Blog

  • SHBA-ja sulmon objektiva ushtarake në ishullin iranian Qeshm

    SHBA-ja sulmon objektiva ushtarake në ishullin iranian Qeshm

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të kufizuara ndaj ishullit Qeshm të Iranit të hënën në mbrëmje, sipas raportimeve të mediave amerikane.

    Sulmet, të cilat janë cilësuar si “mbrojtëse”, kanë pasur në shënjestër sistemet e raketave tokë-ajër që përdoreshin kundër aseteve amerikane, raportuan The Wall Street Journal, Reuters dhe Associated Press.

    Megjithatë, sipas raportimeve, sulmet nuk konsiderohen si sinjal për rifillimin e një fushate të gjerë ushtarake kundër Iranit.

    Lajmi për sulmet u bë publik disa orë pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se ishte optimist për përparimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    “Presidenti dhe unë ndihemi mjaft mirë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përmes negociatave. Kemi bërë padyshim disa përparime. Do të shohim nëse mund të bëjmë edhe më shumë”, tha Vance.

    Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan se të hënën në mbrëmje janë dëgjuar disa shpërthime në ishullin Qeshm, por shkaku i tyre fillimisht nuk ishte i qartë.

    Sipas The Wall Street Journal, administrata e presidentit Donald Trump ka kryer edhe sulme të tjera në shkallë më të vogël ndaj Iranit gjatë javëve të fundit, të cilat nuk janë bërë publike. Këto sulme, sipas gazetës, janë mbajtur qëllimisht të fshehta për të shmangur përshtypjen se SHBA-ja po përgatitet të rifillojë fushatën ushtarake.

    Ishulli Qeshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin detar dhe atë të naftës. Gjatë luftës, Irani e ka përdorur këtë zonë për sulme ndaj anijeve që kalojnë nëpër ngushticë.

    Edhe pse sulmet kanë pushuar gjatë javëve të fundit, Irani ka vazhduar të zbatojë bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, duke shënjestruar cisternat e naftës, anijet me kontejnerë dhe mjetet e tjera lundruese që tentojnë të kalojnë nëpër të.

    Nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi i parë i bërë publik nga SHBA-ja ndaj Iranit pas disa javësh.

    Zhvillimet vijnë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat mbahen të martën. Partia Republikane e Trumpit pritet të përballet me pakënaqësinë e votuesve për shkak të ndikimit të luftës në koston e jetesës, veçanërisht rritjes së çmimeve të karburanteve.

    Trump, në një intervistë për Fox News, ka minimizuar ndikimin e konfliktit, duke thënë se aktualisht nuk ka luftë aktive dhe se ekziston një mundësi e mirë për arritjen e marrëveshjes me Iranin.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se SHBA-ja mund të detyrohet të sulmojë edhe objektin e njohur si “Mali Pickaxe”, një strukturë e fortifikuar nëntokësore në Iran, që dyshohet se përdoret si objekt bërthamor.

    Trump tha se një sulm i tillë nuk do të ishte “ndonjë punë e madhe” dhe se mund të realizohej brenda një ore.

    Në fjalimin e tij përmbyllës të fushatës zgjedhore në Washington, presidenti amerikan gjithashtu vlerësoi rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës, ndërsa administrata e tij po promovon përpjekjet e reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

    Rritja e çmimeve të benzinës, si pasojë e konfliktit, është shndërruar në një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve të mesmandatit.

    Burimi: Dukagjini

  • SHBA-ja godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

    SHBA-ja godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

    SHBA-ja godet objektiva iraniane në Ngushticën e Hormuzit

    Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të kufizuara ndaj objektivave iraniane në Ngushticën e Hormuzit, duke i cilësuar ato si veprime mbrojtëse pas kërcënimeve me raketa kundërajrore ndaj aseteve amerikane.

    Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Uashingtoni ka shënuar përparim në negociatat indirekte për paqe me Iranin.

    Nga ana tjetër, Teherani kërkon heqjen e bllokadës detare amerikane dhe plotësimin e kërkesave të tij si kushte për arritjen e një marrëveshjeje.

    Zhvillimet e fundit tregojnë se, pavarësisht kontakteve diplomatike, tensionet ushtarake në rajon mbeten të larta.

  • Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

    Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

    Rama fton sërish studentët në dialog, mesazhi nga “Sofra e Gurtë” përballë Kryeministrisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, duke vendosur edhe këtë mëngjes “Sofrën e Gurtë” përballë godinës së Kryeministrisë.

    Mbi tryezën prej guri janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa kreu i qeverisë ka shoqëruar pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhin “Mirëmëngjes”, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv

    Rama ka theksuar vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe për të diskutuar kërkesat e tyre, pavarësisht dallimeve në qëndrime.

  • Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

    Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

    Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

    Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat.

    Nga kjo ngjarje që ndodhi të dielën, 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe janë gjetur pa shenja jete, derisa si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, Brahim Demiri 65-vjeçar, ndaj të cilit të hënën është caktuar masa e paraburgimit.

    Familjarët kanë njoftuar se varrimi për dy viktimat do të mbahet sot.

    “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Ndryshe, Demiri dyshohet se e ka privuar nga jeta të birin e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e tashmë ndjerit, ishte gjetur po ashtu pa shenja jete. /Klankosova.tv

     

  • Hoti: Buxheti i vitit 2027 u miratua në Qeveri pas afatit ligjor

    Hoti: Buxheti i vitit 2027 u miratua në Qeveri pas afatit ligjor

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se buxheti i vitit 2027 është miratuar në Qeveri pas afatit ligjor.

    Hoti në një postim në Facebook shkruan se buxheti i vitit 2027 u miratua në Qeveri pas afatit ligjor, i përcaktuar më 31 tetor sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

    “Në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë e miratonte buxhetin komunal pas afatit ligjor, Qeveria nuk e përfshinte atë komunë në buxhetin e përgjithshëm. Në raste të tilla, buxheti i asaj komune duhej t’i nënshtrohej veçmas procedurave të miratimit në Qeveri dhe në Kuvend.

    Është e papranueshme kjo nëpërkëmbje e ligjit nga LVV-ja dhe sejmenët e saj. Është mjerim politik të shohësh 20 ministra të mbledhur për të miratuar buxhetin, të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm se po bëjnë shkelje ligjore, nuk guxojnë të hapin gojën për ta konstatuar për shkelje.

    Me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra. Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën”, shkruan ai. /Telegrafi/

  • Guaranteed show at the Champions League, nine matches and giant confrontations.

    The Champions League returns tonight to nine matches under the fourth round of the league, where there are some extremely interesting encounters between major European teams.

    The main focus will be on the duel between Atletico Madrid and Bayern Munichu, as well as the confronting Barcelona ) Aston Villa.

    Great interest is expected to wake up even the Manchester United Rome game, while Paris Saint-Germain will seek victory on his journey to Villarreal.

    The first fights start at 18:45, when Shakhtar Donetsk faces Sporting, while Galatasaray hosts Stutgart.

    At 9:00, seven other meetings are held:

    • Atletico Madrid ‘%Bain Munich
    • Barcelona
    • Feyenworth Inter
    • Bodão/Glimt ‘%Lille
    • LASK HINA Slovan Bratislava
    • Manchester United é Roma
    • Villarreal Paris Saint-Germain

    With nine encounters on an evening, European football fans are expected to have a rich programme of rivalry and emotion.

    The signal where the truth speaks before the news

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Spektakël i garantuar në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje dhe përballje gjigantësh

    Spektakël i garantuar në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje dhe përballje gjigantësh

    Spektakël i garantuar në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje dhe përballje gjigantësh

    Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë disa përballje tejet interesante mes skuadrave të mëdha evropiane.

    Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, si dhe te përballja Barcelona – Aston Villa.

    Interes të madh pritet të zgjojë edhe ndeshja Manchester United – Roma, ndërsa Paris Saint-Germain do të kërkojë fitore në udhëtim te Villarreal.

    Ndeshjet e para nisin në orën 18:45, kur Shakhtar Donetsk përballet me Sportingun, ndërsa Galatasaray pret Stuttgartin.

    Në orën 21:00 zhvillohen shtatë takimet e tjera:

    • Atletico Madrid – Bayern Munich
    • Barcelona – Aston Villa
    • Feyenoord – Inter
    • Bodø/Glimt – Lille
    • LASK – Slovan Bratislava
    • Manchester United – Roma
    • Villarreal – Paris Saint-Germain

    Me nëntë përballje në një mbrëmje, tifozët e futbollit evropian pritet të kenë një program të pasur me rivalitet dhe emocione.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajm

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The weather in Kosovo today will there be snowfall?

    Kosovo Hydromeorological Institute ( IHK, has announced that on Tuesday, November 3rd, in our country will hold the weather of killing and rainfall.

    According to IHK’s forecast, mixed rainfall and snow are expected in high areas.

    Minimum temperatures will range from 0 to 3 degrees Celsius, while maximum temperatures from 6 to 8 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 6 meters per second.

    Source Layer: Insander

  • Moti sot në Kosovë – a do të ketë reshje bore?

    Moti sot në Kosovë – a do të ketë reshje bore?

    Moti sot në Kosovë – a do të ketë reshje bore?

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se të martën, më 3 nëntor, në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

    Sipas parashikimit të IHK-së, në viset e larta priten reshje të përziera shiu dhe bore.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

    Burimi: Insajderi

  • Luis Enrique po përgatit lëvizjen e tij të radhës te PSG, ka katër emra sulmuesit në listën e dëshirave

    Luis Enrique po përgatit lëvizjen e tij të radhës te PSG, ka katër emra sulmuesit në listën e dëshirave

    Paris Saint-Germain po i mban Ibrahim Mazan, Ez Abden, Estevao Willian dhe Rayanin si katër opsionet e tyre për të forcuar sulmin gjatë afatit kalimtar dimëror. Luis Enrique është i qartë se ata duhet të shtojnë një tjetër opsion sulmues për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve.

    Stafi teknik i PSG-së dhe trajneri Enrique po kërkojnë të shtojnë një sulmues në afatin dimëror për të kompensuar mungesën e zgjatur të gjeorgjianit Khvicha Kvaratskhelia, duke vlerësuar opsionet që variojnë nga transferimet e përhershme deri te huazimet me klauzolë minimale të kohës së lojës.

    Opsioni i parë në listën e tyre të ngushtë është Ibrahim Maza, një mesfushor sulmues 20-vjeçar që aktualisht luan për Bayer Leverkusen.

    Sipas Sky Sports DE, klubi francez e ka futur atë në listën e transferimeve të dimrit, megjithëse skuadra gjermane po përpiqet t’ia zgjasë kontratën përtej qershorit 2030 me një rritje page për të mbajtur një lojtar që tashmë ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asistime këtë sezon.

    Opsioni i dytë është Ez Abde, një sulmues krahu 24-vjeçar nga Real Betis i njohur për aftësitë e tij në driblim në krahun e majtë.

    Reprezentuesi maroken ka një kontratë afatgjatë me Sevillan, me Barcelonën që mbanë 20% të çdo tarife transferimi të ardhshëm nëse ai largohet nga La Liga për në kryeqytetin francez.

    Marrëveshja e huazimit për profilin e Estevaos dhe Rayanit

    Në Ligën Premier, stafi teknik i PSG-së po përparon me bisedimet zyrtare për Estevaon, sulmuesin anësor 19-vjeçar të Chelseat.

    Klubi londinez ka dhënë miratimin paraprak për një huazim deri më 30 qershor 2027, duke kërkuar që klubi francez të mbulojë 100% të pagës së tij dhe të pranojë një klauzolë penalizimi financiar nëse lojtari nuk arrin të arrijë një numër të rënë dakord të minutave të lojës.

    Opsioni i katërt në tavolinë është Rayan, një sulmues brazilian 19-vjeçar që luan për Bournemouth.

    Sulmuesi ka një kontratë me klubin anglez deri në qershor 2031, duke ofruar një opsion rinor dhe energjik për të forcuar thellësinë e skuadrës për garat evropiane.

    Menaxhmenti i klubit parisien do të zhvillojë takime pune me stafin e trajnerëve gjatë dy javëve të fundit të nëntorit 2026 për të përcaktuar se cili nga katër kandidatët i përshtatet më mirë buxhetit në dispozicion.

    Pasi Enrique dhe Luis Campos të kenë rënë dakord për prioritetet e tyre sportive, PSG do të nisë zyrtarisht ofertën e saj për një nga katër kandidatët në fillim të janarit 2027. /Telegrafi/