Blog

  • Vajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës (VIDEO)

    Vajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës (VIDEO)

    Vajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës (VIDEO)

    Debati mes Zojës dhe Anjezës ka eskaluar në përplasje të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Dy banoret kanë shkëmbyer akuza dhe kundërpërgjigje, duke mos arritur t’i përmbajnë emocionet gjatë debatit.

    Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni momentin:

  • Në Demiraj të Gjilanit i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij tremuajshe

    Në Demiraj të Gjilanit i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij tremuajshe

    Në Demiraj të Gjilanit i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij tremuajshe

    Në fshatin Demiraj të Gjilanit po zhvillohet ceremonia e varrimit të Adonis Demirit, 27-vjeçarit, dhe vajzës së tij tremuajshe, Dolora Demiri, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën.

    Familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy viktimave të rastit tragjik që tronditi këtë fshat, njofton Klankosova.tv.

    Për vdekjen e tyre dyshohet 65-vjeçari Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit, i cili është arrestuar dhe ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit.

  • Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 2,400 euro në Han të Elezit

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë 2,400 euro në Han të Elezit

    Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë rreth 2,400 euro në kabinën e një kamioni në Han të Elezit.

    Sipas njoftimit të Doganës, mallrat janë zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar, në hyrje të Kosovës.

    Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit me gjendjen faktike të ngarkesës, zyrtari doganor ka ngritur dyshime dhe ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit.

    Aty janë gjetur 16 dizne për vetura dhe 250 mbajtëse plastike, të cilat nuk ishin deklaruar shkruan KosovaPress.

    Vlera e përgjithshme e mallrave është rreth 2,400 euro, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore.

    Dogana ka njoftuar se mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave dhe legjislacionit në fuqi.

    Institucioni ka ritheksuar përkushtimin për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe interesave ekonomike të vendit. /Telegrafi/

  • Prizë e nxehtë dhe erë djegieje, kur duhet të telefononi një elektricist

    Prizë e nxehtë dhe erë djegieje, kur duhet të telefononi një elektricist

    Një prizë e ngrohtë nuk do të thotë domosdoshmërisht rrezik, por nuk duhet injoruar.

    Elektricisti Steve Clemente shpjegoi për Real Simple se cilat shenja duhet të jenë të kujdesshme dhe kur duhet të telefononi një profesionist. Prizat shpesh ngrohen pak gjatë përdorimit normal, për shembull gjatë karikimit të një telefoni ose përdorimit të një pajisjeje që konsumon më shumë energji.

    “Është e rëndësishme të keni kujdes nëse priza mbetet e ngrohtë pasi pajisjet të jenë fikur”, thotë Clemente.

    Përveç nxehtësisë kur asgjë nuk është e ndezur, një zhurmë gumëzhitjeje, zverdhje ose ndryshim njollash rreth prizës, një erë djegieje dhe shkëndija tregojnë një problem më serioz pas murit.

    Shkaku mund të jetë një karikues që po nxehet ose shumë pajisje në një prizë ose qark të vetëm. Shkaqet më serioze përfshijnë instalime elektrike të dëmtuara, një prizë me defekt ose një sistem që nuk është i përmasave të duhura për nevojat e familjes. Clemente këshillon të jeni veçanërisht të kujdesshëm në shtëpitë e vjetra, instalimet elektrike të të cilave nuk janë ndërtuar për pajisjet e sotme.

    Shkëputini të gjitha pajisjet nga një prizë e nxehtë dhe lërini të ftohen. Nëse po përdorni një prizë ose kabllo zgjatuese, zvogëloni numrin e pajisjeve të lidhura.

    Nëse priza mbetet e ngrohtë ose vini re ndonjë nga shenjat e mësipërme, telefononi menjëherë një elektricist të kualifikuar dhe mos u përpiqni ta riparoni vetë defektin. Problemet e neglizhuara të instalimit mund të shkaktojnë zjarr.

  • Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

    Jonida Vokshi nuk i shpëton gafave në ditët e para të Big Brother, ngatërrimet e saj bëhen virale në rrjete sociale

    Moderatorja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, është rikthyer edhe këtë edicion në drejtimin e spektaklit, duke shënuar kështu pjesëmarrjen e saj të pestë në këtë format.

    Megjithatë, ndonëse edicioni i ri ka vetëm pak ditë që ka nisur, moderatorja është bërë pjesë e disa momenteve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale.

    Në disa video që po qarkullojnë online, Jonida shihet teksa ngatërron emrin e njërit prej banorëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, duke shkaktuar reagime dhe komente nga ndjekësit.

    Ky nuk ishte momenti i vetëm që u bë objekt diskutimi.

    Në një tjetër situatë, moderatorja ngatërroi datën me orën, teksa po përpiqej t’i uronte ditëlindjen bashkëshortit të saj.

    Këto momente nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, i cili i shpërndau videot në rrjete sociale, duke i kthyer gafat e moderatores në një nga temat e komentuara të ditëve të para të BBVK 5.

    Pavarësisht këtyre ngatërresave, Jonida vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të spektakli, derisa mbetet të shihet se çfarë momentesh të tjera do të sjellë ky edicion gjatë Prime-ve në vazhdim. /Telegrafi/

  • Fenerbahce fiton miliona euro bonus shkaku i klauzolës së Arda Guler te Real Madridit

    Fenerbahce fiton miliona euro bonus shkaku i klauzolës së Arda Guler te Real Madridit

    Fenerbahce thuhet se ka fituar edhe 2 milionë euro të tjera pasi Arda Guler arriti 125 paraqitje me Real Madridin, një moment historik që ai e arriti gjatë fitores 3-0 të fundjavës ndaj Racing Santander.

    Sipas raportimeve të mediave turke, bonuse u përcaktuan me transferimin e tij nga Fenerbahce në kryeqytetin spanjoll në vitin 2023.

    Ndërsa tarifa bazë e transferimit ishte 20 milionë euro, gjigantët turq tani kanë mbledhur më shumë se 30 milionë euro, duke përfituar nga bonuset në kontratë. Ata gjithashtu kanë ruajtur një klauzolë shitjeje prej 20% për lojtarin 21-vjeçar.

    Guler është rritur në status si një nga lojtarët më të mirë të Evropës gjatë dy sezoneve të fundit.

    Ai ka qenë në një formë të shkëlqyer në sezonin 2026/27, duke shënuar tre gola dhe gjashtë asistime në 12 ndeshje.

    Real Madridi thuhet se ka siguruar zgjatjen e kontratës së Gulerit deri në vitin 2032. /Telegrafi/

  • Kryeprokurori i Shtetit takohet me familjen e Astrit Deharit, zotohet për zbardhjen e rastit

    Kryeprokurori i Shtetit takohet me familjen e Astrit Deharit, zotohet për zbardhjen e rastit

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, është takuar me familjen e të ndjerit Astrit Dehari, në një takim ku është diskutuar për shqetësimet dhe qëndrimet e familjarëve lidhur me rastin e vdekjes së tij.

    Në takim ka marrë pjesë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu, i cili njëherësh është prokuror i çështjes së Astrit Deharit.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë takimit Gashi ka dëgjuar nga afër shqetësimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë që kjo çështje të trajtohet me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

    Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se zbardhja e plotë e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit përbën obligim institucional.

    Ai ka deklaruar se do të angazhohet maksimalisht, brenda kompetencave dhe autorizimeve ligjore, që rasti të trajtohet me profesionalizëm dhe të marrë epilog përfundimtar.

    “Kjo çështje penale duhet të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marrë epilog përfundimtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Në fund, Prokuroria ka theksuar përkushtimin për trajtimin e çështjeve penale me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që familjarët e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe drejtësi.

  • The railway accident in Spain identical 69 victims: 54 Spanish and 15 foreigners

    Spanish authorities have reportedly identified the 69 victims from the high-speed train crash last week.

    A legal body established to handle identification work, consisting of police and forensic experts, announced in a statement late Monday that the last three victims identified two Australians and a Japanese national.

    Victims include 54 Spaniards and 15 foreigners, four Americans, two Australians, two Japanese, and one citizen from Argentina, Canada, France, Mexico, Portugal, Tunisia and the Czech Republic. 

    The accident was the second high-speed train crash in Spain this year and raised new questions about the country’s railway safety, following an accident in the southern region of Andalusia in January that killed 46 people.

    The recent disaster occurred when a service of state operator Renfe crashed into the back of a fixed train belonging to the Spanish company Iryo outside the central village of Urda, about 130 miles [130 km] south of Madrid’s capital.

    The failure of an automatic security system stopped all trains in one segment, but a control centre authorized Renfe’s service to resume its journey while the next train was on the move.

    Source Layer: Insander

  • Salaries in Switzerland are expected to increase only 1 percent in 2027

    Despite expectations of improving the economy, wage growth will be limited. After the projected 0.1 percent inflation count, the real increase in purchasing power is expected to be only 0.2 percent.

    Salaries in Switzerland are expected to increase by only 1 percent during 2027. The UBS’s salary survey, conducted with nearly 400 Swiss companies, shows this, contains albinfo.ch.

    According to projections, inflation for next year is expected to be 0.1 percent, meaning that real wage growth and purchasing power will be only 0.2 percent.

    The largest increases are spent in the energy, supply and public services sector, with 1.5 percent. In the chemical, pharmaceutical, and metallural industry, 1.2 percent growth is expected.

    As the lowest increases are seen in retail trade, by 0.7 percent, as well as in the hour and jewelry industry, with only 0.7 percent.

    According to the UBS, even though company confidence in economic development has improved, employment planning remains careful. The bank predicts that the Swiss economy will grow by 1.5 percent during 2027. /Albinfo. ch/

    Source Layer: Insander

  • Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

    Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

    Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027

    Pavarësisht pritjeve për përmirësim të ekonomisë, rritja e pagave do të jetë e kufizuar. Pas llogaritjes së inflacionit të parashikuar prej 0.8 për qind, rritja reale e fuqisë blerëse pritet të jetë vetëm 0.2 për qind.

    Pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me vetëm 1 për qind gjatë vitit 2027. Këtë e tregon anketa e pagave e UBS-së, e realizuar me afro 400 kompani zvicerane, përcjell albinfo.ch.

    Sipas parashikimeve, inflacioni për vitin e ardhshëm pritet të jetë 0.8 për qind, që do të thotë se rritja reale e pagave dhe fuqisë blerëse do të jetë vetëm 0.2 për qind.

    Rritjet më të mëdha parashihen në sektorin e energjisë, furnizimit dhe shërbimeve publike, me 1.5 për qind. Në industrinë kimike, farmaceutike dhe atë metalurgjike pritet rritje prej 1.2 për qind.

    Ndërsa rritjet më të ulëta parashihen në tregtinë me pakicë, me 0.8 për qind, si dhe në industrinë e orëve dhe bizhuterive, me vetëm 0.7 për qind.

    Sipas UBS-së, edhe pse besimi i kompanive në zhvillimin ekonomik është përmirësuar, planifikimi i punësimit mbetet i kujdesshëm. Banka parashikon që ekonomia zvicerane të rritet me 1.5 për qind gjatë vitit 2027./Albinfo.ch/

    Burimi: Insajderi