Blog

  • 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

    21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

    21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

    Një rast tragjik brenda familjes ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

    Siç raportohet, një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre familjare në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiari-t, në provincën e Brescias.

    Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur, raporton Top Channel.

    Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

    Burimi: Insajderi

  • Tenerife’s attacker’s life after the field crash

    Tragic news has been confirmed by Tenerife’s own club through a communique on social networks, expressing the pain of losing football.

    De Miguel’s health condition had deteriorated during the hours of the night. The club had announced that the footballer had suffered neurological deterioration, since he was originally sent to the University Hospital Nuestra Senora de Candelaria, where he was receiving medical treatment.

    The event occurred in the extra minutes of confronting Andorra, when the attacker ran into the opponent goalkeeper, Jesus Owono, during a ball action.

    Due to the serious incident, the match was finally interrupted in the 108th minute, so footballer was given needed medical assistance. After the initial field treatment, he was transported by ambulance to the hospital.

    In the communiqué published this Tuesday, Tenerife has expressed condolences to the football player’s family and relatives, stressing that the club is shocked by this loss.

    De Miguel’s family has thanked all those who have sent messages of support and comfort while seeking respect for privacy in these difficult times.

    May he rest in peace, the Spanish club’s communique concludes.

    Source Layer: RTKLive

  • Ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në fushë

    Ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në fushë

    Lajmi tragjik është konfirmuar nga vetë klubi i Tenerifes përmes një komunikate në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit.

    Gjendja shëndetësore e De Miguelit ishte përkeqësuar gjatë orëve të natës. Klubi kishte bërë të ditur se futbollisti kishte pësuar përkeqësim neurologjik, pasi fillimisht ishte dërguar në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria, ku po merrte trajtim mjekësor.

    Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të përballjes ndaj Andorrës, kur sulmuesi u përplas me portierin kundërshtar, Jesús Owono, gjatë një aksioni për topin.

    Për shkak të incidentit të rëndë, ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108-të, në mënyrë që futbollistit t’i jepej ndihma e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit fillestar në fushë, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit.

    Në komunikatën e publikuar këtë të martë, Tenerife ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e futbollistit, duke theksuar se klubi është i tronditur nga kjo humbje.

    Familja e De Miguelit ka falënderuar të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi, ndërsa ka kërkuar respektimin e privatësisë në këto momente të vështira.

    “U prehtë në paqe”, përfundon komunikata e klubit spanjoll.

    Burimi: RTKLive

  • Ngjarja në Gjilan, Krasniqi kritikon QPS-në: Foshnja iu dorëzua babait pa u vlerësuar gjendja e tij

    Ngjarja në Gjilan, Krasniqi kritikon QPS-në: Foshnja iu dorëzua babait pa u vlerësuar gjendja e tij

    Ngjarja në Gjilan, Krasniqi kritikon QPS-në: Foshnja iu dorëzua babait pa u vlerësuar gjendja e tij

    Gazetari Vullnet Krasniqi ka kritikuar ashpër funksionimin e Qendrave për Punë Sociale, pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë babai dhe foshnja.

    Duke folur për këtë rast dhe përgjegjësinë institucionale, Krasniqi ka ngritur shqetësime për mënyrën se si QPS-të trajtojnë rastet e ndjeshme familjare, duke vënë në pikëpyetje vendimin për t’ia dorëzuar fëmijën babait pa një vlerësim paraprak të gjendjes së tij.

    “Kemi një vendim të pamenduar nga ndonjë ekspertizë, dorëzim direkt i atij fëmije te babai, pa parë gjendjen e tij. Ideja është që përsëri kemi një institucion të shtetit që ka vendosur ta dorëzojë një fëmijë në duart e një babai që nuk është i aftë ta mbajë as veten”, ka deklaruar Krasniqi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

    Ai ka kritikuar edhe mungesën e veprimeve konkrete institucionale në rastet e dhunës në familje dhe mbrojtjes së grave e fëmijëve. Sipas tij, kryetarët e komunave kishin marrë edhe një përgjegjësi shtesë në kuadër të grupeve për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në familje, por deri më tani, sipas Krasniqit, nuk janë ndërmarrë masa të mjaftueshme.

    “Para një viti kishin dalë kryetarët e komunave bashkë me qeverinë, kishin marrë një vendim që kinse kryetarët e komunave janë kryesues të grupeve për mbrojtjen e grave dhe dhunën në familje në komunat përkatëse. Çështja është, këta njerëz që një vit e kanë marrë këtë detyrë ekstra, që të jenë njëfarë lideri ose gardiani i mbrojtjes së familjes, në tri komuna për momentin nën kujdesin e tyre ka shkuar një grua dhe një fëmijë, dhe në asnjërën prej këtyre komunave nuk kemi asnjë vendim të ndërmarrë deri tash”, është shprehur ai.

    Krasniqi ka theksuar se, sipas tij, mungesa e përgjegjësisë institucionale vërehet edhe në faktin se nuk ka zyrtarë të suspenduar pas rasteve të rënda.

    “Ata e kanë marrë detyrën për ta mbrojtur familjen dhe nuk po e bëjnë. Nuk e di pse po vazhdojnë të qëndrojnë aty. Nuk kemi asnjë zyrtar të suspenduar. I bie që diskutimi serioz duhet të fillojë nga institucionet, nga QPS-të”, ka thënë gazetari.

    “Kur thua QPS, njerëzit nuk e kanë në kokë ndonjë institucion të rëndësishëm, por aty po vendoset për jetën e fëmijës, nënës dhe krejt familjes. QPS-të janë zyra burokratike, e dorëzon një dokument, ai ta kthen një dokument, kaq është. QPS nuk është dashur të jetë për punë burokratike, duhet një riorganizim tjetër”, ka deklaruar Krasniqi.

    Gazetari ka kërkuar riorganizim të mënyrës së funksionimit të këtyre institucioneve, duke argumentuar se problemet e ndryshme sociale dhe familjare nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëjtë dhe brenda një strukture të vetme pa specializim të duhur.

    “Nuk mundesh brenda një qendre t’i trajtosh tri probleme që nuk kanë të bëjnë fare me njëra-tjetrën”, ka përfunduar ai./Klankosova.tv

  • Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret me thikë nënën

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret me thikë nënën

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret me thikë nënën

    Një rast tragjik brenda familjes ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

    Siç raportohet, një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre familjare në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiari-t, në provincën e Brescias.

    Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

    Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. /Klankosova.tv

  • Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët - deklarohen nga Prokuroria Speciale

    Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët – deklarohen nga Prokuroria Speciale

    Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët - deklarohen nga Prokuroria Speciale

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar aksionin hetimor në një objekt afarist në Prishtinë, ku operojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

    “​​Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.

    Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me dyshimet që po hetohen apo personat ndaj të cilëve po zhvillohen hetimet.

  • Rroni zbulon se ka pëlqim për një vajzë në BBVK5 – kush është ajo? (VIDEO)

    Rroni zbulon se ka pëlqim për një vajzë në BBVK5 – kush është ajo? (VIDEO)

    Rroni zbulon se ka pëlqim për një vajzë në BBVK5 – kush është ajo? (VIDEO)

    Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Rroni ka ndarë me banorët një ndjesi që i ka lindur në ditët e para të qëndrimit në shtëpi.

    Ai ka rrëfyer se ka një pëlqim për një vajzë brenda shtëpisë, duke zgjuar kureshtjen e banorëve.

    Mbetet të shihet nëse Rroni do të zbulojë se për cilën prej banoreve bëhet fjalë. /Klankosova.tv

  • Zelensky, Trumpit: Bëni presion mbi Putinin, jo mbi mua

    Zelensky, Trumpit: Bëni presion mbi Putinin, jo mbi mua

    Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Uashingtonit që të ushtrojë presion më të madh mbi presidentin rus Vladimir Putin, në vend që ta bëjë këtë ndaj Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon pushtimin e saj në shkallë të gjerë.

    “Është më mirë të ushtroni presion më të fortë mbi Putinin, jo mbi mua”, citohet të ketë thënë Zelensky në një intervistë për “PBS NewsHour”, të transmetuar të hënën, më 2 nëntor.

    “Nuk jam unë ai që është agresiv”, shtoi ai.

    Kur gazetarja i kërkoi ta përshkruante marrëdhënien e tij me Trumpin me një fjalë të vetme, Zelensky u përgjigj: “Emocionale”.

    Ai shpjegoi se Uashingtoni duhet të ndjekë një qasje më pragmatike ndaj luftës, duke u përqendruar te përgjegjësia e Rusisë për pushtimin, në vend që të kritikojë udhëheqjen e Ukrainës.

    “Kush është armiku? Kush e nisi këtë luftë? Putini”, tha ai.

    Zelensky gjithashtu vuri në dyshim vlerën e deklaratave favorizuese për presidentin rus dhe kritikoi argumentin se marrëveshjet energjetike me Moskën do të ulnin domosdoshmërisht çmimet e karburanteve në SHBA.

    Ai theksoi se forcimi i Ukrainës është thelbësor jo vetëm për mbijetesën e saj, por edhe për sigurinë evropiane, duke paralajmëruar se një Rusi që ndihet më e fuqishme mund të kërcënojë në të ardhmen territorin e NATO-s.

    “Pra, është më mirë ta forconi Ukrainën, sepse ne në fakt po mbrojmë Evropën, jo vetëm veten tonë”, tha ai.

    Këto komente erdhën pasi gazetarja e pyeti Zelenskyn rreth kritikave të Trumpit ndaj udhëheqjes së tij, lehtësimit të kufizimeve ndaj Rusisë nga ana e Uashingtonit, si dhe angazhimit të fundit të administratës amerikane me Moskën. /Telegrafi/

  • Supermakina 3 milionë dollarëshe e BYD pëson aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë

    Supermakina 3 milionë dollarëshe e BYD pëson aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë

    Supermakina elektrike Yangwang U9 Xtreme e prodhuesit kinez BYD është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë testimeve në shpejtësi të lartë në Kinë.

    Pamjet e publikuara më 2 nëntor në rrjetet sociale tregojnë veturën të dëmtuar rëndë, pasi dyshohet se humbi kontrollin në pistë dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.

    – YouTube www.youtube.com

    Përplasja ishte aq e fuqishme sa që boshti i pasmë dhe pjesë të sistemit të tij u shkëputën plotësisht nga vetura.

    Megjithatë, shoferi testues raportohet se arriti të dalë nga rrënojat pa pësuar lëndime serioze.

    Yangwang U9 Xtreme, me katër motorë elektrikë dhe plot 2,977 kuaj fuqi, konsiderohet vetura elektrike serike më e shpejtë në botë, pasi kishte arritur shpejtësinë prej 496.22 km/h.

    Aksidenti ndodhi vetëm pak ditë para se BYD të planifikonte një tjetër tentativë për të kaluar kufirin prej 500 km/h në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

  • Following signal reporting, Special Prosecutor Confirms Action on Pristina Call Centers

    A broad police operation is under way at an business facility in Pristina, where several call centres (Call Center) operate.

    The event is being carried out in co-operation with international authorities, while Special Prosecutor Arbnor Luta’s spokeswoman has confirmed the signal.

    She has made it known that the operation is still under way, but has not provided further details regarding the nature of investigations or persons involved.

    A large number of police officials have been seen in the facility where investigative actions are under way.

    So far no details have been made public about the results of the operation, while competent institutions are expected to provide additional information after the outcome of the actions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal