Blog

  • Shpend Ahmeti: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi po ta bën gropën

    Shpend Ahmeti: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi po ta bën gropën

    Shpend Ahmeti: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi po ta bën gropën

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke thënë se, ndonëse rritja e pagave, shtesat për fëmijë dhe pensionet janë të mirëseardhura, qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe kosto gjithnjë e më të papërballueshme të jetesës.

    Ahmeti ka theksuar se Kosova po përballet me një inflacion ndër më të lartët në Evropë, ndërsa ka fajësuar politikat shtetërore, mungesën e investimeve kapitale dhe moszhvillimin e prodhimit vendor.

    Ai ka kritikuar drejtpërdrejt kryeministrin, duke thënë se këshilltarët e tij ekonomikë ose nuk kanë njohuri të mjaftueshme, ose po e çojnë drejt një rruge të gabuar, e cila rrezikon edhe Kosovën.

    “Po subvencionojmë importe dhe po i ngrisim çmimet. Nuk po krijojmë kapital dhe pasuri të re brenda shtetit”, ka shkruar Ahmeti.

    Postimi i plotë:

    Vështirë është me u kritiku rritja e pagave, shtesat për fëmijë e pensionet. Pak ka njerëz që nuk i gëzohen këtyre lajmeve. Por në të njejtën kohë çmimet po rriten dhe përballimi me koston e jetës çdo ditë po bëhet më i vështirë. Duhet ta kuptojmë pse kemi inflacionin e tretë më të madh në Evropë edhe pse përdorim euron si valutë. Edhe më me rëndësi, duhet ta kuptojmë pse këto politika dhe kjo ekonomi do ta hajnë vetën.

    Pra, vetëm Turqia me Lirën dhe jostabilitetin e saj, dhe Ukraina me luftë mbi pesëvjeçare, kanë rritje më të lartë të çmimeve se Kosova sot. Ne përballemi me naftë dy euroshe, ushqim qindra eurosh në muaj, fatura të rrymës të papërballueshme, e deri te espressot e 1.5 eurove.

    Këto nuk janë vendime të qefit të ofruesve të mallrave dhe shërbimeve. Një pjesë patjetër është inflacioni i importuar botëror. Por një pjesë e madhe definitivisht janë politikat e gabuara shtetërore.

    E para, inflacioni i lartë – kur nuk ka masa për sektorin privat dhe as investime kapitale në prodhim – kthehet në një tatim të msheft që i transferon paratë nga kursimet e qytetarëve tek shteti. Çmimet rriten, dhe bashkë me to rriten edhe tatimet që i paguajmë shtetit (TVSH-ja). Kur paga nuk del për të kaluar muajin, njerëzit marrin nga kursimet. Ngadalë, ato që qytetarët kanë kursyer, kalojnë direkt në buxhetin e shtetit. Kjo ka ndodhur tashmë.

    E dyta, qeveria këto para shtesë po i dërgon të gjitha në ndihma, shtesa e rritje të pagave në sektorin publik. Këto para njerëzit natyrshëm i shpenzojnë në importe: supermarkete, produkte të huaja e rrymë që nuk po e prodhojmë vetë. Paratë na dalin jashtë vendit, dhe meqenëse s’ka prodhim, punëtorët tanë në sektorin privat kërkojnë rritje pagash thjesht me i përballu çmimet. Kjo rritje e kostos pa rritje të produktivitetit i bën eksportet tona edhe më të shtrenjta e më të pakonkurrueshme, duke e thelluar deficitin e bilancit të pagesave. Më shumë e më shumë para na dalin jashtë. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh.

    E treta, futja e parave të gatshme tek konsumi (kërkesa) pa rritur prodhimin vendor (oferta) bën pikërisht atë që po shohim: më shumë para që ndjekin mallra të huaja, pa pasur ofertë të prodhimeve vendore, duke e mirëmbajtur në jetë rritjen e çmimeve – inflacionin. Meqenëse përdorim euron, nuk kemi në dispozicion politika të kamatave. Kjo e bën mungesën e investimit në prodhim vendor edhe më të rrezikshëm, sepse infrastruktura dhe prodhimi janë mjetet e vetme. Çmimet po rriten e mundësitë po zvogëlohen. Kjo ka ndodhë dhe ka me ndodhë edhe ma shumë.

    Me thënë shkurt e shqip, ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte. Po subvencionojmë importe dhe po i ngrisim çmimet. Nuk po krijojmë kapital dhe pasuri të re brenda shtetit. Ky cikël e ka një fund dhe dikur shpërthen sepse është cikël që e han veten. Dikur s’ka me pasë më mundësi me shpërnda rritje, sepse tkurrja e prodhimit vendor dhe ikja e parave jashtë s’kanë me e përballu faturën e inflacionit.

    Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, ose nuk po din, ose po ta bën gropën. Por bashkë me vete, po na bën gropen edhe krejt Kosovës. Këto politika janë shumë afatshkurtra dhe mund të duken mirë në sipërfaqe. Por ekonomikisht janë thellësisht vdekjeprurëse në afatgjatë.

    Nuk mjafton vetëm futja e projekteve në buxhet, edhe pse edhe si vlerë janë të pamjaftueshme. Duhet edhe implementimi i tyre. Konsultone çdo libër, të majtë apo të djathtë. Nuk është çështja te rishpërndarja, por te krijimi i vlerës për me pasë çka me rishpërnda.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bejta heq syzet për herë të parë, pas kërkesës së mamasë live në Prime

    Bejta heq syzet për herë të parë, pas kërkesës së mamasë live në Prime

    Bejta heq syzet për herë të parë, pas kërkesës së mamasë live në Prime

    Këngëtari i njohur u komentua shumë për syzet e tij, të cilat i mban edhe në dush, përveç gjatë gjithë kohës tjetër.

    Ai tregoi se këtë premtim ia ka bërë nënës së tij sepse ëshë simbolikë që atij ia kujton atë! Por, Bejta u surprizua pikërisht nga nëna e tij gjatë prime, sidomos kur ajo i kërkoi atij t’i heqë syzet.

    “Është si një lloj kujtimi që jam kthyer në një jetë më pozitive sa kam qenë, është një premtim që i takon nënës. Ky është premtimi i nënës, kjo është ajo që më kujton”, u shpreh ai.

    Më pas e ëma u shfaq live në Big Brother dhe i kërkoi që t’i hiqte syzet.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Me kërkesë të nënës, ai i hoqi syzet, një gjë që ka ndodhur për herë të parë për të.

    Kjo duket se ka befasuar të gjithë, meqë siç shihet është hera parë që shfaqet në mënyrë të tillë. 

    Burimi: Insajderi

  • 87 milionë euro për Ministrinë e Mjedisit, 65 milionë për investime kapitale

    87 milionë euro për Ministrinë e Mjedisit, 65 milionë për investime kapitale

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se për vitin 2027, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 65 milionë euro janë paraparë për investime kapitale.

    Sipas saj, buxheti i Kosovës për vitin 2027 arrin vlerën rekord prej 4.27 miliardë eurosh.

    “87 milionë euro për MMPH-në, 65 milionë euro për investime kapitale!”, ka shkruar Pacolli.

    Ajo ka theksuar se ky buxhet do të mundësojë realizimin e projekteve të reja në dobi të vendit.

    “Ky buxhet do të na mundësojë të realizojmë shumë punë e projekte të reja në dobi të Kosovës. Shumë punë përpara!”, ka deklaruar Pacolli.

    Burimi: RTKLive

  • Tragjedia në Gjilan,27-vjeçari ishte dënuar për kanosje e kishte urdhër mbrojtës

    Tragjedia në Gjilan,27-vjeçari ishte dënuar për kanosje e kishte urdhër mbrojtës

    Rasti i rëndë që ndodhi në Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiri dhe foshnja e tij, ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Demiri kishte pasur urdhër mbrojtës emergjent, ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, por dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me gjobë.

    27-vjeçari Adonis Demiri dhe foshnja e tij u gjetën të vdekur të dielën, më 1 nëntor, në fshatin Demiraj të Gjilanit. Por, para kësaj tragjedie, emri i Demirit ishte i njohur për institucionet e drejtësisë.

    Ai ishte dënuar për kanosjen e të fejuarës, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar edhe një urdhër mbrojtës emergjent.

    Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin e Kosovës, Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë.

    Sipas përgjigjes zyrtare të gjykatës, më 11 prill të këtij viti, ndaj Demirit ishte shqiptuar urdhër mbrojtës emergjent me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

    Dy muaj më vonë, më 17 qershor, ai ishte shpallur fajtor për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

    Por, këtë dënim nuk do ta vuante në burg.

    Me pëlqimin e tij dhe në bazë të dispozitave ligjore, gjykata ia kishte zëvendësuar dënimin me burgim me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh.

    Gjykata ka bërë të ditur se Demiri kishte qëndruar për dy muaj në paraburgim në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, për shkak të dyshimeve për përdorim të kokainës dhe varësisë nga substancat narkotike.

    Me rekomandim të ekspertit psikiatër, gjykata kishte shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    Në përgjigjen për RTK-në, gjykata ka sqaruar se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë pasurore-juridike.

     “Në bazë të neneve 18, 84, 86 të KPRK-së dhe nenit KPPRK-së mbi procedurën penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, gjykata i shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Lënda me ankesë gjendet në Gjykatën e Apelit. Në çështjen civile me datë 11.04.2026, gjyqtari i çështjes ka nxjerrë aktvendim për shqiptimin e urdhrit mbrojtës emergjent kundër palës përgjegjëse Adonis Demiri, në kohëzgjatje prej 12 muajsh”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.

    Kjo tragjedi ka hapur sërish pyetjen se sa efektive janë masat që institucionet ndërmarrin në rastet e dhunës në familje dhe si mbikëqyret zbatimi i tyre.

    Për rastin është deklaruar edhe kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastet e dhunës në familje, Burim Ramadani.

    Ai ka kërkuar përgjegjësi nga secili zyrtar që me veprimet apo mosveprimet e tij mund të ketë ndikuar në dështimin e mbrojtjes së jetës.

    “Ju e thatë që rasti është recidivist, që i bie që ka ndodhur edhe para themelimit të këtij institucioni dhe hyn në fushëveprimtarinë dhe kohëzgjatjen e këtij komisioni. Si kryetar nuk mund të flas, por si deputet i këtij institucioni, mendoj që secili dhe secila duhet të japë llogari për atë që ka bërë, sepse mund t’i kushtojë me jetë dikujt tjetër”. Ka thënë Ramadani.

    Dështim të hallkave të sistemit të trajtimit të rastit e quan edhe Bindi Skeja- drejtori i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social. Ai thotë se nuk është vëzhguar rasti pas lindjes së fëmijës.

    “Të gjitha hallkat po dalin që janë të informuara, por që po dështojnë ta mbrojnë jetën e grave dhe në këtë rast të fëmijës,.. e vetmja mënyrë do të ishte në një veting të personave që po dështojnë ta trajtojnë me seriozitet raportimet dhe jetën e grave”, ka thënë Skeja.

    Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij mbeten çështje e hetimit.

    Nga Qendra për Punë Sociale në Gjilan dhe Prokuroria Themelore ende nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me masat e ndërmarra ose jo nga këto institucione.

    Burimi: RTKLive

  • Traffic accident between two cars in Dubrava village, police on scene

    A traffic accident occurred tonight in the village of Dubrava in Decani, where two cars were involved.

    After the accident, police units that are dealing with the case have emerged at the scene.

    So far it is not known if there are injured persons, while other details about the circumstances of the accident have not been disclosed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Dubravë, policia del në vendin e ngjarjes

    Aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Dubravë, policia del në vendin e ngjarjes

    Aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Dubravë, policia del në vendin e ngjarjes

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Dubravë të Deçanit, ku janë përfshirë dy vetura.

    Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.

    Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Good luck. You are no example, she cries ( VIDEOS)

    DThe first Sabbaths have begun among residents, some of which had our own ups and not very pleasant words.

    You’re not an example. Fatum told Zoya until the dispute between them continued. In question, many others were involved, and as a result, Zoya was drawn to tears.

    Immediately after the clip, the inhabitants began to explode in comments. Zoya also told Achilles shut up during the broadcast.

    Follow the lines between residents and Zoya!

  • Fatlumi – Zojës: Ti nuk je shembull, ajo qan (VIDEO)

    Fatlumi – Zojës: Ti nuk je shembull, ajo qan (VIDEO)

    Fatlumi – Zojës: Ti nuk je shembull, ajo qan (VIDEO)

    Debatet e para kanë filluar mes banorëve, disa prej të cilave patën edhe ngritje të toneve dhe fjalë jo shumë të këndshme.

    “Nuk je shembull” i tha Fatlumi Zojës, derisa debati mes tyre vazhdoi. Në diskutim u përfshinë edhe shumë banorë të tjerë dhe si rrjedhojë, Zoja u pa edhe në lot.

    Menjëherë pas klipit, banorët filluan të shpërthejnë në komente. Zoja ndër të tjera i tha Akilit “Mbylle gojën” gjatë transmetimit.

    Ndiqeni live debatin mes banorëve dhe Zojës!

  • Ja Morant jashtë për të paktën katër javë, Portland konfirmon dëmtimin

    Ja Morant jashtë për të paktën katër javë, Portland konfirmon dëmtimin

    Ja Morant jashtë për të paktën katër javë, Portland konfirmon dëmtimin

    Portland Trail Blazers do të jetë pa Ja Morant për të paktën katër javë, pasi ekzaminimet mjekësore konfirmuan një dëmtim të shkallës së dytë në muskulin e pasmë të kofshës së majtë (hamstring).

    Klubi bëri të ditur se lojtari do të rivlerësohet edhe njëherë pas katër javësh.

    Morant u lëndua më 29 tetor, gjatë përballjes me ish-skuadrën e tij, Memphis Grizzlies. Ai u largua nga parketi në çerekun e katërt, pasi kishte regjistruar 14 pikë dhe tri asistime në 23 minuta lojë, në humbjen e Portlandit me rezultat 124-103.

    Lëndimi vjen në fillim të aventurës së tij me Blazers, ku në katër ndeshjet e para kishte mesatarisht 15.8 pikë dhe 5.5 asistime.

    Megjithatë, katër javët e bëra publike nga klubi janë afat për rivlerësimin mjekësor dhe jo garanci për rikthimin e tij në parket.

  • Rudina dhe Resuli komentojnë nominimin e Anjezës (VIDEO)

    Rudina dhe Resuli komentojnë nominimin e Anjezës (VIDEO)

    Rudina dhe Resuli komentojnë nominimin e Anjezës (VIDEO)

    Opinionistja Rudina Dembacaj ka thënë se Anjeza ka shumë potencial, por nominimi e ka demoralizuar për të zhvilluar lojën e saj.

    Ajo ka thënë se shpreson që Anjeza ta motivojë veten, tashmë që ka arritur deri te nominimi i përhershëm.

    Rudina ka vënë në dukje edhe faktin se Anjeza e ka fokusuar lojën në krahun e Antonetës.

    Ndërkaq, opinionisti Resul Sinani ka thënë se Anjeza është një vajzë me shumë dilema, por që tregohet mjaft tolerante edhe ndaj personave që e kanë nominuar vazhdimisht.

    Ai ka theksuar se Anjeza është një banore e tërhequr, madje edhe kur përballet me fjalë të rënda nga banorët e tjerë. /Klankosova.tv