmarrësinë dhe zhvillimin e sektorit të biznesit.

  • Berisha had warned Arlinda of the murder: Family members and witnesses were interviewed today

    Lawyer Besnik Berisha, legal representative of the family of the late Arlinda Zekaj, has indicated that several family members and persons, according to him, have substantial information on the case Tuesday.

    Berisha has said that this information, according to his assessment, argues not only the initialisation of investigations into Arlinda’s husband but also their expansion to whitewash his possible role in murder.

    He claims that the husband had preceded the event with threats, counting Arlinda’s remaining days and describing, according to him, how the murder would be organized.

    Today there’s been an interview of several family members and people who, for me, have enough and essential information to justify the investigation not only of the initiative of the husband but also of his investigation because the husband not only warned the killer, not only has he counted the day, but has the market in the sadst way possible to organize the murder by a man who would arrange his letters to send him mad. So that he may know all the people who believe in justice and compassion in the exact accuracy of what we have seen, the deceased has not written her prayers and calls on paper because she has been hysterical, because she has docks that are threatening her, but because they are assured of her days numbered. Her husband made sure that she saw the remaining days, Berisha said.

    He also published the contents of a message that Arlinda had sent to her brother, in which she was warned of her husband’s threats.

    The sister addresses her brother: What are you doing? Are you tired? One thing I’m trying to tell you, don’t forget, life called me quietly and threatened me to the last point. She said all of Kosovo will only know when it comes and told me to enjoy these good days you have left. Know, if anything happens to me, it’s from him, Berisha quoted Arlinda’s message.

    The lawyer said these communications testify that Arlinda had sought help and warned of the impending danger, stressing that her calls were not groundless.

    According to Berisha, Arlinda had left the claim to her murder about a year before it occurred.

    Source Layer: Dukeagini

  • Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrasjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët

    Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrasjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët

    Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, ka bërë të ditur se të martën janë intervistuar disa anëtarë të familjes dhe persona që, sipas tij, posedojnë informacione thelbësore për rastin.

    Berisha ka thënë se këto informacione, sipas vlerësimit të tij, e arsyetojnë jo vetëm inicimin e hetimeve ndaj bashkëshortit të Arlindës, por edhe zgjerimin e tyre për të zbardhur rolin e tij të mundshëm në vrasje.

    Ai pretendon se bashkëshorti i kishte paraprirë ngjarjes me kërcënime, duke i numëruar Arlindës ditët e mbetura dhe duke përshkruar, sipas tij, mënyrën se si do të organizohej vrasja.

    “Sot ka ndodhë intervistimi i disa anëtarëve të familjës dhe të njerëzve të cilët për mua disponojnë informacion të mjaftueshëm dhe thelbësor që hetimit jo vetëm ta justifikojnë për inicim të bashkëshortit por edhe hetim të tij pasi bashkëshorti jo vetëm që e ka paralajmëru vrajsen, jo vetëm që i ka numëru ditën por në fakt e ka tregu në mënyrën më të trishtë të mundshme se si do ta organizojë vrasjen nga një njeri që do t’i rregullojë letrat e tij për ta dërguar në qmenduri. Pra, që ta dijë i gjithë populli që beson në drejtësi e dhembshuri në saktësi të asaj që kemi pa e ndi tani e ndjera nuk i ka shkru lutjet e thirrjet e saj në letër për shkak se ka qenë histerike, për shkak se ju ka dokë që po e kërcënon dikush, por sepse janë siguru me kuptu që i ka ditët e numëruara. Bashkëshorti i saj u siguru që ajo me i shiju ditët që i kanë mbetë”, u shpreh Berisha.

    Ai publikoi edhe përmbajtjen e një mesazhi që Arlinda ia kishte dërguar vëllait të saj, në të cilin e paralajmëronte për kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë bashkëshorti.

    “Motra i drejtohet vëllait: ‘Çka po bën, a je lodhë? Një send po du me të kallëzu, mos harro, Jetoni më thirri qetash edhe më kërcënoi deri në pikën e fundit. Tha krejt Kosova ka me marrë vesh veç sa të vijë edhe më tha shijoj këto ditë të mira që të kanë mbetë. Dije, nëse më ndodh diçka, është prej tij’”, citoi Berisha mesazhin e Arlindës.

    Avokati tha se këto komunikime dëshmojnë se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, duke theksuar se thirrjet e saj nuk ishin të pabazuara.

    Sipas Berishës, Arlinda e kishte lënë amanet paralajmërimin për vrasjen e saj rreth një vit para se të ndodhte ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • “E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën” - Çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori?

    “E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën” – Çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori?

    “E kërcënonte se nuk do ta shihte më vajzën” - Çfarë rrëfeu babai i Dianës në prokurori?

    Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, në deklaratën e dhënë para Prokurorisë për rastin e vrasjes së vajzës së tij, ka rrëfyer për përkeqësimin e raporteve mes vajzës së tij dhe të pandehurit Adnon Jashari. Dhunën që, sipas tij, ajo kishte përjetuar për dy vjet dhe përpjekjet e familjes për të kërkuar mbrojtje nga institucionet.

    Ai ka deklaruar se para vrasjes, Diana ishte detyruar të ndërpriste bashkëjetesën me Jasharin, pasi, sipas tij, ai vazhdimisht ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

    “Gjatë dy viteve të fundit, i pandehuri vazhdimisht e ka maltretuar fizikisht dhe psikikisht, ashtu që vajza ka qenë e detyruar ta lajmërojë në organet kompetente dhe janë udhëhequr edhe procedura gjyqësore”, ka deklaruar Gëzim Kastrati në Prokurorinë themelore në Prishtinë.

    Babai i viktimës ka thënë se familja kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet për të parandaluar presionin dhe dhunën ndaj Dianës.

    Sipas tij, njëra nga kërkesat për mbrojtje ishte paraqitur në prill të vitit 2011, por ai pretendon se gjykata nuk kishte vepruar për të parandaluar rrezikun.

    “Një ndër këto masa është edhe urdhri për mbrojtje emergjente. Kërkesa është bërë më datë 26.04.2011, për të cilën gjykata nuk ka vepruar me qëllim të parandalimit të këtij”, ka deklaruar ai.

    Kastrati ka treguar se, si prind, kishte qenë në kontakt edhe me Qendrën për Punë Sociale dhe institucionet e tjera kompetente, me shpresën se do të parandalohej dhuna ndaj vajzës së tij.

    Kërcënimet një ditë para vrasjes

    Në deklaratën e tij, Gëzim Kastrati ka përshkruar edhe atë që, sipas tij, kishte ndodhur një ditë para vrasjes së Dianës.

    Ai ka thënë se Jashari vazhdimisht i dilte vajzës në rrugë dhe tentonte ta merrte me dhunë për ta kthyer në shtëpi. Një ditë para ngjarjes, sipas tij, ai e kishte kërcënuar Dianën se nuk do ta shihte më vajzën e saj nëse nuk kthehej tek ai.

    “Një ditë para se me ndodhë ngjarja, pasi që ai vazhdimisht i dilte në rrugë dhe tentonte me e marrë me dhunë, i kishte dalë në rrugë dhe ka tentuar ta dërgojë në shtëpi, duke e kërcënuar se nuk do ta shohë vajzën dhe nuk do të kontaktojë më me të”, ka deklaruar Kastrati.

    Ai ka treguar se kërcënimi i fundit që Jashari i kishte dërguar Dianës përmes telefonit kishte të bënte pikërisht me ndërprerjen e kontaktit me vajzën e saj.

    “Mesazhi i fundit që ia ka dërguar në telefon ka qenë që ‘nuk ka me pa dhe as me kontaktu me vajzën e saj’”, ka deklaruar babai i viktimës.

    Si e përshkroi ditën e vrasjes?

    Gëzim Kastrati ka treguar se mëngjesin e 18 majit 2011, Diana ishte zgjuar rreth orës 9:15, ndërsa rreth orës 9:45 ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në Fakultetin e Mjekësisë, ku duhej të merrte një nënshkrim.

    Fillimisht, ajo kishte planifikuar të ndalej në ambulancë për t’u takuar me një shoqe dhe më pas të vazhdonte drejt fakultetit.

    Sipas informacioneve që ai thotë se i posedonte, në rrugë i kishte dalë Jashari, i cili kishte tentuar ta fuste me dhunë në veturën e tij.

    “Në ato momente ai ka dalë në rrugë dhe, sipas informacioneve që posedoj unë, ai kishte tentuar ta fusë me dhunë në veturën e tij dhe kur ajo e refuzon, ai pastaj e ka kryer aktin”, ka deklaruar Kastrati para Prokurorisë.

    Në fund të deklaratës së tij, babai i Dianës ka përmendur edhe personat që, sipas tij, mund të kenë parë drejtpërdrejt momentin e vrasjes.

    Ai ka thënë se punëtorët e një shitoreje të plastikës, që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes, mund të kenë qenë dëshmitarët më të rëndësishëm për të sqaruar se si kishte ndodhur vrasja.

    Gëzim Kastrati ka folur edhe për shenjat e dhunës në trupin e vajzës së tij, duke përmendur hematomat që, sipas tij, ishin vërejtur pas vrasjes.

    “Po ashtu vërehen edhe disa hematoma në trupin e Dianës, nga kjo vërehet se ai ka bërë dhunë ndaj saj”, ka përfunduar ai.

    Blerta Ahmeti

  • Si ta lani xhaketën dimërore pa u grumbulluar puplat: Hapi më i rëndësishëm vjen pas larjes

    Si ta lani xhaketën dimërore pa u grumbulluar puplat: Hapi më i rëndësishëm vjen pas larjes

    Xhaketa mund të dalë nga rrobalarësja e sheshuar dhe me mbushjen të grumbulluar, por kjo nuk do të thotë se është dëmtuar. Mënyra e tharjes përcakton nëse do ta rifitojë butësinë, vëllimin dhe ngrohtësinë

    Larja e xhaketës dimërore shpesh shtyhet nga frika se mos humbet formën, puplat grumbullohen dhe materiali nuk e ruan më ngrohtësinë si më parë. Megjithatë, shumë xhaketa me mbushje puplash mund të lahen edhe në shtëpi, nëse ndiqen udhëzimet e prodhuesit.

    Problemi më i madh zakonisht nuk është vetë larja, por tharja. Xhaketa mund të duket krejtësisht e thatë nga jashtë, ndërsa puplat brenda saj vazhdojnë të jenë të lagështa dhe të ngjitura me njëra-tjetrën.

    Kontrolloni etiketën para se ta fusni në rrobalarëse

    Jo të gjitha xhaketat dimërore kërkojnë të njëjtin kujdes. Modelet me pupla natyrale, ato me mbushje sintetike dhe xhaketat me shtresa të veçanta mbrojtëse mund të kenë udhëzime të ndryshme.

    Fillimisht kontrolloni nëse lejohet larja në rrobalarëse, temperaturën e rekomanduar dhe mundësinë e përdorimit të tharëses.

    Zbrazni xhepat, mbyllni zinxhirët dhe shiritat ngjitës, ndërsa pjesët dekorative që nuk lahen duhet t’i hiqni.

    Mos e mbingarkoni rrobalarësen dhe zgjidhni detergjentin e duhur

    Xhaketës i nevojitet hapësirë e mjaftueshme që të lahet dhe të shpëlahet mirë. Prandaj, mos e vendosni bashkë me peshqirë apo rroba të tjera.

    Për xhaketat me pupla natyrale rekomandohen detergjentë të posaçëm për këtë lloj mbushjeje. Shmangni zbutësin e rrobave, sepse mund të ndikojë negativisht në vetitë e puplave.

    Zakonisht përdoret programi i butë me temperaturë rreth 30 gradë Celsius, por gjithmonë përparësi kanë udhëzimet në etiketë.

    Nëse mbeten gjurmë detergjenti, aktivizoni një shpëlarje shtesë.

    foto: nblxer

    A duhet përdorur centrifuga?

    Ndryshe nga mendimi i përhapur, centrifuga nuk është gjithmonë e ndaluar për xhaketat me pupla.

    Kur prodhuesi e lejon, centrifugimi i butë ndihmon në largimin e ujit të tepërt dhe lehtëson tharjen.

    Megjithatë, xhaketa e lagur nuk duhet përdredhur apo shtrydhur me duar, sepse mbushja mund të dëmtohet.

    Topthat e tenisit ndihmojnë pikërisht në fazën më të rëndësishme

    Sekreti i ruajtjes së vëllimit qëndron te tharja e plotë dhe shpërndarja e njëtrajtshme e puplave.

    Nëse etiketa lejon përdorimin e tharëses, vendosni brenda dy ose tre toptha të pastër tenisi ose toptha të posaçëm për tharjen e rrobave.

    Gjatë rrotullimit, ata ndihmojnë në ndarjen e puplave të ngjitura dhe rikthimin e vëllimit.

    Prodhuesi i veshjeve Patagonia rekomandon tharjen pa ngrohje ose në temperaturë të ulët, sipas udhëzimeve të xhaketës.

    Procesi mund të kërkojë disa cikle. Herë pas here nxirreni xhaketën, shkundeni lehtë dhe ndani me gishta pjesët ku puplat janë grumbulluar.

    Po nëse nuk keni tharëse?

    Nëse etiketa lejon tharjen natyrale, vendoseni xhaketën në një hapësirë të ajrosur mirë, mbi një mbajtëse që e mbështet në sipërfaqe të gjerë.

    Kthejeni herë pas here dhe shkundeni butësisht, në mënyrë që mbushja të shpërndahet sa më njëtrajtshëm.

    Mos e vendosni drejtpërdrejt mbi radiator dhe mos përdorni tharëse flokësh me ajër të nxehtë.

    Tharja mund të zgjasë dukshëm më shumë sesa te rrobat e zakonshme.

    A do të thotë grumbullimi i puplave se xhaketa është dëmtuar?

    Jo domosdoshmërisht. Puplat e lagura ngjiten natyrshëm me njëra-tjetrën dhe, gjatë tharjes së duhur, gradualisht e rifitojnë vëllimin.

    Nëse vazhdoni të ndieni grumbuj të fortë, kontrolloni nëse mbushja është tharë plotësisht. Shkak mund të jenë lagështia e mbetur ose gjurmët e detergjentit.

    Xhaketën mos e vendosni në dollap derisa të jetë tërësisht e thatë.

    Sa i përket shpeshtësisë së larjes, nuk ekziston një rregull i vetëm. Ajo varet nga përdorimi, djersitja dhe papastërtitë. Njollat e vogla mund të pastrohen veçmas, ndërsa larja e plotë duhet bërë kur është e nevojshme.

    Mbani mend: Një xhaketë e larë siç duhet, por e tharë jo plotësisht, mund ta humbasë përkohësisht vëllimin. Prandaj, mos e nxitoni tharjen – pikërisht aty qëndron çelësi për ta ruajtur të ngrohtë dhe në formë të mirë. /Telegrafi/

  • Si bëhet numërimi i votave në SHBA dhe kur priten rezultatet e para?

    Si bëhet numërimi i votave në SHBA dhe kur priten rezultatet e para?

    Në Shtetet e Bashkuara, secili shtet është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe zbaton rregullat e veta për përpunimin dhe numërimin e votave.

    Disa shtete fillojnë përpunimin e votave të hedhura para Ditës së Zgjedhjeve, ndërsa të tjerat e nisin këtë proces vetëm pasi të mbyllen vendvotimet, transmeton Telegrafi.

    Zyrtarët lokalë zgjedhorë verifikojnë, përpunojnë dhe numërojnë secilën votë, në një proces të njohur si verifikimi dhe certifikimi i rezultateve zgjedhore.

    Shumica e shteteve kërkojnë gjithashtu një auditim zyrtar pas zgjedhjeve, i cili përfshin numërimin manual të fletëvotimeve dhe krahasimin e tyre me rezultatet e regjistruara nga makinat e numërimit. Megjithatë, procedurat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin.

    Të gjitha shtetet dhe autoritetet lokale kanë rregulla të përcaktuara për personat që mund të marrin pjesë në këtë proces, rendin e përpunimit të votave dhe pjesët e procedurës që mund të ndiqen nga publiku.

    Garat e ngushta mund ta ngadalësojnë numërimin e votave dhe të rrisin mundësinë e rinumërimeve ose sfidave ligjore.

    Kur priten rezultatet e para?

    Rezultatet e para pritet të fillojnë të publikohen pas orës 18:00 sipas kohës lindore në SHBA (23:00 sipas kohës GMT).

    Të dhënat fillestare mund të bëhen të qarta gradualisht, ndërsa vendvotimet mbyllen në orët në vijim.

    Disa shtete mund të shpallen fituese nga mediat amerikane, por në garat e ngushta parashikimet përfundimtare mund të kërkojnë më shumë kohë.

    Koha kur do të bëhet i qartë rezultati i përgjithshëm do të varet nga diferenca mes kandidatëve dhe nga garat që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit. /Telegrafi/

    Në zgjedhjet e vitit 2022, republikanët dhe demokratët vazhdonin të ishin në garë të ngushtë për kontrollin e Kongresit edhe më 9 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve.

  • Lawyer Syla: The victim first trusted the journalist, then reported the case to the SPRK

    Reports: File

    Based on the provided evidence, allegations are raised against Judge Gashi of committing criminal acts such as the use of official office or authority.

    Therefore, with the aim of their argument even through legal ways as well as the enterprise of other investigative actions, the journalist now of the investigative show “Dosaia” has requested special Prosecution’s cooperation.

    Based on the indictment of the side and the deposited evidence, caretaker prosecutor Valdet Gashi has made a decision to start the investigation.

    The victim’s lawyer now in the criminal procedure, Leutrim Syla, says the side had initially had no faith in justice organs.

    So she had first denounced the case to the journalist.

    However, he had later been convinced that cooperation with the following organs was needed for a legal epilogue.

    Oh. . Only after she was convinced of the truth by the journalist who agreed to present the case. In a very concrete case, we can say that there was even a very important moment in her life that she considered to be subject to a judge’s will and greatly humiliate her family or her case, and in this case she sacrificed herself just so much that she could only collect evidence because she did not want to let herself be denigrated, she said she was staying with days and nights without any sleep and stressed out and very upset about the denigration that was caused by knowing only because of a favour that was expected and was not happening the same was happening and was not going to happen in the same position that was totally unfavoable and with an unreputed judge in a concrete case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Avokati Syla: Viktima fillimisht i besoi gazetares, më pas raportoi rastin në PSRK

    Avokati Syla: Viktima fillimisht i besoi gazetares, më pas raportoi rastin në PSRK

    Avokati Syla: Viktima fillimisht i besoi gazetares, më pas raportoi rastin në PSRK

    Raporton: Dosja

    Bazuar në provat e siguruara, ngrihen dyshime ndaj gjyqtarit Gashi për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Andaj, me qëllim të argumentimit të tyre edhe përmes rrugëve ligjore si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore, gazetarja tash e emisionit hulumtues “Dosja” ka kërkuar bashkëpunimin e Prokurorisë Speciale.

    Bazuar në denoncimin e palës dhe provat e deponuara, prokurori kujdestar Valdet Gashi, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

    Avokati i viktimës tash në procedurën penale, Leutrim Syla thotë se pala fillimisht nuk kishte pasur besim në organet e drejtësisë.

    Prandaj, fillimisht e kishte denoncuar rastin tek gazetarja.

    Mirëpo, më pas ishte bindur se për marrjen e një epilogu ligjor, nevojitej bashkëpunimi me organet ndjekëse.

    “..Vetëm pasi që është bindur me të vërtetën nga ë gazetarja ë e ka pranuar që ta paraqes rastin. Në rastin konkret mund të themi që ka qenë edhe një moment shumë i rëndësishëm në jetën e saj ku e ka konsideruar sikur po i nënshtrohet vullnetit të një gjyqtari dhe duke nënçmuar shumë të themi familjarin e saj apo rastin e saj dhe në këtë rast ka sakrifikuar shumë ë vetëm e vetëm që të mbledhë prova sepse nuk ka dashur ta lë veten të denigruar thotë që ka qëndruar me ditë dhe netë të tëra pa gjumë e stresuar e brengosur dhe shumë e mërzitur për denigrimin që është që i është shkaktuar duke e ditur se vetëm për shkak të ë një favori i cili pritej të ndodhte dhe nuk po ndodhte e njëjta ishte vendosur në pozitë shumë të pafavorshme dhe tërësisht të pabarabartë me një gjyqtar në rastin konkret”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali