Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

Written by

in

Përparim Rama reagon ndaj VV-së së Prishtinës: “Punoni, more, najsen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dorëzuan materiale në Prokurorinë Speciale lidhur me dy kontrata për ndriçimin publik në kryeqytet.

Rama e ka cilësuar veprimin e tyre si “show politik”, duke i kritikuar për, siç thotë ai, mungesë të propozimeve konkrete në të mirë të qytetarëve në Asamblenë Komunale.

“Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pas pretendimeve të VV-së për dallime të mëdha në çmimet e dy kontratave të ndriçimit publik, të cilat kjo parti i ka dërguar për trajtim në Prokurorinë Speciale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali