Blog

  • Një aeroplan luftarak u ngrit me urgjencë për të shoqëruar një fluturim të Wizz Air nga Londra drejt Sofjes – pas kërcënimit për bombë

    Një aeroplan luftarak u ngrit me urgjencë për të shoqëruar një fluturim të Wizz Air nga Londra drejt Sofjes – pas kërcënimit për bombë

    Një fluturim i Wizz Air, që udhëtonte nga Aeroporti Luton i Londrës drejt Sofjes, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Budapest, pasi u mor një kërcënim për bombë.

    Sipas ministrit hungarez të Mbrojtjes, Romulusz Ruszin-Szendi, aeroplani u devijua drejt kryeqytetit hungarez të hënën, çka çoi në angazhimin e një aeroplani luftarak hungarez “Gripen” për ta shoqëruar atë në një vend të sigurt.

    Aeroplani thuhet se u ul pa probleme në Aeroportin Ndërkombëtar “Liszt Ferenc” të Budapestit, ku autoritetet kryen kontrolle sigurie si në aeroplan, ashtu edhe te personat që ndodheshin në bord, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Zyrtarët bënë të ditur se policia kishte ndërmarrë masa shtesë sigurie pas uljes, ndërkohë që hetimet vazhdonin.

    Incidenti shkaktoi ndërprerje të konsiderueshme në udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar drejt Bullgarisë, duke i detyruar pasagjerët të bënin një ndalesë të paplanifikuar në Hungari, ndërsa viheshin në zbatim procedurat e emergjencës.

    Një zëdhënës i Wizz Air konfirmoi se aeroplani u devijua pasi u mor një kërcënim gjatë fluturimit.

    Kompania ajrore deklaroi: “Wizz Air konfirmon se fluturimi i sotëm nga London Luton për në Sofje u devijua drejt Budapestit, pas një kërcënimi për bombë të marrë gjatë fluturimit”.

    “Aeroplani u devijua dhe u ul në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Liszt Ferenc’ të Budapestit, në përputhje me protokollet dhe procedurat përkatëse të sigurisë. Më pas, ai lëvizi drejt një vendqëndrimi të caktuar, ku autoritetet përkatëse kryen kontrollet e nevojshme të sigurisë në aeroplan dhe te pasagjerët”.

    “Wizz Air po bashkëpunon plotësisht me autoritetet. Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet prioriteti ynë kryesor”.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e kërcënimit, ndërsa kontrollet ndaj aeroplanit dhe pasagjerëve vazhdonin pas uljes emergjente.

    Ky devijim ndodh në një kohë kur procedurat e sigurisë në aviacion janë shtuar në të gjithë Evropën, ku kompanitë ajrore janë të detyruara të ndjekin protokolle të rrepta sa herë që raportohet një kërcënim i mundshëm gjatë një fluturimi.

    Pas mbërritjes në Budapest, pasagjerët u zbritën në mënyrë të sigurt nga aeroplani, ndërsa autoritetet përkatëse kryenin kontrollet e nevojshme.

    Rezultati i operacionit të sigurisë dhe gjetjet nga hetimi ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

  • Jose Mourinho pengesa e vetme, AC Milani e do me çdo kusht yllin brazilian

    Jose Mourinho pengesa e vetme, AC Milani e do me çdo kusht yllin brazilian

    Milani po planifikon të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Calciomercato.

    Pronari i klubit italian, Gerry Cardinale, është admirues prej kohësh i talentit brazilian dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv në afatin kalimtar dimëror.

    “Rossonerët” kishin insistuar për transferimin e Endrickut edhe gjatë verës së kaluar, por trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e kishte lejuar largimin e tij.

    Cardinale synon të mbështetet edhe te Markus Krosche, i cili pritet të marrë së shpejti pozitën e drejtuesit të futbollit në klub, për ta realizuar këtë operacion.

    Megjithatë, Milani nuk do ta ketë të lehtë, pasi interesim për 20-vjeçarin kanë shfaqur edhe Roma, Aston Villa dhe Arsenali.

    Pavarësisht paraqitjes pozitive në minutat që mori ndaj Romës, Endrick ende nuk ka arritur ta fitojë besimin e plotë të Mourinhos. Ai qëndroi në bankën rezervë në El Clasico, ndërsa pati pak hapësirë edhe në ndeshjet ndaj Leipzigut dhe Racing Santanderit.

    Nëse situata e tij në Madrid nuk ndryshon, largimi gjatë afatit kalimtar të janarit mund të bëhet një mundësi konkrete.

    Milani po kërkon një alternativë të besueshme për Goncalo Ramosin, transferimin rekord të klubit, i cili deri më tani ka pasur vështirësi të tregojë vazhdimësi në paraqitje. Njëkohësisht, drejtuesit po shqyrtojnë mundësinë e huazimit të sulmuesit të ri Francesco Camarda./Telegrafi/

  • Shiroka-Pula priti përfaqësues të akademive të Kosovës dhe Shqipërisë: Për thellim të bashkëpunimit

    Shiroka-Pula priti përfaqësues të akademive të Kosovës dhe Shqipërisë: Për thellim të bashkëpunimit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.

    “Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë|, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /Telegrafi/


  • Tourists on race day, Brayan Ibanez does not appear at the World Championship for Kosovo

    Weightlifter Brian Ibanez has failed to compete for Kosovo on Monday at the China World Weightlifting Championship, due to a disease.

    The 20-year-old was meant to compete in the category of up to 85kg, but the absence in the race has made it known himself through social networks.

    Meanwhile, the gold medal in this category won Abdelrahman Jones from Egypt, who set a world record of 390 pounds [390 kg] total.

    Races for other Kosovo representatives continue over the next few days. Emily Ibanez is expected to compete on Tuesday, while on Wednesday, Kianoush Rostami.

    All three athletes are naturalised and represent Kosovo in this championship.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sëmuret në ditën e garës, Brayan Ibanez nuk paraqitet në Kampionatin Botëror për Kosovën

    Sëmuret në ditën e garës, Brayan Ibanez nuk paraqitet në Kampionatin Botëror për Kosovën

    Sëmuret në ditën e garës, Brayan Ibanez nuk paraqitet në Kampionatin Botëror për Kosovën

    Peshëngritësi Brayan Ibanez nuk ka arritur të garojë të hënën për Kosovën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, që po mbahet në Kinë, për shkak të një sëmundjeje.

    20-vjeçari ishte paraparë të garonte në kategorinë deri në 85 kilogramë, por mungesën në garë e ka bërë të ditur vetë ai përmes rrjeteve sociale.

    Ndërkohë, medaljen e artë në këtë kategori e fitoi Abdelrahman Younes nga Egjipti, i cili vendosi rekord botëror me 390 kilogramë në total.

    Garat për përfaqësuesit e tjerë të Kosovës vazhdojnë gjatë ditëve në vijim. Të martën pritet të garojë Emily Ibanez, ndërsa të mërkurën Kianoush Rostami.

    Të tre sportistët janë të natyralizuar dhe përfaqësojnë Kosovën në këtë kampionat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo has what to offer, but do you know how to sell it? ( VIDEOS)

    Turiism in Kosovo has great potential for development, but how much is the country able to take advantage of this potential, and what are the obstacles that are slowing this sector?

    Kosovo’s tourist capacities, the challenges facing this sector, and opportunities to turn the country into an attractive destination for local and foreign tourists, will be addressed on the show.

    Does Kosovo have a national tourism development strategy? How do foreign tourists perceive Kosovo? Is the country becoming a tourist destination and what should institutions do to further develop this sector?

    The answers to these and many other issues related to the future of tourism in Kosovo are understood on the Praktik show.

  • Kosova ka çfarë të ofrojë, por a di ta shesë? (VIDEO)

    Kosova ka çfarë të ofrojë, por a di ta shesë? (VIDEO)

    Kosova ka çfarë të ofrojë, por a di ta shesë? (VIDEO)

    Turizmi në Kosovë ka potencial të madh për zhvillim, por sa po arrin vendi ta shfrytëzojë këtë potencial dhe cilat janë pengesat që po e ngadalësojnë këtë sektor?

    Në emisionin “Praktik” do të trajtohen kapacitetet turistike të Kosovës, sfidat me të cilat përballet ky sektor dhe mundësitë për ta shndërruar vendin në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

    A ka Kosova një strategji kombëtare për zhvillimin e turizmit? Si e perceptojnë turistët e huaj Kosovën? A po shndërrohet vendi në një destinacion turistik dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta zhvilluar më tej këtë sektor?

    Përgjigjet për këto dhe shumë çështje të tjera që lidhen me të ardhmen e turizmit në Kosovë i kuptoni në emisionin “Praktik”.

  • 19 persona të kërkuar arrestohen nga Policia në Ferizaj brenda një jave

    19 persona të kërkuar arrestohen nga Policia në Ferizaj brenda një jave

    Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor mbi incidentet dhe aktivitetet policore në rajon, për periudhën 26 tetor – 1 nëntor 2026.

    Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe janë raportuar tri raste të vjedhjeve, të gjitha në qytetin e Ferizajt.

    Ndërkohë, gjatë javës janë evidentuar edhe gjashtë raste të dhunës në familje, të cilat po ashtu kanë ndodhur në Ferizaj.

    Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, Policia ka arrestuar 19 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke raportuar rastet përmes stacioneve policore, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” apo numrave kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Nga Policia është bërë e ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

  • Gjashtë vjet pa përgjigje për vdekjen e Saimir Sulës në Spanjë, zemra e dërguar në Shqipëri ende nuk identifikohet me ADN

    Gjashtë vjet pa përgjigje për vdekjen e Saimir Sulës në Spanjë, zemra e dërguar në Shqipëri ende nuk identifikohet me ADN

    Gjashtë vjet pas vdekjes së shqiptarit Saimir Sula në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa misteri rreth zhdukjes së zemrës së tij mbetet ende i pazgjidhur.

    Një investigim i publikuar nga gazeta spanjolle The Objective, më 31 tetor 2026, rikthen në vëmendje rastin, duke zbuluar se autoritetet shqiptare presin ende prova të rëndësishme nga Spanja.

    Sipas raportimit, në korrik të vitit 2023 në Shqipëri mbërriti një zemër që dyshohet se i përket Saimir Sulës, por deri më tani nuk është arritur të konfirmohet përmes analizës së ADN-së nëse organi i përket vërtet atij.

    Një nga problemet kryesore lidhet me mënyrën e ruajtjes së zemrës, e cila është transportuar në formalinë, substancë që mund të ketë dëmtuar materialin gjenetik dhe të ketë vështirësuar procesin e identifikimit.

    Dyshimet janë shtuar edhe për shkak të një mospërputhjeje në dokumentacion. Sipas të dhënave të përmendura në investigim, në dokumentet që shoqëronin organin figuron data 22 prill 2020, ndërsa Saimir Sula ka ndërruar jetë më 9 maj të po atij viti, transmeton Telegrafi.

    Kjo diferencë kohore ngre pikëpyetje të rëndësishme për familjen, e cila kërkon sqarime se kur dhe në çfarë rrethanash është marrë zemra.

    Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës vazhdon hetimet për dyshimet mbi trafikimin e mundshëm të organeve dhe ka kërkuar nga autoritetet spanjolle 14 prova që konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e çështjes. Mes tyre janë pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e spitalit, si dhe dëshmitë e mjekëve dhe punonjësve të sigurisë që kanë qenë në shërbim në kohën kur Saimir Sula ndodhej në spital.

    Sipas The Objective, këto prova ende nuk janë siguruar nga autoritetet shqiptare, çka ka vështirësuar përparimin e hetimeve. Nga ana tjetër, Ministria spanjolle e Drejtësisë i ka deklaruar gazetës se ka trajtuar të gjitha kërkesat për ndihmë juridike ndërkombëtare që ka marrë nga Shqipëria.

    Çështja është shoqëruar edhe me përplasje mes familjes dhe institucioneve spanjolle. Motra e viktimës, Majlinda Sula, vazhdon të kërkojë përgjigje për mënyrën se si është zhdukur zemra e vëllait të saj dhe pse, pas kaq shumë vitesh, nuk është arritur të bëhet një identifikim përfundimtar.

    Ajo kërkon që të sigurohen të gjitha provat, të kryhen analizat e nevojshme dhe të sqarohet përgjegjësia për atë që familja e konsideron një ngjarje me shumë paqartësi.

    Ndërkohë, spitali Hospital del Mar ka deklaruar se ka bashkëpunuar me hetimet policore dhe procedurat gjyqësore. Hetimi i zhvilluar në Barcelonë është mbyllur nga drejtësia spanjolle, ndërsa autoritetet shqiptare vazhdojnë të shqyrtojnë dyshimet për trafik të mundshëm organesh.

    Pavarësisht viteve të kaluara, familja e Saimir Sulës ende nuk ka marrë përgjigjen përfundimtare se çfarë ndodhi me të dhe përse zemra e tij u nda nga trupi.

    Deri më tani, dyshimet për trafikim organesh nuk janë vërtetuar me një vendim gjyqësor, ndërsa identiteti i organit të dërguar në Shqipëri mbetet i pakonfirmuar./Telegrafi/

  • ​Begaj dekreton reformën territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

    ​Begaj dekreton reformën territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki

    Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re territoriale në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

    “Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendim.

    Në zgjedhjet e ardhshme vendore, më 9 maj 2027, qytetarët do të votojnë për drejtuesit e 46 bashkive, sipas ndarjes së re administrative të miratuar nga Kuvendi.

    Reforma territoriale u miratua në Kuvend më 9 tetor 2026, pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 14 orë dhe u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Projektligji mori 85 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.

    Sipas organizimit të ri, Shqipëria do të ketë 46 bashki, ndërkohë ndarja në 12 qarqe mbetet e pandryshuar. /RTSH/