Blog

  • LVV in Pristina hands over materials to Special Prosecution for an abusive public enlightenment

    The Vetevendosje Movement in Pristina has delivered materials to the Special Prosecution today for the contract for public enlightenment of the Pristina municipality.

    Vetevendosje Ambassador Gzim Svechla, along with MP from this party Ilir Krquein, handed over their findings to the capital budget, as they said.

    It’s about the contract for public enlightenment, smart, where we’re convinced there’s enough evidence to be involved in an abusive contract where the Pristina Community budget is damaged. For public enlightenment there are two contracts that have been signed in a tight period of time. The first contract is July 2024 and the other April 2025 contract. The difference in the same positions and the same job is so big that we investigate this contract in more detail and that our findings will be handed over to the Special Prosecutor and we expect to clear the case to the end. If those claims that we have raised are proven, then responsible persons should be responsible, he said.

    Source Layer: Insander

  • LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

    LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

    LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

    Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot materiale në Prokurorinë Speciale për kontratën për ndriçim publik të Komunës së Prishtinë.

    Asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, bashkë me deputetin nga kjo parti Ilir Kërçelin, dorëzuan “gjetjet” e tyre për, siç thanë, dëmin që iu shkaktua buxhetit të kryeqytetit.

    “Bëhet fjalë për kontratën për ndriçim publik, smart ku ne jemi të bindur që ka prova të mjaftueshme që të bëhet fjalë për një kontratë abuzive ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës. Për ndriçimin publik janë dy kontrata që janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut e vitit 2024 dhe kontrata tjetër e prillit 2025. Ndryshimi për pozicione të njëjta dhe për punë të njëjta është aq i madh sa që të hetojmë këtë kontratë më në hollësi dhe që këto të gjetura tona t’i dorëzojmë në Prokurori Speciale dhe presim që ta zbardhë çështjen deri në fund. Nëse vërtetohen ato pretendime që ne i kemi ngritur atëherë personat përgjegjës duhet të japin përgjegjësi”, tha ai.

    Burimi: Insajderi

  • Work out more najsen, Rama reacts after the VV sends the public lighting contract to the Prosecutor

    Pristina’s chairman, Progress Rama, has described the Vetevendosje Movement’s move to send the contract for public enlightenment to the capital as politics.

    Through a Facebook post, Rama has criticised Vetevendosje representatives in the Municipal Assembly, saying they have not submitted concrete proposals for improving the issue of public enlightenment.

    He has stressed that instead of commitment to bring better proposals of citizens, representatives of this party, according to him, have been dealing with the role of investigators, prosecutors and judges.

    Pristina’s Vetevendosje has picked up the cards and left a SHOW today. POLITIC before the prosecution. Your voters were willing to ask themselves, have you brought any good proposals for the citizens of Pristina to the Capital Assembly? Or do you have ash with the detective, the prosecutor, the judge, the police, the spokesman? He worked, man, naysen. He wrote Rama.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Punoni more najsen”, Rama reagon pasi VV-ja e dërgon kontratën për ndriçimin publik në Prokurori

    “Punoni more najsen”, Rama reagon pasi VV-ja e dërgon kontratën për ndriçimin publik në Prokurori

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si “show politik” veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje për dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçimin publik në kryeqytet.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, duke thënë se ata nuk kanë paraqitur propozime konkrete për përmirësimin e çështjes së ndriçimit publik.

    Ai ka theksuar se në vend të angazhimit për të sjellë propozime në të mirë të qytetarëve, përfaqësuesit e kësaj partie, sipas tij, janë marrë me rolin e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

    “Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

    Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

    Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të përfaqësuesve të shumicës parlamentare, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes vetëm 15 minuta para fillimit të saj.

    Kryetari i Komisionit, Arben Mustafa, e ka cilësuar të papërgjegjshme kërkesën për shtyrje në një kohë kaq të shkurtër, duke theksuar se për këtë mbledhje ishin ftuar edhe palë të treta për të raportuar.

    Ai ka thënë se mungesa e deputetëve të shumicës pamundëson trajtimin e çështjeve të rëndësishme që ishin në rend dite, përfshirë shqyrtimin në parim të Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë dhe raportimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës për gjendjen në këtë institucion.

    Ai ka kritikuar mungesën e deputetëve të shumicës, duke thënë se mbikëqyrja parlamentare është përgjegjësi e secilit deputet dhe se Kuvendi duhet të merret me problemet e raportuara në Autoritetin e Konkurrencës.

    Sipas tij, shmangia e ballafaqimit nuk i zgjidh problemet, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të insistojnë që pretendimet për parregullsi në këtë institucion të trajtohen në Komision, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Nuk i kemi këtu përfaqësuesit e shumicës, deputetet e koalicionit qeverisës, paskan dërgu një email 15 minuta para mbledhjes me kërkesë për shtyrje, por, mendoj që është e papërgjegjshme të kërkohet 15 minuta para se me fillu mbledhja, të shtyhet mbledhja, për shkak se ne kemi ftuar edhe palë të treta që kanë pas të raportojnë në komision, kemi njoftuar edhe mediat. Mendoj se është jo serioze të kërkohet të shtyhet mbledhja 15 minuta para se të fillojë. Për atë arsyeje, ne nuk duket që kemi kuorumin për të zhvilluar mbledhjen, por dua të ju njoftoj se sot në rend site ka qenë Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.11/L-020 për efiçiencë të energjisë.”, tha Mustafa.

    Mustafa theksoi se deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje po shmangin trajtimin e problemeve në Autoritetin e Konkurrencës.

    “Konsideroj se është përgjegjësi e çdo deputeti të mundësojë mbikëqyrjen parlamentare për shkak se po flasim për një institucion të rëndësishëm dhe duhet të sigurohemi që ligjshmëria mbizotëron në secilin institucion. Mirëpo kjo mungesë e deputetëve të shumicës duket që flet më tepër për mosgatishmëri për t’i trajtuar problemet që janë në agjencionin e konkurrencës. Ikja nga ballafaqimi nuk i zgjidh problemet, do të vazhdojmë të insistojmë që çështjet, parregullsitë raportuara në agjenconin e konkurrencës të jenë pjesë e debatit në ketë komision. Është urgjente që Kuvendi i Kosovës të merret me problemet në këtë institucion”, shtoi Mustafa.

    Mustafa ka njoftuar se më 16 tetor 2026, Komisioni ka pranuar një shkresë nga dy anëtare të këtij autoriteti, Kaltrina Sela dhe Nafie Osdautaj, të cilat, sipas tij, pretendojnë se u është pamundësuar ushtrimi i rolit të tyre në institucion.

    “Komisioni për ekonomi ka pranuar një numër dokumentesh, shkresash dhe dëshmi që ngren shqetësime serioze për funksionimin e autoritetit të konkurrencës. Më 16 tetor 2026 kemi prnauar një shkresë nga dy anëtarë të komisionit të autoritetit të konkurrencës, zonja Kaltrina Sela dhe zonja Nafie Osdautaj, ku sipas pretendimeve të tyre u është pamundësuar ushtrimi i rolit të tyre në komisionin e konkurrencës, si dhe pretendohet për shkelje ligjore nga kryetarja e këtij autoriteti, Naime Bunjaku-Isufi”, tha ai.

     Përveç raportimit për gjendjen në Autoritetin e Konkurrencës, në rend dite ishte edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.

     

  • Na fal, Dolora!

    Na fal, Dolora!

    Na fal, Dolora!

    Shkruan: Ardiana Thaçi

    Na fal, Dolora. Mëkati yt i vetëm është se erdhe në jetë nga ajo që duhej të ishte dashuri dhe linde në një vend e në një kohë të gabuar.

    Dolora, ti nuk arrite as të shqiptoje një fjalë, as të kërkoje ndihmë. Nuk pate zë të thërrisje për ndihmë. Na fal, bebe, që erdhe në kohë të gabuar dhe në një shtet ku vrasja e grave dhe e fëmijëve është shndërruar në një shënim zyrtar në raportet e Policisë, spitaleve, Qendrave për Punë Sociale dhe organeve të ndjekjes.

    Në një vend ku ministri përgjegjës për familjen nuk e tha as edhe një fjalë për vdekjen e një foshnjeje që, sipas raportimeve, humbi jetën nga duart e babait apo të gjyshit, nga pamëshira e njerëzve që duhej ta mbronin, apo nga dështimi i një shteti që nuk arriti të krijonte një sistem për të kuptuar në duart e kujt po e linte një jetë të pafajshme për t’u rritur.

    Unë jam nanë, Dolora. Dhe Zoti më bekoi që tri herë të mbaja në duar fëmijë të moshës sate.

    A e di, Dolora, se para 18 vjetësh, kur Diari ishte saktësisht në moshën tënde dhe unë e lashë për të dalë në punë, për muaj të tërë kam qarë gjatë gjithë rrugës nga shtëpia në punë? Sepse, edhe pse ai ishte me babanë e vet, unë nuk isha aty për t’i dhënë gji. Më dukej sikur po e braktisja, ndonëse e dija se ishte në duar të sigurta.

    Nuk dua të them asnjë fjalë për nanën tënde, engjëll. Nuk i di rrethanat në të cilat të la në spital, as arsyet pse hoqi dorë nga ti. Nuk e di çfarë ka përjetuar ajo, prandaj nuk mund ta gjykoj. Nuk dua të gjykoj as babanë tënd, për të cilin thuhet se ka pasur probleme me ligjin dhe shëndetin mendor, as gjyshërit që ishin zotuar të të mbronin e të të rrisnin. As rrethanat e tjera që po përmenden, përfshirë pretendimet se gjyshi vrau babanë tënd për ty. Shumëçka mund të jetë spekulim dhe nuk dua ta ndërtoj dhimbjen tënde mbi pretendime të pakonfirmuara. Por kjo nuk do të thotë se mund t’i justifikoj. Të mos gjykosh pa i ditur faktet nuk do të thotë të mbyllësh sytë para përgjegjësisë. Sepse, në fund, ti ishe një fëmijë që kishe nevojë për mbrojtje. Dhe dikush duhej të sigurohej që ajo mbrojtje të mos të mungonte.

    Por një gjë e di, Dolora: shteti kishte obligim të ta garantonte jetën.

    Qendra për Punë Sociale nuk është një zyrë ku plotësohen formularë dhe mbyllen dosje. Është institucioni që duhet të shohë përtej dokumenteve, të vlerësojë rrezikun dhe të mos e lërë një fëmijë në duart e fatit.

    Qendra për Punë Sociale, Dolora, duhej të ishte një nga mburojat e tua. Por çfarë kontrollon shteti para se t’ia besojë një fëmijë dikujt? A e vlerëson realisht aftësinë prindërore, gjendjen dhe rrethanat e personit që merr përsipër kujdesin për një foshnjë? A e monitoron këtë kujdes edhe pasi fëmija i besohet?

    E di, Dolora, ka shumë burra e gra të mira që presin me vite për ta adoptuar një engjëll si ti. Përballen me procedura të gjata, dokumente, vlerësime dhe burokraci të pafundme, sepse shteti duhet të sigurohet se një fëmijë po i besohet një familjeje që mund ta rrisë dhe ta mbrojë. Dhe ashtu duhet të jetë. Por si shpjegohet që shteti mund të jetë kaq kërkues me ata që duan të të japin një shtëpi, ndërsa nuk arrin të garantojë se je e sigurt aty ku të ka besuar?

    Sepse obligimi i shtetit nuk përfundon kur një fëmijë ia dorëzon prindit apo kujdestarit. Përgjegjësia e tij është ta mbrojë edhe nga rreziku që mund t’i vijë pikërisht prej atyre që, me ligj dhe me përgjegjësi, duhet të kujdesen për të.

    A e di ti që ne kemi edhe Ministri të Familjes, zemër? Por ministri Andin Hoti nuk e nxori asnjë fjalë për ty. A e di pse? Sepse nuk është kohë fushate, zemër.

    Kanë harruar se funksionimi i një shteti të së drejtës mbështetet në sisteme që duhet të funksionojnë edhe kur familja dështon. Sepse kur familja nuk arrin ta mbrojë një fëmijë, aty duhet të jetë shteti. Jo për të plotësuar formularë, jo për të hartuar raporte, por për ta mbrojtur jetën e tij. Këtë obligim e kishte shteti ndaj teje, Dolora.

    As nga Presidenca nuk pati një reagim publik për vdekjen tënde, Dolora. Presidentja e Republikës, që përfaqëson unitetin e popullit, nuk gjeti asnjë fjalë për ty. Ndoshta është ndikuar nga kritikat se reagon vetëm kur ka vdekje, por për ty nuk reagoi as atëherë kur vdekja ishte bërë lajm. Asnjë rresht. Asnjë fjalë.

    Ndërkohë, Kuvendi po vlon. Deputetët shtyhen për gjithçka, debatojnë për pushtet, për pozita, për interesa politike, por nuk po gjejnë kohë të ulen e të diskutojnë për atë që duhej të ishte urgjencë shtetërore: një strategji serioze për mbrojtjen e fëmijëve, për parandalimin e dhunës në familje, për shëndetin mendor dhe për përgjegjësinë institucionale kur jeta e një fëmije vihet në rrezik.

    Sepse, Dolora, ti nuk ke nevojë për një minutë heshtje pas vdekjes. Ti kishe nevojë për një shtet që të mos të të linte të vdisje.

    Prehu në paqe, engjëll.

    E ne, të rriturit, do të vazhdojmë të jetojmë, ndoshta më shumë të mbijetojmë, në një vend ku fëmijët duhet të kenë frikë nga ata që duhej t’i mbronin.

    Derisa shtetit t’i bjerë ndërmend se ka detyrim ta mbrojë jetën e qytetarëve të vet, e në veçanti të fëmijëve.

    Ty, engjëll, NA FAL!

     

  • Nëna e la në makinë me kondicioner ndezur, humb jetën dyvjeçari

    Nëna e la në makinë me kondicioner ndezur, humb jetën dyvjeçari

    Nëna e la në makinë me kondicioner ndezur, humb jetën dyvjeçari

    Një djalë vetëm dyvjeçar ka humbur jetën në Brazil, pasi nëna e tij e kishte lënë në makinë me kondicionerin ndezur, i cili dyshohet se papritur ka ndaluar së funksionuari.

    Ravi Rocha da Silva ishte duke fjetur në pjesën e pasme të makinës, të parkuar pranë dyqanit të frutave të familjes, në qytetin Senador Canedo. Ngjarja tragjike ndodhi më 28 tetor, në një ditë kur temperaturat kalonin 30 gradë Celsius, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas policisë, nëna e kishte vendosur fillimisht në makinë rreth orës 09:00. Kur vuri re se vogëlushi po djersitej shumë, ndezi motorin dhe kondicionerin, duke menduar se kështu do ta mbante të freskët, ndërsa u kthye në punë.

    Rreth orës 12:30, babai i tij e gjeti fëmijën pa ndjenja në sediljen e pasme. Edhe pse motori i makinës ishte ende ndezur, kondicioneri dyshohet se kishte pushuar së funksionuari.

    Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht vogëlushi nuk arriti të mbijetonte.

  • Kush ishte Jesus de Miguel? Futbollisti që vdiq tragjikisht ishte një hero i Tenerifes

    Kush ishte Jesus de Miguel? Futbollisti që vdiq tragjikisht ishte një hero i Tenerifes

    Futbollisti spanjoll, Jesus de Miguel vdiq mëngjesin e sotëm (e martë), 3 nëntor, pasi u lëndua rëndë një ditë më parë gjatë një ndeshjeje midis Tenerifes dhe Andorrës. Sulmuesi i Tenerifes u përplas dhunshëm me portierin mysafir Jesus Owono gjatë një dueli për top në fund të ndeshjes, pas së cilës mbeti pa ndjenja në fushë.

    Mjekët e trajtuan menjëherë dhe më pas u transportua në Spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku u shtrua në spital në gjendje të rëndë.

    Tenerife njoftoi gjatë natës se gjendja e tij neurologjike ishte përkeqësuar dhe vdekja e tij u konfirmua në orën 8 të mëngjesit të së martës.

    Vendosi një rekord klubi 103-vjeçar

    De Miguel ishte një nga heronjtë e rikthimit të Tenerifes në divizionin e dytë spanjoll. Ai mbërriti në klub në verën e vitit 2025 nga Castellon dhe në ndeshjet e tij të para u bë një nga të preferuarit e tifozëve.

    De Miguel shënoi gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të para zyrtare për Tenerifen, duke u bërë debutuesi më i frytshëm në historinë 103-vjeçare të klubit. Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me 11 gola në Primera Federacion, liga e tretë e futbollit spanjoll, duke e ndihmuar ekipin të rikthehej në divizionin e dytë.

    Ai u vlerësua veçanërisht nga tifozët për shpirtin e tij luftarak, praninë e tij në zonën e penalltisë dhe golat e tij në momente vendimtare. Performancat e tij ishin një pjesë e rëndësishme e një sezoni në të cilin Tenerife arriti një nga sukseset e saj më të mëdha në vitet e fundit.

    Ai e nisi këtë sezon me pak më pak kohë loje, dhe ndeshja kundër Andorrës ishte paraqitja e tij e gjashtë në kampionat.

    Karriera e tij shkoi në ngritje vit pas viti

    De Miguel, i njohur edhe me pseudonimin e tij ‘Demi’, ishte një sulmues me këmbë të majtë 190 centimetra i gjatë. Ai e filloi karrierën e tij të futbollit në radhët e të rinjve të klubeve të Madridit, përfshirë Leganes.

    Ai luajti për Lugo Fuenlabrada, Internacional de Madrid, Fuenlabrada, Union Adarve, Navalcarnero dhe Unionistas de Salamanca, përpara se të bashkohej me Castellon në janar 2023.

    Me Internacional de Madrid në vitin 2018, ai fitoi ngjitjen në Segunda Division B. Ai luajti ndeshjen vendimtare të play-off në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez të Tenerifes, ku skuadra e tij mundi skuadrën e dytë të klubit për të cilin do të nënshkruante disa vite më vonë.

    Ai ishte gjithashtu anëtar i ekipit Fuenlabrada që fitoi ngjitjen në divizionin e dytë në sezonin 2018/19. Ai shënoi 12 gola në ligë në sezonin e tij të parë te Unionistas de Salamanca, gjë që tërhoqi vëmendjen e Castellon.

    Fitoi ligën e dytë me Castellon dhe Tenerife

    Ai kaloi tre sezone në Castellon dhe luajti një rol vendimtar në fitimin e ngjitjes në divizionin e dytë në vitin 2024. Atë sezon, ai shënoi 16 gola në Primera Federacion, dhe gjatë kohës së tij në klub, ai shënoi gjithsej 25 gola, përfshirë tre në divizionin e dytë.

    Tenerife e solli atë më 8 korrik 2025, duke nënshkruar një kontratë me të deri në qershor 2028. Ata po kërkonin një sulmues me përvojë që e njihte nivelin e tretë të garës dhe mund të ndihmonte në luftën për t’u rikthyer në divizionin e dytë.

    De Miguel i përmbushi pritjet, duke shënuar 11 gola dhe duke e ndihmuar klubin të siguronte një tjetër ngjitje në kategorinë e parë. Emri i tij mbetet i lidhur me suksesin që u dha shpresë tifozëve të Tenerifes për ditë më të mira.

    Tragjedia në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez i dha fund karrierës së tij menjëherë pasi ai kishte arritur një nga sukseset më të mëdha në historinë e kohëve të fundit me klubin. /Telegrafi/

  • Zelensky warns of Russian mass attack on Ukraine: We have information on what is being prepared

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky has warned that Russia is preparing a new massive attack on Ukraine, with key energy and logistical infrastructure targets.

    In an address published on Monday evening, November 2nd, Zelensky said the warning is based on Ukrainian intelligence information.

    According to him, Moscow may be aiming to exploit international attention focused on the elections in the United States, held today on November 3rd.

    We have information that Russia is preparing a new massive attack on our country mainly on energy and logistical infrastructure, Zelensky said.

    He also warned that Ukraine is facing difficulties in air defence and lack of missiles for Patriot systems.

    The head of the Ukrainian state called on the United States and the international community to pressure Moscow so that the attacks do not benefit Russia.

    Meanwhile, the November 3rd reports speak of major Russian attacks overnight on several regions of Ukraine, including energy infrastructure. Ukrainian authorities have reported damage and power supply cuts.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës: “Kemi informacione se çfarë po përgatitet”

    Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës: “Kemi informacione se çfarë po përgatitet”

    Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës: “Kemi informacione se çfarë po përgatitet”

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit një sulm të ri masiv ndaj Ukrainës, me objektiva kryesore infrastrukturën energjetike dhe atë logjistike.

    Në një adresim të publikuar të hënën mbrëma, më 2 nëntor, Zelensky tha se paralajmërimi bazohet në informacionet e inteligjencës ukrainase.

    Sipas tij, Moska mund të synojë ta shfrytëzojë vëmendjen ndërkombëtare të përqendruar te zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të cilat mbahen sot, më 3 nëntor.

    “Kemi informacione se Rusia po përgatit një sulm të ri masiv ndaj vendit tonë – kryesisht ndaj infrastrukturës energjetike dhe logjistike”, deklaroi Zelensky.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se Ukraina po përballet me vështirësi në mbrojtjen ajrore dhe me mungesë të raketave për sistemet Patriot.

    Kreu i shtetit ukrainas u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojnë presion ndaj Moskës, në mënyrë që sulmet të mos sjellin përfitime për Rusinë.

    Ndërkohë, raportimet e 3 nëntorit flasin për sulme të mëdha ruse gjatë natës ndaj disa rajoneve të Ukrainës, përfshirë infrastrukturën energjetike. Autoritetet ukrainase kanë raportuar dëme dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali