Blog

  • Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës, dy të dyshuar në mbajtje dhe një në kërkim

    Tri raste të dhunës ndaj grave në rajonin e Pejës, dy të dyshuar në mbajtje dhe një në kërkim

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Pejës dhe në Klinë, ku viktima kanë qenë gra kosovare.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 1 nëntor, rreth orës 14:00, në Pejë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    Një tjetër rast është raportuar po në Pejë, të njëjtën ditë, rreth orës 15:55. Në këtë rast, një person është arrestuar nën dyshimin për kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj një gruaje.

    Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq, më 2 nëntor, rreth orës 14:45, një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Klinë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Të tri rastet janë raportuar nga Policia e Kosovës dhe po trajtohen nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • Stuhia lë mijëra njerëz pa energji elektrike në disa pjesë të Brazilit - pamjet tregojnë kaosin e krijuar

    Stuhia lë mijëra njerëz pa energji elektrike në disa pjesë të Brazilit – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

    Një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e Maringas, në jug të Brazilit, herët të hënën, duke rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike, duke bllokuar trafikun dhe duke lënë mijëra prona pa energji elektrike.

    Sipas Sistemit të Teknologjisë dhe Monitorimit Mjedisor të Paranës (Simepar), shpejtësia e erës arriti në 81 kilometra në orë, ndërsa sasia e reshjeve të shiut, nga mesnata deri në orën 06:15 të mëngjesit, ishte 39,8 milimetra.

    Sipas kompanisë energjetike të Paranës, “Copel”, më shumë se 82.200 njësi konsumatore mbetën pa energji elektrike të hënën në mëngjes, çka preku rreth 34 për qind të qytetit të Maringas.

    Pemët e rrëzuara bllokuan rrugët, dëmtuan automjetet e parkuara dhe goditën murin e një kishe.

    Stuhia shkaktoi dëme edhe në ndërtesa, çati, semaforë dhe një pikë karburanti. Mes objekteve të prekura ishte edhe selia e shërbimit zjarrfikës të qytetit.

    Sipas mediave lokale, kryetari i bashkisë së Maringas, Silvio Barros, shpalli gjendjen e fatkeqësisë publike për të përshpejtuar masat e emergjencës dhe ndihmën për banorët e prekur.

    Ekipet e infrastrukturës bashkiake, të mirëmbajtjes urbane dhe të mbrojtjes civile u angazhuan për të hequr pemët e rrëzuara, për të pastruar rrugët dhe për të vlerësuar dëmet.

    Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg pemëve të rrëzuara dhe linjave elektrike të dëmtuara, për shkak të rrezikut të goditjeve elektrike.

    Stuhia preku edhe bashki të tjera në shtetin e Paranës, ku u dëmtuan shtëpi dhe u ndërpre furnizimi me energji elektrike.

    Autoritetet vazhduan vlerësimin e dëmeve dhe koordinimin e operacioneve për rimëkëmbjen. /Telegrafi/

  • Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual

    Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual

    Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, ndërsa lidhur me të janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja femra kosovare.

    Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • Emergency measures required for exports to Montenegro

    According to the DHTIK, new requirements include fresh, cold and frozen fish products, while from June 30th 2027 no import of products from countries and facilities not included in the European Union’s authorised lists.

    In the face of this development, DHTIK has called for intervention of Kosovo institutions, including the Food and Veterinary Agency ( AU The VK), the Ministry of Agriculture and the Ministry of Industry, Trade, Trade and Innovation, aimed at avoiding obstacles to export.

    In response accepted by the Kosovo Ministry of Agriculture, DHTIK has been informed that AUVK has been asked to prioritise the issue, verify the legal base of restriction, communication with Montenegrin authorities and identify conditions for continuing exports.

    The DHTIK estimates that institutional action should not be delayed until the deadline has been warned.

    Kosovo institutions must not wait until the announced deadline, but start talks with Montenegrin authorities immediately and with the European Commission to determine the way to go, the DHTIK communiqué says.

    Another concern raised by the Chamber is the possibility that similar demands will affect the future as well as exports towards Albania, which is presenting legislation and standards with those of the European Union under the membership process.

    In this direction, DHTIK requires an assessment of the current state of veterinary control system, identifying eventual shortcomings and drafting a concrete plan with steps and deadlines for meeting the necessary requirements.

    The Chamber also wants Kosovo to meet the conditions for exporting meat and animal-born products to the European Union, creating greater opportunities for local exporters.

    DHTIK also calls on the Ministry of Commerce to raise the issue under CEFTA so that opportunities to address obstacles that can affect regional trade can be considered.

    The loss of the Montenegrin market, as well as possible restriction of access to the Albanian market, would be a blow to Kosovo producers and would directly affect their economic activity and export opportunities, the DHTIK notes.

    In conclusion, the Chamber underlines that local businesses should not lose markets where they have already established trade relations due to delays or lack of institutional co-ordination.

    For this reason, we demand that responsible institutions act urgently and ensure that Kosovo producers have the opportunity to meet the necessary requirements and continue exporting their products, the DHTIK communiqué said.

    Source Layer: RTKLive

  • Kërkohen masa urgjente për eksportet në Mal të Zi

    Kërkohen masa urgjente për eksportet në Mal të Zi

    Sipas DHTIK-së, kërkesat e reja përfshijnë produktet e peshkut të freskët, të ftohtë dhe të ngrirë, ndërsa nga 30 qershori 2027 nuk do të lejohet importi i produkteve nga vendet dhe objektet që nuk janë të përfshira në listat përkatëse të autorizuara të Bashkimit Evropian.

    Përballë këtij zhvillimi, DHTIK ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës, përfshirë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim shmangien e pengesave në eksport.

    Në përgjigjen e pranuar nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës, DHTIK është informuar se AUVK-së i është kërkuar trajtimi me prioritet i kësaj çështjeje, verifikimi i bazës ligjore të kufizimit, komunikimi me autoritetet malazeze dhe identifikimi i kushteve për vazhdimin e eksporteve.

    DHTIK vlerëson se veprimi institucional nuk duhet të shtyhet deri në afatin e paralajmëruar.

    “Institucionet e Kosovës duhet të mos presin deri në afatin e paralajmëruar, por të fillojnë menjëherë bisedimet me autoritetet malazeze dhe me Komisionin Evropian për të përcaktuar rrugën që duhet ndjekur”, thuhet në komunikatën e DHTIK-së.

    Një tjetër shqetësim i ngritur nga Dhoma është mundësia që kërkesa të ngjashme të ndikojnë në të ardhmen edhe në eksportin drejt Shqipërisë, e cila po përafron legjislacionin dhe standardet me ato të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit.

    Në këtë drejtim, DHTIK kërkon nga AUVK-ja një vlerësim të gjendjes aktuale të sistemit të kontrollit veterinar, identifikimin e mangësive eventuale dhe hartimin e një plani konkret me hapa dhe afate për përmbushjen e kërkesave të nevojshme.

    Po ashtu, Dhoma kërkon që Kosova të përmbushë kushtet për eksportin e mishit dhe produkteve me origjinë shtazore në Bashkimin Evropian, duke krijuar mundësi më të mëdha për eksportuesit vendorë.

    DHTIK i bën thirrje edhe Ministrisë së Tregtisë që këtë çështje ta ngrejë në kuadër të CEFTA-s, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për adresimin e pengesave që mund të ndikojnë në tregtinë rajonale.

    “Humbja e tregut malazez, si dhe kufizimi i mundshëm i qasjes në tregun shqiptar, do të ishte një goditje për prodhuesit kosovarë dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre ekonomik dhe mundësitë për eksport”, thekson DHTIK.

    Në përfundim, Dhoma nënvizon se bizneset vendore nuk duhet të humbin tregjet ku tashmë kanë krijuar marrëdhënie tregtare për shkak të vonesave apo mungesës së koordinimit institucional.

    “Për këtë arsye, kërkojmë që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë dhe të sigurojnë që prodhuesit kosovarë të kenë mundësinë t’i përmbushin kërkesat e nevojshme dhe të vazhdojnë eksportin e produkteve të tyre”, thuhet në komunikatën e DHTIK-së.

    Burimi: RTKLive

  • Lawyer Ivan Nineveh continues legal offensive against BIAS

    Niniq announced he had delivered criminal charges against the director of the Security Information Agency ( BIA), Vladimir Orlich, and seven other senior agency officials. The accused are mainly from the 4th Regional Centre in Kragujevc, as well as the territorial centres in Smederevo and Paracin.

    According to the statement, the BIA leadership has imposed work duties on agency employees to collect signatures and votes for the SNS on party forms. Niniić claims this was done by misusing the official position and acting as an organized criminal group. He even attached the picture to the seal of the TOK and the accession date.

    In his post, Niniq called on all BIA employees who have evidence or information on this system to hand them over as the fulfillment of the speculation.

    Media such as N1, 021.rs, Bez Cenzure and Telegrafi have widely covered the move.

    The day before, on November 1st, Niniq had presented another, even broader confession. He accused 63 people, including Justice Minister Nenad Vujić and Administration Director for Execution of Criminal Sanctions, of organising the capillaries collection system within Serbian prisons.

    According to him, over 38,000 votes have been garnered through this system. Niniq claims that there were groups in Viber called Ktebı, where he was given quotas and duties to prison directors, and that prison workers were forced to report the results.

    He has published documents, signs, and pieces of communications that, according to him, testify to how this mechanism worked.

    Largest Context

    Nniq has announced for several days that he would present confessions against state institutions that, according to him, were politicised and used for party purposes. It speaks of the capillary system that includes signs signed, co-ordinators, communications in Viber, job reports, service vehicles and photos to prove loyalty.

    So far, neither the Prosecutor nor the BIA or the Ministry of Justice have provided detailed official reactions to these charges.

    Nineveh, who has been known for years as a critical lawyer to power, has said he will continue to deliver additional material whenever he receives new evidence.

    Source Layer: RTKLive

  • Avokati Ivan Niniq vazhdon ofensivën ligjore kundër BIAS

    Avokati Ivan Niniq vazhdon ofensivën ligjore kundër BIAS

    Niniq njoftoi se kishte dorëzuar kallëzim penal kundër drejtorit të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA), Vladimir Orliq, dhe shtatë zyrtarëve të tjerë të lartë të agjencisë. Të akuzuarit janë kryesisht nga Qendra Rajonale e 4-të në Kragujevc, si dhe nga qendrat territoriale në Smederevo dhe Paraçin.

    Sipas kallëzimit, udhëheqja e BIA-s u ka vendosur detyrim pune punonjësve të agjencisë që të mbledhin firma dhe vota për SNS-në në formularë të partisë. Ninić pretendon se kjo është bërë duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke vepruar si grup i organizuar kriminal. Ai ka bashkangjitur edhe fotografinë e kallëzimit me vulën e TOK-ut dhe datën e pranimit.

    Në postimin e tij, Niniq bëri thirrje që të gjithë punonjësit e BIA-s që kanë prova ose informacione për këtë sistem t’i dorëzojnë ato si plotësim të kallëzimit.

    Mediat si N1, 021.rs, Bez Cenzure dhe Telegrafi e kanë mbuluar gjerësisht këtë veprim.

    Një ditë më parë, më 1 nëntor, Niniq kishte paraqitur një kallëzim tjetër, edhe më të gjerë. Ai akuzoi 63 persona, përfshirë ministrin e Drejtësisë Nenad Vujić dhe drejtorin e Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, se kanë organizuar sistemin e mbledhjes së votave kapilare brenda burgjeve serbe.

    Sipas tij, përmes këtij sistemi janë mbledhur mbi 38 mijë vota. Niniq pretendon se ekzistonin grupe në Viber me emrin “Shtabi”, ku u jepeshin kuota dhe detyra drejtuesve të burgjeve, dhe se punonjësit e burgjeve ishin të detyruar të raportonin rezultatet.

    Ai ka publikuar dokumente, tabela dhe pjesë të komunikimeve që, sipas tij, dëshmojnë se si funksiononte ky mekanizëm.

    Konteksti më i gjerë

    Niniq ka njoftuar prej disa ditësh se do të paraqiste kallëzime kundër institucioneve shtetërore që, sipas tij, janë politizuar dhe janë përdorur për qëllime partiake. Ai flet për “sistem kapilar” që përfshin tabela të firmosura, koordinatorë, komunikime në Viber, raporte pune, makina shërbimi dhe foto për të dëshmuar besnikërinë.

    Deri më tani, as Prokuroria dhe as BIA apo Ministria e Drejtësisë nuk kanë dhënë reagime zyrtare të detajuara ndaj këtyre akuzave.

    Ninić, i cili prej vitesh është i njohur si avokat kritik ndaj pushtetit, ka thënë se do të vazhdojë të dorëzojë materiale shtesë sa herë që merr prova të reja.

    Burimi: RTKLive

  • Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

    Si t’i ruani dardhat siç duhet në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta më gjatë

    Dardhat mblidhen para se të piqen plotësisht, kështu që mënyra e ruajtjes së tyre varet nga sa të shijshme do të jenë.

    Dardhat e papjekura duhet të mbahen në temperaturë ambienti, ndërsa dardhat e pjekura në frigorifer, ku mund të zgjasin deri në një javë.

    Dardhat e papjekura duhet të mbahen në një vend të freskët dhe të thatë dhe jo të grumbullohen njëra mbi tjetrën, në mënyrë që ajri të qarkullojë.

    Foto ilustruese

    Pjekja mund të përshpejtohet nëse vendosen në një qese letre së bashku me një mollë ose banane, të cilat rrisin sekretimin e etilenit.

    Kur të jenë pjekur, ato mund të qëndrojnë në temperaturë ambienti për dy deri në tre ditë të tjera, shkruan Southern Living.

    Dardhat e pjekura ruhen më së miri në ndarjen e frutave dhe perimeve, në një qese ose enë, në mënyrë që të kenë ajër të mjaftueshëm dhe të mos përplasen.

    Ato duhet të mbahen larg ushqimeve me erë të fortë sepse thithin aromat lehtë. Ato zgjasin deri në një javë në frigorifer, varësisht nga varieteti.

    Nuk duhen futur në frigorifer para se të piqen, pasi kjo ngadalëson pjekjen dhe prish shijen dhe strukturën e tyre.

    Nuk duhet t’i lani as menjëherë pas blerjes, por vetëm para se t’i hani, sepse lagështia e tepërt përshpejton prishjen.

    Për ruajtje më të gjatë, dardhat mund të qërohen, të hiqen farat, të priten në feta dhe të zhyten në lëng limoni për të parandaluar errësimin e tyre.

    Pastaj ato ngrihen në një tepsi të mbuluar me letër pjekjeje dhe transferohen në një qese ose enë që mbyllet mirë, ku zgjasin deri në një vit.

    Ato gjithashtu mund të gatuhen në reçel, reçel ose shurup, ose të thahen në feta.

    Pjesët e vogla të buta mund të priten, por dardhat me pjesë të mëdha të buta, erë të thartë ose çdo gjurmë myku duhet të hidhen. /Telegrafi/

  • Vetëm katër klube mbeten të pamposhtura në pesë ligat kryesore të Evropës - Lazio është befasia

    Vetëm katër klube mbeten të pamposhtura në pesë ligat kryesore të Evropës – Lazio është befasia

    Gara për titujt vendas në të gjithë Evropën po fillon të marrë formë, por vetëm katër ekipe mund të mburren ende me një rekord të pamposhtur në ligat e tyre përkatëse.

    Lazio, Roma, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë skuadrat e vetme pa humbje pasi disa favoritë në fillim të sezonit pësuan humbjet e tyre të para.

    Barcelona ishte ndër ato që kishin pasur një nisje të përsosur, duke fituar çdo ndeshje të ligës përpara se humbja e tyre në El Clasico ndaj Real Madridit t’i jepte fund kësaj serie.

    Humbja e tyre do të thotë që La Liga nuk ka më një përfaqësuese të pamposhtur, duke e lënë vëmendjen te dy klube në Gjermani dhe dy në Itali.

    Ndërsa prania e Bayernit në listë do të habisë pak veta, tre të tjerët kanë historitë e tyre për të treguar.

    Dhe është Lazio, në veçanti, ajo që po bën bujë në media.

    Klubi i Romës është shfaqur si një nga surprizat më të mëdha të sezonit 2026/27 nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

    Pas dhjetë ndeshjeve në ligë, Biancocelesti kanë grumbulluar nëntë fitore dhe një barazim, duke marrë 28 pikë dhe duke kryesuar me tre pikë epërsinë në krye të Serie A.

    Ata aktualisht janë mbi Interin, Romën, Comon dhe Milanin, me një fillim mbresëlënës që u jep tifozëve shumë arsye për të ëndërruar.

    Roma po shijon gjithashtu një nisje të pamposhtur nën drejtimin e Gian Piero Gasperini. Ata kanë regjistruar shtatë fitore dhe tre barazime nga dhjetë ndeshjet e para në ligë, duke e mbajtur veten fort në garën për titull.

    Progresi i tyre është veçanërisht i dukshëm duke pasur parasysh se ata ende janë duke ndjekur Scudetton e tyre të parë që nga viti 2001.

    Ndërkohë, në Gjermani, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund vazhdojnë të shmangin humbjen.

    Të dyja kanë fituar pesë dhe kanë barazuar tre nga tetë ndeshjet e tyre të para në Bundesligë, duke mbledhur nga 18 pikë secila.

    Prania e Bayernit nuk është aspak e papritur duke pasur parasysh prejardhjen e tyre vendase, por Dortmundi do të jetë i etur ta shndërrojë nisjen e tyre të fortë në një sfidë të qëndrueshme për titull.

    Me katër ekipe ende në këmbë në dy gara, pyetja është se sa gjatë secila prej tyre mund ta mbajë rekordin e saj të paprekur. /Telegrafi/

  • Edona Podrimja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

    Edona Podrimja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa sipas njoftimit emërimi është bërë një ditë më parë.

    Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Podrimjën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve në pozitën e re.

    Podrimja tashmë do të ushtrojë funksionin e zëvendësministres në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/