Blog

  • Pas raportimit të Sinjalit, Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Call Center-at e Prishtinës

    Pas raportimit të Sinjalit, Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Call Center-at e Prishtinës

    Pas raportimit të Sinjalit, Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Call Center-at e Prishtinës

    Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

    Aksioni po realizohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

    Ajo ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e hetimeve apo personat që mund të jenë të përfshirë.

    Në objektin ku po zhvillohen veprimet hetimore janë parë një numër i madh i zyrtarëve policorë.

    Deri më tani nuk janë bërë publike detaje për rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që institucionet kompetente të japin informacione të tjera pas përfundimit të veprimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Four NATO battleships arrive in Vlora, drill with Albanian fleet

    Ships will remain in Vlora Bay until 6 November, while joint activities and exercises have been envisioned during this period.

    During November 3rd and 4th, ship crews will hold portal visits, while joint naval and air maneuvers will be held on November 5th and 6th, where NATO warships will be engaged along with Albanian Marine Force vessels.

    The exercise is aimed at strengthening co-operation and increasing interoperability between the sea forces of the Allied countries, through co-ordination of operations by sea and air, communication between crews and development of joint operational scenarios.

    These activities also serve to boost readiness and prepare military personnel for co-ordinated commitments within the Alliance’s missions.

    This is the second time in a month that NATO warships arrive in the Gulf of Vlora to hold joint exercises with the Albanian fleet, turning this maritime area into an important space for co-operation and interaction activities between the Allied forces.

    Source Layer: RTKLive

  • Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje me flotën shqiptare

    Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje me flotën shqiptare

    Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta.

    Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa më 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.

    Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe ajri, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë.

    Këto aktivitete shërbejnë gjithashtu për rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës.

    Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të NATO-s mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate.

    Burimi: RTKLive

  • Prokuroria Speciale dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione

    Prokuroria Speciale dhe Policia po zhvillojnë aksion në disa lokacione

    Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

    “Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta për Betimi për Drejtësi.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me aksionin.

    Burimi: Dukagjini

  • Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve – arrestohet i dyshuari në Pejë

    Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve – arrestohet i dyshuari në Pejë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të Pejë të ngacmimit seksual në Pejë.

    Rasti është cilësuar “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve dhe sulm seksual”.

    “Pejë / NN. Më 02.11.2026 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet që e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare dhe dëshmitarja femër kosovare”, thuhet në raport.

    Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit mashkull kosovar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një llap-top dhe dy telefona celularë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Barcelona përcakton kushtet për transferimin e Pedro Porros

    Barcelona përcakton kushtet për transferimin e Pedro Porros

    Barcelona ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Pedro Porro, por fillimisht kërkon që lojtari dhe përfaqësuesit e tij të ndihmojnë në uljen e çmimit të vendosur nga klubi anglez.

    Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Diario Sport, drejtuesit e Barcelonës kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Porros, në kuadër të një transferimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit ose verës së ardhshme.

    Megjithatë, katalunasit ua kanë bërë të qartë përfaqësuesve të futbollistit se nuk janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro, shumën që Tottenhami e kërkon për kartonin e tij.

    Barcelona dëshiron që fillimisht vetë lojtari dhe rrethi i tij të marrin iniciativën për të negociuar me klubin londinez, me synimin që të arrihet një marrëveshje për një shumë më të përballueshme.

    Pedro Porro është në radarët e Barcelonës që nga vera e kaluar, ndërsa vlera e tij në treg është rritur edhe më shumë pas rolit të rëndësishëm që pati me Spanjën në triumfin e saj në Kupën e Botës 2026.

    Mbrojtësi 27-vjeçar, nga ana tjetër, thuhet se është i interesuar për një rikthim në La Liga dhe e sheh me dëshirë mundësinë për të veshur fanellën e Barcelonës.

    Megjithatë, negociatat nuk pritet të jenë të lehta për katalunasit, pasi Tottenhami ka një pozitë të favorshme në këtë çështje.

    Porro nënshkroi kontratë afatgjatë me klubin anglez deri në vitin 2031, në muajin qershor, duke i dhënë Tottenhamit kontroll të madh mbi të ardhmen e tij.

    Në Barcelonë, Porro shihet si përforcimi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi drejtuesit e klubit synojnë të rrisin konkurrencën dhe të përmirësojnë këtë repart, ku Jules Kounde nuk ka bindur me paraqitjet e tij të fundit.

    Kështu, mbetet të shihet nëse dëshira e futbollistit për t’u rikthyer në Spanjë do të ndikojë në qëndrimin e Tottenhamit dhe në uljen e çmimit të kërkuar për transferimin e tij. /Telegrafi/

  • Kosova dhe Gjermania zhvillojnë konsultimet për bashkëpunimin zhvillimor, këto janë fushat ku po investohet

    Kosova dhe Gjermania zhvillojnë konsultimet për bashkëpunimin zhvillimor, këto janë fushat ku po investohet

    Kosova dhe Gjermania kanë zhvilluar konsultimet zyrtare për Bashkëpunimin Zhvillimor, gjatë periudhës 26-30 tetor, me fokus në tri fusha kryesore: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, energjinë dhe klimën, si dhe qeverisjen e mirë.

    Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, delegacioni gjerman u kryesua nga Dr. Micong Klimes, përfaqësuese e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

    Në delegacion ishin edhe Daniel Alker, shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Markus Delfs, drejtor i GIZ-it në Kosovë, Moritz Remé, shef i zyrës së KfW-së, si dhe përfaqësues të tjerë të GIZ-it dhe KfW-së, shkruan Telegrafi.

    Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime me ministritë partnere, ku u diskutua për bashkëpunimin aktual, prioritetet e ardhshme dhe angazhimet e planifikuara.

    Dr. Klimes mori pjesë edhe në Forumin e 3-të Ekonomik Kosovaro-Gjerman, ku ishte pjesë e një paneli diskutimi për diasporën e bizneseve kosovare në Gjermani dhe potencialin e saj për të nxitur investimet dhe për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve.

    Ambasada Gjermane bëri të ditur se vizita shërbeu edhe për të prezantuar rezultatet konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në disa sektorë.

    Në kuadër të zhvillimit të aftësive profesionale, përmes Fondit Rajonal të Sfidave janë ndarë 2.1 milionë euro për pesë projekte të aftësimit profesional në sektorë si teknologjia e informacionit dhe komunikimit, siguria kibernetike dhe përpunimi i ushqimit.

    Ndërkaq, në fushën e punësimit dhe ndërmarrësisë, 99 pjesëmarrës janë trajnuar në agrobiznes dhe energji solare, ndërsa pesë prej tyre kanë përfituar grante për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.

    Një tjetër fushë e bashkëpunimit është efiçienca e energjisë, ku mbështetja përfshin forcimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe zgjerimin e investimeve në efiçiencën e energjisë dhe energjinë e pastër.

    Po ashtu, në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave, po mbështeten pesë komuna të rajonit të Dukagjinit për zhvillimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave.

    “Partneritet i fuqishëm me Kosovën, me synimin për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane, ku theksohet se vizita rikonfirmoi përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën./Telegrafi/

  • Me doreza boksi dhe kostum special, ky qen u bë ylli i Halloween-it

    Me doreza boksi dhe kostum special, ky qen u bë ylli i Halloween-it

    Një qen i quajtur Ellie, u shndërrua në një “boksier të vogël” për Halloween.

    I veshur me një kostum boksi, ai tërhoqi vëmendjen me pamjen e pazakontë dhe simpatike.

    Në vend të ringut, Ellie u bë ylli i festës, duke dëshmuar se edhe miqtë tanë me katër putra dinë të festojnë me kreativitet.

    Me këtë paraqitje, ai solli buzëqeshje dhe humor në festën e Halloween-it. /Telegrafi/

  • LEX near 6.8m euros alleged damage to Telekom today is expected to continue judging Agron Mustafa

    Former Kosovo Telecom Chief Executive Chief Agron Mustafa is expected to appear before the Constitutional Court in Pristina today, in the context of the case known as HINA PAYKONS, who is accused of contracting harmful.

    According to the prosecution’s indictment, Mustafa allegedly, in the quality of Telekom’s chief executive chief, on March 16, 2015, had contracted with the company {Paykos L.L.C.A. for mediating and distributing Telekom products, including electronic fillings and codes for scratching cards.

    The prosecution claims that through contract and later annexes, financial conditions were changed to the disparity of Telekom, while the company eykos was favoured through the percentage of the provision.

    In the indictment, the alleged damage to Kosovo Telecom has been estimated at 6m and 796 thousand and 732 euros.

    The incident against Mustafa was established in May 2023, and on January 9, 2024, at the initial session, he was declared innocent of the burden of criminal work.

    The Constitutional Court in Pristina had confirmed the indictment on March 5, 2024, while the Court of Appeals had later rejected the complaint against the verdict.

    The March 11th 2026 session was cancelled at the request for protection, for health and personal reasons.

    Today, it is expected to be seen whether the trial will continue with witness management and hearing.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    LEX | Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    LEX | Afër 6.8 milionë euro dëm të pretenduar ndaj Telekomit – sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

    Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur si “PAYKOS”, ku akuzohet për lidhje të kontratës së dëmshme.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Mustafa dyshohet se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, më 16 mars 2015, kishte lidhur kontratë me kompaninë “Paykos L.L.C.” për ndërmjetësimin dhe shpërndarjen e produkteve të Telekomit, përfshirë mbushjet elektronike dhe kodet për kartela gërvishtëse.

    Prokuroria pretendon se përmes kontratës dhe anekseve të mëvonshme, kushtet financiare ishin ndryshuar në disfavor të Telekomit, ndërsa kompania “Paykos” ishte favorizuar përmes përqindjes së provizionit.

    Në aktakuzë, dëmi i pretenduar ndaj Telekomit të Kosovës është vlerësuar në 6 milionë e 796 mijë e 732 euro.

    Aktakuza ndaj Mustafës është ngritur në maj të vitit 2023, ndërsa më 9 janar 2024, në seancën fillestare, ai ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konfirmuar aktakuzën më 5 mars 2024, ndërsa Gjykata e Apelit më pas e kishte refuzuar ankesën kundër këtij vendimi.

    Seanca e 11 marsit 2026 ishte anuluar me kërkesë të mbrojtjes, për arsye shëndetësore dhe personale.

    Sot pritet të shihet nëse gjykimi do të vazhdojë me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali