Blog

  • Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

    Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

    Arlinda Morina ka folur gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova për zhvillimet e fundit që lidhen me karrierën e saj profesionale, pas polemikave që shpërthyen rreth një projekti filmik ku ishte përfshirë edhe Alba Pollozhani.

    Para disa ditësh, Arlinda kishte treguar se planifikonte të realizonte një film së bashku me disa emra të njohur të Big Brotherit, përfshirë Albën.

    Kjo e fundit, e cila ndodhet jashtë shtëpisë, ka reaguar për këtë çështje përmes rrjeteve sociale, duke lënë të kuptohet se ka fakte për të mbështetur deklaratat e saj publike.

    – YouTube www.youtube.com

    Ndërkohë, gjatë spektaklit të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë e prek më së shumti në profesionin e saj, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit.

    Në përgjigjen e saj, Arlinda u shpreh se askush nuk mund t’ia dëmtojë karrierën brenda tre sekondash, pasi ajo ka mbi 15 vjet përvojë profesionale.

    Ajo theksoi gjithashtu se askush nuk mund t’ia marrë inteligjencën.

    Banorja bëri të ditur se për padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në aspektin profesional, ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

    – YouTube www.youtube.com

    Regjisorja përmendi se Alba është planifikuar të jetë vetëm tre sekonda në klip, ndonëse ka persona të tjerë që e kanë mashtruar. /Telegrafi/

  • Shenja 40 kilometra në orë, shpejtësia 170 në orë: Çka do t’i ndodhte të riut nga Ferizaj po ta kryente këtë delikt në Zvicër?

    Shenja 40 kilometra në orë, shpejtësia 170 në orë: Çka do t’i ndodhte të riut nga Ferizaj po ta kryente këtë delikt në Zvicër?

    Një krim i rëndë në trafik në Kosovë konsiderohet kundërvajtje, ndërsa në Zvicër delinkuenti do të rrezikonte burgimin dhe konfiskimin e veturës. Qe një ide për ndonjë deputet që të iniciojë ndryshimin dhe ashpërsimin e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor.

    Më tërhoqi vëmendjen një lajm i botuar në platformën kallxo.com: “Policia e Kosovës ka njoftuar se më 01.11.2026 ka identifikuar personin që është incizuar duke e drejtuar veturën në shpejtësi prej 170 km/h në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’ në Ferizaj, ku shpejtësia e kufizuar është 40 km/h.

    Sipas Policisë, shoferi është 19-vjeçari R.T., i cili po e voziste veturën e tipit BMW pa patentë shoferi. Policia ka njoftuar se kundërvajtja është zbuluar pasi 19-vjeçari kishte publikuar në rrjetet sociale videon ku shihej duke vozitur. ‘Ndaj tij policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundërvajtje për gjykatë’, thuhet në njoftimin e Policisë”.

    Fjala që duhet të shqetësojë çdo njeri në Kosovë pas këtij lajmi është fjala “kundërvajtje”. Si është e mundur që ky krim kaq i rëndë i një drejtuesi të automjetit të trajtohet si kundërvajtje? Si? Një zonë me shpejtësi të kufizuar prej 40 kilometrash në orë është zonë e banuar, me këmbësorë, me fëmijë, me prindër që shtyjnë karroca me foshnja, me të moshuar që kanë mobilitet të kufizuar. Dhe vjen hajvani, pa patentë shoferi, me 170 kilometra në orë. 170! Vetëm një fat i madh i ka shpëtuar njerëzit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj nga një masakër. Por policia dhe gjyqësia jonë e dashur e trajton këtë rast si kundërvajtje, jo si vepër të rëndë penale.

    Nga njoftimi nuk kuptohet se çfarë pasojash ka pasur për shoferin pa patentë sjellja e tij. Kundërvajtje domethënë shkelje e lehtë, që i bie se huligani në timon është kthyer në shtëpi pa therë në këmbë dhe pret ndonjë gjobë nga policia. Patentën nuk mund t’ia marrin, se nuk e ka.

    Po të ndodhte kjo në Zvicër, masat do të ishin dukshëm më drakonike. Një 19-vjeçar që vozit me 170 kilometra në orë në një zonë ku kufiri është 40 kilometra në orë dhe nuk ka fare patentë do të rrezikonte burgimin, konfiskimin e veturës dhe ndalimin për ta marrë patentën. Mungesa e patentës do të përbënte një vepër penale më vete, krahas shpejtësisë ekstreme. Në raste të shkeljes së rëndë të rregullave të trafikut, vetura do të trajtohej si armë. Gjykata mund të urdhërojë konfiskimin kur plotësohen dy kushte: a) me veturën është kryer një shkelje e rëndë e rregullave të trafikut në mënyrë të paskrupullt; b) konfiskimi mund ta pengojë autorin të kryejë shkelje të tjera të rënda.

    Ky rast do të duhej t’i alarmonte deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata, ose së paku disa prej tyre, mund të dalin e të flasin publikisht për problemin e shoferëve të papërgjegjshëm në trafik. Dhe mund të nisin procedurat për ndryshimin dhe ashpërsimin e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor.

    Gjendja në rrugët e Kosovës është alarmante. Kosova ka 70 të vdekur në trafik për 1 milion banorë (një përllogaritje bazuar në 111 viktimat e raportuara nga Policia e Kosovës për vitin 2025 dhe në popullsinë prej rreth 1,577 milionë banorësh). Mesatarja e BE-së është 43 të vdekur në trafik për 1 milion banorë. Në Zvicër janë 23 për 1 milion banorë, në Suedi 19. Kjo nënkupton se norma e Kosovës është afërsisht 63 për qind mbi mesataren e BE-së. Në krahasim me Zvicrën, norma e vdekjeve në trafik në Kosovë është rreth 201 për qind më e lartë.

    Në vitin 2025, sipas Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve u rrit nga 22’604 në 24’150, ose me 6,83 për qind; jetën e humbën 111 persona, që përbën rritje prej 14,43 për qind; u lënduan 16’681 persona, ose 9,10 për qind më shumë se në vitin 2024.

    Gjetja e këtyre të dhënave nuk është ndonjë vepër heroike. Janë publike dhe gjenden në raportin vjetor të Policisë së Kosovës për vitin 2025. Raporti është në internet, vetëm se kjo çështje nuk i ka bërë përshtypje asnjërit prej 120 deputetëve. Nuk kam asnjë iluzion se ndonjëri prej tyre do ta lexojë këtë tekst. Mjafton t’ua shikosh postimet në rrjetet sociale. Merren me “tema të mëdha”, larg realitetit të njerëzve normalë. Shiten mirë edhe patriotizmi bosh, ndonjë përrallë për heroizma në luftë dhe kërcënimet e përbetimet “kundër Serbisë”.

    Nga secili deputet, qytetarët e Kosovës presin punë, angazhim, ekspertizë, lexim të projektligjeve, përgatitje të ndryshimeve, pjesëmarrje aktive në punën e komisioneve parlamentare, dëgjim dhe peshim të argumenteve, kontribut për ligje të mira dhe fjalime që përmirësojnë debatin publik. Si anëtar i një komisioni, deputeti merret, për shembull, me financat, politikën e jashtme, shëndetësinë, çështjet sociale apo sigurinë, përfshirë sigurinë në trafik.

    Për këtë qëllim, deputeti zhvillon edhe takime me ekspertë dhe përfaqësues institucionesh, për të mbledhur informacionin që i duhet për vendimmarrje. Kontrollon qeverinë dhe administratën. Shqyrton si zbatohen vendimet, si përdoren fondet dhe ku ka mangësi. Mbikëqyr edhe ligjshmërinë, përshtatshmërinë dhe efektivitetin e veprimtarisë shtetërore. Shqyrton buxhetin dhe llogaritë publike. Për këto punë qytetarët e dërgojnë deputetin në parlament.

    Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për hajgarexhinj që sillen në parlament më shumë si aktivistë apo aktiviste fetare dhe, në mënyrë teatrale, ndërpresin fjalimet sepse diku jashtë dikush po “thërret ezanin”. Ky nuk është gjest respekti ndaj fesë, por fetarizim i jetës parlamentare. Deputeti zgjidhet për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Kosova nuk është shtet fetar. Deputetët u përkasin feve të ndryshme. Si e praktikojnë ata fenë jashtë institucioneve, është çështje e tyre private. Nëse ndërpritet debati parlamentar për thirrjet fetare të një feje, atëherë këtë shembull mund ta ndjekin edhe deputetë të tjerë kur bien kambanat e kishës katolike, ortodokse apo evangjeliste. Kryeni punën si deputetë, sepse për këtë jeni në parlament. Jo për poza populliste. Qe, pra, merruni me rastin e krimit në një rrugë në Ferizaj.

  • Parliamentary commissions gather today to review economic, health and innovation issues

    Kosovo Assembly Parliamentary Commissions will hold meetings today to review various issues related to the economy, health, community rights and innovation.

    At 10:00 p.m., the Commission for Economics, Industry, Undertaking, Trade and Innovation will hear the report of members of the Kosovo Competition Authority Commission concerning the situation in this institution.

    At the same time, the Commission for Health will hold the meeting, while the Commission for the Rights and Interests of Communities and Kthim will review the work plan for the 2026 autumn session.

    Meanwhile, at 1:30 a.m., the Commission for Economics, Industry, Undertaking, Trade and Innovation will consider Bill No. 11 L-005 for innovation and entrepreneurship.

    Source Layer: Insander

  • Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje për të shqyrtuar çështje të ndryshme që lidhen me ekonominë, shëndetësinë, të drejtat e komuniteteve dhe inovacionin.

    Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion.

    Në të njëjtën orë, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Shëndetësi, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Ndërkaq, në orën 13:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin nr. 11/L-005 për inovacion dhe ndërmarrësi.

    Burimi: Insajderi

  • Vetevendosje expected to deliver material to Special Prosecutor

    The surrender has been warned to take place at the Special Prosecutor’s Office in Pristina.

    The details about what these materials contain have not been made known, whether they refer to or to whom they refer.

    After their surrender, Vetevendosje representatives provide more details about the content and reason of presenting these materials to the following body

    Source Layer: RTKLive

  • Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale

    Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale

    Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

    Nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë përmbajnë këto materiale, cilës çështje i referohen apo ndaj kujt kanë të bëjnë.

    Pas dorëzimit të tyre, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë detaje për përmbajtjen dhe arsyen e paraqitjes së këtyre materialeve në organin e ndjekjes

    Burimi: RTKLive

  • Rreth 2,800 trupa nga 10 vende në Poloni - Evropa përgatitet për “skenarin e armëpushimit” në Ukrainë

    Rreth 2,800 trupa nga 10 vende në Poloni – Evropa përgatitet për “skenarin e armëpushimit” në Ukrainë

    Rreth 2,800 trupa nga 10 vende evropiane do të zhvillojnë stërvitjen e parë të një force të re shumëkombëshe në mbështetje të Ukrainës në Poloni më vonë këtë muaj, thanë të martën Londra dhe Parisi.

    E udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, Forca Shumëkombëshe – Ukrainë (MNF-U) nuk ka mision ofensiv dhe do të vendoset vetëm pasi të arrihet një armëpushim për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në vitin 2022.

    Forca, e cila u krijua në vitin 2025 dhe tashmë ka një seli operative në Paris, nuk është një operacion i NATO-s dhe ka pak përfshirje të SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ajo synon të mbështesë forcat e armatosura ukrainase, të sigurojë sigurinë në hapësirën ajrore ukrainase dhe të lejojë rifillimin e aktivitetit ekonomik në Detin e Zi.

    Por shtrirja dhe kohëzgjatja e ushtrimit, të quajtur Koalicja (“Koalicion” në polonisht), rrezikon “të armiqësojë” Rusinë, me Moskën që ende tregon “pak oreks” për të vendosur për paqen.

    “Stërvitja do të lejojë testimin e shpejtësisë dhe efikasitetit me të cilin disa vende mund të vendosin forca në tokë, det dhe ajër për të mbështetur Ukrainën pasi të kenë mbaruar armiqësitë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga ministria franceze e mbrojtjes.

    “Ky nuk është një plan hipotetik, është një forcë reale, e gatshme të ndihmojë Ukrainën sapo të ndalen luftimet”, citohet të ketë thënë ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, në një deklaratë të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar .

    Stërvitja është planifikuar të zgjasë nga 9 deri më 22 nëntor në Poloninë juglindore jo shumë larg kufirit ukrainas, dhe në të do të marrin pjesë 2,800 trupa.

    Kontingjenti më i madh prej 1,100 trupash do të vijë nga Franca, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të vendosë 300 ushtarë.

    Pajisjet e lehta të vendosura

    Stërvitja e parë për forcën e koalicionit është “një moment kyç, pasi do të shërbejë si një demonstrim konkret i aftësisë së MNF-U për t’u vendosur sapo të kenë mbaruar armiqësitë”, tha gjenerali francez Armel Dirou, i cili do të bashkë-udhëheqë stërvitjen së bashku me gjenerallejtënant britanik Tom Bateman.

    Aty do të përfshihen trupa nga Belgjika, Estonia, Gjermania, Franca, Lituania, Holanda, Polonia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar në operacione ajrore dhe tokësore rreth qytetit Nowa Deba, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit ukrainas, thuhet në deklaratën e përbashkët.

    Ndërkohë, një simulim detar do të drejtohet nga Turqia nga Stambolli për të testuar përgatitjen për operacione eventuale të pastrimit të minave në Detin e Zi. Trupat turke nuk do të përfshihen në stërvitjen tokësore në Poloni, shtoi ajo.

    Bateman theksoi se forca nuk është një “mision paqeruajtës ose monitorimi i armëpushimit”.

    “Nuk është projektuar për operacione ofensive. Qëllimi i tij është të ofrojë siguri dhe të mbështesë rigjenerimin e forcave të armatosura të Ukrainës, duke forcuar aftësinë e tyre për të penguar dhe, nëse është e nevojshme, për t’u mbrojtur kundër agresionit të ardhshëm rus”, tha ai.

    Megjithatë, Moska do ta vëzhgojë nga afër luftën ndërsa po i afrohet momentit të saj pesëvjeçar, me asnjërën palë që nuk duket afër një përparimi vendimtar.

    Dirou tha se qëllimi i stërvitjes ishte të përgatitej mënyra se si do të vendosej misioni, duke kapërcyer problemet e ndryshme logjistike dhe kulturore midis ushtrive të vendeve të ndryshme.

    “Kjo nuk është një shfaqje force. Ne nuk do të tregojmë muskujt tanë”, tha ai.

    Pritet që në Poloni të vendosen vetëm pajisje të lehta, siç janë dronët, për ushtrime kundër dronëve dhe vetëmbrojtjes, në vend të armatimeve të rënda, dhe se nuk do të vendosen tanke. /Telegrafi/

  • Economic Criminals launch at Arting, near the Derand Hotel in Pristina, numerous police forces in the facility where Call Center operate

    The major international operation against money laundering is also extending to one of Pristina’s renowned business facilities. Numerous Kosovo Police forces have been engaged in the facility, near the Derand Hotel, where even call centres, known as Call Center, operate.

    The signal paper has provided photos from the location, where police members and police vehicles engaged under the action being conducted today, November 3rd.

    The facility is located on the street area of Bekim Fehmiu, near the Derand Hotel, while the police presence in this location is part of the broader operation under way in several Kosovo cities.

    Signal sources suggest that the Directorate for Investigation of Economic Crimes and Corruption has been engaged in the action, under investigations into alleged money laundering, with international scope.

    The operation, according to information provided by the paper, is under order by the Constitutional Court in Pristina Special Department, under the investigation of the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo.

    Besides Pristina, police action is taking place in Ferizaj and Fushe Kosovo, while the operation is co-ordinated with international authorities, including those in Germany and other European states.

    Focused on even terminal objects of Call Center

    The presence of police at the Arting facility takes on special importance to the fact that call centers are operating in this facility.

    Financial fraud through Call Center has become the target of several investigations in Kosovo, including cases where foreign citizens have allegedly been misled through false investment bids.

    However, for today’s operation it still remains to confirm which subjects within the facility are specifically involved in checks and whether any of the call centres are subject to the investigation.

    According to signal sources, mobile phones, computers, electronic devices, financial documentation, cash, gold and other valuables are being requested under the raids.

    There is still no confirmed data on the number of individuals eventually arrested or on items that may have been seized at the facility of N. Arting.

    The operation continues, as the Signal newspaper is tracking developments in the field and other locations where police units are engaged.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë te “Arting”, afër Hotel Derand në Prishtinë – forca të shumta policore në objektin ku operojnë Call Center-a

    Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë te “Arting”, afër Hotel Derand në Prishtinë – forca të shumta policore në objektin ku operojnë Call Center-a

    Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnë te “Arting”, afër Hotel Derand në Prishtinë – forca të shumta policore në objektin ku operojnë Call Center-a

    Operacioni i madh ndërkombëtar kundër shpëlarjes së parave po shtrihet edhe në një prej objekteve të njohura afariste në Prishtinë. Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë angazhuar te objekti “Arting”, në afërsi të Hotel Derand, ku operojnë edhe qendra të thirrjeve, të njohura si Call Center.

    Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi nga lokacioni, ku shihen pjesëtarë të Policisë dhe automjete policore të angazhuara në kuadër të aksionit që po zhvillohet sot, më 3 nëntor.

    Objekti ndodhet në zonën e rrugës “Bekim Fehmiu”, pranë Hotel Derand, ndërsa prania policore në këtë lokacion është pjesë e operacionit më të gjerë që po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në aksion është angazhuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve për shpëlarje të dyshuar të parave, me shtrirje ndërkombëtare.

    Operacioni, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, po zhvillohet me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Krahas Prishtinës, veprime policore po zhvillohen edhe në Ferizaj dhe Fushë Kosovë, ndërsa operacioni është i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare, përfshirë ato në Gjermani dhe në shtete të tjera evropiane.

    Në fokus edhe objektet ku operojnë Call Center-a

    Prania e Policisë te objekti “Arting” merr rëndësi të veçantë për faktin se në këtë objekt funksionojnë edhe qendra të thirrjeve.

    Mashtrimet financiare përmes Call Center-ave janë bërë objekt i disa hetimeve në Kosovë, përfshirë raste ku dyshohet se shtetas të huaj janë mashtruar përmes ofertave të rreme të investimit.

    Megjithatë, për operacionin e sotëm mbetet ende të konfirmohet se cilat subjekte brenda objektit janë përfshirë konkretisht në kontrolle dhe nëse ndonjëra prej qendrave të thirrjeve është subjekt i hetimit.

    Sipas burimeve të Sinjalit, në kuadër të bastisjeve të këtij operacioni po kërkohen telefona celularë, kompjuterë, pajisje elektronike, dokumentacion financiar, para të gatshme, ar dhe sende të tjera me vlerë, të cilat mund të shërbejnë si prova për hetimet.

    Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave eventualisht të arrestuar apo për sendet që mund të jenë sekuestruar në objektin “Arting”.

    Operacioni vazhdon, ndërsa Gazeta Sinjali po përcjell zhvillimet në terren dhe në lokacionet e tjera ku janë angazhuar njësitë policore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • NATO diplomats are alarmed: Trump could draw thousands of American soldiers from Europe after US elections

    Five NATO diplomats have warned that a loss of Republicans in the US Muslim elections could push President Donald Trump towards a harsher clash with European allies, including the withdrawal of thousands of American soldiers from the continent and the reduction of aid to Ukraine.

    According to a report by POLITICO, diplomats who have spoken on condition of anonymity are concerned that the loss of the republican majority in Congress may move Trump to focus more on foreign policy, where the American president has broader executive competencies.

    If he gets very angry, he might be very tough, a diplomat has warned. NATO.

    European officials estimate that a loss of political influence in Congress could make Trump more prone to dangerous actions in foreign policy, while the critical stance on NATO remains part of its political beliefs.

    Fear of attracting American troops

    The main concern of European allies relates to the revising of the deployment of American military forces to Europe, whose results are expected to be completed by December.

    According to the three diplomats, Trump can expand the plan to reduce the American military presence in Europe in order to meet its supporters’ demands by the MAGA movement.

    Such a move would particularly hit European allies, who continue to rely on the US for significant military capacities.

    Jennifer Kavanagh, senior associate at the U.S. Institute of Defence Priories, has warned that Europe would find it difficult to replace American capacities in electronic warfare, air protection, intelligence, detection, fuel supply to air and military logistics.

    American law currently envisions at least 76 thousand members of the American Armed Forces in Europe, but Kavanagh has questioned whether these restrictions could prevent a president determined to change politics.

    Ukraine, part of possible deal with Putin

    Another major concern is the possibility that Trump will link the American military presence in Europe to an agreement to conclude the war in Ukraine, which would be supported by Washington.

    Oana Lungescu, former NATO official and associate of the British Royal United Service Institute, has warned that Trump can handle European security issues, American troops and Ukraine as part of a broader agreement with Russian President Vladimir Putin.

    There is the danger that all these issues, the review of American forces, Ukraine and the European security order, will begin to be viewed as part of a much larger agreement with Putin, she has said.

    According to her, such development would create an extremely dangerous situation for European security.

    Diplomats also warn of possibility of reducing US contributions to NATO’s common budget and limiting programme P The URL, through which European allies finance the purchase of American weapons for Ukraine.

    It could change Pentagon leadership.

    A major loss of Republicans may also result in changes in the U.S. Department of Defense leadership.

    Defence Secretary Pete Hegseth has faced criticism from a part of congressmen for refusing regular reporting on military operations and budgetary spending.

    Criticism has also prompted his decisions on the dismissal of dozens of generals and Admirals, as well as problems related to the American war against Iran.

    According to POLITICO, Washington has already speculated that Hegseth could leave office after a serious republican defeat.

    A Congress under the control of the Democrats could start investigating its decisions, further making the Pentagon difficult.

    However, Hegseth’s possible departure could postpone decisions on the withdrawal of American troops from Europe for several weeks or months.

    White House: Trump has done more for NATO that everyone

    The White House has rejected claims that Trump is endangering NATO.

    Deputy spokeswoman Olivia Wales has stated for Yeah. LITICO that the American president has done more for the Alliance than any of his predecessors.

    It has cited the deal to increase Allied protection and security expenditures to five percent gross domestic product by 2035, to strengthen the American military presence in Greenland, and to put an end to the war in Ukraine.

    However, Wales has confirmed that Trump has not given up criticism of European allies for their stance on the American war against Iran.

    The president remains convinced that our allies in NATO should stand by the United States, she has declared.

    Montenegrin minister doesn’t believe in US leaving NATO

    Unlike concerned diplomats, Montenegrin Defence Minister Dragan Krapovic does not believe Trump will take radical steps against NATO.

    He said about Yeah. TITICO that speculations about the American president’s departure from the Alliance have been heard for years, but so far have not been realised.

    We continue to hear speculation that Trump will leave NATO. That hasn’t happened so far, Krapovic said.

    He has also recalled the role of the US Congress in decisions to reduce the number of American troops in Europe.

    However, another diplomat NATO has expressed concern for the American president’s unpredictable.

    To make high probability predictions that will come true, you must have a study facility that makes rational decisions, he said.

    I think with the current American president we’re not in such a situation, the diplomat added.

    NATO and the US Department of Defence have not commented on POLITICO’s demands.

    The concerns of European diplomats are based on estimates of Trump’s possible actions and not on officially announced decisions. However, the upcoming review of the US military presence in Europe gives these concrete warnings, as results are expected to be published in December, just weeks after elections that could change the political balance in Washington.

    Source Layer: Insander