Blog

  • Zegreva can benefit from Locatell’s injury

    Juventi may have the opportunity to temporarily change the list of European competition players according to the latest report by Italian media, and one of the names that can benefit from the situation is Edon Zegrova.

    However, its involvement in the European League list is not certain at all, as there are some obstacles that need to be overcome.

    According to UEFA regulation, clubs have the right to make a temporary replacement in List A during the league phase, until the end of the sixth lap, in case a footballer suffers from an injury or disease that keeps him out of the fields for at least 60 days.

    This opportunity has opened to Juventu following Manuel Locatelli’s injury, which is expected to be missing for more than two months.

    However, the state of Edon Zegrov is more complicated.

    Kosovo’s representative is not part of the current Juventu list for the League of Europe, and, to include it, the club must find a solution that matches all conditions defined by the U. EFA.

    Kosovo star so far this season has been presented at eight matches in Serie A, marking two goals while having just as many assets.

    Source Layer: Insander

  • Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit

    Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit

    Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit

    Juventusi mund të ketë mundësinë ta ndryshojë përkohësisht listën e lojtarëve për garat evropiane sipas raportimit të fundit nga mediat italiane dhe njëri prej emrave që mund të përfitojë nga kjo situatë është edhe Edon Zhegrova.

    Megjithatë, përfshirja e tij në listën e Ligës së Evropës nuk është aspak e sigurt, pasi ekzistojnë disa pengesa që duhet të tejkalohen.

    Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rast se një futbollist vuan nga një dëmtim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për së paku 60 ditë.

    Kjo mundësi është hapur te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

    Megjithatë, situata e Edon Zhegrovës është më e ndërlikuar.

    Reprezentuesi i Kosovës nuk është pjesë e listës aktuale të Juventusit për Ligën e Evropës dhe, për ta përfshirë atë, klubi duhet të gjejë një zgjidhje që përputhet me të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA.

    Ylli kosovar deri më tani këtë sezon është paraqitur në tetë ndeshje në Serie A, duke shënuar dy gola teksa ka edhe po aq asistime.

    Burimi: Insajderi

  • VV-ja në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

    VV-ja në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban të gjeturat e tyre lidhur me dallimet e mëdha në çmime ndërmjet dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në një periudhë prej nëntë muajsh.

    Sveçla ka thënë se kontrata e parë është nënshkruar në korrik të vitit 2024, ndërsa e dyta në prill të vitit 2025, duke theksuar se dallimet në çmime për pozicione dhe punë të njëjta kanë ngritur dyshime për keqpërdorime.

    “Ka të bëjë me dorëzimin e një denoncimi pranë Prokurorisë Speciale, së bashku me Ilir Kërçelin. Ka të bëjë me kontratën për ndriçim publik, ‘Smart’, ku ne jemi të bindur se ka prova dhe fakte të mjaftueshme që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës. Siç e dini, për ndriçimin publik janë dy kontrata të cilat janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut të vitit 2024, ndërsa kontrata tjetër e prillit të vitit 2025, mirëpo ndryshimi për pozicionet e njëjta, për punën e njëjtë, është aq i madh saqë na ka bërë që këtë kontratë ta hetojmë më në thellësi dhe të gjeturat tona i kemi dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale dhe presim që Prokuroria ta zbardhë rastin”, tha Sveçla. Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se në kontratën e dytë ka pozicione ku çmimet janë rritur ndjeshëm krahasuar me kontratën e parë.

    Ai ka përmendur shembuj të pozicioneve që, sipas tij, nga 90 euro janë rritur në 300 euro, ndërsa të tjera nga 50 euro në 250 euro.

    “Në këtë kontratë ka diferenca të mëdha të çmimeve, në krahasim me kontratën e parë të para nëntë muajve, ka pozicione të cilat nga 90 euro pas nëntë muajve janë rritur në 300 euro, dhe pozicione të tjera nga 50 euro me 250 euro nga kontrata e re. Është shumë e rëndësishme që Prokuroria Speciale t’i hetojë këto dy kontrata, sepse Komuna e Prishtinës paraprakisht e ka pasur një llogaritje se sa mund të jenë çmimet në treg, sepse kanë nënshkruar para nëntë muajve, para se ta nënshkruajnë kontratën e madhe prej 10 milionë euro, me një kompani tjetër, në të cilën ne kemi dyshime se kompania e parë ka përfunduar punimet në kryeqytet, mirëpo është faturuar kompania e cila ka fituar 10 milionë euro kontratën e ndriçimit ‘Smart’. Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, tha Kërçeli./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

    Alba Pollozhani i reagon sërish Arlinda Morinës: Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri

    Përplasjet mes Alba Pollozhanit dhe Arlinda Morinës po vazhdojnë edhe pas diskutimit të historisë mes tyre në Big Brother VIP Kosova.

    Së fundmi, Alba ka reaguar sërish përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një mesazh që duket se i drejtohet pikërisht Arlindës.

    “Fajtori nuk guxon të përballet, i dridhet edhe zëri. I drejti ndërmerr hapat. Shihemi nesër”, ka shkruar ajo.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ky reagim vjen pas situatës së krijuar rreth një projekti të përbashkët filmik, për të cilin Arlinda kishte folur edhe brenda shtëpisë së BBVK-së, duke përmendur përfshirjen e disa banorëve, mes tyre edhe Alba Pollozhanit.

    Gjatë Prime-it të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë mund ta dëmtonte profesionalisht.

    Ajo u përgjigj se, pas më shumë se 15 vitesh karrierë, askush nuk mund t’ia cenojë përvojën apo inteligjencën brenda pak sekondash.

    Po ashtu, bëri të ditur se po ndjek rrugën ligjore lidhur me atë që i konsideron padrejtësi profesionale.

    – YouTube www.youtube.com

    Ndërkohë, Alba ka vazhduar reagimet jashtë shtëpisë, duke lënë të kuptohet se çështja mes tyre nuk është mbyllur ende. /Telegrafi/

  • “Pas 13 vitesh folën për herë të parë” - Jaka Gashi rrëfen takimin me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

    “Pas 13 vitesh folën për herë të parë” – Jaka Gashi rrëfen takimin me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

    Drejtoresha e organizatës Women for Women, Iliriana Jaka Gashi, ka rrëfyer një nga përvojat më prekëse të punës së saj, kur një grup i grave. të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë kishin vendosur të flisnin për përjetimet e tyre pas 13 vitesh.

    E ftuar në episodin e nëntë të podcastit “Rrugëtimi” në Telegrafi, Jaka Gashi ka treguar se gjatë 15 viteve të angazhimit në organizatë ka dëgjuar histori të shumta të grave, por disa prej tyre kanë lënë gjurmë të veçanta në kujtesën e saj.

    Një nga këto histori lidhet me vitin 2012, kur organizata ishte kontaktuar nga një grup grash që kishin përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.

    “Ka qenë një grup i grave, të cilat në vitin dy mijë e dymbëdhjetë na kanë thirrë. Edhe na kanë tregu që janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka theksuar Jaka Gashi.

    Sipas saj, për këto gra kishte qenë hera e parë që kishin gjetur guximin të flisnin për përjetimet e tyre, plot 13 vjet pas përfundimit të luftës.

    “Do të thotë, pas trembëdhjetë viteshpër herë të parë e kanë shprehë atë çka i ka mundu”, është shprehur ajo.

    Jaka Gashi ka rrëfyer se gratë u kishin treguar se ajo dhe koleget e saj ishin ndër personat e parë që kishin kuptuar çfarë u kishte ndodhur.

    “Edhe na kanë thënë që në fakt ne jemi të parat, unë me kolegët, të cilat e kuptojmë çka ju ka ndodhë”, ka thënë ajo.

    Pas këtij kontakti, organizata kishte vazhduar t’i mbështeste gratë, të cilat më vonë kishin arritur të përfitonin edhe pensionet përkatëse.

    “Ato e kanë marrë pensionin edhe sot”, ka treguar drejtoresha e Women for Women.

    Megjithatë, ajo ka theksuar se mbështetja financiare nuk mund t’i zhbëjë përjetimet traumatike të luftës.

    “Unë jam hala në kontakt me to, nuk mund të them që pensioni e ka kriju lumturinë”, është shprehur Jaka Gashi.

    Sipas saj, përfshirja e grave në aktivitetet e organizatës u kishte krijuar mundësi të reja për socializim dhe për t’u çliruar sadopak nga stigma.

    Ajo ka treguar se gratë ishin bërë pjesë e grupeve të organizatës, pa qenë e nevojshme që pjesëmarrëset e tjera të dinin për përjetimet e tyre gjatë luftës.

    “Janë liruar pak prej asaj stigmës që e kanë”, ka theksuar ajo.

    Jaka Gashi ka vlerësuar se edhe shoqëria ka bërë përparim në këtë drejtim, duke përmendur miratimin e legjislacionit përkatës dhe rritjen e numrit të grave dhe burrave që kërkojnë njohjen e statusit dhe pensionet.

    Ajo ka shprehur shpresën që gjithnjë e më shumë të mbijetuar të kenë mundësi të kërkojnë të drejtat e tyre.

    Gjatë intervistës, drejtoresha e Women for Women ka folur edhe për ndikimin emocional që historitë e tilla kanë te personeli i organizatës.

    Sipas saj, dëgjimi i përvojave të vështira të grave lë pasoja emocionale edhe te profesionistet që punojnë për t’i mbështetur ato, por historitë e ndryshimit pozitiv janë një motivim i rëndësishëm për të vazhduar punën. /Telegrafi/

    Episodin e plotë mund ta gjeni më poshtë.

    – YouTube www.youtube.com

  • Progress Rama reacts to Pristina’s VV: Work, man, welcome.

    Pristina Mayor Progress Rama has reacted after representatives of the Vetevendosje Movement in Pristina handed over material to the Special Prosecutor over two public lighting contracts in the capital.

    Rama has named their move as political news, criticising them for, he says, lack of concrete proposals for citizens in the Communist Assembly.

    Your voters were willing to ask themselves, did you ever bring a proposal to the Capital Assembly for the good of the citizens of Pristina? Or do you have ash with the detective, the prosecutor, the judge, the police, the spokesman? It was Rama.

    His reaction comes after VV claims of major differences in the prices of two public lighting contracts, which this party has submitted for treatment to the Special Prosecutor.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

    Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

    Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dorëzuan materiale në Prokurorinë Speciale lidhur me dy kontrata për ndriçimin publik në kryeqytet.

    Rama e ka cilësuar veprimin e tyre si “show politik”, duke i kritikuar për, siç thotë ai, mungesë të propozimeve konkrete në të mirë të qytetarëve në Asamblenë Komunale.

    “Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar Rama.

    Reagimi i tij vjen pas pretendimeve të VV-së për dallime të mëdha në çmimet e dy kontratave të ndriçimit publik, të cilat kjo parti i ka dërguar për trajtim në Prokurorinë Speciale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Government shares 1m euros for Energy Efficiency

    The agreement is signed by Economy Minister Artane Rizvanolli, and Kosovo Energy Efficiency Fund Manager Njomza Hoxha.

    According to the Ministry of Economy’s announcement, separate means will serve to support the Fund’s activity and advance its goals in the field of energy efficiency.

    With this division, government financial support for the Fund, since 2019, totals 10m euros.

    Support for the Kosovo Energy Efficiency Fund has been ongoing, where since 2019, the government has allocated tools worth a total of 10m euros, with the aim of supporting the scope and expansion of measures for energy efficiency across the country, said the ministry’s announcement.

    Through these investments are aimed at improving living conditions and reducing energy spending through renovation of individual homes, multinational buildings, and facilities of public institutions.

    The ministry estimates that such measures have a direct impact on family economies, enabling warmer residences during winter and cooler summers, as well as long-term savings on energy bills.

    In addition to the benefits for citizens, according to the institution, investments in the sector also help reduce the burden on the electromagnetic system and strengthen the country’s energy security.

    The economy ministry has announced that it will continue supporting programmes aimed at more efficient use of energy.

    The Ministry of Economy will continue to support policies and programmes promoting efficient use of energy, establishing citizens’ welfare and sustainable development at the centre of public investments, the report said.

    Source Layer: RTKLive

  • Qeveria ndan edhe 1 milion euro për Efiçiencën e Energjisë

    Qeveria ndan edhe 1 milion euro për Efiçiencën e Energjisë

    Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, mjetet e ndara do të shërbejnë për mbështetjen e veprimtarisë së Fondit dhe avancimin e objektivave të tij në fushën e efiçiencës së energjisë.

    Me këtë ndarje, mbështetja financiare e Qeverisë për Fondin, që nga viti 2019, arrin në gjithsej 10 milionë euro.

    “Mbështetja për Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka qenë e vazhdueshme, ku që nga viti 2019, Qeveria ka ndarë mjete me vlerë totale 10 milionë euro, me qëllim të mbështetjes së fushëveprimit dhe zgjerimit të masave për efiçiencën e energjisë në mbarë vendin”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Përmes këtyre investimeve synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe zvogëlimi i shpenzimeve për energji, përmes renovimit të shtëpive individuale, ndërtesave shumëbanesore dhe objekteve të institucioneve publike.

    Ministria vlerëson se masat e tilla kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare, duke mundësuar banesa më të ngrohta gjatë dimrit dhe më të freskëta gjatë verës, si dhe kursime afatgjata në faturat e energjisë.

    Përveç përfitimeve për qytetarët, sipas institucionit, investimet në këtë sektor ndihmojnë edhe në zvogëlimin e ngarkesës mbi sistemin elektroenergjetik dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

    Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbështetjen për programet që synojnë përdorimin më efikas të energjisë.

    “Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të mbështesë politikat dhe programet që promovojnë përdorimin efiçientë të energjisë, duke e vendosur mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm në qendër të investimeve publike”, thuhet në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • LVV-ja denoncon kontratën 10-milionëshe për ndriçimin `Smart` në Prishtin

    LVV-ja denoncon kontratën 10-milionëshe për ndriçimin `Smart` në Prishtin

    Shefi i grupit të kuvendarëve në Kuvendin e Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban gjetjet e tyre lidhur me dallimet në çmime mes dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në korrik të vitit 2024 dhe prill të vitit 2025.

    Sveçla ka deklaruar se dallimet e mëdha për pozicione dhe punë të njëjta kanë nxitur hetimin e tyre të kësaj kontrate.

    “Ne jemi të bindur se ka prova dhe fakte të mjaftueshme që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Sveçla.

    Ai ka thënë se të gjitha gjetjet e tyre tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, nga e cila presin zbardhjen e rastit.

    Ndërkaq, deputeti Ilir Kërçeli ka paraqitur disa shembuj të rritjes së çmimeve në kontratën e dytë, duke pretenduar se për pozicione të njëjta çmimet janë rritur ndjeshëm brenda nëntë muajve.

    “Në këtë kontratë ka diferenca të mëdha të çmimeve, në krahasim me kontratën e parë të para nëntë muajve, ka pozicione të cilat nga 90 euro pas nëntë muajve janë rritur në 300 euro, dhe pozicione të tjera nga 50 euro në 250 euro nga kontrata e re”, ka thënë Kërçeli.

    Ai ka ngritur gjithashtu dyshime lidhur me realizimin dhe faturimin e punimeve, duke pretenduar se punimet në kryeqytet mund të jenë kryer nga një kompani, ndërsa faturimi i tyre t’i jetë bërë kompanisë që ka fituar kontratën e dytë, me vlerë prej 10 milionë eurosh.

    “Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, ka deklaruar Kërçeli.

    LVV-ja ka kërkuar që Prokuroria Speciale t’i hetojë të dy kontratat dhe të verifikojë dallimet në çmime, realizimin e punimeve dhe përgjegjësinë e palëve të përfshira.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar materiale në Prokurori për “abuzim” me kontratën për ndriçimin publik, raporton Ekonomia Online.

    “Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, shkroi ai në Facebook.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës,

    Burimi: RTKLive