Blog

  • Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

    Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

    Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

    Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë nëntë përballje interesante. Vëmendja kryesore është te duelet mes gjigantëve të futbollit evropian.

    Shakhtar Donetsk – Sporting CP (18:45)

    Shakhtari dhe Sportingu përballen në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e garës. Portugezët vijnë me ambicie të mëdha për të konfirmuar forcën e tyre evropiane.

    Galatasaray – Stuttgart (18:45)

    Atmosferë elektrizuese pritet në Stamboll, ku Galatasaray pret Stuttgartin. Turqit synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës, ndërsa gjermanët kërkojnë një rezultat pozitiv.

    Atlético Madrid – Bayern München (21:00)

    Një nga përballjet më të mëdha të mbrëmjes zhvillohet në Madrid. Atlético kërkon të ndalë Bayernin, që vjen me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt kreut të tabelës.

    Barcelona – Aston Villa (21:00)

    Barcelona rikthehet në Camp Nou për të pritur Aston Villën në një duel që premton futboll ofensiv. Katalanasit duan fitoren para tifozëve të tyre, ndërsa anglezët kërkojnë një rezultat të madh në Evropë.

    Feyenoord – Inter (21:00)

    Interi udhëton drejt Holandës për një përballje të vështirë ndaj Feyenoordit. Zikaltrit e lëndua4 bga humbja në derbi, synojnë rezuktat të mirë në Evropë, por vendasit njihen për atmosferën e zjarrtë në stadiumin e tyre.

    Bodø/Glimt – Lille (21:00)

    Bodø/Glimt pret skuadrën franceze Lille në një duel ku të dyja ekipet kërkojnë pikë të rëndësishme. Norvegjezët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës, ndërsa Lille kërkon të dëshmojë forcën e saj.

    LASK – Slovan Bratislava (21:00)

    LASK dhe Slovan Bratislava përballen në një duel të rëndësishëm për objektivat e tyre evropiane. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat në fazën e ligës.

    Manchester United – Roma (21:00)

    Old Trafford bëhet skenë e një përballjeje të madhe mes Manchester Unitedit dhe Romës. Anglezët synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, ndërsa italianët kërkojnë vazhdimij e formës edhe në Angli.

    Villarreal – Paris Saint-Germain (21:00)

    Villarreali pret kampionin aktual evropian të PSG-së në një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Parisi kërkon të konfirmojë ambiciet evropiane, ndërsa vendasit synojnë një rezultat të madh para tifozëve të tyre.

    Të gjitha këto ndeshje dhe spektaklin e futbollit nga Liga e Kampionëve mund t’i ndiqni në ArtMotion.

  • Vdes sulmuesi i klubit spanjoll disa orë pas duelit të tmerrshëm

    Vdes sulmuesi i klubit spanjoll disa orë pas duelit të tmerrshëm

    Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e martë) pas përplasjes që pësoi të hënën mbrëma në ndeshjen kundër Andorrës në La Liga 2. Klubi njoftoi lajmin e trishtueshëm nëpërmjet faqeve zyrtare në rrjetet sociale.

    Tenerife kishte deklaruar mbrëmë në një postim në rrjetin social X se “situata mjekësore e Jesus de Miguel është përkeqësuar neurologjikisht”, pasi futbollisti fillimisht mbeti nën vëzhgim në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria.

    Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe vetë klubi njoftoi lajmin tragjik të vdekjes së lojtarit mëngjesin e sotëm.

    Aksidenti ndodhi të hënën gjatë fazës së fundit të ndeshjes kundër FC Andorra në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez, kur sulmuesi i Tenerifes u përplas me portierin mysafir, Jesus Oëono, ndërsa po kërkonte një top të lirë.

    Përplasja detyroi ndeshjen të ndërpritej përfundimisht në minutën e 108-të për të lejuar hyrjen në fushë të shërbimeve mjekësore, të cilat i kushtuan vëmendje lojtarit në fushë përpara se ta evakuonin menjëherë me ambulancë për në spital.

    Deklarata e klubit Tenerife:

    Me dhimbje të thellë, me një pikëllim të papërshkrueshëm dhe ende në pamundësi për ta besuar këtë lajm tragjik, CD Tenerife njofton ndarjen nga jeta të Jesus de Miguel Alameda, e cila ndodhi këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.

    Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë në këto momente dhe asgjë që mund ta lehtësojë dhimbjen e madhe që ka përfshirë të gjithë familjen e klubit. Jemi pranë familjarëve të tij të shkatërruar nga kjo humbje, pranë njerëzve të dashur dhe të gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot janë të pikëlluar nga ky përfundim tragjik.

    Familja e Jesus de Miguel shpreh mirënjohjen për secilin mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje të pranuar, ndërsa njëkohësisht kërkon, me mirëkuptim, respektimin maksimal të privatësisë së saj në këto momente jashtëzakonisht të vështira.

    U prehtë në paqe

    /Telegrafi/

  • Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

    Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

    Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA) ka ndaluar importin e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike treguan praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar, përcjell AIM.

    “Dërgesa, me një peshë totale prej 19.350 kilogramësh, nuk i plotësonte standardet e sigurisë të përcaktuara me ligj dhe do të kthehet në Maqedoni”, njoftoi agjencia bullgare.

    Kontrolli u krye në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të frutave dhe perimeve të freskëta të importuara që Organizata Bullgare e Ushqimit dhe Bujqësisë (BABH) kryen në territorin e Bullgarisë./Telegrafi/

  • Police official Aferdita Kabashi dies

    The police official, Aferdita Hasan Kabashi, died at the age of 50, from the village of Opterusha.

    News of her death has been made known through a weekly announcement published on the village of Optera.

    The burial of the deceased will reportedly take place after the Ikindi prayer, at the cemetery in the village of Opterusa.

    With deep sorrow, we announce that the police official, Aferdita Hasan Kabashi, has passed away at the age of 50 from the village of Opterusha. The burial of the deceased takes place after Ikindi’s prayer at the cemetery in the village of Optera. The Kabashi family, relatives, friends and her colleagues, express the most sincere condolences. May he rest in peace! It says on notice.

    Source Layer: Insander

  • Vdes zyrtarja policore, Afërdita Kabashi

    Vdes zyrtarja policore, Afërdita Kabashi

    Vdes zyrtarja policore, Afërdita Kabashi

    Ka vdekur në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore, Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë.

    Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor të publikuar në faqen e fshatit Opterushë.

    Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerës do të bëhet pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Opterushë.

    “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Afërdita Hasan Kabashi në moshën 50 vjeçare nga fshati Opterushë. Varrimi i të ndjerës bëhet pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Opterushë. Familjes Kabashi, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Insajderi

  • Kane doesn’t leave Bayerni, finds out when he’s signing the contract.

    In an interview for Sky, the winner of the Golden Top spoke of the special moment you’re experiencing, but also of the next challenge in the Champions League against Atletico Madrid.

    Kane has stressed that despite his great days, his attention is already focused on important European confrontation.

    It’s been a really incredible day for me, but now I want to focus only on Atletico Madrid. It’s gonna be a very tough fight. We miss Company and the fact that the team is playing well without him clearly indicates that he is a great coach, the English assailant has declared.

    However, the most important news from his interview relates to the future at Allianz Arena.

    Kane has announced that renovation of the contract is a matter of days, confirming the desire to continue the adventure with the bavarres.

    The next few days will sign the new contract. I’ll renew with Bayer Munichunu, the assailant has stressed.

    This confirmation is expected to eliminate the interest of other clubs in his services, including Barcelona, which has been mentioned as one of the English-interested teams.

    Source Layer: RTKLive

  • Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën

    Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën

    Në një intervistë për “Sky”, fituesi i “Topit të Artë” ka folur për momentin e veçantë që po përjeton, por edhe për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

    Kane ka theksuar se, pavarësisht ditëve të jashtëzakonshme që ka kaluar, vëmendja e tij tashmë është e përqendruar te përballja e rëndësishme evropiane.

    “Kanë qenë ditë vërtet të pabesueshme për mua, por tani dua të përqendrohem vetëm te Atletico Madridi. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Na mungon Kompany dhe fakti që skuadra po luan mirë edhe pa të tregon qartë se është një trajner i madh”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

    Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm nga intervista e tij lidhet me të ardhmen në “Allianz Arena”.

    Kane ka bërë të ditur se rinovimi i kontratës është çështje ditësh, duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar aventurën me bavarezët.

    “Ditët e ardhshme do ta nënshkruaj kontratën e re. Do të rinovoj me Bayern Munichun”, ka theksuar  sulmuesi.

    Ky konfirmim pritet të shuajë interesimin e klubeve të tjera për shërbimet e tij, përfshirë edhe Barcelonën, e cila është përmendur si një nga skuadrat e interesuara për anglezin.

    Burimi: RTKLive

  • Arratiset një shtetas i Shqipërisë i privuar nga liria

    Arratiset një shtetas i Shqipërisë i privuar nga liria

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të arratisjes së një personi të privuar nga liria.

    Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.

    “Fushë Kosovë / 02.11.2026 – 15:00. Lidhur me veprën e lartcekur, me vendim të prokurorit është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë i cili ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raport.

    Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

  • Shkrimtarët dhe gazetarët shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

    Shkrimtarët dhe gazetarët shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

    Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington DC, në kuadër të një turi të organizuar për të njohur nga afër historinë presidenciale dhe një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

    Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar në gazetën Illyria më 1 nëntor, ku ka sjellë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të Shtëpisë së Bardhë.

    Vizitë në ambientet historike të Shtëpisë së Bardhë

    Gjatë turit, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa prej ambienteve më të njohura të rezidencës presidenciale amerikane, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër, shkruan Telegrafi.

    Ata vizituan gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për organizimin e darkave zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

    Për pjesëmarrësit, kjo vizitë përbënte një mundësi të veçantë për t’u njohur më nga afër me historinë e Shteteve të Bashkuara, vend ku shumë prej tyre kanë ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre.

    Organizatorët e kanë konceptuar aktivitetin si një vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo përfaqësues të administratës së tij.

    Emra të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan pjesë e vizitës

    Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, si dhe profesori Bexhet Asani, sekretar i kësaj shoqate.

    Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj, si dhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu.

    Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

    Të pranishëm ishte edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit.

    Kjo vizitë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

    Përmes aktiviteteve letrare, projekteve edukative dhe organizimeve të ndryshme komunitare, këto shoqata luajnë një rol të rëndësishëm në bashkimin e shqiptarëve në diasporë dhe në përcjelljen e trashëgimisë kulturore te brezat e rinj.

    Për pjesëmarrësit, vizita në Shtëpinë e Bardhë ishte një përvojë e veçantë historike dhe kulturore, që u dha mundësinë të njihnin më nga afër një prej simboleve më të rëndësishme të demokracisë amerikane./Telegrafi/

  • Police action in Pristina, target several call centres

    The event is taking place in co-operation with international authorities, Special Prosecutor’s spokeswoman Arbnor Luta has confirmed.

    Speaking about the operation, Luta has indicated that intervention is still under way, without revealing details about the investigation.

    We can confirm that there is action, in co-operation with international authorities, Luta has declared.

    Meanwhile, a considerable number of police officials have been seen in the facility where investigative actions are under way.

    So far, the Special Prosecutor has not provided additional information about the allegations that have led to this operation, persons involved or the current results of the action.

    Source Layer: RTKLive