Blog

  • Fruit doesn’t stop in Kosovo, 269 confirmed cases, 27 new ones within the week

    Fruit cases are continuing to grow in Kosovo, where a total of 269 cases have been confirmed by November 1st, the Kosovo National Public Health Institute ( IKPK.

    According to institute data, 27 new cases have been recorded during the past week alone, while the affected are from 23 municipalities in the country. Most of them are children.

    IKPK has indicated that over 95 percent of infected persons have not been vaccinated with the MMR vaccine, which protects from measles, parotitis, and rubella.

    Fruit is a highly contagious disease and can cause serious complications, especially among young children.

    Meanwhile, during this year, over 40,000 children between 2 and 5 years of age have been vaccinated through the supplementary vaccine.

    The institute has called on parents to control child vaccine status and, if they lack any dose, contact health teams to complete the vaccine.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

    Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

    Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

    Rastet me fruth po vazhdojnë të rriten në Kosovë, ku deri më 1 nëntor janë konfirmuar gjithsej 269 raste, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

    Sipas të dhënave të institutit, 27 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, ndërsa të prekurit janë nga 23 komuna të vendit. Shumica e tyre janë fëmijë.

    IKShPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e personave të infektuar nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

    Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

    Ndërkohë, gjatë këtij viti, përmes vaksinimit plotësues janë vaksinuar mbi 4 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk i kishin marrë të gjitha dozat e parapara.

    Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se u mungon ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet shëndetësore për ta plotësuar vaksinimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

    A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?

    Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi atë.

    Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit, Serbia përballet me një sfidë që shkon përtej ndryshimit të Qeverisë: hetimin e korrupsionit, shkëputjen e institucioneve nga ndikimi politik dhe përcaktimin e përgjegjësisë për abuzimet e dyshuara gjatë sundimit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

    Dy analistë në Beograd vlerësojnë se hetimet mund të arrijnë deri te ish-presidenti, por paralajmërojnë se përgjegjësia politike nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përgjegjësi penale.

    “Besoj se hetimi do të duhej të arrinte edhe te Vuçiqi, ashtu siç ndodhi në Kroaci me Sanaderin”, thotë Dushan Spasojeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, duke iu referuar ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i dënuar për korrupsion.

    Edhe Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, e konsideron të vështirë që prokuroria e re të mos e hetojë rolin e Vuçiqit.

    Megjithatë, ai paralajmëron se akuzat që mund të provohen në gjykatë, mund të jenë më të kufizuara sesa presin qytetarët.

    Në një diskutim për emisionin “Most” të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, të dy analistët flasin për mundësinë e ndjekjes penale të ish-presidentit serb dhe sfidat e pushtetit të ri për t’u përballur me trashëgiminë e regjimit të mëparshëm.

    Nga tragjedia në Novi Sad te ndryshimi i pushtetit

    Ndryshimi politik në Serbi erdhi pas një vale protestash të nxitura nga shembja e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

    Tragjedia, në një objekt të rinovuar, ngriti dyshime për korrupsion, neglizhencë dhe mungesë mbikëqyrjeje në projektet publike.

    Studentët, të cilët u vunë në krye të protestave, kërkuan publikimin e dokumentacionit të rinovimit dhe përgjegjësi për viktimat.

    Me kalimin e kohës, kërkesat e tyre u zgjeruan, duke e shndërruar lëvizjen në një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin.

    Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare shënoi humbjen e pushtetit nga SNS-ja, pas vitesh dominimi në politikën serbe, dhe solli një zhvillim të pazakontë në politikën serbe: një lëvizje pa udhëheqës të vetëm arriti të mposhtte një parti me strukturë të fuqishme dhe ndikim të gjerë institucional.

     

    Sipas Spasojeviqit, studentët zhvilluan një fushatë të mirorganizuar, me kandidatë të përgatitur dhe prani të vazhdueshme në terren, duke arritur rezultat më të mirë sesa parashikimet më optimiste.

    Por, ai pret që fitorja e tyre të pasohet nga një riorganizim i thellë i skenës politike.

    “Na pret gjithsesi një rindërtim i skenës politike dhe qysh në zgjedhjet e para të ardhshme do të kemi dy milionë votues që do të kërkojnë aktorë të rinj”, thotë Spasojeviq.

    Popoviq vlerëson se suksesi i studentëve krijon mundësi për ripërtëritjen e partive politike, të dobësuara si nga “sundimi autokratik”, ashtu edhe nga problemet e tyre të brendshme.

    Ai kujton se shumica e partive opozitare e mbështetën Listën Studentore, ndërsa ato që garuan veçmas, nuk arritën të siguronin mbështetje të konsiderueshme.

    Për Popoviqin, fitorja dëshmon edhe refuzimin e një modeli qeverisjeje, ku pushteti përqendrohet në duart e një udhëheqësi.

    “Në këtë moment, shumica e Serbisë i tha jo sistemit autoritar”, thotë ai.

    A ka bazë për ndjekjen penale të Vuçiqit?

    Përgjegjësia e mundshme penale e ish-presidentit serb është ndër çështjet më të ndjeshme të tranzicionit politik.

    Spasojeviq kujton se Vuçiq ishte pozicionuar publikisht si vendimmarrësi kryesor, ndonëse vendimet e tij zbatoheshin nga ministra dhe zyrtarë të tjerë me kompetenca formale.

    “Vuçiq e kishte pozicionuar veten në publik si aktorin kryesor. Ai jepte urdhra, ndërsa vendimet e tij zbatoheshin nga ministrat, ndihmësit dhe persona të tjerë që kishin kompetenca për ta bërë këtë”, thotë Spasojeviq.

    Për këtë arsye, ai pret që hetimet të nisin nga zyrtarët që kishin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për zbatimin e vendimeve.

    Megjithatë, sipas tij, ka bazë për të shqyrtuar edhe rolin e Vuçiqit, veçanërisht në rastin e shembjes së strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

    Spasojeviq vlerëson se ekzistojnë prova që mund të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të ish-presidentit në përshpejtimin e punimeve, të cilat, sipas tij, Vuçiq kishte interes t’i përfundonte sa më shpejt për qëllime të promovimit politik.

    Edhe Popoviq pret që roli i Vuçiqit të bëhet objekt hetimi, duke pasur parasysh përqendrimin e pushtetit në duart e tij.

    “E kam të vështirë ta imagjinoj që prokuroria e re të mos merret në mënyrë të veçantë me Vuçiqin, si bartësin e gjithë pushtetit në sistemin autokratik piramidal që ai krijoi”, thotë Popoviq.

    Por, ai bën dallimin mes dyshimeve për përgjegjësi dhe provave të nevojshme për ngritjen e një aktakuze.

    “Pyetja tjetër është se për çfarë do të arrijnë të gjejnë prova të mjaftueshme dhe për çfarë do të mund ta akuzojnë. Kjo, me gjasë, do të jetë më pak sesa presin qytetarët”, thotë ai.

    Sipas Popoviqit, hetimet mund të kërkojnë dokumente, dëshmi dhe bashkëpunimin e personave që kanë qenë pjesë e sistemit të mëparshëm.

    Ai thekson se pritjet e publikut nuk duhet të ndikojnë në respektimin e procedurave ligjore.

    A do të përsëritet përvoja pas Millosheviqit?

    Serbia është përballur edhe më parë me sfidën e vendosjes së përgjegjësisë pas ndryshimit të pushtetit.

    Rrëzimi i ish-presidentit Sllobodan Millosheviq, më 5 tetor 2000, hapi rrugën për reforma demokratike dhe premtime për shkëputje nga praktikat e regjimit të mëparshëm. Por, një pjesë e këtyre premtimeve mbeti e parealizuar.

    Një shembull është përpjekja për pastrimin e institucioneve nga zyrtarët përgjegjës për shkelje gjatë ushtrimit të pushtetit – një proces i njohur si lustracion.

    Popoviq kujton se Serbia kishte miratuar një ligj për këtë qëllim, i cili mbeti në fuqi për dhjetë vjet, por nuk u zbatua asnjëherë.

    Sipas tij, komisioni që duhej ta zbatonte ligjin nuk u formua, pasi partitë e regjimit të rrëzuar, tashmë në opozitë, refuzuan ta emëronin përfaqësuesin e tyre.

    Lista Studentore ka premtuar zbatimin e këtij procesi, krahas konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.

    Por, Spasojeviq dyshon se pastrimi i institucioneve do të jetë gjithëpërfshirës.

    “Kam frikë se një lustracion më i gjerë ndoshta nuk do të ndodhë”, thotë ai.

    Sipas tij, më i realizueshëm mund të jetë presioni nga brenda institucioneve për largimin e personave që kanë kontribuar në keqpërdorime.

    Popoviq, nga ana tjetër, paralajmëron se përballja me të kaluarën nuk duhet të shndërrohet në hakmarrje politike.

    Ai thekson se përjashtimi i zyrtarëve nga funksionet publike është proces juridikisht i ndërlikuar dhe se personave të prekur duhet t’u garantohet e drejta për t’i kundërshtuar vendimet.

    “Këto masa mund të jenë të dobishme, por duhet të zbatohen me kujdes. Ato nuk guxojnë të shndërrohen në gjueti shtrigash. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen”, thotë Popoviq.

    Pasuritë e dyshimta, një tjetër provë për pushtetin e ri

    Një tjetër sfidë do të jetë hetimi i pasurive të fituara gjatë viteve të sundimit të SNS-së.

    Popoviq vlerëson se në Serbi është krijuar një shtresë njerëzish jashtëzakonisht të pasur, burimi i pasurisë së të cilëve ngre dyshime serioze.

    Ai përmend vila luksoze dhe avionë privatë në pronësi të personave të lidhur me pushtetin, si shembuj të pasurimit që ka nxitur pakënaqësi në shoqëri.

    Për këtë arsye, Popoviq beson se reformimi i administratës tatimore duhet të jetë ndër përparësitë e Qeverisë së re, në mënyrë që të hetohet prejardhja e pasurive dhe të mundësohet konfiskimi i atyre që provohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme.

    Sipas tij, kjo qasje mund të japë rezultate më konkrete sesa një proces i gjerë i përjashtimit nga funksionet publike.

    Por, zbatimi i reformave do të varet edhe nga aftësia e pushtetit të ri për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve, të cilat për vite me radhë kanë qenë nën ndikimin e strukturave të mëparshme politike.

    Spasojeviq paralajmëron se Vuçiq po përpiqet t’i mbajë të bashkuar mbështetësit e tij dhe ta pengojë shpërbërjen e strukturave që ka ndërtuar.

    Prova e vërtetë e ndryshimit

    Për të dy analistët, fitorja e Listës Studentore është vetëm fillimi i një procesi shumë më të ndërlikuar.

    Pushteti i ri duhet të dëshmojë se mund të ndërtojë institucione të pavarura, të afta të hetojnë edhe ish-zyrtarët më të lartë, pa ndërhyrje politike dhe pa paragjykuar përgjegjësinë e tyre.

    Për Spasojeviqin, kjo është veçanërisht e rëndësishme për të shmangur përsëritjen e gabimeve të bëra pas rrëzimit të Millosheviqit, kur Serbia nuk arriti të përballej plotësisht me trashëgiminë e regjimit të mëparshëm.

    “Nëse tani nuk ndëshkojmë askënd, atëherë në të ardhmen do të na shfaqet një udhëheqës i ngjashëm”, përfundon Spasojeviq./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

    Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

    Anjeza Gubetini është banorja që ka shkuar në nominim të përhershëm.

    Mes saj, Zojës dhe Dionit, ajo mori më së paku vota për të shpëtuar nga publiku, duke u bërë kështu banorja e parë që përballet me këtë lloj nominimi.

    Banorja do të jetë në nominim gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë në shtëpi, çka do të thotë se rreziku i eliminimit do ta shoqërojë në çdo televotim të ardhshëm.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Ky nominim erdhi si pasojë e një vendimi të Arlindës, Nichit dhe Antonetës, të cilët si banorët e parë që hynë në lojë, kishin në dispozicion këtë avantazh të veçantë.

    Vendimi i tyre tashmë ka sjellë pasoja konkrete në lojë, derisa Anjeza do të duhet të përballet me një sfidë të vështirë, duke qenë vazhdimisht në duart e publikut.

    Mbetet të shihet se si do ta përballojë ajo këtë situatë dhe nëse do të arrijë të fitojë mbështetjen e publikut për të vazhduar rrugëtimin e saj në shtëpi.

    Ndërkohë, ky zhvillim pritet të ndikojë edhe në dinamikat mes banorëve, pasi nominimi i përhershëm mund të ndryshojë strategjitë dhe raportet mes tyre në vazhdim të lojës. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • 'Vallëzimi i Fundit' i McGregor, irlandezi paralajmëron pensionimin nga UFC

    ‘Vallëzimi i Fundit’ i McGregor, irlandezi paralajmëron pensionimin nga UFC

    Conor McGregor ka bërë të ditur se përballja e tij e ardhshme në UFC do të jetë e fundit në karrierën e tij në këtë organizatë. Luftëtari irlandez ka konfirmuar se nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën me kompaninë pas përfundimit të saj, duke paralajmëruar një rikthim të madh për t’i dhënë fund aventurës së tij në oktagon.

    Në një postim në rrjetin social X, ish-kampioni i UFC-së u mburr me shifrat e jashtëzakonshme që ka gjeneruar gjatë karrierës së tij, duke e krahasuar veten edhe me yllin e boksit, Saúl ‘Canelo’ Álvarez.

    McGregor, i njohur me nofkën ‘The Notorious’, ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka për ta promovuar maksimalisht ndeshjen e tij të fundit, të cilën e ka cilësuar si ‘Vallëzimi i Fundit’.

    “Për ndeshjen time të radhës, që do të jetë edhe e fundit, do të bëj shumë përpjekje për promovimin. Le të shohim se çfarë shifrash mund të gjeneroj”, ka shkruar irlandezi.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se për nga shitjet dhe interesimi i publikut ka tejkaluar emrat më të mëdhenj të sportit luftarak.

    “Sa shikime mori ndeshja e Canelos? Sa njerëz morën pjesë? Sa fitoi nga shitja e biletave? Uau! Për sa u përket shitjeve, i kam mposhtur të gjithë, madje me diferencë të madhe. Secilin prej tyre, pa u munduar fare. Ndoshta edhe të gjithë së bashku”, ka deklaruar McGregor.

    Conor McGregor (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver) telegrafi.com

    Rikthimi pas dëmtimit të rëndë

    Përballja e fundit e McGregor ishte në korrik të këtij viti, kur ai u rikthye në oktagon për t’u përballur me Max Holloway, pas pesë vjetësh mungesë. Megjithatë, rikthimi nuk shkoi sipas planit, pasi irlandezi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar anterior.

    Pavarësisht këtij problemi fizik, 38-vjeçari ka premtuar se do të rikthehet më i fortë gjatë vitit 2027. Ai ka bërë të ditur se synimi i tij është të jetë pjesë e Javës Ndërkombëtare të Luftimit (International Fight Week), e cila organizohet në muajin qershor.

    Sipas raportimeve, rikuperimi i tij po ecën mirë dhe McGregor është përqendruar në përgatitjet fizike për atë që mund të jetë paraqitja e fundit e madhe në UFC.

    Kush do të jetë kundërshtari i fundit i McGregor?

    Ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i fundit i irlandezit. Ndër mundësitë që janë përmendur janë një trilogji e tretë me Max Holloway, një tjetër përballje me Nate Diaz, apo një emër tjetër i njohur në kategorinë welterweight.

    McGregor dëshiron që ndeshja e fundit të jetë kundër një kundërshtari të profilit të lartë, në mënyrë që t’i japë fund karrierës me një spektakël të madh dhe të thyejë rekorde të reja komerciale.

    Irlandezi mbetet një prej figurave më të rëndësishme në historinë e arteve marciale mikse (MMA), si për sukseset sportive, ashtu edhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në popullarizimin e UFC-së.

  • Ju rrjedh urina kur kolliteni, teshtini apo qeshni? Ja çfarë fshihet pas këtij problemi dhe si trajtohet

    Ju rrjedh urina kur kolliteni, teshtini apo qeshni? Ja çfarë fshihet pas këtij problemi dhe si trajtohet

    Edhe disa pika mund të ndikojnë në vetëbesimin dhe jetën e përditshme. Dobësimi i muskujve të legenit, lindjet, ndryshimet hormonale dhe ndërhyrjet kirurgjikale janë ndër faktorët që mund të ndikojnë, ndërsa ushtrimet e posaçme dhe trajtimi i duhur shpesh sjellin përmirësim të ndjeshëm

    Rrjedhja e pavullnetshme e urinës gjatë kollitjes, teshtitjes apo të qeshurës është një problem që prek si gratë, ashtu edhe burrat. Ndonjëherë mjafton ngritja e një peshe, vrapimi ose një lëvizje e papritur që të dalin disa pika urine, pa qenë e mundur të kontrollohen.

    Për shumë njerëz, kjo situatë shkakton siklet dhe ndikon në vetëbesimin, veçanërisht kur përsëritet në punë, gjatë aktiviteteve fizike apo në shoqëri. Disa fillojnë të shmangin ushtrimet dhe daljet e gjata nga frika se problemi mund të shfaqet në momentin më të papërshtatshëm.

    Megjithatë, rrjedhja e pavullnetshme e urinës nuk duhet pranuar si pasojë e pashmangshme e moshës, sepse në shumë raste mund të kontrollohet ose trajtohet.

    Pse ndodh rrjedhja e urinës gjatë kollitjes ose teshtitjes?

    Një nga shkaqet më të shpeshta është inkontinenca urinare nga sforcimi, e njohur në mjekësi si stress urinary incontinence.

    Kjo gjendje shfaqet kur muskujt e dyshemesë së legenit dhe strukturat që mbështesin fshikëzën urinare ose ndihmojnë në mbylljen e uretrës nuk funksionojnë mjaftueshëm për të parandaluar rrjedhjen.

    Gjatë kollitjes, teshtitjes apo ngritjes së peshave, presioni brenda barkut rritet papritur. Nëse mekanizmat që mbajnë urinën nuk e përballojnë këtë presion, ndodh rrjedhja e pavullnetshme.

    Fjala “stres” nuk lidhet me stresin emocional, por me presionin fizik që ushtrohet mbi fshikëzën urinare.

    Cilët faktorë e shkaktojnë këtë problem?

    Dobësimi i muskujve të dyshemesë së legenit është një nga faktorët kryesorë, por jo i vetmi.

    Te gratë, shtatzënia dhe lindja vaginale mund të ndikojnë në muskujt, nervat dhe indet që mbështesin fshikëzën. Ndryshimet e lidhura me moshën dhe menopauzën mund të kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e simptomave.

    Mbipesha, kolla kronike dhe kapsllëku mund ta përkeqësojnë gjendjen, ndërsa te burrat inkontinenca shfaqet veçanërisht pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në prostatë.

    Megjithatë, jo çdo rrjedhje urine është inkontinencë nga sforcimi. Nëse shoqërohet me nevojë të menjëhershme dhe të fortë për të urinuar, mund të bëhet fjalë për inkontinencë nga urgjenca. Disa pacientë kanë kombinim të të dyja formave.

    foto: rthanuthattaphong

    Ushtrimet Kegel mund të sjellin përmirësim të dukshëm

    Një nga trajtimet e para për inkontinencën nga sforcimi janë ushtrimet Kegel, të cilat forcojnë muskujt e dyshemesë së legenit që mbështesin fshikëzën urinare dhe ndihmojnë në kontrollin e urinimit.

    Ushtrimet përfshijnë tkurrjen dhe çlirimin e kontrolluar të këtyre muskujve, pa shtrënguar vazhdimisht barkun, vithet apo kofshët.

    Sipas udhëzimeve të institutit britanik NICE, gratë me inkontinencë nga sforcimi ose me formë të përzier duhet të ndjekin si trajtim fillestar një program të mbikëqyrur ushtrimesh për të paktën tre muaj.

    Programi duhet të përshtatet nga një profesionist shëndetësor, sepse jo të gjithë pacientët arrijnë t’i aktivizojnë saktë muskujt pa udhëzim.

    Çfarë ndryshimesh të përditshme mund të ndihmojnë?

    Përveç ushtrimeve, disa ndryshime të zakoneve mund të zvogëlojnë simptomat:

    • Kontrolli i peshës: Humbja e kilogramëve të tepërt mund të zvogëlojë presionin mbi fshikëzën.
    • Kufizimi i kafeinës: Ndihmon sidomos personat që kanë edhe urinim të shpeshtë ose urgjent.
    • Trajtimi i kapsllëkut: Fibrat, lëngjet dhe aktiviteti fizik zvogëlojnë sforcimin gjatë jashtëqitjes.
    • Trajtimi i kollës kronike: Kolla e vazhdueshme mund ta përkeqësojë rrjedhjen.
    • Marrja e mjaftueshme e lëngjeve: Kufizimi i tepruar i ujit nuk rekomandohet.

    Te personat me inkontinencë nga urgjenca ose me formë të përzier, mjeku mund të rekomandojë edhe stërvitjen e fshikëzës, për të zgjatur gradualisht intervalet ndërmjet urinimeve.

    Kur nevojiten barna ose ndërhyrje kirurgjikale?

    Trajtimi varet nga lloji dhe ashpërsia e inkontinencës. Për inkontinencën e pastër nga sforcimi, barnat zakonisht nuk janë trajtimi kryesor, ndërsa për inkontinencën nga urgjenca mund të përdoren medikamente që ndikojnë në funksionimin e fshikëzës.

    Nëse ushtrimet dhe trajtimet konservative nuk japin rezultate të mjaftueshme, specialisti mund të shqyrtojë metoda të tjera, përfshirë ndërhyrjet kirurgjikale.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Kontrolli rekomandohet kur rrjedhja përsëritet, përkeqësohet ose ndikon në aktivitetet e përditshme. Gjaku në urinë, djegia gjatë urinimit, temperatura apo dhimbja e legenit kërkojnë gjithashtu vlerësim mjekësor.

    Ndihma urgjente është e domosdoshme nëse humbja e kontrollit të urinimit shfaqet papritur, e shoqëruar me dhimbje të forta të shpinës, dobësi të këmbëve ose mpirje ndërmjet kofshëve, pasi këto shenja mund të tregojnë një problem serioz neurologjik.

    Rrjedhja e pavullnetshme e urinës nuk duhet të jetë arsye për turp. Identifikimi i hershëm i shkakut, ushtrimet e përshtatshme dhe trajtimi i individualizuar mund ta zvogëlojnë ndjeshëm problemin dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës. /Telegrafi/

  • Billions in the American Congress race, Musk among the main donors

    The mid-term election campaign in the United States is expected to be the most expensive in history, at an estimated $1.9 billion.

    According to the independent OpenSecrets organization, which monitors the financing of political campaigns, this amount is about 30 percent higher than the average election spending in 2022, writes. BBC.

    Federal Election Commission ( The FEC, until mid – October, shows that over $9.5 billion has already been spent. More than half of that amount, about $5.5 billion, comes from political committees and so-called Super. PACE, which may accept unlimited contributions from individuals and organisations to support candidates.

    The billionaire Elon Musk is the largest individual donor to the campaign, with nearly $500m donated mainly to the republican candidates.

    Much of his money is directed towards the Texas Senate race, where Republican candidate Ken Paxton faces Democrat James Talarico.

    Among the other major donors are funders George Soros, former New York leader Michael Bloomberg, as well as billionaires Jeff Yass and Elizabeth Wihley.

    Much of the campaign spending goes to political advertising, especially on television, while more and more tools are being directed toward digital advertising.

    The mid-term US elections are held on November 3, 2026, and are expected to determine the new composition of the US Congress.

    Source Layer: Dukeagini

  • Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

    Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

    Fushata për zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jetë më e shtrenjta në histori, me shpenzime që mund të arrijnë në 11.9 miliardë dollarë.

    Sipas organizatës së pavarur OpenSecrets, që monitoron financimin e fushatave politike, kjo shumë është rreth 30 për qind më e lartë se shpenzimet në zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2022, shkruan BBC.

    Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC), deri në mesin e tetorit, tregojnë se tashmë janë shpenzuar mbi 9.5 miliardë dollarë. Më shumë se gjysma e kësaj shume, rreth 5.5 miliardë dollarë, vjen nga komitetet politike dhe të ashtuquajturat “Super PAC”, të cilat mund të pranojnë kontribute të pakufizuara nga individë dhe organizata për të mbështetur kandidatët.

    Miliarderi Elon Musk është donatori individual më i madh i kësaj fushate, me afro 500 milionë dollarë të dhuruara kryesisht për kandidatët republikanë.

    Një pjesë e madhe e parave të tij është orientuar drejt garës për Senat në Teksas, ku kandidati republikan Ken Paxton përballet me demokratin James Talarico.

    Ndër donatorët e tjerë të mëdhenj janë financieri George Soros, ish-kryetari i Nju-Jorkut Michael Bloomberg, si dhe miliarderët Jeff Yass dhe Richard e Elizabeth Uihlein.

    Pjesa më e madhe e shpenzimeve të fushatave shkon për reklama politike, veçanërisht në televizion, ndërsa gjithnjë e më shumë mjete po orientohen edhe drejt reklamimit digjital.

    Zgjedhjet afatmesme në SHBA mbahen më 3 nëntor 2026 dhe pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit amerikan.

    Burimi: Dukagjini

  • Trouble for Minnesota at the beginning of the season, the team loses its star

    %YMinnesota Timberwolves’ lead, Anthony Edwards, after the early injury of the new NBA season, was successfully subjected to an arteroscopic intervention on the right knee.

    Timberwolves confirmed that the intervention was successful in cleaning up the damaged area, and Antman is expected to be fully recovered.

    However, the club has not provided a concrete date for its return. According to media reports, Edwards may be missing for up to two months — a deadline that has not yet been officially confirmed by Minnesota Timberwes.

    His absence is a significant blow to the team, as Edwards had started the season at 33.3 points average, 4.8 jumps and 3.5 assets in the first four matches.

    He had recorded a total of 133 points, setting the club record for scores scored in the first four season matches.

  • Telashe për Minnesotën në fillim të sezonit, skuadra humb yllin e saj

    Telashe për Minnesotën në fillim të sezonit, skuadra humb yllin e saj

    Telashe për Minnesotën në fillim të sezonit, skuadra humb yllin e saj

    Ylli kryesor i Minnesota Timberwolves, Anthony Edwards, pas lëndimit që pësoi në fillim të sezonit të ri në NBA, iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje artroskopike në gjurin e djathtë.

    Timberwolves konfirmuan se intervenimi ishte i suksesshëm për pastrimin e zonës së dëmtuar dhe “Antman” pritet të rikuperohet plotësisht.

    Megjithatë, klubi nuk ka dhënë një datë konkrete për rikthimin e tij. Sipas raportimeve mediatike, Edwards mund të mungojë deri në dy muaj, një afat që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Minnesota Timberwolves.

    Mungesa e tij është një goditje e rëndësishme për skuadrën, pasi Edwards e kishte nisur sezonin me mesatare prej 33.3 pikësh, 4.8 kërcimesh dhe 3.5 asistimesh në katër ndeshjet e para.

    Ai kishte regjistruar gjithsej 133 pikë, duke vendosur rekord të klubit për pikët e shënuara në katër ndeshjet e para të sezonit.