Blog

  • “Të merret në pyetje edhe ish-vjehrra” – shoqja e Arlinda Zekajt kërkon zgjerimin e hetimeve

    “Të merret në pyetje edhe ish-vjehrra” – shoqja e Arlinda Zekajt kërkon zgjerimin e hetimeve

    “Të merret në pyetje edhe ish-vjehrra” – shoqja e Arlinda Zekajt kërkon zgjerimin e hetimeve

    Ana Zhubi, shoqe e të ndjerës Arlinda Zekaj, ka kërkuar që hetimet për vrasjen e saj të përfshijnë edhe ish-vjehrrën, duke kërkuar që ajo të merret në pyetje nga Policia e Kosovës.

    Përmes një reagimi në Facebook, Zhubi ka ngritur pretendime për dhunë psikologjike ndaj Arlindës, duke kërkuar që organet e drejtësisë t’i shqyrtojnë edhe këto rrethana.

    Ajo ka ndarë edhe përvojën e saj personale nga martesa e parë, duke përshkruar atë që e cilëson si ofendime, përbuzje dhe trajtim psikologjikisht të rëndë nga ish-vjehrra e saj.

    Zhubi ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me pretendimet për praninë e ish-vjehrrës së Arlindës gjatë ngjarjes tragjike dhe mungesën e ndërhyrjes, duke kërkuar që kjo çështje të sqarohet nga organet kompetente.

    Ajo ka bërë thirrje që të gjitha pretendimet të hetohen, në mënyrë që të ndriçohen plotësisht rrethanat që paraprinë dhe shoqëruan vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Pretendimet e ngritura nga Zhubi nuk përbëjnë fakte të vërtetuara dhe mbetet në kompetencë të organeve të drejtësisë që t’i verifikojnë ato.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Near 6.8m euros of alleged damage to Telekom today, judgment on Agron Mustafa is expected to continue

    Former Kosovo Telecom Chief Executive Chief Agron Mustafa is expected to appear before the Constitutional Court in Pristina today, in the context of the case known as HINA PAYKONS, who is accused of contracting harmful.

    According to the prosecution’s indictment, Mustafa allegedly, in the quality of Telekom’s chief executive chief, on March 16, 2015, had contracted with the company {Paykos L.L.C.A. for mediating and distributing Telekom products, including electronic fillings and codes for scratching cards.

    The prosecution claims that through contract and later annexes, financial conditions were changed to the disparity of Telekom, while the company eykos was favoured through the percentage of the provision.

    In the indictment, the alleged damage to Kosovo Telecom has been estimated at 6m and 796 thousand and 732 euros.

    The incident against Mustafa was established in May 2023, and on January 9, 2024, at the initial session, he was declared innocent of the burden of criminal work.

    The Constitutional Court in Pristina had confirmed the indictment on March 5, 2024, while the Court of Appeals had later rejected the complaint against the verdict.

    The March 11th 2026 session was cancelled at the request for protection, for health and personal reasons.

    Today, it is expected to be seen whether the trial will continue with witness management and hearing.

    Source Layer: Insander

  • Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur si “PAYKOS”, ku akuzohet për lidhje të kontratës së dëmshme.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Mustafa dyshohet se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, më 16 mars 2015, kishte lidhur kontratë me kompaninë “Paykos L.L.C.” për ndërmjetësimin dhe shpërndarjen e produkteve të Telekomit, përfshirë mbushjet elektronike dhe kodet për kartela gërvishtëse.

    Prokuroria pretendon se përmes kontratës dhe anekseve të mëvonshme, kushtet financiare ishin ndryshuar në disfavor të Telekomit, ndërsa kompania “Paykos” ishte favorizuar përmes përqindjes së provizionit.

    Në aktakuzë, dëmi i pretenduar ndaj Telekomit të Kosovës është vlerësuar në 6 milionë e 796 mijë e 732 euro.

    Aktakuza ndaj Mustafës është ngritur në maj të vitit 2023, ndërsa më 9 janar 2024, në seancën fillestare, ai ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konfirmuar aktakuzën më 5 mars 2024, ndërsa Gjykata e Apelit më pas e kishte refuzuar ankesën kundër këtij vendimi.

    Seanca e 11 marsit 2026 ishte anuluar me kërkesë të mbrojtjes, për arsye shëndetësore dhe personale.

    Sot pritet të shihet nëse gjykimi do të vazhdojë me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

    Burimi: Insajderi

  • Portugalia dhe Maroku, destinacionet që do të magjepsin udhëtarët gjatë Dakar Rally 2027

    Portugalia dhe Maroku, destinacionet që do të magjepsin udhëtarët gjatë Dakar Rally 2027

    Gara e famshme Dakar Rally do të rikthehet në kontinentin afrikan në janar të vitit 2027, duke sjellë një itinerar të jashtëzakonshëm që do të lidhë Portugalinë me Marokun. Ky ndryshim pritet t’i japë një dimension të ri një prej garave më të njohura dhe më sfiduese të sporteve motorike në botë.

    Sipas organizatorëve, edicioni i 49-të i garës do të zhvillohet nga 9 deri më 23 janar 2027, me nisje në rajonin e Algarve-s në jug të Portugalisë dhe përfundim në qytetin e Marrakech-it në Marok.

    Vendimi për ndryshimin e destinacionit erdhi pas shqetësimeve të sigurisë në Arabinë Saudite, ku gara ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej. Organizatorët kanë konfirmuar se Dakar do të rikthehet në Arabinë Saudite në vitin 2028, me rastin e edicionit të 50-të.

    Itinerari i ri do të përfshijë rreth 7.824 kilometra, prej të cilave 4.341 kilometra do të jenë etapa konkurruese. Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër terrene të ndryshme, duke përfshirë rrugë malore, shtigje shkëmbore dhe shkretëtira të gjera të Afrikës Veriore.

    Pas nisjes nga Portugalia, konkurrentët do të kalojnë Detin Mesdhe me traget drejt Marokut, ku do të zhvillohet pjesa më e madhe e garës. Ndër destinacionet kryesore janë Bouarfa, Zagora, Agadir, Smara dhe Dakhla.

    Përveç sfidës sportive, itinerari ofron edhe një mundësi të veçantë për promovimin e turizmit në të dy vendet. Algarve njihet për plazhet dhe vijën e saj bregdetare, ndërsa Maroku tërheq vizitorë me shkretëtirën e Saharasë, qytetet historike, tregjet tradicionale dhe kulturën e pasur.

    Një nga veçoritë e këtij edicioni do të jetë kalimi nëpër zona më pak të eksploruara të Marokut, duke u ofruar pjesëmarrësve një përvojë të veçantë në peizazhet e Afrikës Veriore.

    Kështu, Dakar Rally 2027 pritet të jetë jo vetëm një ngjarje e rëndësishme sportive, por edhe një mundësi për të promovuar dy destinacione turistike që ndërthurin natyrën, kulturën dhe aventurën.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama reagon ndaj Sveçlës dhe Kërçelit pas dorëzimit të kontratës në Prokurori

    Rama reagon ndaj Sveçlës dhe Kërçelit pas dorëzimit të kontratës në Prokurori

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Gëzim Sveçla, dhe deputetit Ilir Kërçeli, pasi këta të fundit njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurori kontratën për ndriçimin “Smart”.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar veprimin e tyre si “show politik”, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    “Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një show politik para Prokurorisë”, ka shkruar Rama.

    Ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të kësaj partie që, sipas tij, të fokusohen në propozime konkrete në të mirë të qytetarëve, në vend se të merren me atë që e ka quajtur punë të hetuesit, prokurorit apo gjyqtarit.

    “Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës. /Telegrafi/

  • Eisenkot refuzon koalicionin me Netanyahun, edhe nëse ndërhyn Trump

    Eisenkot refuzon koalicionin me Netanyahun, edhe nëse ndërhyn Trump

    Gadi Eisenkot, lideri i partisë izraelite “Yashar”, ka përjashtuar mundësinë e bashkimit në një koalicion qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, madje edhe nëse kjo kërkohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump, raportoi transmetuesi KAN.

    Duke iu referuar burimeve të ndryshme, transmetuesi bëri të ditur se Eisenkot i bëri këto komente gjatë një takimi me dyer të mbyllura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Nuk do të jem pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Netanyahu”, citohet të ketë thënë ai.

    “Nëse Trump më fton, do ta respektoj presidentin dhe do të marr pjesë, por do të theksoj se kjo ka të bëjë me çështjet e brendshme izraelite dhe nuk do të lejoj asnjë ndërhyrje”.

    Ky qëndrim vjen pas këmbënguljes së Netanyahut për të drejtuar çdo qeveri të gjerë, duke refuzuar kategorikisht çdo koalicion që do të varej nga dy fraksionet kryesore arabe: “Ra’am” dhe “Lista e Përbashkët” (Joint List).

    Zgjedhjet e së martës së kaluar rezultuan në një parlament të fragmentuar.

    Blloku i Netanyahut fitoi 53 vende – përfshirë 27 për partinë “Likud”, nga shtatë vende për “United Torah Judaism” dhe “Otzma Yehudit”, si dhe nga gjashtë vende për “Shas” dhe “Zionizmin Fetar”. /Telegrafi/

  • Pristina’s VV hands over antiprogress to Special Prosecution

    The Vetevendosje Movement Centre in Pristina has handed over to the Special Material Prosecution and a conviction concerning two public lighting contracts in the capital, which it claims could have caused damage to the municipality’s budget.

    The news has revealed the VV’s asmblists’ chief in Pristina, Gzim Svecla, who has said doubts relate to price differences in the same positions and jobs.

    According to him, the first contract was signed in July 2024, and the second in April 2025.

    Svecla has claimed changes in the prices of the same positions have raised doubts about possible abuses, so the material and the VV findings have been handed over to the Special Prosecutor.

    We are convinced that there is evidence and evidence that is involved in an abusive contract, where the Pristina municipality budget is damaged, Svechla has declared.

    He has demanded that the prosecution handle the case and clear it to the end, adding that if the claims are confirmed, the responsible must render an account.

    So far, it is about allegations presented by the Vetevendosje Movement, while remaining in the competence of the Special Prosecutor to assess the submitted materials and decide on further investigative actions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

    VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

    VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale materiale dhe një denoncim lidhur me dy kontrata për ndriçimin publik në kryeqytet, për të cilat pretendon se mund të jenë shkaktuar dëme në buxhetin e Komunës.

    Lajmin e ka bërë të ditur shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se dyshimet lidhen me dallimet në çmime për pozicione dhe punë të njëjta.

    Sipas tij, kontrata e parë është nënshkruar në korrik të vitit 2024, ndërsa e dyta në prill të vitit 2025.

    Sveçla ka pretenduar se ndryshimet në çmimet e pozicioneve të njëjta kanë ngritur dyshime për keqpërdorime të mundshme, andaj materialet dhe të gjeturat e VV-së janë dorëzuar te Prokuroria Speciale.

    “Jemi të bindur se ka prova dhe fakte që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Sveçla.

    Ai ka kërkuar që Prokuroria ta trajtojë rastin dhe ta zbardhë deri në fund, duke shtuar se, nëse vërtetohen pretendimet e ngritura, personat përgjegjës duhet të japin llogari.

    Deri më tani, bëhet fjalë për dyshime të paraqitura nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa mbetet në kompetencë të Prokurorisë Speciale të vlerësojë materialet e dorëzuara dhe të vendosë për veprimet e mëtejshme hetimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Blocked entry on the Hyyrullah Zymiya Street in Fushe Kosovo

    Entrance to the eyhyrullah Zymija in Fushe Kosovo will be temporarily blocked because of the works being developed under the project to repair sidewalks and expand the existing road.

    So has the Kosovo Full Community announced, suggesting that exit from the centre will continue to be open and functioning normally.

    The municipality has called on citizens and traffic participants to exploit alternative entrances and respect signalling set out on the ground. /Telegraph/

  • Bllokohet hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

    Bllokohet hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë

    Hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë do të jetë përkohësisht e bllokuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.

    Kështu ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës, duke bërë të ditur se dalja nga qendra do të vazhdojë të jetë e hapur dhe të funksionojë normalisht.

    Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Telegrafi/