Blog

  • Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

    Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

    Shumë njerëz ende besojnë se shfaqja e njollave të bardha në thonj lidhet me mungesën e kalciumit.

    Megjithatë, mjekët shpjegojnë se shkaku më i shpeshtë është shumë më i padëmshëm: një dëmtim i vogël i thoit, të cilin shpesh as nuk e kujtojmë.

    Njollat e bardha në thonj njihen në mjekësi si leukonikia.

    Foto ilustruese

    Sipas Cleveland Clinic, kjo është një dukuri e zakonshme dhe kryesisht e padëmshme.

    Shkaktari më i shpeshtë është dëmtimi i thoit ose i rrënjës së tij, pra pjesës nga e cila rritet thoi.

    Një goditje që mund të mos e mbani mend

    Njollat e bardha mund të shfaqen pasi thoi goditet në një sipërfaqe të fortë, si pasojë e kafshimit të thonjve apo edhe nga mbathja e këpucëve shumë të ngushta.

    Dëmtimi mund të ndodhë edhe gjatë manikyrit, veçanërisht kur thonjtë limohen ose lustrohen me shumë forcë.

    Për këtë arsye, shumë njerëz nuk arrijnë ta kujtojnë momentin kur është dëmtuar thoi.

    Thonjtë rriten ngadalë dhe mund të kalojnë deri në gjashtë javë derisa dëmtimi në rrënjë të shfaqet në formën e një njolle të bardhë. Kështu, deri në atë kohë, goditja shpesh është harruar.

    A shkaktohen nga mungesa e kalciumit?

    Përkundër besimit të përhapur, njollat e bardha në thonj zakonisht nuk janë shenjë e mungesës së kalciumit.

    Sipas revistës BBC Science Focus, pikat e vogla dhe të parregullta të bardha zakonisht shkaktohen nga dëmtime të lehta të thoit.

    Ndërsa vijat e bardha mund të shfaqen në raste të kequshqyerjes së rëndë ose nivelit të ulët të proteinave në gjak, por as këto nuk lidhen drejtpërdrejt me kalciumin.

    Cleveland Clinic thekson se ende nuk ka një përfundim të qartë shkencor nëse mungesa e hekurit, kalciumit apo zinkut mund të shkaktojë njolla të bardha.

    Disa specialistë e mbështesin këtë lidhje, ndërsa të tjerë nuk pajtohen.

    Sidoqoftë, mungesa e disa mineraleve mund të ndikojë në shëndetin e thonjve.

    Mungesa e hekurit mund të shkaktojë deformimin e tyre, duke u dhënë një formë të lugës, ndërsa mungesa e zinkut mund të lidhet me thonj të brishtë dhe shfaqjen e njollave të bardha.

    Shkaqe të tjera të mundshme

    Përveç dëmtimeve fizike, njollat e bardha mund të shfaqen edhe për arsye të tjera.

    Ndër to përfshihen reaksionet alergjike ndaj llakut të thonjve, produkteve për forcimin e tyre, heqësit të llakut apo thonjve artificialë.

    Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksionet kërpudhore, ekspozimi ndaj metaleve të rënda si arseniku dhe plumbi, kimioterapia, si dhe përdorimi i disa barnave, përfshirë disa antibiotikë.

    Në raste më të rralla, ndryshimet në ngjyrën e thonjve mund të lidhen me sëmundje që prekin organizmin në tërësi, si diabeti, dështimi i zemrës, HIV-i, cirroza e mëlçisë apo psoriaza.

    Një studim i botuar në revistën American Journal of Clinical Dermatology thekson se ndryshimet e bardha mund të shfaqen në vetë thoin, në lëkurën poshtë tij ose vetëm në sipërfaqen e thoit.

    Prandaj, edhe pse zakonisht nuk janë arsye për shqetësim, në disa raste mund të sinjalizojnë një problem më serioz shëndetësor.

    Sa kohë duhet që njollat të zhduken?

    Nëse njollat janë shkaktuar nga një dëmtim, zakonisht nuk kërkohet trajtim i veçantë.

    Ato zhduken gradualisht ndërsa thoi rritet, derisa arrijnë në majë dhe mund të priten.

    Sipas Cleveland Clinic, në thonjtë e duarve ky proces mund të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj, ndërsa në thonjtë e këmbëve mund të nevojiten 12 deri në 18 muaj.

    Për të parandaluar dëmtimet, rekomandohet përdorimi i dorezave gjatë punëve që mund të dëmtojnë thonjtë, zgjedhja e këpucëve të rehatshme dhe mbajtja e thonjve të shkurtër e të hidratuar.

    Gjithashtu, duhet shmangur përdorimi i produkteve kimike agresive.

    Kur duhet të vizitoni mjekun?

    Edhe pse shumica e njollave të bardha janë të padëmshme, Cleveland Clinic këshillon konsultimin me mjekun nëse vëreni ndryshime të reja në thonj, si brishtësi, ndryshim të ngjyrës, gropëzime apo vija të theksuara.

    Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet rasteve kur këto ndryshime shoqërohen me simptoma të tjera, si dobësi, lodhje e vazhdueshme, shikim të turbullt, hutim apo vështirësi në frymëmarrje.

    Prandaj, edhe pse një njollë e vogël e bardhë zakonisht nuk është shqetësuese, ndryshimet e vazhdueshme në thonj nuk duhen injoruar, veçanërisht kur shoqërohen me simptoma të tjera. /Telegrafi/

  • Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

    Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

    Dizajnerja e njohur e modës, Vera Wang, e cila në qershor mbushi 77 vjeç, u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CFDA në New York me një veshje të zezë që zbulonte barkun.

    Paraqitja e saj në tapetin e kuq edhe një herë tërhoqi vëmendjen dhe nxiti komente për pamjen rinore.

    Ceremonia e Këshillit të Dizajnerëve të Modës në Amerikë (CFDA), e cilësuar shpesh si “Oscari i modës”, u mbajt të hënën mbrëma në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Manhattan.

    Foto: Reuters

    Wang pozoi para fotografëve e buzëqeshur dhe e relaksuar, e veshur me një bluzë të shkurtër pa rripa, një fund të gjatë dhe një xhaketë lëkure të vendosur mbi supe.

    Ajo e kompletoi dukjen me një çantë të artë në formë lulesh, teksa flokët e gjatë të errët i mbante të lëshuara.

    Dizajnerja prej vitesh shfaqet në tapetin e kuq me veshje që nxjerrin në pah barkun dhe shpatullat, ndonëse çdo dalje publike e saj rikthen diskutimet për pamjen që duket shumë më e re se mosha e saj.

    Vera Wang ka lindur në vitin 1949 në New York.

    Para se t’i përkushtohej dizajnit të modës, punoi si redaktore në revistën Vogue. /Telegrafi/

  • Luis Enrique dëshiron të përfitojë nga situata e Man Utd dhe t’ia rrëmbej yllin e ekipit

    Luis Enrique dëshiron të përfitojë nga situata e Man Utd dhe t’ia rrëmbej yllin e ekipit

    Mesfushori 21-vjeçar anglez i Manchester United, Kobbie Mainoo, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Paris Saint-Germain në tregun e transferimeve për të forcuar skuadrën e tyre për sezonet e ardhshme. Luis Enrique thuhet se është i interesuar për lojtarin si një zëvendësim të ardhshëm për Fabian Ruiz, megjithëse nuk ka pasur kontakte zyrtare midis klubeve dhe as ndonjë ofertë të bërë për transferimin e tij.

    Reprezentuesi i kombëtares angleze ka kontratë deri më 30 qershor 2031, pas rinovimit të saj prillin e kaluar. Kjo e ndërlikon një largim të mundshëm nga Old Trafford dhe e detyron PSG-në të vlerësojë kushtet financiare përpara se të marrë në konsideratë ndonjë lëvizje.

    Interesi për Mainoo rrjedh nga dëshira e Paris Saint-Germain për të sjellë lojtarë të rinj të aftë për të marrë përgjegjësi në mesfushë. Anglezi ka demonstruar aftësinë e tij për të kontribuar si në rifitimin e posedimit të topit ashtu edhe në ndërtimin e sulmeve.

    Skuadra e Enriques aktualisht ka Joao Neves, Vitinha dhe Fabian Ruiz si figura kyçe në mesfushë. Të tre ishin pjesë e ekipit që fitoi dy titujt e fundit të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, trajneri asturian duhet të bëjë plane edhe për vitet e ardhshme.

    Fabian është 30 vjeç dhe e rinovoi kontratën e tij më 4 shtator 2026, duke e zgjatur deri në vitin 2028, me mundësinë e zgjatjes së saj për një sezon tjetër. Mainoo ishte objektivi sekret i Real Madridit për të forcuar mesfushën verën e kaluar.

    Ardhja e Mainoo nuk do të thotë domosdoshmërisht largimi i menjëhershëm i spanjollit. Shtimi i tij do t’i jepte PSG-së një tjetër mundësi në një pozicion ku trajneri përdor lojtarë të aftë për të kontribuar në faza të ndryshme të lojës.

    Për më tepër, anglezi është i njohur me kërkesat e garës në Ligën Premier dhe tashmë e ka përfaqësuar Anglinë në nivelin senior. Përvoja e tij në Old Trafford është një nga argumentet sportive që mund të justifikojë interesin e Paris Saint-Germain.

    Pengesa kryesore për Paris Saint-Germain është situata e kontratës së lojtarit. Manchester United njoftoi zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2031 më 30 prill 2026, pas disa muajsh pasigurie në lidhje me të ardhmen e tij.

    Gjatë mandatit të Ruben Amorim, Mainoo humbi rolin e tij si titullar dhe u konsiderua një transferim në formë huazimi. Napoli doli si një destinacion i mundshëm, por klubi anglez refuzoi ta linte mesfushorin të largohej.

    Situata e tij ndryshoi me mbërritjen e Michael Carrick. Trajneri i dha përsëri kohë loje dhe lojtari rifitoi rëndësinë, një rrethanë që në fund të fundit lehtësoi marrëveshjen për të zgjatur kontratën e tij për pesë sezone. /Telegrafi/

  • Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas vetëdorëzohet në polici

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas vetëdorëzohet në polici

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një 21-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare në banesën e tyre në qytetin Chiari, në provincën e Breshias.

    Sipas raportimit të gazetës italiane “Corriere della Sera”, viktima është M.L, ndërsa djali i saj është E.XH.

    Familja është me origjinë shqiptare.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, në banesën familjare në rrugën Via Tagliata. Pas krimit, 21-vjeçari është larguar nga banesa, për t’u paraqitur më pas vetë në stacionin e Karabinierëve në Kremona.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu ka pranuar se e ka vrarë nënën e tij. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin, i cili ende nuk është bërë i ditur.

    Nëna e kishte rritur e vetme, mbështetej nga vëllezërit

    Meleqe Lusha dhe djali i saj jetonin vetëm në të njëjtën banesë. Ata ishin vendosur në apartamentin e tyre të ri në muajin gusht, ndërsa prej kohësh jetonin në qytetin Chiari.

    Sipas raportimeve, 39-vjeçarja e kishte rritur të birin e vetme, duke pasur mbështetjen e vëllezërve të saj, të cilët i kishin qëndruar pranë familjes. Katër vëllezërit e viktimës kanë mbërritur në banesë pas ngjarjes.

    21-vjeçari kishte studiuar në Chiari dhe punonte në një fabrikë

    E.XH kishte jetuar në Chiari që nga fëmijëria dhe kishte ndjekur mësimet në institutin Einaudi. Ai kishte përfunduar edhe një periudhë praktike në një agjenci imobiliare të drejtuar nga Dennis Beqiri, kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Chiari.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu punonte si punëtor në një fabrikë të zonës.

    Beqiri, duke folur për mediat italiane, ka shprehur tronditjen e komunitetit shqiptar, duke e përshkruar 21-vjeçarin si një të ri të sjellshëm, serioz dhe të respektuar.

    Ai ka thënë se edhe nëna e tij ishte një person shumë i mirë dhe se e kishte rritur të birin e vetme, me ndihmën e vazhdueshme të vëllezërve të saj.

    “Jemi të tronditur. Nuk i dimë arsyet e këtij veprimi dhe nuk arrijmë ta kuptojmë”, është shprehur Beqiri, sipas raportimit të mediave italiane.

    Edhe kryetari i qytetit Chiari, Gabriele Zotti, e ka cilësuar ngjarjen si një rast të pakuptueshëm, duke shprehur solidaritetin me familjen e viktimës.

    Ndërkohë, komuniteti shqiptar në këtë qytet është tronditur nga tragjedia, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane po vazhdojnë për të zbardhur motivin dhe të gjitha rrethanat e vrasjes./Telegrafi/

  • SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

    SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

    Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur programin më të madh të monitorimit të zgjedhjeve në historinë e vendit, në kuadër të zgjedhjeve të këtij viti për Kongresin.

    Rreth 1,000 vëzhgues janë angazhuar në qendrat e votimit në të 50 shtetet amerikane, një numër dukshëm më i lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

    Në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 ishin angazhuar 289 vëzhgues, ndërsa gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 ky numër kishte arritur në 714.

    Detyra e tyre është të monitorojnë procesin e votimit dhe të sigurohen se ai zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi. Kjo përfshin respektimin e Ligjit për të Drejtat e Votimit (Voting Rights Act), i cili ndalon diskriminimin racor gjatë votimit, si dhe të Ligjit për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara (Americans with Disabilities Act).

    Vëzhguesit zakonisht qëndrojnë jashtë qendrave të votimit dhe mund të komunikojnë me votuesit vetëm pasi ata ta kenë përfunduar procesin e votimit. /Telegrafi/

  • Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

    Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

    Arrestohet një person në Prishtinë, rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar kriminal ndërkombëtar që merrej me kontrabandimin e migrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

    Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar më 3 nëntor, nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

    I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se kishte rol në rekrutimin e shoferëve, të cilët më pas pajiseshin me automjete, para dhe harta të sakta të lëvizjes për të transportuar migrantë ilegalë.

    Sipas hetimeve, shoferët merrnin detyrën për të bartur migrantë nga kufiri i Turqisë drejt Greqisë, fillimisht në Selanik, për të vazhduar më pas transitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

    Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme, si dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump says U.S. will cut off $4 billion financing for Israel

    US President Donald Trump said on Tuesday he has reached an agreement with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, under which Washington will cut off funding $4 billion to Israel after the end of this year.

    Speaking on the show Fox and Friends of the Fox News network, Trump said that Israel no longer needs this funding, and that several left-wing Democrats and politicians are using US financial support for Israel as an argument to criticise the republics, write foreign media, sends out Telegrafi.

    Now, as for Israel’s payments, Biby Netanyah and I agreed that we give Israel 4 billion dollars a year and we agreed months ago that we’re going to stop this, Trump said on the show Fox and Friends of Fox News.

    We have already agreed that, by the end of this year, we will no longer pay Israel payment. Of course, we will help Israel if they need it, he added.

    According to foreign media, there was no immediate reaction from Netanyah’s office regarding Trump’s statements, nor was it immediately clear what specific funding Trump was referring to.

    A memorandum of understanding, which envisions $3.8 billion of US military assistance to Israel, is expected to expire in 2028; meanwhile, discussions on how Washington’s assistance to Israel evolve after that date.

    They can buy whatever they want. They can buy whatever they want. The same applies to Europe. We produce the best weapons in the world, Trump added on Tuesday.

    In an interview for CBS in May, Netanyah expressed hope that Israel would be dependent on American military support within a decade.

    In a letter sent to an American Congressman in June, he wrote that the time had come for Israel to pass from the status of a beneficiary of aid to that of a partner.

    US public support for Israel has declined since the beginning of the Gaza war in 2023, especially among the Democrats.

    A Quinnipiac University survey in June showed that 48% of voters and 66% of Democrats believe that the United States supports Israel more than it should have; this figure has grown from 16% and 20%, which was when this question was raised for the first time in 2017.

    Israel’s support among the Democrats has dropped significantly; candidates who are critical of Israel are winning the early democratic elections, even moderate lawmakers are increasingly willing to question US several-decade support for Israel.

    The left hand uses the $4 billion fee everyone knows about is not a secret as an indication of injustice, and we cannot let that happen, Trump said.

    We gave them 4 billion in fact we still give them, but this will stop at the end of the year, he said. Why? Because they don’t need to. /Telegraph/

  • Trump thotë se SHBA-ja do të ndërpresë financimin prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin

    Trump thotë se SHBA-ja do të ndërpresë financimin prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se ka arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni do të ndërpresë financimin prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin pas përfundimit të këtij viti.

    Duke folur në emisionin “Fox and Friends” të rrjetit Fox News, Trump tha se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë financim dhe se disa demokratë e politikanë të krahut të majtë po e përdorin mbështetjen financiare të SHBA-së për Izraelin si argument për të kritikuar republikanët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Tani, sa i përket pagesave për Izraelin, unë dhe Bibi Netanyahu kemi rënë dakord – ne i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit – dhe kemi rënë dakord muaj më parë që do ta ndërpresim këtë”, tha Trump për emisionin “Fox and Friends” të Fox News.

    “Ne tashmë kemi rënë dakord që, deri në fund të këtij viti, nuk do t’i bëjmë më pagesa Izraelit. Sigurisht, ne do ta ndihmojmë Izraelin nëse ata kanë nevojë”, shtoi ai.

    Sipas mediave të huaja, nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga zyra e Netanyahut lidhur me deklaratat e Trumpit dhe as nuk ishte menjëherë e qartë se për cilin financim specifik e kishte fjalën Trump.

    Një memorandum mirëkuptimi, i cili parashikon 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore nga SHBA-ja për Izraelin, pritet të skadojë në vitin 2028; ndërkohë, kanë nisur diskutimet se si do të evoluojë ndihma e Uashingtonit për Izraelin pas kësaj date.

    “Ata mund të blejnë çfarë të duan. Mund të blejnë çfarë të duan. E njëjta gjë vlen edhe për Evropën. Ne prodhojmë armët më të mira në botë”, shtoi Trump të martën.

    Në një intervistë për CBS në muajin maj, Netanyahu shprehu shpresën se Izraeli do të mund ta shkëpuste varësinë nga mbështetja ushtarake amerikane brenda një dekade.

    Në një letër dërguar një kongresmeni amerikan në qershor, ai shkroi se kishte ardhur koha që Izraeli “të kalojë nga statusi i përfituesit të ndihmës në atë të partnerit”.

    Mbështetja publike në SHBA për Izraelin ka rënë që nga fillimi i luftës në Gaza në vitin 2023, veçanërisht në mesin e demokratëve.

    Një sondazh i Universitetit Quinnipiac në qershor tregoi se 48% e votuesve dhe 66% e demokratëve besojnë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Izraelin më tepër seç duhet; kjo shifër është rritur nga 16% dhe 20% që ishte kur kjo pyetje u shtrua për herë të parë në vitin 2017.

    Mbështetja për Izraelin mes votuesve demokratë ka rënë ndjeshëm; kandidatët që janë kritikë ndaj Izraelit po fitojnë në zgjedhjet paraprake të demokratëve, madje edhe ligjvënësit e moderuar janë gjithnjë e më të gatshëm të vënë në dyshim mbështetjen disadekadëshe të SHBA-së për Izraelin.

    “E majta e përdor pagesën prej 4 miliardë dollarësh – për të cilën të gjithë janë në dijeni, nuk është ndonjë sekret – si një tregues të padrejtësisë, dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Trump.

    “Ne u jepnim atyre 4 miliardë – në fakt ende u japim – por kjo do të ndërpritet në fund të vitit”, tha ai. “Pse? Sepse nuk kanë nevojë për to”. /Telegrafi/

  • Tragic accident near Everest, two helicopters crash one dead and several injured ( V IDEO)

    An Indian tourist has lost his life after two helicopters crashed during the attempt to sit near Mount Everest’s base camp in Nepal.

    The accident occurred at around 08:15 local time in the Pheriche area, about 12 miles [12 km] south of Everett Base Camp.

    Image from the site of the event shows the moment the helicopter blades touch each other during landing maneuver, causing the crash.

    The company Fishtail Air has identified the victim as Vasanth Kumar Balaramou. According to the company’s statement, passengers and members of the wounded crew have been rescued and transported to Kathmandu.

    Among the injured was a tourist from New Zealand, while district official Sollukrecu, Bhupendra Thapa, has disclosed details about the case.

    The second helicopter, which was involved in the crash, was operated by the Air Dynasty Company and transported goods. He was led by a member of the crew who has suffered no injuries.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksident tragjik pranë Everestit, përplasen dy helikopterë – një i vdekur dhe disa të lënduar (VIDEO)

    Aksident tragjik pranë Everestit, përplasen dy helikopterë – një i vdekur dhe disa të lënduar (VIDEO)

    Aksident tragjik pranë Everestit, përplasen dy helikopterë – një i vdekur dhe disa të lënduar (VIDEO)

    Një turist indian ka humbur jetën, pasi dy helikopterë janë përplasur gjatë tentimit për t’u ulur pranë kampit bazë të malit Everest, në Nepal.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, në zonën e Pheriche, rreth 12 kilometra në jug të Kampit Bazë të Everestit.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur tehet e helikopterëve preken me njëri-tjetrin gjatë manovrës së uljes, duke shkaktuar rrëzimin.

    Kompania Fishtail Air ka identifikuar viktimën si Vasanth Kumar Balaramudu. Sipas deklaratës së kompanisë, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që mbetën të lënduar janë shpëtuar dhe transportuar në Katmandu.

    Në mesin e të lënduarve ishte edhe një turist nga Zelanda e Re, ndërsa zyrtari i distriktit Solukhumbu, Bhupendra Thapa, ka bërë të ditur detajet lidhur me rastin.

    Helikopteri i dytë, i cili ishte i përfshirë në përplasjen, operohej nga kompania Air Dynasty dhe transportonte mallra. Ai drejtohej nga një anëtar i ekuipazhit, i cili nuk ka pësuar lëndime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali