Blog

  • Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike

    Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike

    Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

    Duke folur lidhur me operacionin, Luta ka bërë të ditur se ndërhyrja është ende në zhvillim, pa zbuluar detaje rreth hetimeve.

    “Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.

    Ndërkohë, në objektin ku po zhvillohen veprimet hetimore janë parë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë.

    Deri më tash, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informacione shtesë lidhur me dyshimet që kanë çuar në këtë operacion, personat e përfshirë apo rezultatet e deritanishme të aksionit.

    Burimi: RTKLive

  • Man Utd monitors four Dortmund stars

    English giant Manchester United aims to reinforce itself in the passing January deadline and has already labeled some of its objectives.

    According to the medium TEAMtalkManchester United sent observers for Bayern Munich’s 2-2 draw match with Borussia Dortmund to assess four players while considering possible reinforcements.

    Striker Serhou Gyrassy, midfielders Job Bellingham and Felix Nmech, and left defender Daniel Svensson are all said to be on United radar.

    The club has been following the top three for a while, although agreements for the main Dortmund players would be difficult and costly to complete.

    Svensson is considered a possible solution to the leftist defender’s position, with United still considering alternatives after losing the opportunity to transfer Lewis Hall to Newcastle.

    A transfer to the Swedish defender is seen as a summer opportunity rather than a January priority.

    Arsenal, Manchester City, Livepool, Chelsea and Tottenhami were also represented with observers in the Bundesliga match, stressing competition for some of the stars ahead of the upcoming transfer deadlines. /Telegraphy/

  • Man Utd vëzhgon katër yje të Dortmundit

    Man Utd vëzhgon katër yje të Dortmundit

    Gjigant anglez, Manchester United synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar disa nga objektivat e tij.

    Sipas mediumit TEAMtalk, Manchester United dërgoi vëzhgues për ndeshjen e barazimit 2-2 të Bayern Munich me Borussia Dortmund për të vlerësuar katër lojtarë, ndërsa po shqyrtojnë përforcimet e mundshme.

    Sulmuesi Serhou Guirassy, mesfushorët Jobe Bellingham dhe Felix Nmecha , dhe mbrojtësi i majtë Daniel Svensson thuhet se janë të gjithë në radarin e United.

    Klubi i ka ndjekur tre të parët për njëfarë kohe, megjithëse marrëveshjet për lojtarët kryesorë të Dortmundit do të ishin të vështira dhe të kushtueshme për t’u përfunduar.

    Svensson po konsiderohet si një zgjidhje e mundshme në pozicionin e mbrojtësit të majtë, me United që ende po shqyrton alternativa pasi humbi mundësinë për të transferuar Leëis Hall të Newcastle.

    Një transferim për mbrojtësin suedez shihet më shumë si një mundësi verore sesa si një prioritet i janarit.

    Arsenali, Manchester City, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami u përfaqësuan gjithashtu me vëzhgues në ndeshjen e Bundesligës, duke theksuar konkurrencën për disa nga yjet përpara afateve të ardhshme të transferimeve. /Telegrafi/

  • Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për ngacmim seksual

    Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për ngacmim seksual

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, të dyshuar për ngacmim seksual.

    Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 18:40.

    “Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë për shkak se dyshohet se kishin ngacmuar dy viktimat femra kosovare”, thuhet në raport.

    Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • They stole it from Caddy with keys inside Pristina, four days later the point police in Arllat the driver won’t stop, abandon the car and leave.

    A stolen car in Pristina has been found four days later in Arllat, all by chance, after its leader had committed a backlog in traffic. The police had signaled to stop, but he ignored the order. After the chase, the driver had abandoned the car near a underpass and had left while verification found that the vehicle was wanted for theft.

    Signal Journal sources suggest that it is a white Volkswagen Caddy, owned by D.T (29), who had reported it stolen on October 27th, on the Krrelijam Street in Pristina.

    According to information provided by the signal, the owner’s father parked his car in front of the Dashamir furnace.

    When Torez was out about 3:00, the car was gone. He had checked again about 0600 and then searched the parking lot, but without result.

    At first, he had contacted family members to see if any of them had taken the vehicle. Having received negative answers, he had reported the case to the police.

    One important detail was that the keys were left inside the car, since the vehicle was used for the needs of the family business.

    Its value, according to the owner, was about 4 thousand euros.

    Traffic Recking That Lead to Stolen Car

    Four days later, on October 31st, around 08:50, a police patrol on Paje Pristina National Road has noticed a Volkswagen Caddy who had committed a violation of traffic.

    The police have signaled the directors to stop, but he has not respected the signal and continued moving.

    The patrol is behind him until the driver stopped the car at the underpass near the bridge in Arllat and left the scene.

    After verifying the vehicle, police have found it was about Caddy, reportedly stolen in Pristina.

    The car was sent to the South Police Station, where it was subjected to a proper examination and then returned to its owner.

    The person running the vehicle has not been identified in the information so far, while it remains to be explained whether he is the person who had stolen the car.

    The case continues to be treated as a death.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ia vodhën Caddyn me çelësa brenda në Prishtinë, katër ditë më vonë Policia e pikas në Arllat – shoferi nuk ndalet, e braktis veturën dhe ikën

    Ia vodhën Caddyn me çelësa brenda në Prishtinë, katër ditë më vonë Policia e pikas në Arllat – shoferi nuk ndalet, e braktis veturën dhe ikën

    Ia vodhën Caddyn me çelësa brenda në Prishtinë, katër ditë më vonë Policia e pikas në Arllat – shoferi nuk ndalet, e braktis veturën dhe ikën

    Një veturë e vjedhur në Prishtinë është gjetur katër ditë më vonë në Arllat, krejt rastësisht, pasi drejtuesi i saj kishte bërë një kundërvajtje në trafik. Policia i kishte dhënë shenjë të ndalej, por ai nuk e kishte përfillur urdhrin. Pas ndjekjes, shoferi e kishte braktisur veturën pranë një nënkalimi dhe ishte larguar, ndërsa verifikimi ka zbuluar se automjeti kërkohej për vjedhje.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për një Volkswagen Caddy të bardhë, në pronësi të D.T (29), i cili e kishte raportuar të vjedhur më 27 tetor, në rrugën “Azem Shkreli” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, veturën e kishte parkuar babai i pronarit, përballë furrës “Dashamiri”.

    Kur Tejeci kishte dalë jashtë rreth orës 03:00, vetura nuk ishte më aty. Ai kishte kontrolluar sërish rreth orës 06:00 dhe më pas kishte kërkuar në parking, por pa rezultat.

    Fillimisht kishte kontaktuar familjarët për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre e kishte marrë automjetin. Pasi kishte marrë përgjigje negative, rastin e kishte denoncuar në Polici.

    Një hollësi e rëndësishme ishte se çelësat kishin mbetur brenda veturës, pasi automjeti përdorej për nevojat e biznesit familjar.

    Vlera e tij, sipas pronarit, ishte rreth 4 mijë euro.

    Kundërvajtja në trafik që çoi te vetura e vjedhur

    Katër ditë më vonë, më 31 tetor, rreth orës 08:50, një patrullë policore në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka vërejtur një Volkswagen Caddy që kishte kryer kundërvajtje në trafik.

    Policët i kanë dhënë shenjë drejtuesit të ndalej, por ai nuk e ka respektuar sinjalizimin dhe ka vazhduar lëvizjen.

    Patrulla i është vënë pas, derisa drejtuesi e ka ndalur veturën te nënkalimi pranë urës në Arllat dhe është larguar nga vendngjarja.

    Pas verifikimit të automjetit, policët kanë konstatuar se bëhej fjalë për Caddyn e raportuar të vjedhur në Prishtinë.

    Vetura është dërguar në Stacionin Policor Jugu, ku i është nënshtruar ekzaminimit përkatës dhe më pas i është kthyer pronarit.

    Personi që po e drejtonte automjetin nuk është identifikuar në informacionet e deritanishme, ndërsa mbetet të sqarohet nëse ai është edhe personi që e kishte vjedhur veturën.

    Rasti vazhdon të trajtohet si “Vjedhje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The U.S. accused him of stealing the Kryptonite from Binance/ North Korea rejects accusations

    North Korea dismissed US charges linking it to a multibillion dollar cryptodollar theft involving Banance, accusing Washington of using cybercrime charges to undermine its international reputation.

    Kim Yo Jong, the influential sister of North Korean leader Kim Jong Un and a senior employee of the Workers’ Party, called the charges a serious political provocation.

    She said the FBI was trying to portray North Korea as a criminal cyberstate, claiming that a group of hackers supported by genan was involved in theft.

    The US statement is an absurd rhetoric and nothing new, Kim said in a statement. She accused Washington of regularly blaming North Korea for major international cyber attacks without offering reliable evidence.

    Kim also cited US accusations linking cehenan to stealing last year’s cryptomites involving the Bybit Stock Exchange.

    North Korea has repeatedly denied US accusations of state-sponsored cyberattacks, while Washington has accused North Korean hacker groups of stealing digital assets to finance the country’s weapons programmes.

    Kim suggested Washington could benefit from recovering stolen crypto notes, referring to US plans to create a strategic reserve for crypto notes.

    She said that Phenani was closely monitoring US provocations and that Washington’s hostility could lead her to reconsider her position on certain issues.

    Source Layer: Insander

  • SHBA e akuzoi për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance/ Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat

    SHBA e akuzoi për vjedhjen e kriptomonedhave nga Binance/ Koreja e Veriut hedh poshtë akuzat

    Koreja e Veriut hodhi poshtë akuzat e SHBA-së që e lidhin atë me një vjedhje kriptomonedhash shumëmiliardë dollarëshe që përfshin Binance, duke akuzuar Uashingtonin se po përdor akuzat për krim kibernetik për të minuar reputacionin e saj ndërkombëtar.

    Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe një zyrtar i lartë i Partisë së Punëtorëve, i quajti akuzat një “provokim të rëndë politik”.

    Ajo tha se FBI po përpiqej ta portretizonte Korenë e Veriut si një “shtet kriminal kibernetik” duke pretenduar se një grup hakerash i mbështetur nga Pheniani ishte i përfshirë në vjedhje.

    “Pohimi i SHBA-së është një retorikë absurde dhe asgjë e re”, tha Kim në një deklaratë. Ajo akuzoi Uashingtonin se fajëson rregullisht Korenë e Veriut për sulme të mëdha kibernetike ndërkombëtare pa ofruar prova të besueshme.

    Kim përmendi gjithashtu akuzat e SHBA-së që lidhin Phenianin me vjedhjen e kriptomonedhave të vitit të kaluar që përfshinte bursën Bybit.

    Koreja e Veriut i ka mohuar vazhdimisht akuzat e SHBA-së për sulme kibernetike të sponsorizuara nga shteti, ndërsa Uashingtoni ka akuzuar grupet e hakerave të Koresë së Veriut për vjedhjen e aseteve dixhitale për të financuar programet e armëve të vendit.

    Kim sugjeroi që Uashingtoni mund të përfitonte nga rikuperimi i kriptomonedhave të vjedhura, duke iu referuar planeve të SHBA-së për të krijuar një rezervë strategjike për kriptomonedha.

    Ajo tha se Pheniani po i monitoronte nga afër provokimet e SHBA-së dhe se qëndrimi armiqësor i Uashingtonit mund ta shtynte atë të rishqyrtonte qëndrimin e saj për disa çështje.

    Burimi: Insajderi

  • Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

    Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

    Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

    Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

    Rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 13:25.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Insajderi

  • Hakohen frigoriferët e supermarketëve në Greqi- raportohen mbi 300 raste

    Hakohen frigoriferët e supermarketëve në Greqi- raportohen mbi 300 raste

    Hakohen frigoriferët e supermarketëve në Greqi- raportohen mbi 300 raste

    Edhe në Greqi ka rënë kambana e alarmit për sigurinë kibernetike, pas sulmeve që kanë goditur sistemet e kontrollit të frigoriferëve në supermarkete në vende të tjera të Evropës.

    Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në Athinë ka bërë të ditur se në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar më shumë se 300 sisteme industriale të ekspozuara drejtpërdrejt në internet, kryesisht kontrollues të sistemeve të ftohjes komerciale të kompanive Danfoss, Copeland/Dixell dhe Carel.

    Bëhet fjalë për pajisje që përdoren për kontrollin në distancë të temperaturës dhe funksionimit të frigoriferëve në supermarkete, magazina, kompani ushqimore dhe ambiente të tjera ku ruajtja e produkteve në temperaturën e duhur është e domosdoshme dhe thelbësore.

    Por autoritetet greke kanë sqaruar se fakti që një sistem është i ekspozuar në internet nuk do të thotë automatikisht se ai është sulmuar ose komprometuar. Megjithatë, një konfigurim i tillë mund t’u japë hakerëve mundësinë të ndërhyjnë në funksionimin e pajisjeve.

    Alarmi në Greqi u dha pas incidenteve serioze të regjistruara në Evropë.

    Prej mëngjesit të sotëm, në mediat greke kanë dalë përfaqësues të kompanive të ndryshme ushqimore, të cilët kanë deklaruar se kanë gjetur frigoriferët e tyre me temperaturë të ndryshuar. Madje, në një prej rasteve, punonjësit e një supermarketi gjetën treguesin e temperaturës së frigoriferëve në 150 gradë. Për fat të mirë, ata e zbuluan këtë në orët e para të mëngjesit, kur temperatura ende ndodhej në 17 gradë.

    Padyshim që, siç theksojnë autoritetet greke, bëhet fjalë për frigoriferë modernë të lidhur me internetin, por që në këtë rast është e lehtë të hakohen.

    Një sulm i tillë nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e të dhënave. Nëse hakerët arrijnë të ndryshojnë temperaturat ose parametrat e funksionimit të frigoriferëve, mund të ndërpritet zinxhiri i ftohjes dhe të rrezikohen produktet e mishit, qumështit, ushqimet e ngrira dhe produkte të tjera që kërkojnë ruajtje në temperatura të ulëta të kontrolluara.

    Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike u ka kërkuar kompanive greke që këto sisteme të shkëputen menjëherë nga interneti publik, ndërsa kontrolli në distancë të realizohet vetëm përmes lidhjeve të sigurta VPN dhe autentifikimit me disa faktorë.

    Gjithashtu, rekomandohet ndryshimi i fjalëkalimeve standarde, instalimi i përditësimeve të sigurisë dhe zëvendësimi i pajisjeve të vjetra që nuk mbështeten më nga prodhuesit.

    Rasti tregon se një sulm kibernetik, që deri dje mund të perceptohej vetëm si problem informatik, mund të ketë tashmë pasoja të drejtpërdrejta edhe në zinxhirin ushqimor dhe në sigurinë e konsumatorëve.

    Burimi: Insajderi