Blog

  • Aksion policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare

    Aksion policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me autoritetet ndërkombëtare

    Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

    Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

    Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

    “Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./Telegrafi/

  • LSDM: Sllaveski me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë kriminale

    LSDM: Sllaveski me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë kriminale

    LSDM sot ka akuzuar guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski se me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë kriminale.

    “Sllaveski i siguron qytetarët se “gjithçka është në rregull” me “Alta Banka”. Ndërkohë, njerëzit nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre.

    Degët nuk po punojnë, njerëzit presin me orë të tëra në bankomate, ndërsa kompanitë transferojnë lirisht para.
    Pse po fsheh guvernatori se sa para transferoi Vuçiç në Maqedoni?

    A qëndruan këtu apo vazhduan për në Moskë? Tani që kontrolli është marrë, ata nuk mund të thonë se nuk e dinë.
    Pse po fshihen të dhënat dhe a kanë Mickoski dhe anëtarët e tjerë të mafies llogaritë e tyre në Alta Banka?
    Njerëz të lidhur me Alta Banka tashmë janë ndaluar në Serbi dhe kundër tyre janë ngritur akuza penale.

    Në vendin tonë, vëllimi i transferimit ende po fshihet dhe pretendohet se banka është në gjendje të shkëlqyer. Nëse po, pse qytetarët nuk mund t’i tërheqin kursimet e tyre?

    Sllaveski po prezanton masa për të mbrojtur paratë kriminale, në vend që të mbrojë kursimet dhe paratë e qytetarëve, veçanërisht pensionistët që kanë llogari në Alta Banka.

    Kjo po mbron kapitalin e kriminelëve, në kurriz të qytetarëve, depozitat e të cilëve janë sekuestruar”, thonë nga LSDM.

    Nga LSDM kërkojnë nga Prokuroria që të reagojë. /Telegrafi/

  • Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

    Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

    Bejta ka surprizuar publikun gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova, kur për herë të parë u shfaq pa syzet me të cilat është identifikuar që nga fillimi i karrierës së tij.

    Vendimi erdhi pas kërkesës së nënës së tij, e cila dëshironte ta shihte të birin pa këtë aksesor që është bërë pjesë e pandashme e imazhit të tij publik.

    Megjithatë, ajo që fillimisht u duk si një moment emocional brenda spektaklit, mori një tjetër kuptim menjëherë pas Prime-it.

    – YouTube www.youtube.com

    Kjo pasi Bejta publikoi videoklipin e tij më të ri, të titulluar “Dera”, në të cilin shfaqet pa syze.

    Për këtë arsye, momenti në spektakël nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut e konsideroi heqjen e syzeve si një veprim të menduar paraprakisht, që lidhej me promovimin e projektit të ri muzikor.

    Syzet kanë qenë ndër elementet më të dallueshme të paraqitjes së Bejtës ndër vite, duke u shndërruar në një pjesë të identitetit të tij artistik.

    Prandaj, shfaqja pa to në televizion dhe më pas në videoklipin e ri nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

    – YouTube www.youtube.com

    Kështu, ajo që nisi si një kërkesë e nënës së tij në shtëpinë e Big Brotherit, u shoqërua me publikimin e një projekti të ri muzikor, duke e kthyer këtë moment në një nga temat e komentuara pas Prime-it. /Telegrafi/

  • Three cases of violence against women in the Pec region within 24 hours

    Three cases of domestic violence were reported in the Pec region and in Kline, where the victims were Kosovo women.

    According to the Kosovo Police report, the first case was recorded on November 1st, at around 2:00 in Pec. A woman has reported physically assaulted by a person. The victim has accepted medical treatment, while the suspect is in a police search.

    Another case was reported in Pec, on the same day, about 15:55. In this case, a person has been arrested under suspicion of beating and exercising violence against a woman. 

    There are no reports of injured persons, while after the interview, with the prosecutor’s decision, the suspect has been sent to maintenance.

    Meanwhile, on November 2nd, around 14:45, a case of domestic violence has also been reported in Cline. The suspect has been arrested and, after the interview, by the prosecutor’s decision has been taken to maintenance.

    All three cases have been reported by Kosovo Police and are being handled by competent organs.

    Source Layer: Insander

  • Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

    Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

    Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës brenda 24 orëve

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Pejës dhe në Klinë, ku viktima kanë qenë gra kosovare.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 1 nëntor, rreth orës 14:00, në Pejë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Një tjetër rast është raportuar po në Pejë, të njëjtën ditë, rreth orës 15:55. Në këtë rast, një person është arrestuar nën dyshimin për kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj një gruaje. 

    Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq, më 2 nëntor, rreth orës 14:45, një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Klinë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Të tri rastet janë raportuar nga Policia e Kosovës dhe po trajtohen nga organet kompetente.

    Burimi: Insajderi

  • Police report: Crushing, physical assault, and threats against six women in five municipalities

    Seven cases of domestic violence were reported in the Kosovo Police, in several municipalities in the country.

    According to the 24-hour police report, cases have been recorded in Pristina, Pec, Kline, Gjakova and Vushtrri, while in some of them suspects have been arrested and sent to the prosecutor’s decision.

    In Pristina, on November 2nd, a woman has reported being stabbed by a man. The suspect has been arrested, and during police control, a knife and 0.36 grams of suspected narcotic substance of marijuana has been found in him. At the prosecutor’s decision, he’s been taken to custody.

    Another case of domestic violence in Pristina was reported on November 1st. Police have announced that the suspect was arrested on November 2nd and, after interviewing, has been sent to the prosecutor’s decision.

    In Pec, November 1, a woman reported being physically assaulted by a man. She has received medical treatment, while the suspect is in a police search.

    That same day, on another occasion in Pec, a man was arrested under suspicion of having sinned and violence against a woman. According to police, there were no people injured, while the suspect was sent to the holding after the interview.

    Other cases were reported in Kline and Gjakova.

    In Cline, a man has been arrested on November 2nd under suspicion of domestic violence against a woman and has been sent to maintenance. While in Gjakova, a man has been arrested under suspicion that he had committed domestic violence against two persons, one woman and one man.

    In Vushtrri, a woman has reported having been born blind by a man.

    During the search at the suspect’s house, 30 rounds of gas weapons were found and seized. The woman has been sent to the shelter, while the suspect has been sent to the prosecutor’s decision.

    Source Layer: Dukeagini

  • Raporti i Policisë: Kanosje me thikë, sulme fizike e kërcënime ndaj gjashtë grave në pesë komuna

    Raporti i Policisë: Kanosje me thikë, sulme fizike e kërcënime ndaj gjashtë grave në pesë komuna

    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, në disa komuna të vendit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë regjistruar në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri, ndërsa në disa prej tyre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në Prishtinë, më 2 nëntor, një grua ka raportuar se është kanosur me thikë nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit policor te ai është gjetur një thikë dhe 0.36 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Një rast tjetër i dhunës në familje në Prishtinë ishte raportuar më 1 nëntor. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar më 2 nëntor dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në Pejë, më 1 nëntor, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Ajo ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Po atë ditë, në një rast tjetër në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Sipas Policisë, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

    Raste të tjera janë raportuar edhe në Klinë dhe Gjakovë.

    Në Klinë, një burrë është arrestuar më 2 nëntor nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje dhe është dërguar në mbajtje. Ndërsa në Gjakovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë në familje ndaj dy personave, një gruaje dhe një burri.

    Në Vushtrri, një grua ka raportuar se është kanosur verbalisht nga një burrë.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë të armës me gaz. Gruaja është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti i keq pritet të ndikojë në ndeshjen Barcelona – Aston Villa në “Camp Nou”

    Moti i keq pritet të ndikojë në ndeshjen Barcelona – Aston Villa në “Camp Nou”

    Barcelona pritet të përballet me kushte të pafavorshme atmosferike në ndeshjen e së martës ndaj Aston Villës në Ligën e Kampionëve, pasi parashikimet meteorologjike paralajmërojnë reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në kryeqytetin katalanas.

    Sipas raportimit të mediumit spanjoll SPORT, reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme edhe në momentin e fillimit të ndeshjes, me rreth 2.3 milimetra reshje të parashikuara.

    Megjithatë, orët me intensitetin më të lartë të reshjeve, të paralajmëruara nga Shërbimi Meteorologjik i Katalonjës (Meteocat), pritet të kenë kaluar deri në orët e vona të pasdites.

    Përfaqësuesit e Barcelonës, përmes departamentit të logjistikës, tashmë kanë njoftuar mediat për kushtet atmosferike dhe kanë rekomanduar që tifozët të vishen sa më ngrohtë për të përballuar temperaturat që pritet të jenë rreth 13 gradë Celsius.

    Gjithashtu, parashikohen edhe erëra me shpejtësi deri në 14 kilometra në orë.

    Megjithatë, gjendja e fushës nuk përbën shqetësim për organizatorët, pasi sistemi i drenazhimit në stadiumin “Spotify Camp Nou” ka dëshmuar se mund të përballojë reshjet e dendura të shiut.

    Kushtet e vështira atmosferike janë shndërruar në një fenomen të përsëritur gjatë ndeshjeve të rëndësishme të Barcelonës këtë sezon.

    Reshje të ngjashme pati edhe në fitoren 5-1 ndaj Feyenoordit, kur moti i keq ndikoi në numrin e tifozëve të pranishëm në stadium.

    Po ashtu, shiu i rrëmbyeshëm ishte i pranishëm edhe në fitoren 7-2 ndaj Racing Santanderit, takim që u ndoq nga 45.838 spektatorë.

    Probleme të ngjashme pati edhe në El Clasicon e femrave mes Barcelonës dhe Real Madridit, ku për shkak të kushteve të rënda atmosferike, fillimi i ndeshjes u shty për dy orë. /Telegrafi/

  • US hits Iran, attacks occur on eve of mesmandat elections

    The United States of America has carried out limited military attacks on targets on the Iranian island of laughter, the Strait of Hormuz, on the eve of the US Muslim elections.

    The news has been confirmed by American media officials who have described the attacks as defensive. According to them, the operation came in response after Iran’s Islamic Revolutionary Guard had shot at an American aircraft.

    Iranian state agency IRNA reported several explosions on the island during Monday, while US authorities stressed that it was limited attacks and not for the resumption of major military operations against Iran.

    The attacks occurred a day before the US Muslim elections, in which it determines which party will control the US Congress.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

    SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

    SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të kufizuara ushtarake ndaj objektivave në ishullin iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

    Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë amerikanë për mediat amerikane, të cilët i kanë cilësuar sulmet si veprime mbrojtëse. Sipas tyre, operacioni erdhi si kundërpërgjigje pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte qëlluar ndaj një mjeti fluturues amerikan.

    Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi për disa shpërthime në ishull gjatë së hënës, ndërsa autoritetet amerikane theksuan se bëhej fjalë për sulme të kufizuara dhe jo për rifillim të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit.

    Sulmet ndodhën një ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në të cilat përcaktohet se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali