Blog

  • Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

    Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

    Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se ishte i hapur për bisedime për formimin e një qeverie të gjerë, por këmbënguli që ai duhet të mbetet kryeministër.

    Likud “aspiron të formojë një qeveri të gjerë me partnerët tanë dhe me çdo parti që dëshiron ta bëjë këtë dhe nuk mbështet terrorizmin”, tha Netanyahu në X.

    “Jam i hapur për të zhvilluar një dialog mbi këtë çështje”, shtoi ai.

    Netanyahu pretendoi se “publiku në Izrael nuk dëshiron një qeveri që varet nga Ra’am dhe Lista e Përbashkët”, duke iu referuar dy listave parlamentare arabe.

    “Që nga dita e parë, dora jonë është shtrirë për të krijuar një qeveri të gjerë kombëtare”, tha ai.

    Netanyahu gjithashtu pretendoi një mandat për të mbetur kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar.

    “Një shumicë e qartë e publikut hebre zgjodhi Likudin si partinë më të madhe dhe mua, si kryeministër, për të udhëhequr qeverinë e ardhshme”, tha ai.

    Ndërkohë, partia “Së bashku” e ish-kryeministrit Naftali Bennett, Demokratët e Yair Golan dhe Yisrael Beytenu i Avigdor Lieberman kanë vendosur të rekomandojnë që Presidenti Isaac Herzog t’i ngarkojë udhëheqësit të Yashar, Gadi Eisenkot, detyrën e formimit të qeverisë së ardhshme.

    Mbështetja e partive opozitare i jep Eisenkotit mbështetjen e 48 ligjvënësve.

    Dy listat parlamentare arabe pritet gjithashtu të rekomandojnë Eisenkotin, duke e çuar potencialisht mbështetjen e tij në 67 ligjvënës në Knessetin me 120 anëtarë.

    Blloku i Netanyahut siguroi 53 vende në zgjedhjet e javës së kaluar, krahasuar me 48 për partitë e opozitës dhe 19 për partitë arabe, duke mos lënë asnjërin bllok me shumicë parlamentare.

    Megjithatë, rekomandimet për Herzogun nuk garantojnë formimin e një koalicioni qeverisës. Lieberman ka refuzuar bashkimin me një qeveri që përfshin partitë arabe ose varet nga mbështetja e tyre parlamentare.

    Herzog është planifikuar të fillojë dy ditë konsultimesh me fraksionet parlamentare të mërkurën përpara se të zgjedhë një ligjvënës që do të marrë mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm

    Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm

    Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm

    Anjeza është banorja që ka shkuar në nominim të përhershëm. Mes saj, Zojës dhe Dionit mori më së paku vota për të shpëtuar.

    Banorja do të jetë në nominim për gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë në shtëpi.

    Ky nominim erdhi si pasojë e një vendimi të Arlindës, Nichit dhe Antonetës si banorët e parë në lojë, që e kishin këtë avantazh.

    Burimi: Insajderi

  • Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

    Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

    Kompania e 2-të Manovruese e Batalionit Hungarez të Rezervës Taktike të KFOR-it ka zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kosovë, në bashkëpunim me paqeruajtësit zviceranë.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi kryesor i ushtrimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve që kontribuojnë në misionin e udhëhequr nga NATO, si dhe ofrimi i përvojës praktike për ushtarët hungarezë në operacionet e transportit ajror.

    “Gjatë stërvitjes, ushtarët hungarezë mësuan dhe praktikuan procedurat për dislokim dhe operim së bashku me helikopterët transportues Super Puma të Forcave Ajrore Zvicerane”, thuhet në njoftim.

    KFOR-i ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ndërkombëtare për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme.

    “Aktivitete të tilla janë thelbësore për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme, duke rritur aftësinë e tyre për transport të shpejtë të trupave dhe ridislokim efektiv, si dhe duke siguruar bashkëpunim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

    Burimi: RTKLive

  • Të paprekshmit e Evropës, në mesin e tyre Lazio: Vetëm katër klube mbeten pa humbje në pesë ligat kryesore

    Të paprekshmit e Evropës, në mesin e tyre Lazio: Vetëm katër klube mbeten pa humbje në pesë ligat kryesore

    Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e ri futbollistik. Lazio, Roma, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë të fundit që po rezistojnë pa asnjë humbje, pasi shumë prej favoritëve të hershëm pësuan goditjet e para.

    Barcelona ishte mes atyre që po shijonte një nisje të përsosur, duke fituar çdo ndeshje në kampionat përpara se disfata në El Clasico ndaj Real Madrid t’i jepte fund ecurisë së tyre.

    Kjo humbje do të thotë se La Liga nuk ka më asnjë përfaqësues të pamposhtur, duke zhvendosur gjithë vëmendjen te dy klube në Gjermani dhe dy në Itali. Ndërsa prania e Bayern Munich në këtë listë nuk befason askënd, tre klubet e tjera kanë secila historinë e tyre të veçantë.

    Dhe është pikërisht Lazio ajo që po pushton faqet e para të gazetave. Klubi romak është shndërruar në surprizën më të madhe të këtij sezoni nën drejtimin e Gennaro Gattuso.

    Pas dhjetë ndeshjeve të para në Serie A, bardhekaltërit kanë grumbulluar nëntë fitore dhe një barazim. Me 28 pikë të grumbulluara, ata kryesojnë të shkëputur me tre pikë më shumë se ndjekësit, duke lënë pas skuadra si Inter, Roma, Como dhe AC Milan – një fillim mbresëlënës që po bën tifozët të ëndërrojnë.

    Nga ana tjetër, edhe Roma po shijon një rrugëtim pa humbje nën urdhrat e Gian Piero Gasperini. Verdhekuqtë kanë regjistruar shtatë fitore dhe tre barazime në dhjetë javët e para, duke u pozicionuar fort në garën për titull. Ky progres është mjaft i rëndësishëm për një klub që kërkon të rikthehet te fitimi i Scudetto për herë të parë që nga viti 2001.

    Në Gjermani, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund vazhdojnë të mos njohin humbje. Të dyja skuadrat kanë siguruar pesë fitore dhe tri barazime në tetë ndeshjet e para në Bundesliga, duke u renditur med nga 18 pikë secila. /Telegrafi/

  • Papa i parë amerikan në histori ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit

    Papa i parë amerikan në histori ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit

    Papa Leoni XIV ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke dërguar fletëvotimin e tij përmes postës në Çikago, qytetin ku ka lindur.

    Në një deklaratë të publikuar të premten, Vatikani përsëriti qëndrimin e Papës për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike, duke theksuar se kjo është njëkohësisht “e drejtë dhe detyrë” e tyre, transmeton Telegrafi.

    Pjesëmarrja e Papës në votim vjen në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane, të cilat konsiderohen të rëndësishme për përcaktimin e përbërjes së Kongresit dhe balancës politike në vend.

    Papa Leoni XIV është papa i parë i lindur në Shtetet e Bashkuara në historinë e Kishës Katolike. Ai ka nënshtetësi amerikane dhe peruane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të jetës së tij e ka kaluar jashtë vendlindjes.

    I lindur në Çikago, ai ka shërbyer për rreth dy dekada në Peru, fillimisht si misionar dhe më pas në detyrën e peshkopit.

    Përvoja e tij në të dyja vendet përbën një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të tij përpara zgjedhjes në krye të Kishës Katolike. /Telegrafi/

  • Alba Pollojan reacts to Arlinda, she refuses ( V IDEO)

    AHe was born several days ago talking about a film he planned to do along with several Big Brother stars, including Alba Pollozhan.

    Alba has been undergoing such a situation for several days and shows that there are even facts to support what she is publicly saying.

    Arlinda, however, seems not interested in hearing Alba’s reaction.

    Follow the situation line!

     

  • Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon (VIDEO)

    Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon (VIDEO)

    Alba Pollozhani i reagon Arlindës, ajo e refuzon (VIDEO)

    Arlinda para disa ditëve kishte folur për një film që planifikonte ta bënte së bashku me disa yje të Big Brother, duke përfshirë Alba Pollozhanin.

    Alba ka disa ditë që po poston për këtë situatë dhe duke treguar se ka edhe fakte për të mbështetuar atë që po e thotë publikisht.

    Por, Arlinda duket se nuk është e interesuar të dëgjojë reagimin e Albës.

    Ndiqeni live sitautën!

     

  • Nolan triumphs over Moicano, but judge becomes protagonist of controversy

    KIt was another weekend. UFC Fight Night, Las Vegas’s Apex, which was broadcast in Sports 1 Artmotion.

    In the main war, Tom Nolan marked his most important UFC career victory, defeating Renato Moicano with technical knockout in the third round.

    However, what dominated the discussions after the end of the duel was a decision by Judge Dan Miragliotta in the second round.

    Moicano had managed to control his opponent from his back, keeping him in a dominant position through the three-way field, but the judge decided to raise both fighters and resume his confrontation.

    This decision prompted numerous reactions by professional fighters and prominent names of the MMA community. Moicano also expressed his disappointment with the judge, though he indicated he would not seek revision of his outcome or punishment.

    Nolan took advantage of the further development of the war and ended his encounter in the 1:28th minute of the third round, recording the sixth round victory in a row, with the case confirming his ambitions in the lightweight division.

  • Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

    Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

    Nolan triumfon ndaj Moicanos, por gjyqtari bëhet protagonist i polemikave

    Këtë vikend u zhvillua një tjetër UFC Fight Night në “Apex” të Las Vegas, e cila u transmetua në Sport 1 të Artmotion.

    Në luftën kryesore, Tom Nolan shënoi fitoren më të rëndësishme të karrierës së tij në UFC, duke mposhtur Renato Moicanon me nokaut teknik në raundin e tretë.

    Megjithatë, ajo që dominoi diskutimet pas përfundimit të duelit ishte një vendim i gjyqtarit Dan Miragliotta në raundin e dytë.

    Moicano kishte arritur ta kontrollonte kundërshtarin nga shpina, duke e mbajtur në një pozicion dominues përmes “body triangle”, por gjyqtari vendosi t’i ngrinte të dy luftëtarët dhe ta rifillonte përballjen në këmbë.

    Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga luftëtarë profesionistë dhe emra të njohur të komunitetit MMA. Moicano gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit, ndonëse bëri të ditur se nuk do të kërkonte rishikimin e rezultatit apo ndëshkimin e tij.

    Nolan përfitoi nga zhvillimi i mëtejshëm i luftës dhe e përfundoi përballjen në minutën 1:28 të raundit të tretë, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, me ç’rast konfirmoi ambiciet e tij në divizionin e peshave të lehta.

  • “Mbylle gojën”, përplasen Olechka dhe Zoja (VIDEO)

    “Mbylle gojën”, përplasen Olechka dhe Zoja (VIDEO)

    “Mbylle gojën”, përplasen Olechka dhe Zoja (VIDEO)

    Debati mes Olechkës dhe Zojës është tensionuar, gjatë Prime-it të dytë të edicionit të Big Brothet VIP Kosova 5.

    Tensionet kanë ndodhur pasi Olechka i ka thënë Zojës se problemi është ajo.

    Ndërsa, më pas i është drejtuar me fjalët: “Mbylle gojën!”. /Klankosova.tv