Blog

  • Arrestohet një i dyshuar në Pejë për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

    Arrestohet një i dyshuar në Pejë për sulm seksual dhe posedim të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

    Një person është arrestuar në Pejë, më 2 nëntor, lidhur me një rast të raportuar për “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve dhe sulm seksual”.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

    Lidhur me rastin janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare.

    Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, Policia ka sekuestruar një laptop dhe dy telefona celularë si prova materiale.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Dukagjini

  • Rikthimi i ideologjisë: Identiteti kombëtar, fuqia ekonomike dhe diplomacia e re

    Rikthimi i ideologjisë: Identiteti kombëtar, fuqia ekonomike dhe diplomacia e re

    A e zhvendos ndërthurja e utilitarizmit ekonomik, përshpejtimit teknologjik dhe inteligjencës artificiale ideologjinë kombëtare në një pozicion dytësor në politikën e jashtme të shtetit-komb bashkëkohor?

    Nxitësit materialë po ushtrojnë një ndikim gjithnjë e më të madh në përcaktimin e zgjedhjeve diplomatike, por kjo nuk nënkupton zhdukjen e bindjeve historike përmes të cilave shtetet interpretojnë interesat e tyre, përcaktojnë statusin dhe legjitimojnë ushtrimin e pushtetit.

    Sistemi evropian i shteteve mbart gjurmët e ideve kombëtare.

    Gjatë shekullit XIX, format e ndryshme të nacionalizmit kontribuuan në rikonfigurimin e hartës politike të kontinentit. Në Gjermani dhe në Itali, lëvizjet kombëtare furnizuan proceset e bashkimit me gjuhën politike dhe legjitimitetin e nevojshëm, ndonëse realizimi i tyre varej gjithashtu nga diplomacia dhe lufta. Në Ballkan, nacionalizmi ndoqi një trajektore më të fragmentuar dhe shpeshherë irredentiste. Mendimi kombëtar serb e ndërlidhi aspiratën për bashkim me bashkimin e popullsive që konsideroheshin pjesë e një bashkësie të vetme historike dhe kulturore – një pjesë e konsiderueshme e të cilave jetonte nën sundimin osman ose habsburgas. Kësisoj, ideali i kombit të bashkuar u shndërrua njëkohësisht në program politik të brendshëm dhe në instrument të politikës së jashtme.

    Irredentizmi i dha këtij projekti një dimension të jashtëm. Ai krijoi lidhje ndërmjet bashkësive kombëtare të ndara nga kufijtë perandorakë dhe nxiti ndërhyrjen e fuqive fqinje. Aspiratat kombëtare serbe u ndërthurën me përllogaritjet strategjike të Rusisë, Austro-Hungarisë dhe aktorëve të tjerë evropianë. Çështja ballkanike nuk ishte kurrë thjesht një përplasje doktrinash kombëtare; ajo përbënte gjithashtu një konflikt për territorin, ndikimin, sigurinë dhe epërsinë rajonale. Ideologjia i jepte veprimit politik qëllimin dhe orientimin, ndërsa rrethanat gjeopolitike përcaktonin mundësitë dhe kostot e realizimit të tij.

    Pushtimi rus i Ukrainës dëshmon se narrativat historiko-kombëtare vazhdojnë të kenë pasoja të rëndësishme në politikën ndërkombëtare. Pretendimet e Kremlinit lidhur me identitetin rus, unitetin historik dhe sovranitetin e Ukrainës, janë përdorur për të legjitimuar një konceptim perandorak të rendit rajonal. Këto narrativa përbëjnë konstrukte politike, të riinterpretuara në mënyrë selektive nga elitat qeverisëse. Qëndrueshmëria e tyre buron nga aftësia për të organizuar kujtesën kolektive dhe për të mbështetur ambiciet strategjike.

    Serbia përfaqëson një rast të veçantë ilustrues. Kosova vazhdon të ketë një peshë simbolike që tejkalon përllogaritjet e zakonshme territoriale, ndërsa përfytyrimi i saj si “Jerusalemi i Serbisë” ndërthur historinë, fenë dhe identitetin kombëtar. Suksesi elektoral i Listës Studentore në tetor 2026, e mbështetur në një program kundër korrupsionit dhe në favor të reformimit institucional, shtron pyetjen nëse ripërtëritja politike mund të ndryshojë premisat e konsoliduara të politikës së jashtme serbe. Përfaqësuesit e saj kryesorë ende nuk kanë artikuluar një alternativë të qartë dhe të konsoliduar për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet me Rusinë apo integrimin evropian. Për rrjedhojë, do të ishte e parakohshme të nxirrej përfundimi se kemi të bëjmë me një shkëputje ideologjike nga e kaluara ose, përkundrazi, me riprodhimin e pandryshuar të saj.

    Bazat ekonomike dhe teknologjike të fuqisë shtetërore po pësojnë transformime të thella. Qasja në burimet energjetike, mineralet kritike, kapacitetet industriale, gjysmëpërçuesit, të dhënat dhe inteligjencën artificiale po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sigurinë kombëtare dhe në aftësinë e shteteve për të ushtruar ndikim diplomatik. Qeveritë mund të bashkëpunojnë edhe me rivalë ideologjikë kur zinxhirët e furnizimit, investimet ose kapacitetet teknologjike e bëjnë një bashkëpunim të tillë të leverdishëm. Megjithatë, ndërvarësia nuk prodhon automatikisht konvergjencë politike. Ajo mund të veprojë si faktor kufizues i konfliktit, por njëkohësisht mund të krijojë cenueshmëri, varësi dhe forma të reja të ushtrimit të presionit e të shtrëngimit politik.

    Shtetet e Bashkuara ilustrojnë tensionin ndërmjet diplomacisë transaksionale dhe vazhdimësisë institucionale. Një president mund t’u qaset aleancave dhe negociatave përmes përllogaritjeve të kostove, ndarjes së barrës financiare dhe përfitimeve tregtare. Megjithatë, politika e jashtme amerikane nuk është thjesht shprehje e preferencave të një individi. Kongresi, komuniteti i inteligjencës, forcat e armatosura, administrata shtetërore dhe angazhimet strategjike të konsoliduara përcaktojnë hapësirën brenda së cilës mund të ndërmerren vendimet politike. Këta faktorë pasqyrojnë interesa konkurruese, kufizime kushtetuese dhe një kulturë strategjike të konsoliduar historikisht. Qëndrueshmëria e angazhimeve amerikane do të varet nga mënyra se si ndërveprojnë këta faktorë, dhe jo vetëm nga retorika presidenciale.

    Tiroli i Jugut dëshmon se integrimi ekonomik nuk është në gjendje të shpërbëjë lidhjet historike dhe identitare. Austria dhe Italia janë partnere në projektin e Tunelit të Bazës së Brenerit – një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore evropiane – por, bashkëpunimi ndërmjet tyre nuk e ka zbehur identifikimin e një pjese të popullsisë gjermanishtfolëse të Tirolit të Jugut me Austrinë. Ceremonia e organizuar nga Südtiroler Schützenbund më 25 tetor 2026 në sheshin Waltherplatz të Bolzanos, e cila përfshinte ngritjen e flamurit austriak dhe një ceremoni ushtarake me muzikë ceremoniale austriake, e bëri të dukshëm këtë identifikim. Bashkëpunimi funksional ndërmjet shteteve mund të bashkëjetojë me identitete kombëtare e historike që nuk përputhen domosdoshmërisht me kufijtë politikë ekzistues.

    Fuqitë pasardhëse të perandorive – Turqia, Rusia dhe Kina – dëshmojnë se trashëgimia historike mund të ndikojë në orientimin e politikës së jashtme, pa e përcaktuar atë në mënyrë mekanike. Secila prej tyre i referohet në mënyrë selektive kujtesës perandorake, pozicionit gjeografik dhe pretendimeve për rëndësi qytetëruese ose rajonale. Praktikat e tyre ndryshojnë, pasi institucionet, kapacitetet dhe konceptimet e rendit ndërkombëtar të këtyre shteteve nuk janë të këmbyeshme. Një e kaluar e përbashkët perandorake nuk prodhon domosdoshmërisht një strategji të përbashkët.

    Çështja thelbësore nuk qëndron te përcaktimi se cila do të mbizotërojë, ideologjia apo leverdia ekonomike. Politika e jashtme formësohet nga ndërveprimi i tyre brenda një shpërndarjeje të caktuar të fuqisë. Përparësia ekonomike mund të përcaktojë kohën dhe instrumentet e veprimit, ndërsa ideologjia mund të përcaktojë se cilat interesa qeveritë i konsiderojnë të denja për t’u mbrojtur. Konkurrenca teknologjike e intensifikon më tej këtë marrëdhënie. Inteligjenca artificiale nuk përbën thjesht një sektor të ekonomisë; ajo ndikon drejtpërdrejt në kapacitetet ushtarake, mbikëqyrjen, informacionin dhe produktivitetin. Në mungesë të rregullave ndërkombëtare efektive, konkurrenca për algoritmet dhe të dhënat mund të thellojë mosbesimin dhe të zgjerojë asimetrinë ekzistuese të fuqisë.

    Diplomacia e epokës së ardhshme do të jetë më adaptive, gjithnjë e më e ndërmjetësuar nga teknologjia dhe potencialisht më e paqëndrueshme. Shtetet do të negociojnë për tregjet, ndërkohë që do të konkurrojnë për narrativat politike; do të kërkojnë bashkëpunim, ndërsa njëkohësisht do të përgatiten për rivalitet. Rreziku qëndron në supozimin se ndërvarësia garanton vetvetiu moderim politik ose se idetë kombëtare të trashëguara përcaktojnë në mënyrë të pashmangshme veprimin shtetëror. Stabiliteti do të varet nga gjykimi politik dhe aftësia për të pajtuar fuqinë me vetëpërmbajtjen, qëllimin kombëtar me përgjegjësinë ndërkombëtare dhe inovacionin me rregulla legjitime. Ritmi i ndryshimeve po përshpejtohet. Nëse ky proces do të prodhojë një sistem ndërkombëtar më të organizuar apo një rend më të brishtë, mbetet ende e hapur. Në fund të fundit, përgjigjja do të përcaktohet nga zgjedhjet politike që do të bëjnë vetë shtetet.

    /Telegrafi/

  • The hackers turn refrigerators into ovens, millions of euros of food thrown into waste

    Tens of supermarkets in seven European countries have been hit by a cyberattack that put refrigerator and frozen systems out of place, causing massive material damage and loss of food products.

    The attack has affected stores in Belgium, Luxembourg, Sweden, Ireland, the Netherlands, Estonia and Finland.

    Some 40 supermarkets of the Delhaize network have been affected in Belgium and Luxembourg, while problems have also been reported at stores of several other trade chains.

    According to Belgian company Sabcobel, which produces some of the affected devices, attackers have changed the operation of refrigerator evaporators by switching them to ice melting mode. This has caused the temperature inside the equipment to rise significantly and food products to deteriorate.

    In some stores temperatures are reported to have reached 50 degrees Fahrenheit [50 ° C].

    In a subsidiary of Delhaize in Howilaart, Belgium, losses from damaged products have been estimated at about 100,000 euros, not including damage from the store’s provisional closure.

    Several ICA and Copo networks stores have been affected in Sweden, while in Ireland the attack has affected 13 supermarkets of the SuperValu network. Problems have also been reported at stores in the Netherlands, Finland, and Estonia.

    The Sabcobel company has announced that it has been working on breaking off the network of affected equipment, while cyber security authorities in Belgium and Sweden are monitoring the situation, the BBC writes.

    So far it is unknown who is behind the attack. Investigations are under way, while the main concern remains the safety of refrigerator systems managed via the internet.

    The event comes after a similar incident in France in early October, when hundreds of supermarkets faced similar problems and were forced to destroy food products worth millions of euros.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hakerët ua kthejnë frigoriferët në furra, miliona euro ushqime hidhen në mbeturina

    Hakerët ua kthejnë frigoriferët në furra, miliona euro ushqime hidhen në mbeturina

    Hakerët ua kthejnë frigoriferët në furra, miliona euro ushqime hidhen në mbeturina

    Dhjetëra supermarkete në shtatë shtete evropiane janë goditur nga një sulm kibernetik që ka vënë jashtë funksionit sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të produkteve ushqimore.

    Sulmi ka prekur dyqane në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Irlandë, Holandë, Estoni dhe Finlandë.

    Në Belgjikë dhe Luksemburg janë prekur rreth 40 supermarkete të rrjetit Delhaize, ndërsa probleme janë raportuar edhe në dyqanet e disa zinxhirëve të tjerë tregtarë.

    Sipas kompanisë belge Sabcobel, e cila prodhon disa nga pajisjet e prekura, sulmuesit kanë ndryshuar funksionimin e avulluesve të frigoriferëve, duke i kaluar në modalitetin e shkrirjes së akullit. Kjo ka bërë që temperatura brenda pajisjeve të rritet ndjeshëm dhe produktet ushqimore të prishen.

    Në disa dyqane, temperaturat raportohet se kanë arritur deri në 50 gradë Celsius.

    Vetëm në një filial të Delhaize në Hoeilaart të Belgjikës, humbjet nga produktet e dëmtuara janë vlerësuar në rreth 100 mijë euro, pa përfshirë dëmet nga mbyllja e përkohshme e dyqanit.

    Në Suedi janë prekur disa dyqane të rrjeteve ICA dhe Coop, ndërsa në Irlandë sulmi ka prekur 13 supermarkete të rrjetit SuperValu. Probleme janë raportuar edhe në dyqane në Holandë, Finlandë dhe Estoni.

    Kompania Sabcobel ka bërë të ditur se ka punuar për shkëputjen nga rrjeti të pajisjeve të prekura, ndërsa autoritetet e sigurisë kibernetike në Belgjikë dhe Suedi po e monitorojnë situatën, shkruan BBC.

    Deri më tani nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit. Hetimet po zhvillohen, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet siguria e sistemeve frigoriferike që menaxhohen përmes internetit.

    Ngjarja vjen pas një incidenti të ngjashëm në Francë, në fillim të tetorit, kur qindra supermarkete u përballën me probleme të ngjashme dhe u detyruan të asgjësonin produkte ushqimore me vlerë miliona euro.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti: Budget should be approved by October 31st, Government violated law

    Democratic League of Kosovo MP Avdullah Hoti has reacted sharply to the government over the budget’s adoption for 2027, claiming it was approved after the October 31st legal deadline.

    Hoti wrote through a post in his profile on the social Facebook network that, under the Public Finance Management Law, the budget had to be adopted within that deadline.

    He has recalled that in past years, when some municipality had adopted the budget after the legal deadline, the Government had not included it in the overall budget, but its budget had to undergo separate approval procedures in Government and Assembly.

    The LDK MP has described as unacceptable what he calls a violation of the law by the Vetevendosje Movement and Government.

    He has also criticised the ministers, saying none of them have dared raise the issue of alleged legal offense during the government’s meeting.

    With these manners, this isn’t Government and these aren’t ministers. These are a group of abusers of law and Constitution, has declared Hoti.

    Source Layer: Insander

  • Hoti: Buxheti duhej të miratohej deri më 31 tetor, Qeveria shkeli ligjin

    Hoti: Buxheti duhej të miratohej deri më 31 tetor, Qeveria shkeli ligjin

    Hoti: Buxheti duhej të miratohej deri më 31 tetor, Qeveria shkeli ligjin

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2027, duke pretenduar se ai është miratuar pas afatit ligjor të 31 tetorit.

    Hoti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, buxheti duhej të miratohej brenda këtij afati.

    Ai ka rikujtuar se në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë kishte miratuar buxhetin pas afatit ligjor, Qeveria nuk e kishte përfshirë atë në buxhetin e përgjithshëm, por buxheti i saj duhej t’u nënshtrohej procedurave të veçanta të miratimit në Qeveri dhe Kuvend.

    Deputeti i LDK-së e ka cilësuar të papranueshme atë që e quan shkelje të ligjit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria.

    Ai ka kritikuar edhe ministrat, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk ka guxuar ta ngrejë çështjen e shkeljes së pretenduar ligjore gjatë mbledhjes së Qeverisë.

    “Me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra. Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Hoti.

    Burimi: Insajderi

  • Evropa hyn në dimër me rezervat më të ulëta të gazit në 13 vjet

    Evropa hyn në dimër me rezervat më të ulëta të gazit në 13 vjet

    Evropa hyn në dimër me rezervat më të ulëta të gazit në 13 vjet

    Evropa po shkon drejt dimrit me rezervat e saj të gazit natyror në nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2013, duke e lënë kontinentin më të ekspozuar ndaj ndërprerjeve të furnizimit dhe potencialisht duke zgjeruar presionin mbi tregjet ndërkombëtare të energjisë deri në vitin 2027, paralajmëroi të martën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

    Impiantet evropiane të magazinimit të gazit ishin rreth 75 përqind të plota në fund të tetorit, duke qenë nën objektivin minimal të Bashkimit Evropian prej 80 përqind dhe duke shënuar nivelin më të dobët në më shumë se një dekadë, sipas agjencisë, shkruajnë mediat e huaja.

    Situata pasqyron një kombinim të furnizimeve të ndërprera, blerjeve të vonuara dhe përpjekjeve më të ngadalta se zakonisht për të rimbushur rezervat pas sezonit të mëparshëm të ngrohjes.

    Furnizime të ndërprera të LNG-së dhe blerje të vonuara

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dëmtimi i impiantit të lëngëzimit të gazit natyror në Gjirin Persik gjatë luftës së SHBA-së kundër Iranit, së bashku me tranzitin e reduktuar përmes Ngushticës së Hormuzit, ka komplikuar përpjekjet për të siguruar furnizime shtesë.

    Vendet evropiane gjithashtu filluan sezonin aktual të mbushjes së magazinimit me rezerva relativisht të ulëta pasi periudha e ngrohjes dimërore përfundoi në pranverë.

    Blerësit fillimisht vonuan blerjet në pritje të çmimeve më të ulëta. Edhe pse furnizimet u rritën në gusht, shtator dhe tetor, përshpejtimi ishte i pamjaftueshëm për të kompensuar mungesën e mëparshme, tha IEA.

    Gazi i injektuar në objektet evropiane të magazinimit gjatë sezonit ishte afërsisht 4 përqind nën mesataren e regjistruar gjatë pesë viteve të mëparshme.

    Dimri më i ftohtë mund të rrisë rreziqet e furnizimit

    Rezervat më të ulëta i lënë vendet evropiane më të varura nga sigurimi i furnizimeve shtesë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të përmbushur kërkesën maksimale të dimrit, paralajmëroi IEA.

    Agjencia tha se situata mund ta bëjë rajonin veçanërisht të prekshëm nëse temperaturat bien nën mesataret sezonale, problemet teknike ndikojnë në rrjetet e gazit ose ndodhin ndërprerje të mëtejshme të furnizimit.

    Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, theksoi të hënën se priste të kishte gaz të mjaftueshëm për dimrin pavarësisht se nuk arriti objektivin e saj kombëtar të magazinimit.

    Objektet gjermane të magazinimit ishin mesatarisht 61 përqind të plota, sipas agjencisë federale që mbikëqyr infrastrukturën dhe tregjet e energjisë të vendit.

    Sipas platformës AGSI, e cila monitoron rezervat e gazit, kjo shifër qëndron nën objektivin prej 70 për qind – të përcaktuar me ligj nga Gjermania për t’u arritur deri më 1 nëntor – si dhe mbetet pas mesatares së BE-së, e cila është pothuajse 75 për qind.

    Burimi: Insajderi

  • Two men arrested in Fushe Kosovo, suspected of sexual harassment

    Two men were arrested in Fushe Kosovo, under suspicion of sexual harassment against two women.

    According to the 24-hour police report, the case occurred on November 2nd, at around 18:40.

    The suspects have been arrested by police, while under the prosecutor’s decision they have been sent to the detention.

    Source Layer: Insander

  • Dy burra arrestohen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy burra arrestohen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy burra arrestohen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy meshkuj janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy femrave.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 18:40.

    Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Burimi: Insajderi

  • Police Action in Pristina, Special Prosecution Confirms Co-operation with International Authorities

    Numerous police forces have been engaged in an action in Pristina, in an facility where call centres (Cal Center) operate.

    According to reports, the action is under way in the business facility, while numerous members of the police have been seen at the scene.

    For Telegrafi, the Special Prosecutor’s spokeswoman has confirmed that an action is under way in co-operation with international authorities.

    We can confirm that there is action, in co-operation with international authorities, he has declared Arbnor Luta.

    So far, no more details have been disclosed concerning the operation, the persons involved or the concrete actions of the institutions of order.

    Television will keep you informed of further developments. /Telegraphy/