Blog

  • Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike

    Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike

    Këto vende do të mbesin sot pa energji elektrike

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 03.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J18 Qeveria (kodi: 12000009) nga ora 09:00 deri në ora 16:00. Vendet: Rrugët: Fehmi Agani (një pjesë), Luan Haradinaj (një pjesë), Qeveria e Kosovës. Arsyeja: Konvertimi i daljes 12000009 Qeveria nga tensioni 10[kV] në 20[kV].

    Pejë

    Nga TS 110/35/10kV Peja 1 (H09) do të ndërpritet: NS 35/10kV Peja II (H06) me kod: 500510 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:30 deri në ora 15:30. Vendet: Rrugët: Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), Dr. Nuredin Çeku (një pjesë), Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Halil Turku (një pjesë), Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq dhe Shaban Spahija, Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), e Çamërisë, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Bajram Kelmendi, De Rada, Elena Gjika (një pjesë), Enver Hadri, Esat Berlajolli, Gjenerali Ëesly Clarc (një pjesë), Isa Boletini, Lekë Dukagjini, Mbreti Bardhyl (një pjesë), Nëna Terezë (një pjesë), Onufri, Ramiz Xhema (një pjesë), Shaban Spahija (një pjesë), Shaqir Qavolli, Veslli Kllark, Viljem Voker dhe Xhevat Begolli, Burma, Eliot Engel, Faik Konica (një pjesë), Gazmend Zajmi (një pjesë), Gjemajl Shkololli, Kongresi, Lirisë, Mbretëresha Teutë (një pjesë), Qarshia e Gjatë, Shaban Basha, Sheshi Haxhi Zekës, Zejtarëve (një pjesë) dhe Zekirja Rexha (një pjesë), 12 Qershori, Lekë Dukagjini (një pjesë), Maria Shllaku, Qendra Spitalore e Pejës, Manastiri i Pejës, Ujësjellësi, Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Avdyl Frashëri (një pjesë), e Tesllës (një pjesë), Flori e Lauri, Koço Floku, Lekë Dukagjini, Mbreti Zog (një pjesë), Mulla Agani (një pjesë), Nëna Terezë, Pal Engjëlli, Perandori Justinian, Rashit Gorani, Rifat Begolli (një pjesë), Xheladin Hana dhe Gjimnazi. Fshatrat: Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Maja e Zezë, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël dhe Stankaj, Levoshë dhe Maja e Zezë. Arsyeja: Punime në kthina.

    Prizren

    Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri në 15:30. Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovicë, Tulltorja I, Tulltorja II. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrimi i trasesë.

    Mitrovicë

    Nga NS 110/10[kV] Skenderaj do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Vendet: Fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt. Arsyeja: Zhvendosja e përçuesve nga shtyllat e vjetra në shtyllat e reja 10[kV] në fshatin Llaushë, energjizimi i një segmenti të linjës së re, Projekti Turiqevci.

    NS 35/10kV Shupkovci do të ndërpritet: Nga dalja 10kV Shala në stabiliment – Degëzimi Reshanit do të ndërpriten këto TS nga ora 10:00 deri në 15:30.

    TS 10/0.4kV Rashan 2-Shkolla (kodi: 70000101015)

    TS 10/0.4kV Rashan.1 (kodi: 70000101016)

    TS 10/0.4kV Rashan3 (kodi: 70000101017)

    TS 10/0.4kV Tersten (kodi: 70000101018) Vendet: Rashan, Terstenë Arsyeja: Pastrimi i trasesë.

    Gjilan

    Nga NS 110/35/10[kV] Gjilan 1 do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Velekinca (kodi: 60062006) prej orës 10:30 deri në ora 12:30. Vendet: Rrugët: Mulla Idrizi, Arbëria, Bajram Llovca, Edit Durham (një pjesë), Elena Gjika (një pjesë), Gursel Bajram Sylejmani (një pjesë), Ibrahim Temo, Martirët e Gjilanit (një pjesë), Xheladin Kurbaliu (një pjesë), Zabeli i Sahit Agës, si dhe fshatin Velekincë, përfshirë edhe Velekincën e Epërme dhe të Ulët. Arsyeja: Rregullimi i kthinave.

    Nga NS 35/10[kV] Gjilani IV do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J12 Arbëria (kodi: 60063012) nga ora 10:30 deri në ora 12:30. Vendet: Konsumatorë pjesërisht në rrugët (Arben Ramadani, Hysen Tërpeza, Arbëri, Lidhja e Prizrenit dhe një pjesë e Velekincës). Arsyeja: Rregullimi i kthinave.

    . TS 35/10[kV] Lladovë Nga LP 10kV Zhegra – Ndarsi në dalje të fsh. Zheger do të ndërpriten këto NS nga ora 10:30 deri në 15:00

    NS10/04kV Terziq kodi: 61066006358

    NS10/04kV Selisht kodi: 61066006371

    NS10/04kV Goden kodi: 61066006372

    NS10/04kV Pidiq 1 kodi: 61066006359

    NS10/04kV Pidiq 2 kodi: 61066006360

    NS10/04kV Restoran Pidiq kodi: 61066006379

    NS10/04kV Qelik kodi: 61066006363

    NS10/04kV Shurdhan kodi: 61066006365

    NS10/04kV Dunav i Ulët kodi: 61066006367

    NS10/04kV Stanqiq 2 kodi: 61066006370

    NS10/04kV Stanqiq A. Halili kodi: 61066006375

    NS10/04kV Zheger te Bullosht kodi: 61066006374

    NS10/04kV Stanqiq kodi: 61066006369

    NS10/04kV Dogana Stanqiq kodi: 61066006600

    NS10/04kV TS i Ri (Te varrezat) kodi: 61066006377

    NS10/04kV Demiraj – Zheger kodi: 61066006378

    NS10/04kV Pompat Zheger kodi: 61066006373 Vendet: (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrim i trasesë

    Burimi: Insajderi

  • Rikthehet Champions-i, sonte në fushë zbresin gjigantët evropian

    Rikthehet Champions-i, sonte në fushë zbresin gjigantët evropian

    Në mesin e ekipeve që do të zbresin në fushë janë Bayern Munichu, Barcelona, Manchester Unitedi, Interi dhe Paris Saint-Germaini, të cilat synojnë rezultate pozitive për të avancuar në garën drejt fazës së eliminimit direkt.

    Nata e sotëm në Champions nis në orën 18:45, me dy takimet e para. Galatasaray përballet me Stuttgartin, ndërsa Shakhtar Donetsk takohet me Sporting Lisbonën.

    Vëmendja kryesore, megjithatë, do të jetë në ndeshjet që nisin nga ora 21:00, ku janë rezervuar disa duele që pritet të sjellin emocione të shumta.

    Njëra prej përballjeve më tërheqëse është ajo ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut. Dy skuadrat me traditë të madhe evropiane do të kërkojnë fitoren në një sfidë ku pritet të mos mungojë rivaliteti dhe intensiteti.

    Interesim të veçantë zgjon edhe dueli mes Barcelonës dhe Aston Villas. Skuadra katalunase do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase, por anglezët pritet të paraqesin një kundërshtim të fortë.

    Në të njëjtën orë, Manchester Unitedi do të përballet me Romën, në një takim mes dy klubeve me histori të pasur në garat evropiane.

    Ndërkohë, Paris Saint-Germaini do të ketë një udhëtim aspak të lehtë në Spanjë, ku do të përballet me Villarrealin, ndërsa Interi do të luajë në Holandë kundër Feyenoordit.

    Sonte përballen edhe Bodo/Glimt – Lille dhe LASK – Slovan Bratislava.

    Me nëntë ndeshje dhe disa përballje të nivelit të lartë, kjo e martë pritet të jetë një tjetër mbrëmje spektakolare në Ligën e Kampionëve.

    Burimi: RTKLive

  • Momenti i aksidentit - një turist humbi jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në rajonin e Everestit në Nepal

    Momenti i aksidentit – një turist humbi jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në rajonin e Everestit në Nepal

    Një person humbi jetën pasi dy helikopterë u përplasën të martën gjatë uljes në helioportin e Pheriche-s, në distriktin Solukhumbu të rajonit të Everestit në Nepal, sipas mediave lokale.

    Në aksident u përfshinë një helikopter i kompanisë “Fishtail Air” dhe një tjetër i kompanisë “Air Dynasty”.

    Sipas mediave lokale, një turist i huaj që ndodhej në helikopterin e “Fishtail Air” vdiq, ndërsa një pilot mbeti i plagosur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Policia konfirmoi për agjencinë AFP se një shtetas i huaj ka humbur jetën dhe një person tjetër është lënduar.

    Helikopterët e vegjël u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa po uleshin në një terren të mbuluar me borë në distriktin Solukhumbu. Ndërkohë janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë momentin e përplasjes.

    “Një i huaj ka vdekur në vend, ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spital”, deklaroi për AFP-në, Nabin Raja Budhathoki, përgjegjës i Policisë së distriktit Solukhumbu. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

    Helikopterët e vegjël përdoren gjerësisht në këtë vend të Himalajeve për transportin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për kryerjen e evakuimeve emergjente.

    Terreni i vështirë dhe kushtet e motit që ndryshojnë me shpejtësi e bëjnë aviacionin në këtë vend veçanërisht të rrezikshëm.

    Nepali është shtëpia e tetë prej 14 maleve më të larta në botë, përfshirë Malin Everest, dhe çdo vit tërheq mijëra alpinistë e vizitorë të huaj. /Telegrafi/

  • Momente tmerri në futbollin spanjoll, lojtari pëson arrest kardiak pas goditjes së rëndë nga portieri

    Momente tmerri në futbollin spanjoll, lojtari pëson arrest kardiak pas goditjes së rëndë nga portieri

    Momente dramatike janë regjistruar në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, e vlefshme për Ligën e Dytë të futbollit spanjoll,ku sulmuesi i skuadrës vendase, Jesus De Miguel, pësoi një arrest kardiak pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar, Jesus Owono.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në minutën e 99-të të takimit, gjatë kohës shtesë, në një moment kur ndeshja po zhvillohej me intensitet të lartë. Ajo që fillimisht dukej si një duel i zakonshëm futbollistik, shumë shpejt u shndërrua në një situatë alarmante, duke shkaktuar panik te futbollistët dhe të gjithë të pranishmit në stadium.

    De Miguel, 30-vjeçar, ishte duke u përgatitur të niste një kundërsulm të shpejtë për Tenerifen, pasi kishte marrë topin pranë rrethit të mesit të fushës. Në atë moment, përballë tij doli portieri i Andorrës, Jesus Owono, i cili tentoi ta ndalte aksionin.

    Përplasja mes dy futbollistëve ishte jashtëzakonisht e fortë. Portieri kundërshtar e goditi sulmuesin me gju në pjesën e gjoksit, duke e rrëzuar atë me forcë në tokë. De Miguel u rrotullua fillimisht nga dhimbjet, por pak sekonda më vonë mbeti i palëvizur në fushë.

    Situata shkaktoi menjëherë shqetësim të madh. Lojtarët e të dyja skuadrave e kuptuan se bëhej fjalë për një incident serioz dhe kërkuan me urgjencë ndërhyrjen e stafit mjekësor.

    Në ato momente, futbolli dhe rezultati kaluan në plan të dytë. Ekipet mjekësore të Tenerifes dhe Andorrës u futën në fushë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme sulmuesit, i cili kishte humbur ndjenjat pas goditjes së marrë në gjoks.

    Sipas informacioneve të bëra të ditura, futbollisti pësoi një arrest kardiak, duke e bërë situatën edhe më kritike. Stafi mjekësor nisi menjëherë procedurat e reanimimit kardiopulmonar (CPR), në përpjekje për ta stabilizuar gjendjen e tij.

    Ndërhyrja zgjati rreth 10 minuta, në momente që u karakterizuan nga ankthi dhe shqetësimi i madh. Futbollistët qëndruan pranë bashkëlojtarit të tyre, ndërsa vëmendja e të gjithëve ishte përqendruar te përpjekjet e stafit mjekësor për ta shpëtuar atë.

    Pas ndihmës së dhënë në fushë, Jesus de Miguel u transportua me barelë drejt një ambulance të pajisur me personel mjekësor. Ai u dërgua në spitalin më të afërt, në Santa Cruz, për të marrë trajtim të specializuar./Telegrafi/

  • Rama reiterates call for dialogue with students and professors

    However, the protest has accompanied differing attitudes among students. Part of them have returned to the auditorium, ending the boycott that lasted about two weeks, while another group follows shares for cutting down the teaching process and mobilising students to join the protest.

    In some public universities in Tirana, instruction has developed normally, including the University of Medicine, Polytechnic University, Law Faculty, History-Filology and the Faculty of Economy. The decision to return to the auditorium was made by students themselves through communication in their groups, with the argument that every hour lost is to their detriment.

    But as part of the students followed, a group of young people gathered yesterday around noon in front of Polytechnic University and then marched toward other faculties in Tirana, where they entered audiences and interrupted the learning process.

    Meanwhile, protesters have so far rejected the prime minister’s invitation for dialogue, calling for his resignation and warning of continuing the protest. Rama has expressed readiness to review any proposal submitted by students and professors, while making it known that the government is preparing a package of measures to address their needs.

    According to the prime minister, hearing citizens’ concerns should translate into concrete decision-making and support. In this context, he has stressed that even the 2027 budget envisions additional measures in support of households, public services and students. Rama has also warned that any attempts to promote urban terror, religious divisions or to violate the tradition of tolerance and harmony in Albania will be met with responsibility.

    Source Layer: RTKLive

  • Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët

    Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët e pedagogët

    Megjithatë, protesta është shoqëruar me qëndrime të ndryshme mes studentëve. Një pjesë e tyre janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit që zgjati rreth dy javë, ndërsa një grup tjetër vijon aksionet për ndërprerjen e procesit mësimor dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar protestës.

    Në disa universitete publike të Tiranës, mësimi është zhvilluar normalisht, përfshirë Universitetin e Mjekësisë, Universitetin Politeknik, Fakultetin e Drejtësisë, Histori-Filologjinë dhe Fakultetin e Ekonomisë. Vendimi për rikthimin në auditorë ishte marrë nga vetë studentët përmes komunikimeve në grupet e tyre, me argumentin se çdo orë e humbur është në dëm të tyre.

    Por, ndërsa një pjesë e studentëve vijonin mësimin, një grup të rinjsh u mblodhën dje rreth mesditës fillimisht përpara Universitetit Politeknik dhe më pas marshuan drejt fakulteteve të tjera në Tiranë, ku hynë në auditorë dhe ndërprenë procesin mësimor.

    Ndërkohë, protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesën e Kryeministrit për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke paralajmëruar vijimin e protestës. Rama është shprehur i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të paraqitur nga studentët dhe pedagogët, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një paketë masash për adresimin e nevojave të tyre.

    Sipas Kryeministrit, dëgjimi i shqetësimeve të qytetarëve duhet të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se edhe buxheti i vitit 2027 parashikon masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve. Rama ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.

    Burimi: RTKLive

  • The house burned in Izbica, 75-year-old gets news from neighbour over 20 thousand euros in damage, remains the puzzle of how fire broke out

    A phone call from the neighbour has brought the heavy news to a 75-year-old from Skenderaj: his home in the village of Izbica was involved in flames. The fire had damaged the peak and internal furniture, while the damage, according to the owner, totals about 20 thousand euros. What set the house on fire is still unknown.

    Signal Gazette sources suggest it’s H.H. 75-year-old, which was presented at the Police Station in Skenderaj on November 2nd after a neighbour had learned about burning his house.

    According to information provided by the signal, the fire was on October 30, about 1500, in a one – story house in the village of Izbiica.

    The object was uninhabited, while the flames had swept through the roof and damaged the furniture inside.

    The owner has declared that the material damage amounts to about 20,000 euros, but so far is not known whether the house is set on fire or flames are caused by some other factor.

    After the indictment, police units, investigators and forensics have appeared on the scene, who have searched the house and documented its situation.

    To whitewash the cause of the fire, the State Prosecutor has ordered the commitment of the fire expert, who is expected to assess the circumstances under which the object is involved in flames.

    The case has been initiated for criminal work causing general danger, while still no suspect has been identified.

    Investigations continue to clarify what caused the fire and whether any illegal action is behind it.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shtëpia i shkrumbohet në Izbicë, 75-vjeçari e merr lajmin nga fqinji – 20 mijë euro dëme, mbetet enigmë si shpërtheu zjarri

    Shtëpia i shkrumbohet në Izbicë, 75-vjeçari e merr lajmin nga fqinji – 20 mijë euro dëme, mbetet enigmë si shpërtheu zjarri

    Shtëpia i shkrumbohet në Izbicë, 75-vjeçari e merr lajmin nga fqinji – 20 mijë euro dëme, mbetet enigmë si shpërtheu zjarri

    Një telefonatë nga fqinji i ka sjellë lajmin e rëndë një 75-vjeçari nga Skenderaj: shtëpia e tij në fshatin Izbicë ishte përfshirë nga flakët. Zjarri kishte dëmtuar kulmin dhe orenditë e brendshme, ndërsa dëmi, sipas pronarit, arrin në rreth 20 mijë euro. Se çfarë i vuri flakën shtëpisë, ende nuk dihet.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për H.H. 75 vjeçar, i cili më 2 nëntor është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj, pasi nga një fqinj kishte mësuar për djegien e shtëpisë së tij.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, zjarri kishte rënë më 30 tetor, rreth orës 15:00, në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Izbicë.

    Objekti ishte i pabanuar, ndërsa flakët kishin përfshirë kulmin dhe kishin dëmtuar orenditë që ndodheshin brenda.

    Pronari ka deklaruar se dëmi material arrin në rreth 20 mijë euro, por deri tani nuk dihet nëse shtëpisë i është vënë zjarri apo flakët janë shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër.

    Pas denoncimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë këqyrur shtëpinë dhe kanë dokumentuar gjendjen e saj.

    Për të zbardhur shkakun e zjarrit, Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar angazhimin e ekspertit të zjarreve, i cili pritet të vlerësojë rrethanat në të cilat është përfshirë objekti nga flakët.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ende nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar.

    Hetimet vazhdojnë për të sqaruar se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe nëse pas tij qëndron ndonjë veprim i kundërligjshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrested by a man in Pec, suspected of sexually assaulting a woman

    A person has been arrested in Pec under suspicion of sexual harassment against a woman.

    According to the police report, victims and a witness have been interviewed in the case.

    During the search at the suspect’s residence, police have seized a laptop and two mobile phones as material evidence.

    At the prosecutor’s decision, the suspect has been taken to custody.

    Source Layer: Insander

  • Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua

    Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua

    Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua

    Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

    Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.

    Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Insajderi