Blog

  • Sylemon Yusuf is sentenced to 4 years and 6 months in prison and 8 thousand euros in a drug fine

    The court has sentenced Sylemon to four years and six months in prison and 8 thousand euros in fines after convicting him of the criminal act of buying, possession, distribution and unauthorized selling of narcotics.

    According to the media report, Yusuf has been found guilty of co-ordination of this criminal act, seen in Article 267, paragraph 2, concerning Article 31 of the Republic of Kosovo’s Criminal Code.

    In addition to the prison sentence, the Court has also imposed an 8 thousand-euro fine, which will be executed after the indictment becomes of a formal form.

    The accused has also been charged with paying 200 euros on behalf of the judiciary and 100 euros for the Crime Victims Compensation Fund.

    These payments must be paid within 15 days, but no later than three months after the integrity of the act of prejudice

    The court has determined that the fine must be paid within 30 days by the full might of the act. If the convict does not want or is unable to pay, it may be replaced by prison, counting 20 euros for a day in prison.

    Meanwhile, the damaged side has been instructed that the property-juridical requirement be implemented in regular civil conflicts.

    Against this act, the parties have the right to complaint at the Kosovo Court of Appeals, through the Constitutional Court in Pristina, within the 30-day deadline.

    Source Layer: Insander

  • Sylejmon Jusufi dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë për drogë

    Sylejmon Jusufi dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë për drogë

    Sylejmon Jusufi dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë për drogë

    Gjykata e ka dënuar Sylejmon Jusufin me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë, pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas njoftimit për media, Jusufi është shpallur fajtor për kryerjen në bashkëkryerje të kësaj vepre penale, e paraparë në nenin 267, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Përveç dënimit me burgim, Gjykata i ka shqiptuar edhe gjobë prej 8 mijë eurosh, e cila do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

    Po ashtu, i akuzuari është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Këto pagesa duhet të kryhen brenda 15 ditësh, por jo më vonë se tre muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit

    Gjykata ka përcaktuar se gjoba duhet të paguhet brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Në rast se i dënuari nuk dëshiron ose nuk ka mundësi ta paguajë, ajo mund t’i zëvendësohet me burgim, duke llogaritur 20 euro për një ditë burgim.

    Ndërkohë, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontest të rregullt civil.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, brenda afatit prej 30 ditësh.

    Burimi: Insajderi

  • Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

    Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që rekrutonte shoferë për kontrabandim me migrantë në Evropë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili vepronte në disa shtete të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian.

    Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se në kuadër të këtij rrjeti ishte përgjegjës për rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të lëvizjes për transportimin e migrantëve ilegalë.

    Sipas hetimeve, shoferët kishin për detyrë të bartnin migrantë nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

    Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    Burimi: Dukagjini

  • Babai i Dianës flet për Klanin: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

    Babai i Dianës flet për Klanin: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

    Babai i Dianës flet për Klanin: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

    Babai i Diana Kastratit, Gëzimi, ka thënë se vazhdon të jetë skeptik sa i përket drejtësisë, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përgatitur dosjen e aktakuzës në mungesë ndaj ish-partnerit të vajzës së tij, e cila u vra para 15 vjetësh.

    Në një deklarim për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ai e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës, duke shpresuar që rasti të përfundojë me dënimin e merituar për autorin.

    “Është iniciativë e mirë që ka filluar në mungesë. Shpresoj që të marrë një epilog, ashtu siç duhet të jetë. Kryesi ta marrë dënimin e merituar. Uroj që këto raste të mos përsëriten. Për fat të keq, këto raste nuk po ndalen”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse i janë rritur shpresat për drejtësi, babai i Dianës është shprehur se ende nuk ka besim të plotë në këtë proces.

    “Akoma jam skeptik. Por s’kemi çka të bëjmë tash. Jemi duke jetuar në një vend të tillë dhe, siç po rrjedhin gjërat, akoma nuk ka ndonjë mendim të gjyqësisë që akoma është duke punuar. Akoma jam skeptik, por duhet ta pranoj”, është shprehur ai.

    Ai ka treguar gjithashtu se familja nuk ishte njoftuar më herët për arsyet e mosngritjes së aktakuzës, përveç thirrjes së fundit telefonike, përmes së cilës ishte njoftuar për pranimin e një shkrese lidhur me gjykimin në mungesë.

    “Jo, të them të drejtën, nuk më kanë njoftuar asnjëherë. Përveç herën e fundit, që më kanë thirrur përmes telefonit dhe e kam pranuar një shkresë për gjykim në mungesë. Më herët s’kam pasur kurrfarë thirrje as njoftimi”, ka deklaruar ai.

    Seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të Dianës është caktuar të mbahet më 10 nëntor, në orën 09:30.

    Ndërkohë, familja e Dianës nuk ka angazhuar avokat në këtë fazë të procedurës. /Klankosova.tv

  • Ylli i Arsenalit kërkon largimin në janar – shtatë gjigantë evropianë shfaqin interesim për të

    Ylli i Arsenalit kërkon largimin në janar – shtatë gjigantë evropianë shfaqin interesim për të

    Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi mesfushori spanjoll raportohet se nuk është i kënaqur me rolin e tij në skuadrën londineze dhe kërkon më shumë minuta në fushë.

    Sipas TEAMtalk, situata e 27-vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e shtatë klubeve të mëdha evropiane, të cilat tashmë janë njoftuar për gatishmërinë e tij për të shqyrtuar një transferim.

    Në mesin e skuadrave të interesuara janë Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi, që mund të tentojnë ta rikthejnë mesfushorin në La Liga. Interesim për situatën e tij kanë shfaqur gjithashtu Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi nga Bundesliga, si dhe Chelsea e Liverpooli nga Liga Premier.

    Megjithatë, interesimi i Liverpoolit konsiderohet më pak i mundshëm, pasi vëzhgimi fillestar i lojtarit nga klubi anglez ishte bërë nën drejtimin e hierarkisë së mëparshme.

    Arsenali e transferoi Zubimendin në vitin 2025 nga Real Sociedad për një shumë prej rreth 69 milionë eurosh. Në sezonin aktual, spanjolli ende nuk ka regjistruar asnjë start në Liga Premier, gjë që raportohet se ka ndikuar në pakënaqësinë e tij.

    Drejtuesit e Arsenalit thuhet se janë në dijeni të dëshirës së mesfushorit për t’u larguar dhe janë të hapur për ta lejuar transferimin e tij në janar. Një huazim është shfaqur si një nga zgjidhjet e mundshme, ndonëse ende nuk janë përcaktuar kushtet e marrëveshjes.

    Në total, Zubimendi ka zhvilluar 67 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat./Telegrafi/

  • EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai

    EGI Group i Egzon Kelmendit prezanton produktet Pi&Ki në panairin ndërkombëtar PLME Dubai

    EGI Group i biznesmenit Egzon Kelmendi po merr pjesë në panairin ndërkombëtar Private Label Middle East (PLME) në Dubai, ku po prezanton gamën e produkteve të brendit të saj Pi&Ki.

    Pjesëmarrja në këtë panair, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e mëparshme, është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të EGI Group për zhvillimin e prodhimit, promovimin e produkteve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

    Produktet Pi&Ki kanë dëshmuar ndër vite cilësinë dhe standardet e tyre duke ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në treg dhe duke krijuar mundësi për zgjerim në tregjet ndërkombëtare.

    Përmes këtij prezantimi, kompania synon të krijojë kontakte të reja biznesore, të forcojë partneritetet ekzistuese dhe të eksplorojë mundësi të reja eksporti.

    Pi&Ki po prezantohet në Zabeel Hall, stenda Z1-PF22, nën moton “Proudly Made in Kosova. Ready for the World”.

  • ​Mbështetje për studentët në Shqipëri - rriten bursat, bonus qiraje

    ​Mbështetje për studentët në Shqipëri – rriten bursat, bonus qiraje

    Gjatë prezantimit sot të projektbuxhetit të vitit 2027 për Arsimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ka konsideruar prioritet mbështetjen për studentët dhe tha se me buxhetin e ri Arsimi i Lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit.

    “Duke iu përgjigjur kërkesave të vetë universiteteve me të cilat kemi qenë në një komunikim shumë të ngushtë gjatë gjithë vitit, edhe në kuadër të rishikimit të ligjit për arsimin e lartë, si edhe duke dëgjuar zërin e studentëve, kemi vendosur një rritje të buxhetit për zërin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit, me shtesë 1,25 miliardë lekë më shumë, kryesisht për paketën e mbështetjes studentore, ku shtojmë mbështetjen direkte për studentët me nevoja sociale, rrisim bursat që ata marrin duke shtuar edhe një bonus qiraje ose një shtese brenda pagesës së përmuajshme që janë të lirë ta përdorin për çfarë kanë më së shumti nevojë, nga 10 000 lekë të reja në muaj në 25 000 lekë të reja në muaj”, theksoi ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

    Kumbaro theksoi se Buxheti 2027 forcon mbështetjen për studentët, duke rritur bursat deri në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë zgjerohet skema e mbështetjes për studentët në degët prioritare edhe në ciklin e dytë të programeve “Master” dhe gjithashtu rritet financimi për përmirësimin e kushteve të akomodimit studentët në konviktet universitare.

    “Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen: Rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master”, tha Kumbaro.

    Sipas saj, kjo paketë mbështet mbi 11 500 studentë në tri kategori, raporton ATSH.

    “5 900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj; 5 500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe 177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Gjithashtu, parashikohen fonde në formën e grantit për akomodimin e studentëve në “Shoqëritë e Trajtimit të Studentëve” në Tiranë dhe në qytete të tjera universitare, në vlerën 375 milionë lekë (rreth 4 milionë euro). Kjo skemë siguron akomodim për 7000–7500 studentë, ndërsa bashkë me të ardhurat nga tarifat e akomodimit dhe kontributet e njësive të vetëqeverisjes vendore, financimi total arrin në rreth 900 milionë lekë në vit (rreth 9,5 milionë euro). Ky financim synon përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet e Tiranës, Kamzës, Vlorës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës”, tha Kumbaro.

    Mbi 11 mijë studentëve në tri kategori, rritet në 25 mijë lekë në muaj bursa për ata nga familjet në nevojë

    Gjatë prezantimit sot të projektbuxhetit të vitit 2027 për Arsimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ka konsideruar prioritet mbështetjen për studentët dhe tha se me buxhetin e ri Arsimi i Lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit.

    “Duke iu përgjigjur kërkesave të vetë universiteteve me të cilat kemi qenë në një komunikim shumë të ngushtë gjatë gjithë vitit, edhe në kuadër të rishikimit të ligjit për arsimin e lartë, si edhe duke dëgjuar zërin e studentëve, kemi vendosur një rritje të buxhetit për zërin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit, me shtesë 1,25 miliardë lekë më shumë, kryesisht për paketën e mbështetjes studentore, ku shtojmë mbështetjen direkte për studentët me nevoja sociale, rrisim bursat që ata marrin duke shtuar edhe një bonus qiraje ose një shtese brenda pagesës së përmuajshme që janë të lirë ta përdorin për çfarë kanë më së shumti nevojë, nga 10 000 lekë të reja në muaj në 25 000 lekë të reja në muaj”, theksoi ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

    Kumbaro theksoi se Buxheti 2027 forcon mbështetjen për studentët, duke rritur bursat deri në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë zgjerohet skema e mbështetjes për studentët në degët prioritare edhe në ciklin e dytë të programeve “Master” dhe gjithashtu rritet financimi për përmirësimin e kushteve të akomodimit studentët në konviktet universitare.

    “Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen: Rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master”, tha Kumbaro.

    Sipas saj, kjo paketë mbështet mbi 11 500 studentë në tri kategori, raporton ATSH.

    “5 900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj; 5 500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe 177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Gjithashtu, parashikohen fonde në formën e grantit për akomodimin e studentëve në “Shoqëritë e Trajtimit të Studentëve” në Tiranë dhe në qytete të tjera universitare, në vlerën 375 milionë lekë (rreth 4 milionë euro). Kjo skemë siguron akomodim për 7000–7500 studentë, ndërsa bashkë me të ardhurat nga tarifat e akomodimit dhe kontributet e njësive të vetëqeverisjes vendore, financimi total arrin në rreth 900 milionë lekë në vit (rreth 9,5 milionë euro). Ky financim synon përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet e Tiranës, Kamzës, Vlorës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës”, tha Kumbaro.

  • Pesë lloje djathërash që është më mirë t’i shmangni kur bëni blerje në supermarket

    Pesë lloje djathërash që është më mirë t’i shmangni kur bëni blerje në supermarket

    Djathi është një nga produktet që nuk mungon në shumë shporta të blerjeve, por ekspertët paralajmërojnë se jo të gjitha llojet ofrojnë të njëjtën cilësi, shije dhe teksturë.

    Sipas specialistëve të djathërave, disa produkte të përpunuara mund të humbin një pjesë të shijes karakteristike dhe të përmbajnë përbërës shtesë që ndikojnë në cilësinë e tyre.

    Ata kanë veçuar disa lloje që do të preferonin t’i shmangnin dhe kanë treguar çfarë të zgjidhet në vend të tyre.

    Foto ilustruese

    1. Djathi i grirë

    Edhe pse është praktik dhe kursen kohë gjatë gatimit, djathi i grirë paraprakisht është ndër produktet që ekspertët preferojnë të mos e blejnë.

    Sipas tregtarit të djathërave Stephen Fleming, këto produkte mund të përmbajnë niseshte patatesh ose përbërës të tjerë kundër ngjitjes, në mënyrë që copëzat të mos bashkohen.

    Ai rekomandon blerjen e një cope të plotë djathi dhe grirjen e tij në shtëpi, pasi kështu ruhet më mirë freskia dhe cilësia.

    2. Djathi i përpunuar në feta

    Fetat e djathit të paketuara veçmas janë të përshtatshme për sanduiçë dhe hamburgerë, por ekspertja Louise Allen thotë se ato shpesh nuk kanë shijen e thellë dhe karakterin e një djathi tradicional çedar, veçanërisht atij të stazhonuar.

    3. Djathi me përmbajtje të reduktuar yndyre

    Ekspertët këshillojnë kujdes edhe me djathërat me pak yndyrë.

    Sipas Fleming, yndyra luan rol të rëndësishëm në shijen dhe teksturën e djathit, ndaj versionet me përmbajtje të reduktuar shpesh janë më pak të kënaqshme në shije.

    Në vend të tyre, ai sugjeron të konsumohet një sasi më e vogël e djathit me përmbajtje të plotë yndyre.

    4. Çedari shumë i butë

    Për ata që duan djathë me shije më të theksuar, ekspertët rekomandojnë të provojnë çedarin e stazhonuar.

    Gjatë procesit të stazhonimit, djathi zhvillon shije më të pasur, me nuanca të arrave dhe aromë më intensive. Disa lloje tradicionale krijojnë edhe kristale të vogla krokante, të cilat e bëjnë përvojën e konsumimit më të veçantë.

    5. Paketimet e lira me disa lloje djathërash

    Ekspertët këshillojnë gjithashtu kujdes me paketimet që përmbajnë disa lloje djathërash dhe shiten me çmime shumë të ulëta.

    Edhe pse mund të duken si ofertë e mirë, ato jo gjithmonë ofrojnë cilësinë e pritur.

    Sipas Summer, pronare e një biznesi që merret me djathëra dhe verëra, produkte të tilla shpesh mund të kenë më pak shije, stazhonim dhe kompleksitet.

    Në fund, specialistët theksojnë se nuk ka arsye që djathërat e supermarketeve të shmangen plotësisht.

    E rëndësishme është të lexohen përbërësit, të vlerësohet cilësia dhe të bëhen zgjedhje më të kujdesshme gjatë blerjeve. /Telegrafi/

  • Bombing threats to flights to several European countries include Israel

    Five passenger planes have been searched in Warsaw, Rome and Mursia, Spain, following a series of bomb threats Tuesday. Meanwhile, even a plane flying from Israel has landed at Sofia Airport in Bulgaria, following a threat sent through email, local media report.

    A plane launched by London’s Heathrow airport, with Warsaw Chopin Airport destination, has made an unplanned landing at Modlin Airport, where it is controlled by specialists. There were 181 people on board.

    A second flight, from Copenhagen to Choppin Airport, has faced bomb threat, Danish media reported.

    Meanwhile, a Ryanair company plane flying from Manchester has made an emergency landing at Mursias Airport in southern Spain, after another bomb threat.

    These incidents occur a day after a plane flying from London to Sofia was forced to land in Hungary because of a bomb threat.

    Authorities have not yet provided any explanation for these cases.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • An accident at Paya Vitomirica, two cars are involved

    The large number of traffic accidents is continuing to be disturbing. Every day reports are reported on numerous accidents in communications, and in most cases they are caused by driver carelessness during driving, thus risking their lives and other traffic participants, the Signal newspaper reports.

    One of them happened earlier in Vitomirica Paya, where two cars were involved.

    The signal newspaper has contacted the Kosovo Police to get details about the circumstances of the accident and whether there are persons injured, but until the moment the publication is due to an official response.

    The signal will keep you informed of any new information on the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal