Blog

  • Investigators launch at Payton, action against Call Center suspected of fraud.

    A major international operation has started today in Pristina, where there are Call Centers suspected of various frauds.

    The action, it started in the early hours of the morning, is taking place in Payton County.

    Investigations and prosecutorial officials have been involved in this operation, who have landed at various locations in this neighborhood.

    The operation is also co-ordinated with European state officials who are involved in investigating cases of fraud allegedly carried out through the Call Centers for a long time, reports Indexline.

    So far no further details regarding the operation have been disclosed.

    Source Layer: Insander

  • Hetuesit zbarkojnë në Pejton, aksion kundër Call Center-ave të dyshuar për mashtrime

    Hetuesit zbarkojnë në Pejton, aksion kundër Call Center-ave të dyshuar për mashtrime

    Hetuesit zbarkojnë në Pejton, aksion kundër Call Center-ave të dyshuar për mashtrime

    Një operacion i madh ndërkombëtar ka nisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku cak janë Call Center-at e dyshuar për mashtrime të ndryshme.

    Aksioni, ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në lagjen Pejton.

    Në këtë operacion janë përfshirë hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë, të cilët kanë zbarkuar në lokacione të ndryshme të kësaj lagjeje.

    Operacioni është i koordinuar edhe me zyrtarë të shteteve evropiane, të cilët janë të përfshirë në hetimin e rasteve të mashtrimeve që dyshohet se janë kryer përmes Call Center-ave për një kohë të gjatë, raporton Indeksonline.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin.

    Burimi: Insajderi

  • Two men cuff Kosovo in Fushe, suspected of sexual harassment

    Dy males were arrested in Fushe Kosovo, under suspicion of sexual harassment against two women.

    According to the 24-hour police report, the case occurred on November 2nd, at around 18:40.

    The suspects have been arrested by police, while, at the prosecutor’s decision, they have been taken to custody, broadcast Clankosova.tv.

    In the case, corresponding legal procedures have been initiated.

  • Dy persona prangosen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy persona prangosen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy persona prangosen në Fushë Kosovë, dyshohen për ngacmim seksual

    Dy meshkuj janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy femrave.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 18:40.

    Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

    Për rastin janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.

  • Raportohet për një aksion të madh të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Europolin

    Raportohet për një aksion të madh të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Europolin

    Raportohet për një aksion të madh të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Europolin

    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Europolin, ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të call center-ave në Prishtinë.

    Siç raporton IndeksOnline duke iu referuar burimeve, operacioni ka përfunduar, ndërsa gjatë aksionit janë arrestuar disa persona.

    Po ashtu, raportohet se gjatë kontrolleve janë konfiskuar prova që pritet të shërbejnë në vazhdimin e hetimeve.

  • Buçkovski: Pa integrim, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet e izoluar në rajon

    Buçkovski: Pa integrim, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet e izoluar në rajon

    Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në Sofje është për t’u mirëpritur, edhe pse ishte e detyruar.

    Ai beson se duhej të kishte më shumë takime midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Rumen Radev.

    “Nuk i di taktikat dhe strategjinë, por padyshim që nuk dha fryte. Viti i tretë (i qeverisjes) po kalon. Viti tjetër është viti i zgjedhjeve dhe mendoj se duhet të ndodhë ndonjë mrekulli, në mënyrë që qeveria e OBRM-PDUKM-së të më surprizojë këndshëm me racionalitetin dhe pragmatizmin e saj. Patjetër duhet të jemi të qartë, pa BE-në, Maqedonia do të jetë një zorrë çore në Evropën Juglindore, jo në Ballkanin Perëndimor. Edhe Kosova do të na kalojë. Ky është mesazhi im”, tha Buçkovski në emisionin “360 shkallë”.

    Ish-kryeministri theksoi se nëse nuk do të ishte provokimi me arratisjen e Iva Mihailovës, tema e Maqedonisë nuk do të kishte qenë as temë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Bullgari, të cilat i fitoi Iliana Jotova./Telegrafi/

  • Avokati shqiptar publikon udhëzuesin e parë për ligjin zviceran në gjuhën shqipe

    Avokati shqiptar publikon udhëzuesin e parë për ligjin zviceran në gjuhën shqipe

    Lirim Begzati, me dy dekada përvojë në administratën zvicerane, ka botuar një libër me 336 faqe dhe 1.000 pyetje-përgjigje, përmes të cilit synon t’ua lehtësojë shqiptarëve njohjen me sistemin juridik dhe administrativ të Zvicrës.

    Njohja me ligjet dhe procedurat administrative të Zvicrës shpeshherë paraqet sfidë për komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet. Përballja me një sistem juridik kompleks, dokumentacionin zyrtar në gjuhë të huaj dhe afatet që duhet respektuar mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, veçanërisht kur mungon informacioni i nevojshëm.

    Pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, avokati dhe përkthyesi gjyqësor, Lirim Begzati, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut dhe i vendosur në rajonin e Neuchâtel-it, ka botuar një udhëzues praktik për të drejtën zvicerane, të shkruar tërësisht në gjuhën shqipe, shkruan Arcinfo.

    Libri mban titullin “E drejta zvicerane në 1.000 pyetje dhe përgjigje” dhe përbëhet nga 336 faqe. Ai u dedikohet më shumë se 200 mijë shqipfolësve që jetojnë në Zvicër, të cilët përmes këtij botimi do të kenë mundësi të njihen më lehtë me ligjet, të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni zviceran.

    Ideja e këtij botimi lidhet me vështirësitë konkrete me të cilat përballen shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në jetën e përditshme. Një afat i humbur për paraqitjen e një ankese, një formular i plotësuar gabimisht apo një procedurë e keqkuptuar administrative mund të ndikojë drejtpërdrejt në ushtrimin e të drejtave të qytetarëve.

    Përmes një formati me pyetje dhe përgjigje, Begzati synon që çështjet juridike, të cilat shpesh duken të ndërlikuara për personat që nuk e njohin mirë sistemin zviceran, t’i bëjë më të kuptueshme dhe më të qasshme për lexuesit shqiptarë.

    Dy dekada përvojë në administratën e Neuchâtel-it

    Lirim Begzati ka një përvojë të gjatë profesionale në fushën e drejtësisë, administratës dhe çështjeve të migracionit. Për rreth 20 vjet ka punuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Veprimit Social të kantonit të Neuchâtel-it, ku është marrë me çështje që lidhen me migracionin dhe integrimin, transmeton Telegrafi.

    Kjo përvojë shumëvjeçare në administratën publike i ka mundësuar të njihet nga afër me funksionimin e institucioneve zvicerane, procedurat administrative dhe vështirësitë me të cilat përballen personat me prejardhje të huaj gjatë komunikimit me autoritetet.

    Përveç profesionit të avokatit, Begzati ushtron edhe veprimtarinë e përkthyesit gjyqësor, një fushë që kërkon njohuri të thella të terminologjisë juridike dhe të sistemeve ligjore.

    Pas përfundimit të angazhimit të tij në administratën kantonale, në vitin 2016 ai vendosi të hapë zyrën e tij ligjore, duke vazhduar punën në fushën e këshillimit dhe shërbimeve juridike.

    Pikërisht gjatë këtij angazhimi profesional, përballja me pyetjet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë duket se ka ndikuar në krijimin e idesë për një botim të tillë.

    Një udhëzues për ta kuptuar më lehtë sistemin zviceran

    Për shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, njohja e gjuhës së vendit nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe kuptimin e plotë të terminologjisë juridike apo të procedurave administrative.

    Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme në situatat kur qytetarët duhet të komunikojnë me institucionet, të plotësojnë dokumente zyrtare, të paraqesin kërkesa apo të reagojnë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

    Në këto raste, mungesa e informacionit mund të krijojë paqartësi dhe të vështirësojë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Botimi i Begzatit synon të shërbejë si një pikë referimi për shqipfolësit, duke u ofruar atyre mundësinë që çështjet e së drejtës zvicerane t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë në gjuhën e tyre amtare.

    Me 1.000 pyetje dhe përgjigje të përmbledhura në 336 faqe, libri paraqet një përpjekje për ta afruar legjislacionin zviceran me një komunitet të madh që jeton dhe vepron brenda këtij sistemi.

    Përmes këtij projekti, Lirim Begzati synon të kontribuojë në informimin juridik të shqiptarëve në Zvicër dhe t’ua lehtësojë orientimin në një sistem, ku njohja e të drejtave dhe respektimi i detyrimeve janë thelbësore për jetën e përditshme.

    Publikimi i një udhëzuesi të tillë në gjuhën shqipe përbën një mundësi shtesë për komunitetin shqiptar që të ketë qasje më të lehtë në informacionin juridik dhe të kuptojë më mirë mënyrën se si funksionojnë ligjet dhe institucionet e shtetit zviceran./Telegrafi/

  • Dy emra të mëdhenj në listën e Arsenalit, Arteta kërkon të përforcojë sulmin në janar

    Dy emra të mëdhenj në listën e Arsenalit, Arteta kërkon të përforcojë sulmin në janar

    Arsenali po planifikon të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, me trajnerin Mikel Arteta që ka identifikuar repartin ofensiv si prioritet për përforcime, në përpjekje për të vazhduar garën për titullin e Ligës Premier dhe për të synuar suksesin në Ligën e Kampionëve.

    Sipas raportimeve të gazetës The Mirror, drejtuesit e klubit londinez po shqyrtojnë disa mundësi për ta rritur konkurrencën dhe thellësinë në repartin ofensiv.

    Njëri prej emrave që ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit është sulmuesi i Bournemouthit, Junior Kroupi. Megjithatë, transferimi i tij në mes të sezonit nuk pritet të jetë i lehtë, pasi klubi aktual nuk dëshiron ta humbasë futbollistin gjatë janarit.

    Interesim për talentin e ri raportohet të kenë edhe Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, çka mund ta bëjë garën për shërbimet e tij edhe më të vështirë.

    Në listën e dëshirave të Artetës vazhdon të jetë edhe Kenan Yildiz. Sulmuesi anësor i Juventusit është një tjetër profil që pëlqehet nga drejtuesit e Arsenalit, të cilët po vlerësojnë mundësitë për ta transferuar.

    Megjithatë, Arteta nuk kërkon vetëm një futbollist për një pozitë të caktuar. Trajneri spanjoll dëshiron një sulmues të gjithanshëm, i cili mund të luajë në disa pozicione të ndryshme në repartin ofensiv.

    Një prej prioriteteve të veçanta është përforcimi i krahut të majtë të sulmit, një zonë ku Arsenali synon të ketë më shumë alternativa dhe cilësi.

    Klubi londinez kishte tentuar gjatë verës të realizonte transferimet e Morgan Rogers dhe Vinicius Junior, por asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk u konkretizua.

    Për këtë arsye, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë mundësi të reja, me synimin që skuadra të mos e humbasë ritmin në garën për trofe.

    Sipas raportimit, Arteta e konsideron të domosdoshëm afrimin e përforcimeve në janar dhe jo thjesht një mundësi shtesë për skuadrën./Telegrafi/

  • Grabitje në Podujevë, tre të dyshuar kanosën me thikë një person dhe ia morën paratë

    Grabitje në Podujevë, tre të dyshuar kanosën me thikë një person dhe ia morën paratë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Podujevë.

    Rasti ka ndodhur të hënën në ora 03:30.

    “Është raportuar se derisa viktima mashkull kosovar ishte duke punuar, tre të dyshuar meshkuj duke e kanosur me një mjet të mprehtë (thikë) i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

    Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/

  • 27 new measles during last week

    Kosovo National Institute of Public Health ( IKKPK reports to citizens that measurable cases continue to be recorded in our country, making it necessary to continue efforts to increase intelligence with inoculation and child health protection.

    According to IKSC data, during April 16th, November 2026 has confirmed a total of 269 fruit cases, of which 27 were registered during the past week.

    Fruit cases are registered to citizens, the destructive part of children, from 23 Kosovo municipalities. Over 95% of confirmed cases belong to unexcused persons with the MMR vaccine, which protects from measles, parotitis, and rubola possibly, says the report.

    IK The KPS points out that these data stress the importance of vaculation as the primary measure for preventing disease and limiting its spread.

    Fruth is a highly infectious disease that can cause serious complications, especially among young children. Long – term vaccine protects children from this disease and helps to protect the community, including babies and individuals who, for health reasons, cannot be vaccinated.

    In addition to the vaccine according to the regular Inoculation Calendar, the IKPK, in collaboration with health institutions, is continuing the supplementary vaccine (catch-up) for children left unaccompanied or not obtained both pre-priced doses, it is said further.

    IK The KPS points out that during this year, over 4,006 children of the 250-year-old group have been vaccinated through these activities.

    This result is evidence of the importance of commitment by parents and health professionals to ensure child protection. I The KSF calls on all parents to control their children’s vaccination status and, if they have lost any dose, to contact the vaccine teams to complete it as soon as possible.

    No child should remain vulnerable because of delayed or unfinished vaccines.

    Only through the co-operation of parents, health professionals and institutions can child protection and the spread of measles be increased. The vaccine is fair and shared responsibility. The protection of every child starts with the timely inoculation, says IKSHPK’s announcement. /Telegraphy/