Blog

  • Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë (VIDEO)

    Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë (VIDEO)

    Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë (VIDEO)

    Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar qytetarët se hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” do të jetë përkohësisht e bllokuar për qarkullim.

    Sipas njoftimit të komunës, kjo masë po ndërmerret në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.

    Ndërkohë, dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht, transmeton Klankosova.tv.

    Komuna njëherësh iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

    Po ashtu, ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve.

  • Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

    Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

    Anjeza, e limituar në Big Brother për shkak të të dashurit? (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, tash e tutje do të jetë në nominim të përhershëm, pasi doli më pak e votuara nga publiku në televotimin e hapur të premten e javës së kaluar.

    Banorja tregoi se nuk e priste këtë vendim të publikut.

    Ngjarja u komentua edhe në emisionin Ora 7 në Klan Kosova. Grimerja Blerdina Zhitia e komentoi këtë vendim, duke treguar se e priste këtë rezultat.

    “Anjeza edhe jashtë ka pasë negativitet prej publikut. Zoja ka më shumë mbështetës” – u shpreh ajo.

    Por, mendim ndryshe kishte gazetari Agon Rexhepi, i cili tregoi se e njeh Anjezën nga jashtë dhe se ajo është shumë më e gjallë sesa po duket brenda shtëpisë më të famshme.

    Gazetaret Blerina Shoshi dhe Klea Kabashi, ndër të tjera u shprehën se krejt kjo tërheqje e banores mund të jetë strategji e lojës apo edhe një presion që Anjeza e ndjen nga jashtë, ndoshta për shkak të të dashurit të saj.

    Gjatë emisionit Ora 7, u fol edhe për dinamikat e tjera të Anjezës, por edhe diskutimet mes banorëve të tjerë.

  • Bytyqi: Shkëputja e lidhjes me Zotin po ndikon në degradimin moral të shoqërisë (VIDEO)

    Bytyqi: Shkëputja e lidhjes me Zotin po ndikon në degradimin moral të shoqërisë (VIDEO)

    Bytyqi: Shkëputja e lidhjes me Zotin po ndikon në degradimin moral të shoqërisë (VIDEO)

    Avokati Asdren Bytyqi ka folur për fenomenin e dhunës në familje dhe gjendjen e familjes në shoqërinë kosovare, duke shprehur shqetësimin e tij për atë që e konsideron degradim të thellë moral dhe humbje të vlerave njerëzore.

    Sipas Bytyqit, realiteti në Kosovë po dëshmon se familja nuk po trajtohet më si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë, ndërsa mungesa e ndjeshmërisë njerëzore dhe morale po ndikon në mënyrën se si perceptohen vlerat familjare.

    “Realiteti në Kosovë po tregon që familja më nuk është prioritet dhe nuk është baza më e shëndoshë e shoqërisë sonë. Ajo e ka humbur shenjtërinë për shkak të degradimit të thellë në moral që e kemi si shoqëri. Kjo nënkupton që më nuk e kemi sensin ose ndjeshmërinë njerëzore, morale, karshi asaj se çka konsiderohet e shenjtë dhe e shtrenjtë për vetveten”, ka deklaruar Bytyqi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

    Ai ka theksuar se këtë gjendje e lidh me disa rrethana shoqërore, duke përmendur edhe krizat psikike dhe shkëputjen e lidhjes me Zotin si faktorë që, sipas tij, ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë.

    “Ky degradim puro moral, si rezultat i disa rrethanave, e në mesin e një prej tyre është se kemi kriza të thella psikike si rezultat i shkëputjes së lidhjes sonë me Zotin. Mendoj se shoqëritë degradojnë kur nuk kanë një bosht të përbashkët, çka konceptojnë si vlerë dhe antivlerë”, është shprehur avokati./Klankosova.tv

  • Më 28 nëntor përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Prizren

    Më 28 nëntor përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Prizren

    Më 28 nëntor përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Prizren

    Shtatorja e Nënë Terezës do të përurohet më 28 nëntor në qytetin e Prizrenit.

    Këtë e ka bërë të ditur Islam Ukimeri, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, gjatë intervistës në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.

    Përurimi i shtatores është planifikuar të bëhet në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor.

  • Switzerland’s inflation increases, much expensive heating and fuel oil

    Inflation in Switzerland has seen significant increases in October, largely as a result of the price of oil for heating and fuel. According to data published by the Federal Statistics Office ( FSO, annual inflation reached 1.5 percent compared to 1 percent in September.

    The increase resulted higher than the expectations of economists, who, according to an AWP news agency poll, predicted an inflation between 1.1 and 1.4 percent.

    This is the highest inflation rate in the country since December 2023. During the early 2025, inflation in Switzerland was near zero, while this year’s annual average was 0.2 percent, reports Watson.

    However, despite growth, inflation remains within the limits of price stability set by the National Bank of Switzerland ( SNB, which considers a rate to be stable between 0 and 2 percent.

    Oil products, 40 percent more expensive

    One of the main factors affecting rising inflation was the expensive production of oil products. In October, they cost about 40 percent more compared to the same period last year, transmitsgraphy.

    Meanwhile, basic inflation, which excludes energy, fuels, fresh and seasonal products, remained unchanged at 0.5 percent.

    National Consumer Prices Index ( ICH) marked growth. By September, it grew by 0.2 percent, reaching 101.7 points.

    According to the Federal Statistics Office, this increase was largely affected by higher oil prices for heating, gasoline and oil.

    Although inflationary pressures have increased, the current level of inflation remains within the objective of the National Bank of Switzerland’s price stability./Telegraphy/

  • E US: Railways in Macedonia with nine functional locomotives from a total of 62, losses amount to 6.75 billion denars

    From 62 companies owned by Railways of the Republic of Northern Macedonia ( HMMV) Transport Skopje, only nine are in operation, and the loss for 2024 reaches 331.8 million denars either, along with losses carried from previous years, amounts to 6.75 billion denars, estimated by the State Auditor Ent ( ESHA).

    According to ESHA, the company has 62 locomotives, of which only 9 are in operation, with 16 passenger groups, of which 5 are in operation, and 47 passenger cars, of which two are in regular traffic and are used for passenger transport.

    There are also irregularities in the way of managing and obtaining a portion of the raw materials stock, materials, spare parts, small inventory, packing, and car tires. In view of the 71% of the stocks, either 342,345 thousand denars or 5,548,000 euros, are older than 2019, it was concluded that at the end of the accounting period, there has been no arrangement of their value.

    In the area of management of oil derivatives, auditing also determined inadequate, unprofessional and uncertain treatment during the accession and release of oil, which could jeopardise the safety and health of citizens and the environment. Measure equipment is outdated, improvised and easy to manipulate, so it doesn’t show the real state of oil derivatives at any time. In addition, fuel supply is carried out by pumps, whose measurements have not been verified for a long period of time.

    Instead of a timely repayment of unpaid obligations, the company created a practice of presenting objections to ordinance decisions, resulting in the extension of judicial procedures and a significant increase of obligations based on key debt, interest and judicial spending. /Telegraphy/

  • ESHA: Hekurudhat në Maqedoni me nëntë lokomotiva funksionale nga gjithsej 62, humbjet arrijnë në 6.75 miliardë denarë

    ESHA: Hekurudhat në Maqedoni me nëntë lokomotiva funksionale nga gjithsej 62, humbjet arrijnë në 6.75 miliardë denarë

    Nga 62 lokomotivat në pronësi të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (HRMV-së) Transport SHA Shkup, vetëm nëntë janë në funksion, dhe humbja për vitin 2024 arrin në 331.8 milionë denarë ose, së bashku me humbjet e bartura nga vitet e mëparshme, arrin në 6.75 miliardë denarë, vlerësojnë nga Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA).

    Sipas ESHA-së, kompania ka 62 lokomotiva, nga të cilat vetëm 9 janë në funksion, me 16 grupe pasagjerësh, nga të cilat 5 janë në funksion, dhe 47 vagonë pasagjerësh, nga të cilët dy janë në trafik të rregullt dhe përdoren për transport pasagjerësh.

    Ka edhe parregullsi në mënyrën e menaxhimit dhe evidentimit të një pjese të stoqeve të lëndëve të para, materialeve, pjesëve rezervë, inventarit të vogël, paketimit dhe gomave të makinave. Duke marrë parasysh se 71% e stoqeve ose 342.345 mijë denarë ose 5.548.000 euro janë më të vjetra se viti 2019, u konkludua se në fund të periudhës kontabël, nuk është bërë rregullimi i vlerës së tyre.

    Në fushën e menaxhimit të derivateve të naftës, auditimi përcaktoi gjithashtu trajtim të papërshtatshëm, joprofesional dhe të pasigurt gjatë pranimit dhe lëshimit të naftës, i cili mund të rrezikojë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Pajisjet matëse janë të vjetruara, të improvizuara dhe të lehta për t’u manipuluar, prandaj nuk tregojnë gjendjen reale të derivateve të naftës në asnjë kohë. Gjithashtu, mbushja e automjeteve me karburant kryhet me pompa, matësit e të cilave nuk janë verifikuar/kalibruar për një periudhë të gjatë kohore.

    Në vend të shlyerjes në kohë të detyrimeve të papaguara, kompania krijoi një praktikë të paraqitjes së kundërshtimeve ndaj vendimeve të urdhërpagesave, gjë që rezultoi në zgjatjen e procedurave gjyqësore dhe një rritje të ndjeshme të detyrimeve bazuar në borxhin kryesor, interesin dhe shpenzimet gjyqësore./Telegrafi/

  • Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet

    Rritet inflacioni në Zvicër, shtrenjtohen ndjeshëm nafta për ngrohje dhe karburantet

    Inflacioni në Zvicër ka shënuar rritje të ndjeshme në tetor, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës për ngrohje dhe karburanteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), inflacioni vjetor arriti në 1.5 për qind, krahasuar me 1 për qind sa ishte në shtator.

    Rritja rezultoi më e lartë se pritjet e ekonomistëve, të cilët, sipas një ankete të agjencisë së lajmeve AWP, parashikonin një inflacion mes 1.1 dhe 1.4 për qind.

    Kjo është norma më e lartë e inflacionit në vend që nga dhjetori i vitit 2023. Gjatë fillimit të vitit 2025, inflacioni në Zvicër ishte pranë zeros, ndërsa mesatarja vjetore për këtë vit ishte 0.2 për qind, raporton Watson.

    Megjithatë, pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet brenda kufijve të stabilitetit të çmimeve të përcaktuar nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), e cila konsideron të qëndrueshme një normë mes 0 dhe 2 për qind.

    Produktet e naftës, 40 për qind më të shtrenjta

    Një nga faktorët kryesorë që ndikuan në rritjen e inflacionit ishte shtrenjtimi i produkteve të naftës. Në tetor, ato kushtuan rreth 40 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, karburantet, produktet e freskëta dhe ato sezonale, mbeti i pandryshuar në 0.5 për qind.

    Edhe Indeksi Kombëtar i Çmimeve të Konsumit (IÇK) shënoi rritje. Në krahasim me shtatorin, ai u rrit me 0.2 për qind, duke arritur në 101.7 pikë.

    Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kjo rritje u ndikua kryesisht nga çmimet më të larta të naftës për ngrohje, benzinës dhe naftës.

    Megjithëse presionet inflacioniste janë shtuar, niveli aktual i inflacionit mbetet brenda objektivit të stabilitetit të çmimeve të Bankës Kombëtare të Zvicrës./Telegrafi/

  • Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit, Juventusi shqyrton përfshirjen e tij në Ligën e Evropës

    Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit, Juventusi shqyrton përfshirjen e tij në Ligën e Evropës

    Juventusi mund të ketë mundësinë ta ndryshojë përkohësisht listën e lojtarëve për garat evropiane sipas raportimit të fundit nga mediat italiane dhe njëri prej emrave që mund të përfitojë nga kjo situatë është edhe Edon Zhegrova.

    Megjithatë, përfshirja e tij në listën e Ligës së Evropës nuk është aspak e sigurt, pasi ekzistojnë disa pengesa që duhet të tejkalohen.

    Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rast se një futbollist vuan nga një dëmtim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për së paku 60 ditë.

    Kjo mundësi është hapur te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

    Megjithatë, situata e Edon Zhegrovës është më e ndërlikuar.

    Reprezentuesi i Kosovës nuk është pjesë e listës aktuale të Juventusit për Ligën e Evropës dhe, për ta përfshirë atë, klubi duhet të gjejë një zgjidhje që përputhet me të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA.

    Ylli kosovar deri më tani këtë sezon është paraqitur në tetë ndeshje në Serie A, duke shënuar dy gola teksa ka edhe po aq asistime./Telegrafi/

  • 21-year-old Albanian stabs mother

    A tragic case within the family has shocked the Albanian community in Italy.

    As reported, a 21-year-old man stabbed his mother, 39-year-old Meleke Lusha, in their family residence on Taglita Street, in the town of Chiari, in the province of Brescia.

    After the crime, the young man left the apartment, while later appeared himself in the carabinieri barracks in Cremona, where he told what had happened, reports Top Channel.

    According to Italian media, the boy has been identified as Edward Gianni, born in San Bonifacio, in the province of Verona.

    Source Layer: Insander