
Peshëngritësi Brayan Ibanez nuk ka arritur të garojë të hënën për Kosovën në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, që po mbahet në Kinë, për shkak të një sëmundjeje.
20-vjeçari ishte paraparë të garonte në kategorinë deri në 85 kilogramë, por mungesën në garë e ka bërë të ditur vetë ai përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, medaljen e artë në këtë kategori e fitoi Abdelrahman Younes nga Egjipti, i cili vendosi rekord botëror me 390 kilogramë në total.
Garat për përfaqësuesit e tjerë të Kosovës vazhdojnë gjatë ditëve në vijim. Të martën pritet të garojë Emily Ibanez, ndërsa të mërkurën Kianoush Rostami.
Të tre sportistët janë të natyralizuar dhe përfaqësojnë Kosovën në këtë kampionat.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali